Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə79/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   75   76   77   78   79   80   81   82   ...   137

148 
 
të drejtave në fjalë, autori ka të drejtën të kundërshtojë çdo shtrembërim, ndryshim, tjetërsim 
apo  veprime  të  tjera  denigruese  që  nuk  respektojnë  tërësinë  e  veprës  duke  cenuar  nderin, 
personalitetin dhe reputacionin e tij.” Nga leximi i nenit më sipër duket se ligjvënësi e mbron 
veprën nga ndryshimet  e padëshiruara vetëm  në  ato  raste kur cenohet  ndëri personalitet dhe 
reputacioni  i  autorit.  Ndryshimi  me  karakter  denigrues  i  veprës  do  të  jetë  i  tillë  vetëm  nëse 
cenohet nderi, personaliteti dhe reputacioni i autorit. Nuk jemi dakord me këtë interpretim të 
këtij neni, pasi edhe vepra, me ekzistencën e saj autonome, mund të pësojë denigrime të cilat 
mund të bien ndesh me frymën që ka dashur t’i japë autori kur e krijoi atë. Nëse vëmendja do 
të rrëshkiste drejt kujdesit të personalitetit të autorit dhe jo ndaj integritetit të veprës, atëherë 
nuk jemi më në lëndën e të drejtës së autorit. Këtë mendim e ndan dhe një pjesë e doktrinës së 
huaj, sipas të cilës finaliteti i i mbrojtjes mbetet gjithmonë vepra dhe jo personaliteti i autorit 
në  vetvete
485
.  Nëse  nuk  respektohet  integriteti  i  veprës  dhe  shkelet  njëkohësisht  dhe 
personaliteti  i  autorit,  do  të  jemi  në  prani  të  një  shkeljeje  akoma  më  të  rëndë
486
.  Në  këtë 
kontekst,  nëse  neni  23  i  Ligjit  për  të  drejtat  mendojmë  se  duhet  interpretuar  se,  nëpërmjet 
shkeljes  së  të  drejtës  së  personalitetit  dhe  reputacionit,  duhet  të  përfshijë  dhe  shkeljen  e 
integritetit të veprës. 
 
Kjo  e  drejtë  i  mundëson  autorit  të  ruajë  frymën  dhe  formën  në  të  cilat  është  punuar 
vepra.  Autori  do  të  jetë  i  vetmi  gjykatës  i  respektit  të  integritetit  të  veprës  së  tij.  Në  këtë 
kuadër, ai ka një pushtet mjaft të madh që i jep Ligji, rrjedhimisht, kjo do të thotë se kontrolli 
i  ligjshmërisë  së  saj  do  të  bëhet  nëpërmjet  teorisë  së  abuzimit  me  të  drejtën,  teori  që  patëm 
mundësi ta shqyrtonim pak më sipër. Një kontroll i tillë do të thotë se e drejta e integritetit të 
veprës  është  ajo  e  drejtë  që  i  jep  substancën  të  drejtës  jopasurore,  së  bashku  me  autorësinë. 
Nëse, siç e pamë më sipër, e drejta e tërheqjes së veprës së bashku me të drejtën e publikimit 
për  herë  të  parë  në  praktikë  i  shpëtojnë  autorit  për  shkak  se  këto  të  drejta  bien  ndesh  në 
mënyrë  të  hapur  dhe  të  shproporcionuar  me  interesat  e  palëve  të  treta  dhë 
bashkëkontraktorëve të autorit, e drejta e respektimit të integritetit të veprës (si dhe autorësia) 
janë dy themelet e të drejtës morale të autorit që duhet të mbrohen në mënyrë të veçantë nga 
jurisprudenca.  Nëse  bëjmë  një  renditje  hierarkike  të  të  drejtave  jopasurore,  autorësia  dhe 
mbrojtja e integritetit të veprës janë më të rëndësishme se e drejta për publikimin për herë të 
parë të veprës dhe e drejta e tërheqjessë veprës.  
 
Në lidhje me diskutimin nëse kemi të bëjmë me mbrojtje të personalitetit të autorit në 
mënyrë ekskluzive apo të mbrojtjes së integritetit të veprës, kemi jurisprudencën tonë që i ka 
dhënë  një  përgjigje.  Vendimi  unifikues  nr.  74,  datë  7.10.2002  i  Gjykatës  së  Lartë
487
 i 
referohet këtij neni për të mbështetur parimin se në fushë të të drejtës jopasurore, është autori 
dhe vetëm ai që mund të ndërhyjë kryesisht në një proces gjyqësor për mbrojtjen e të drejtës 
                                                           
485 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, "E drejta e autorit", Botimi i parë, 2009, Dalloz, f. 315. 
486 Po aty. 
487 Përmbledhje e Vendimeve Unifikuese të Gjykatës së Lartë, 2012, botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare. 


