152
në një artikull të botuar në vitin 1997
497
. Së pari, kemi përjashtime që sigurojnë liritë
thelbësore të individëve (liria e fjalës, e drejta e publikut për të patur akses drejt
informacionit), së dyti përjashtime që sigurojnë mbrojtjen interesat e posaçme të publikut
(edukimi, arsimimi, kërkimi) dhe së treti përjashtimet e justifikuara nga arsye praktike
(programet kompjuterike, riprodhimet e përkohshme).
2.1.1 Përjashtimet e rregulluara me ligj
a. Përjashtimet bazuar në shprehjen e lirisë thelbësore të individit
-
Përjashtime që përkrahin lirinë e shprehjes
Citimet
Themeli i këtyre përjashtimeve gjendet ne dokumentet ndërkombëtare, duke theksuar në
mënyrë të veçantë Konventën e Bernës si dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të
Njeriut
498
. Këto dy dokumente përbëjnë dhe themelin teorik të ekzistencës së citimit të
veprave. Çfarë do të kuptojmë me citim? Ky nocion është mjaft i gjerë dhe duhet interpretuar
duke patur parasysh kriteret e Ligjit për të drejtat e autorit. Me citin duhet të kuptojmë si
përmendjen identike dhe besnike të një vepre të mëparshme, ashtu dhe përmbledhjen e
shkurtuar të një pjese të veprës së mëparshme, ku rimerren linjat drejtuese. Në këtë kuptim,
nocioni citim përfshi jo vetëm citimet të pajisura me thonjëza, por edhe përmbledhjet me
fjalët e autorit citues, të pjese të një vepre të mëparshme. Me këtë sqarim, hedhim pak më
shumë dritë mbi kuptimin e nocionit citim.
Gjithashtu, nuk mund të ketë citim të një vepre nëse vepra nuk është publikuar më
parë. Duhet që vepra të jetë e publikuar, në mënyrë që personi që e citon atë të mund të
përfitojë nga e drejta e përjashtimit të citimit të veprës. Publikimi përbën një kusht të
domosdoshëm, pasi nëse personi citon një vepër ende të papublikuar, ai ka shkelur të drejtën
morale të autorit të veprës së cituar, atë të drejtë që lidhet me pushtetin që ka autori për të
përcaktuar çastin e publikimit të veprës. Së pari, mund të përmendim kushtet që janë më të
realizueshme, si për shembull përmendja e titullit të veprës dhe e emrit të autorit
499
.
Gjithashtu, personi që citon duhet të permend botuesin dhe në rastin e një citimi të një vepre
të përkthyer, duhet të citojë dhe përkthyesin
500
. Duken si detaje të parëndësishme, por
497 « Fierce creatures; Copyright exemptions, Toward extinction » -
http://books.google.ca/books?id=fgSdESMuC20C&pg=PA231&lpg=PA231&dq=hugenholtz+%22fierce+creatu
res&source=bl&ots=neFvDHNKc1&sig=LjxErH9ISU_IjJQq0DQXdUP-
Y70&hl=en&sa=X&ei=StiBVNO6GIT0UMXKgvAP&ved=0CB0Q6AEwAA#v=onepage&q=hugenholtz%20
%22fierce%20creatures&f=false
498 Neni 10 i Konventës EDNJ në lidhje me lirinë e shprehjes.
499 Neni 81 i Ligjit për të drejtat e autorit.
500 Po aty.