Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə135/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   129   130   131   132   133   134   135   136   137

261 
 
thelbësor e vëmë re në ofertat online të artistëve të ndryshëm në faqe të tillë si soundcloud
849

të  cilët  pranojnë  të  cedojnë  krijimin  e  tyre  për  përdorues  të  ndryshëm.  Ngjashmëria  me 
sistemin  amerikan  do  të  jetë  mjaft  e  madhe.  Kështu,  neni  1  i  seksonit  8  të  Kushtetutës 
amerikane  i  jep  kompetenca  Kongresit  të  “promovojë  progresin  e  shkencës  dhe  arteve  të 
nevojshme  duke  u  dhënë  për  një  kohë  të  caktuar  autorëve  ose  shpikësve  një  të  drejtë 
ekskluzive  mbi  shkrimet  dhe  shpikjet  e  tyre  respektive”.  Nga  leximi  i  kësaj  dispozite,  del 
qartë se e drejta e autorit shërben për interesin publik, më shumë se sa për interesin e ngushtë 
të autorit, por nuk duhet të jemi naivë. Prapa interesit publik, fshihet interesi i investuesit mbi 
vepër. Është pikërisht ky vizion që mund të gjejë një terren pjellor në mjedisin digjital. 
 
Së fundi, një ndryshim i tillë radikal i të drejtës së autorit, do e kthejë autorin një pjesë 
të  hallkës  së  investimit.  Ai  mund  të  mbytet  në  një  lloj  anonimati.  Njerëzimi  ka  ditur 
gjithmonë të dhurojë krijime artistike pjesë të pasurisë së përbashkët botërore. Edhe krijimet e 
sotme  digjitale,  pjellë  e  investimeve  të  fuqishme,  do  të  jenë  pjesë  një  ditë  e  pasurisë  së 
përbashkët  të  njerëzimit,  një  formë  domeni  publik,  për  të  mos  thënë  vetë  pjesë  e  domenit 
publik,  pavarësisht  se  nuk  do  të  përmendet  autori.  Por  njerëzimi  nuk  duhet  të  jetë  aq  i 
pamëmirshëm me ata që falin botën e tyre të brendshme për të pasuruar botën e jashtme me 
pasurinë më të çmuar që ka njerëzimi: kulturën. Në këtë kuadër, e drejta morale e autorit që 
lidhet me autorësinë dhe integritetin e veprës duhet të mbijetojë, pavarësisht çdo ndryshimi të 
të ardhmes. 
Rekomandime 
Rekomandimet që do të përmenden më poshtë janë përmendur dhe në punim. Mendoj se 
janë rekomandime që kanë rëndësinë e tyre në përhapjen e veprave në mjedisin digjital. 
2
 
Në radhë të parë, në lidhje me shkeljen e të drejtës së autorit, në aspektin e kundërvajtjes 
penale,  është  e  nevojshme  që  të  përputhet  terminologia  e  përmendur  në  ligj  dhe  ajo  e 
përmendur në KP, saktësisht nenin 149 të tij. Kështu, nuk mund të mos përmendet në KP 
edhe  komunikimi  i  veprave  në  publik,  nëse  një  gjë  e  tillë  është  bërë  pa  autorizimin  e 
autorit.  Sigurisht,  termi  “përdorim”  ndoshta  nuk  duhet  hequr  nga  neni  149  i  KP,  por 
duhet  kuptuar  duke  patur  parasysh  dhe  përdorimet  që  janë  të  lejuara  me  ligj,  kryesisht 
përdorimet që hyjnë në kategorinë e përjashtimeve. 
3
 
Kodi i Procedurës Civile duhet të integrojë një ndryshim në pjesën që flet për sigurimin e 
padisë.  Ekzistojnë  dy  qendrime  të  ndryshme  në  lidhje  me  masat  e  përkohshme  dhe  të 
menjëhershme:  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit,  në  nenet  173  dhe  174  parashikon  masa 
paraprake gjatë shkeljes dhe masa paraprake nëse ekziston rreziku i ndonjë shkeljeje. Në 
mendimin tonë, parashikimi i tyre ëshë i rëndësishëm, megjithatë, masat në fjalë mund të 
kërkohen edhe nëpërmjet përdorimit të nenit 202 të KPC në lidhje me sigurimin e padisë. 
                                                           