149 
 
së tij morale. Kemi patur rastin ta trajtojmë këtë çështje më sipër. Por ajo që bie në sy te ky 
vendim  është  se  veprat  e  autorit,  të  cilat  ishin  fotografi  të  peizazheve  shqiptare,  ishin 
përçudnuar nga i padituri shoqëri telekomunikacioni, duke i përshtatur ato në karta telefonike. 
Natyrisht  që  nëpërmjet  veprës,  asistojmë  në  një  shkeljet  të  dinjitetit  dhe  të  personalitetit  të 
autorit.  Por  ajo  që  bie  në  sy  më  shumë,  është  përçudnimi,  mosrespektimi  dhe  shkelja  e 
integritetit  të  veprave  të  autorit
488
.  Kjo  shkelje  është  konstatuar  nga  gjykata  dhe  nuk  është 
vënë  në  diskutim  nga  Gjykata  e  Lartë.  Nën  këtë  dritë  duhet  të  interpretohet  dhe  dispozita  e 
nenit 23 të Ligjit për të drejtën e autorit.  
 
Ligji për të drejtat e autorit dhe në mënyrë të përgjithshme e drejta e autorit, në raport 
me  parimet  e  të  drejtës  morale,  nuk  kërkojnë  që  shkelësi  të  ketë  patur  qëllimin  për  të 
shtrembëruar veprën. Jemi në fushën civile dhe kësisoj qëllimi nuk ka rëndësi. Rëndësi do të 
ketë vizioni që ka autori mbi veprën e tij dhe nëse ai konsideron se një modifikim i caktuar 
mund  të  cenojë  integritetin  e  veprës  si  dhe  nderin  apo  emrin  e  tij.  Natyrisht,  vlerësimi 
përfundimtar do i takojë gjykatës. Një koncept të tillë nuk e gjejmë në të drejtën amerikane. 
Ligji  amerikan  që  mbron  veprat  e  arteve  figurative,  i  vetmi  ligj  që  parashikon  të  drejtën 
morale, jep të drejtën e respektimit të integritetit të veprës në favor të autorit. Ky ligj i jep të 
drejtën autorit të  ndalojë  shtrembërime, ndryshime apo modifikime të  tjera të  qëllimshme të 
veprës  që  mund  të  prekin  nderin  apo  reputacionin  e  tij
489
.  Disa  autorë  mendojnë  se  termi  "i 
qëllimshëm"  është  futur  gabimisht  ne  tekstin  ligjor
490
.  Gjithsesi,  gabimisht  apo  jo,  futja  në 
tekstin  ligjor  të  këtij  mbiemri  bën  që  zbatimi  dhe  mbrojtja  e  të  drejtës  morale  në  ShBA 
kufizohet  edhe  më  shumë,  pasi  autorit  do  të  duhet  të  vërtetojë  qëllimin  për  të  modifikuar 
veprën, gjë që është një peshë e tepërt mbi supet e autorit.  
 
Cenimi  i  integritetit  të  veprës  mund  të  prekë  veprat  të  mishëruar  në  forma  të 
ndryshme.  Megjithatë  për  shkak  të  zhvillimit  teknologjik  dhe  modifikimit  më  të  lehtë  të 
veprës në format digjital, cenimin e integritetit të veprës mund ta kuptojmë më mirë kryesisht 
në rastet e  veprave audiovizuale dhe ato digjitale. Kemi si shembull një vendim të gjykatës së 
shkallës  së  parë  të  Parisit  që  mban  datën  7  nëntor  2003
491
.  Një  shoqëri  që  shfrytëzonte 
ekonomikisht të drejtat pasurore të disa këngëve të një këngëtari francez lidhi një kontratë për 
digjitalizimin e veprave në mënyrë që t’i tregtonte si zile celulari. Këngëtari nuk kishte lejuar 
një  shfrytëzim  në  një  formë  të  tillë.  Megjithatë,  gjykata  nuk  konstatoi  asnjë  shkelje  në 
kuptimin e shfrytëzimit ekonomik të veprave, pasi në fushën e veprave muzikore, cedimi i të 
drejtave ka një karakter global. Por gjykata vuri re se kishte shkelje të të drejtës morale pasi 
autori  nuk  ishte  informuar  për  këtë  modifikim  që  ishte  lehtësisht  i  kuptueshëm.  Autori  nuk 
mund  të  mbrohej  duke  përdorur  të  drejtën  e  publikimit  të  veprës  për  herë  të  parë,  pasi  ajo 
                                                           
488 Po aty. 
489 Mary LaFrance, “Copyright Law”, Thomson West, 2008, f. 193. 
490 Po aty. 
491 http://www.droit-technologie.org/jurisprudence/details.asp?id=93. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   75   76   77   78   79   80   81   82   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə