69
Së fundi, në këtë kategori do të bëjnë pjesë dhe veprat e artit figurativ, ku piktura dhe
skulptura qendrojnë në radhë të parë. Edhe pse kemi të bëjmë me një kategori mjaft të gjerë,
ku përfshihen dhe veprat audiovizive, duhet të përmendim këtu ato vepra të artit figurativ të
cilat kanë qenë dhe mbeten mishërimi më i fortë i veprës artistike, mbi të cilat është krijuar
dhe e drejta e autorit.
Nuk duhet të lëmë pa përmendur dhe krijimet e veprave audiovizuale. Forma e tyre
është e ndryshme. Mirëpo për shkak të shumatores së punëve krijuese që përfundojnë në
krijimin e një vepre audiovizuale, të krijuara nga shumë autorë, arrijmë në përfundimin se
këto vepra do të kenë një mbrojtje të kuptueshme nga e drejta e autorit. Veprat audiovizuale
sot, siç do trajtohet në kapitullin përkatës njohin një përhapje nëpërmjet transmetimeve
satelitore dhe kabllore dhe nëpërmjet internetit
218
. Në këtë mënyrë, mediumet e reja të
transmetimit nuk ndryshojnë asgjë në qenien e tyre vepra të mbrojtshme nga e drejta e autorit.
Një qendrim kaq i ngurtë mund të paragjykojë rrymat e reja muzikore që ekzistojnë sot.
Siç do i trajtojmë më poshtë, nuk do u hiqet zbatimi i parimit të origjinalitetit, por ky parim
për ti mund të jetë më i diskutueshëm.
1.2.2 Veprat me origjinalitet të diskutueshëm
Veprat që gjenden në këtë kategori përfitojnë nga mbrojtja e të drejtës së autorit. Por kjo
mbrojtje nuk gëzon të njëjtin automaticitet si në rastet e mësipërme. Veprat e gjendura në këtë
kategori i përkasin në shumicën e rasteve llojeve dhe zhanreve që cituam më sipër, por për
shkak të përbërjes së tyre dhe disa veçorive që shikohen gjithmonë rast pas rasti, gjykata nuk
mund të prezumojë automatikisht se këto janë vepra artistike dhe kësisoj gëzojnë mbrojtjen
nga e drejta e autorit, por i duhet të “gërmojë“ elementët e origjinalitetit që gjenden në këto
vepra.
Siç është thënë më sipër, vetëm gjykata mund të shprehet në lidhje me çështjen e
oportunitetit për sa i përket origjinalitetit të një vepre. Për veprat e mëposhtme, Ligji për të
drejtat e autorit parashikon këto si të mbrojtshme nga e drejta e autorit, por jo në një mënyrë
automatike sa të parat, në kuptimin që kërkohet të shqyrtohet natyra e tyre në mënyrë më
skrupuloze se të parat dhe kjo vjen për shkak të natyrës pak ambigue që këto vepra kanë.
Mund të përmendim këtu korrespondencat, qofshin ato të hartuara me shkrim dore apo me
dokument word në kompjuter, siç e pamë dhe më sipër, forma që vesh vepra ka pak rëndësi
në sytë e ligjit. Gjithmonë duke u mbështetur në analizën rast pas rasti të sendit, do të
shikojmë se në disa raste korrespondenca vetvetiu bie në suazën e prezumimit të origjinalitetit
nëse kemi të bëjmë me letra të hartuara nga një shkrimtar. Ndërkohë që diskutimi do të jetë
218 Disa autorë mendojnë se transmetimi kabllor i përfshin edhe transmetimin e tyre në internet, in David I.
Bainbridge, Intellectual Property, Botimi i nëntë, Pearson, London, f. 70.
70
më i zjarrtë dhe më interesant përpara gjykatës në rast se kemi të bëjmë me korrespondenca të
mbajtura nga persona që nuk janë shkrimtarë, apo korrespondenca që jo domosdoshmërisht
kanë një përmbajtje letrare të nivelit të lartë, apo nuk kanë përmbajtje letrare fare.
Së dyti, të njëjtin dyshim do të hasim dhe në veprat me karakter shkencor. Ligji për të
drejtën a autorit parashikon se “krijimet shkencore janë objekt i të drejtës së autorit”
219
.
Brenda kategorisë së veprave me karakter shkencor kemi një mori krijimesh të cilat
ndryshojnë thelbësisht nga njera tjera, jo vetëm nga përmbajtja, por edhe nga grada e
origjinalitetit që ato mbartin. Nëse për një krijim shkencor letrar dyshimet do të ishin më të
vogla në lidhje me origjinalitetin e tyre, në një krijim shkencor matematikor apo që ka të bëjë
me shencat e natyrës, shumë elementë na shtyjnë të mendojmë se origjinilateti i tyre është i
dobët. Një mendim i tillë përforcohet nga fakti se shumë krijime shkencore, sa më të trajtuara
të jenë teorikisht, aq më shumë do të ketë ngjashmëri mes tyre. Jo sepse ka kopjim të veprës,
por sepse formulat shkencore janë po ato, trajtimi i tyre është i diktuar nga vija logjike e
analizës së formulës dhe të fenomenit, kësisoj do të lindë gjithmonë dyshimi nëse një vepër
“pastërtisht“ teorike mbrohet nga e drejta e autorit. Pyetja që ngrihet nuk ka për efekt
mënjanimin e veprave shkencore nga mbrojtja e të drejtës së autorit, kjo për shumë arsye,
kryesorja se vetë Ligji për të drejtat e autorit i parashikon ato si vepra artistike. Do të kërkohet
nga ana e gjykatës një analizë e thellë e zbulimit të elementeve të origjinalitetit. Ligji për të
drejtat e autorit ka bërë zgjedhjen që t’i përfshijë krijimet shkencore në mbrojtjen e të drejtës
së autorit, por kjo nuk përjashton në asnjë rast shqyrtimit e kujdesshëm nga ana e gjykatës së
zbulimit të elementeve të origjinalitetit që gjenden në këto lloj krijimesh. Kështu, për
shembull, vlen të theksohet se përmbledhjet apo botimet shkencore që nuk përmbajnë asgjë
tjetër përveçse perfirazime të ligjeve, apo shtjellime të teorive dhe të ideve kryesore drejtuese
të një lënde përjashtohen nga mbrojtja e të drejtës së autorit. Kjo për arsye sepse thelbi i tyre,
pra idetë dhe teoritë, janë të përjashtuara nga e drejta e autorit.
Një “fole“ tjetër për mbrojtjen e krijimeve shkencore është dhe një kategori
shumëpërdorimshe e parashikuar në Ligjin pë të drejtën e autorit. Sipas tij mbrohen si vepra
dhe “përmbledhjet e veprave, të kontributeve apo materialeve të tjera [...] të cilat, për arsye
përzgjedhjeje ose të përshtatjes së përmbajtjes së tyre, përbëjnë krijime intelektuale të autorit
dhe që duhet të mbrohen si të tilla
220
.” Në këto përmbledhje përfshihen enciklopeditë,
antologjitë, fjalorët, gazetat, revistat, reçensione dhe periodikë të tjerë
221
. Në këtë kontekst,
edhe nëse kemi krijime shkencore ku kriteri i origjinalitetit zor se përmbushet, ekziston
gjithmonë mundësia për të përfituar mbrojtjen e të drejtës së autorit, sipas Ligjit, me kusht që
përzgjedhja dhe përpunimi i përmbajtjes të jenë rezultat i krijimtarisë intelektuale të autorit.
Paragrafet që sapo ekspozuam nuk parashikonin origjinalitetin si kriter të përcaktimit të
219 Neni 8 pika 1(h) i Ligjit për të drejtat e autorit.
220 Neni 10 pika i Ligjit për të drejtat e autorit.
221 Neni 10 pika 2 i Ligjit për të drejtat e autorit.
Dostları ilə paylaş: |