849 https://soundcloud.com/ 


262 
 
Gjithsesi,  parashikimi  i  dy  neneve  përbën  një  tablo  më  të  qartë  të  detyrës  që  do  të  ketë 
gjyqtari dhe nevojës që diktohet për të marrë masa për mbrojtjen e të drejtës. Do të duhet 
që  të  parashikohet  një  afat  për  marrjen  e  këtyre  masave.  Një  gjë  e  tillë  mund  të  bëhet 
vetëm  në  KPC.  Në  mos  parashikimi  i  afatit,  në  KPC  të  disponohet  se  për  këto  masa 
duhen marrë masa “urgjente”, pra të përdoret një fjalë që tregon se masa që duhet marrë 
nuk pret  kalimin e procedurave normale të shqyrtimit  të sigurimit  të padisë. Gjithashtu, 
duhet  parë  mundësia  e  paraqitjes  së  sigurimit  të  padisë  në  formë  urgjente,  pa  patur 
nevojën e një padie themeli. Ndonjëherë pala mund të kërkojë pushimin e shkeljes, gjë që 
është më e rëndësishme për të, se padia e themelit për kërkimin e dëmshpërblimit. 
4
 
Në  të  nëjtën  linjë,  KPC  duhet  të  japë  disa  mjete  juridike  më  të  efektshme  për 
sekuestrimin  dhe  ruajtjen  e  materialeve  ose  informacioneve  që  provojnë  shkeljet  e  të 
drejtës së autorit. Përveç rregullave të parashikuara në Ligjin për të drejtat e autorit, KPC 
duhet  të  shikojë  mundësinë  e  parashikimit  të  marrjes  së  masave  të  ngutshme  për 
bllokimin  e  materialeve  shkelëse.  Si  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  ashtu  dhe  Ligji  për 
tregtinë  elektronike  (për  sa  i  përket  shkeljeve  në  mjedisin  digjital),  në  referim  edhe  të 
Direktivës së vitit 2004 mbi zbatimin e të drejtave të pronësinë intelektuale, i japin një rol 
qendror gjyqtarit për vlerësimin e rëndësisë së shkeljes. Në këtë kuadër, rishikimi i KPC-
së mund të rezultojë i nevojshëm. 
5
 
Neni  179  i  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit  parashikon  se  mbikëqyrja  dhe  inspektimi  i 
zbatimit për të drejtat  e autorit në tregun vendas  do të bëhet  nga inspektorati përgjegjës 
për mbikëqyrjen e tregut. Me VKM nr. 36, datë 20.1.2016 u krijua Inspektorati Shtetëror 
i Mbikëqyrjes së Tregut, i cili ka për detyrë garantimin e mbrojtjes dhe të respektimit të të 
drejtave të autorit dhe të të drejtave të lidhura me to. Megjithatë, kërkohen që të merren 
vendime  të  tjerë  të  cilët  do  të  saktësojnë  detyrën  e  Inspektoratit,  marrëdhënien  e  tij  me 
AAK-të, bashkëpunimin me organet publike. Mbi të gjitha, duhet që Inspektorati të ketë 
burime  njerëzore  të  mjaftueshme  për  të  mbuluar  tregun  vendas,  si  real  ashtu  dhe  atë 
virtual,  për  të  garantuar  suksesin  e  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit.  Inspektorati,  nëse 
funksionon si duhet, është një nga mjetet që garanton suksesin e mbrojtjes të të drejtës së 
autorit. 
6
 
Duhen  përcaktuar  marrëdhënet  e  AAK-ve  (ose  AKD-ve)  në  lidhje  me  autorizimin  që 
kanë  ato  nga  titullarët  e  huaj  të  të  drejtave.  Shpesh  ndodh  që  AAK-të  pretendojnë 
mbrojtjen  e  veprave  të  huaja,  ndërkohë  që  nuk  e  kanë  këtë  tagër,  çka  përbën  një 
veprimtari abuzive. Këto të drejta mund të mbrohen nga vetë titullarët ose nga personat 
që  kanë  autorizimin  e  transmetimit  të  tyre  në  Shqipëri.    Ligji  për  të  drejtat  e  autorit 
parashikon mundësinë që AAK-të të mbrojnë të drejtat e huaja nëse kanë dokumentet që 
e vërtetojnë këtë drejtë. Megjithatë, Ligji lë shteg për abuzime të ndryshme, siç janë vënë 
rë nga praktika gjyqësor me AAK-të (Albautor v. Vodafone dhe Albautor v. AMC). 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   129   130   131   132   133   134   135   136   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə