Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə29/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   113

 
79
 …Ag(NH
3
)
2
†Cl 
 klorur diamminëargjend(I)  
 Na
3
…Ag(S
2
O
3
)
2
† 
 ditiosulfatoargjentat(I) trinatrium 
Si gjithnjë, 
ekzistojnë rregulla për emërtimin e komponimeve komplekse dhe për shënimin e formulave të tyre; këto 
rregulla duhet të mësohen. 
 
Për rregulla më të sistematizuara për nomenklaturën e komponimeve inorganike, shih në Shtojcën B. 
 
 
 A KUPTOVE? A MËSOVE? 
 
1. 
Cili është dallimi themelorë midis komponimeve inorganike dhe organike?  
2. 
Nëse, siç thuan, diku ka shkruar “komponimet përmbajnë karbon, përderisa gjitha komponimet që nuk përmbajnë 
karbon por janë të ndërtuara prej elementeve tjera quhen komponime inorganike”, ajo ka mundur të jenë, por edhe 
të mos jenë e saktë. Çka mendon ti?  
3. 
A mundesh, në bazë të shkollimit së deritanishëm, të vlerësosh a takohet seria e njëjtë e komponimeve edhe në 
komponimet inorganike edhe në ato organike?  
4. 
A konsideron se emër më i mirë për oksidet që nuk reagojnë as me acide, as me baza është indiferent ose neutral a 
mendon, të themi, oksidet acidike bartin ndonjë ngarkesë elektrike dhe për atë nuk janë neutrale
5. 
Ndoshta ke mësuar se komponimin me formulë CO
2
 e quajnë dioksid karboni. A konsideron se ai është emër i 
drejtë? Nëse mendon se nuk është, ku është bërë gabimi? Ose, ka më shumë se një gabim? 
6. 
Nëse pranohet si i drejtë emri dioksid karboni, komponimi me formulë CO do të jenë një oksid karboni. A të duket 
kjo e drejtë? A të tingëllon? 
 
7. 
A beson se kemi të drejtë të themi se gjitha oksidet janë komponime të elementeve me oksigjen? A nuk do të bëjmë 
gabim?
 
8. 
A është uji oksid? A është emri ujë emër sistematik për këtë komponim? 
9. 
Si do të ishte emri i ujit nëse nuk e përdorim këtë emër, por veprojmë sipas 
rregullave të nomenklaturës?  
10.  Kur digjet magnezi, formohet tym i bardhë prej grimcave të ngurta të MgO. Si do 
ta quajmë këtë komponim– monoksid magnezi, oksid magnezi, oksid magnezi(II) 
ose ndryshe? Pse mendon ashtu? 
11.  Nëse, flasim për monoksidin e karbonit, a nuk duhet të themi monoksid 
monokarboni ose monoksid karboni
12.  Për cilat mënyra të formimit të oksideve din? Përgjigju pa shikuar në tekstin 
themelorë, pastaj, për secilin rast shkruaj, vërteto përgjigjen.    
13.   Si do të lexohet emri i oksidit të fosforit formula e të cilit është P
4
O
10

14.  Shkruaj emrat e oksideve të: (a) magnezit, (b) bakrit(II), (v) kaliumit, (g) zinkut, (d) hekurit (III) dhe kromit(VI). 
Nëse nuk i din simbolet e gjitha elementeve, shiko në Shtojcën A. 


 
80
15.  A mund të sqarosh pse përskaj emrit të disa elementeve ka, te disa nuk ka numër të shkruar me shifra romake dhe 
të vendosur në kllapa? 
16.  Për cilat kripëra themi se janë të tharta? A janë ato që kanë shije të thartë? A është hidrogenkarbonatoti i  natriumit 
(ai që bënë pjesë në kripëra të tharta) shije të thartë? Nëse nuk ke provuar, lëpij pak sodë bikarboni. Kujdes: lëpirja 
e substancave të panjohura nuk është e lejuar dhe mundet të jenë shuuumë e rrezikshme!!! 
17.  Ç’janë kripërat dyfishe? A ka trefishe? A din ndonjë shembull për kripë dyfishe? 
18.  A përdoren numra me shifra romake në kllapa gjatë formimit të emrave të hidroksideve dhe kripërave? Nëse edhe 
atje përdoren, a veprohet njëjtë sikur në rastin e emërtimit të oksideve? 
19.  Termet hidroksid dhe bazë a tregojnë gjëra të njëjta?  
20.  A mundet që ndonjë hidroksid asnjëherë të mos formojë bazë? Sqaro! 
21.  A është i vërtetë pohimi se kur njehsojmë ndonjë oksid bazik në ujë, shpesh herë lirohet nxehtësi? A lirohet 
nxehtësi edhe kur llogarisim acidin me ujë?  
22.  Me cilin indikatorë më lehtë mund të vërtetojmë sistemin hidroksid 
– 
ujë
 
si bazë? 
23.  Cila është ndarja themelore (në dy klasë) e acideve inorganike? 
24.  Si emërtohen acidet jooksigjenike
25.  Si formohen emrat e acideve oksigjenike
26.  Sa lloje të kripërave mund të fitohen nga acidi sulfurik? 
27.  Si quhen kripërat e kaliumit që mund të fitohen nga acidi sulfurik? E si quhen kripërat e acidit sulfuror?  
28.  Në molekulën e acidit hipokloror a ka më shumë ose më pak atome të oksigjenit se sa në acidin klorik? 
29.  Nëse ke shikuar ndonjë tekst më të vjetër të kimisë, ndoshta ke hasur në emrin acidi sulfurhidrik. A konsiderohet i 
drejtë ky emër edhe sot? Nëse mendon se nuk duhet, si duhet të jenë emri i drejtë? 
30.  Komponimi me formulë AlK(SO
4
)
2
 
x
 
12H
2
O
 është i njohur me emrin 
stipsa. A është ky emër sistematik apo 
trivial? 
31.  Si duhet, sipas rregullave për nomenklaturën e kripërave të quhet komponimi i lartpërmendur? 
32.  Në cilat mënyra mund të përfitohen kripërat
33.  A quhen acetate kripërat e acidit acetik? 
34.  Pse komponimin me formulë NaCl e quajmë klorur natriumi, ndërsa atë formula e të cilit është Fe(NO
3
)
3
 e 
emërtojmë si nitrat hekuri(III)? Me fjalë të tjera, pse në njërin rast nuk ka, ndërsa në rastin e dytë paraqitet në 
kllapa me numër romak në to? Mos është bërë ndonjë gabim? 
35.  Çka ndodh kur një kripë tretet në ujë? A do të kenë lirim të nxehtësisë ose duhet të sillet nxehtësia? A ndodh 
ndonjë proces tjetër? Çdoherë, ndonjëherë, asnjëherë? 
36.  Në çka mendojmë kur flasim për tretshmërinë e një kripe? Jep definicion sa më të saktë! 
37.  Çjanë ligandet? Si emërtohen ligandet dhe numri i tyre në një kompleks? 
38.  A mundet ligandi të jenë grimcë neutrale? A mundet ligandi të jenë grimcë që nuk është elektroneutrale? 
39.  Në tekstin themelorë disa herë përmendet emri amminë. Mos është bërë gabim me shkrimin e dy shkronjave të 
njëjta “m”?
 
 
 
  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə