Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
20
Burimet e ujit
Bazuar në të dhënat ekzistuese brenda kufirit të Parkut Kombëtar
“Bjeshkët e Nemuna” ekzistojnë rreth 730 burime uji. Prurjet e ujit
(kapaciteti ujëdhënës) luhatet nga 0,03 deri në 3000 l/s. Vlera e pH luhatet
nga 5 deri në 7. Uji nga këto burime ka cilësi të lartë dhe nuk kërkon masa
trajtuese dhe përpunuese me kosto të lartë.
Burimi ,,Drini i Bardhë’’ është burim i kontaktit në mes të gëlqerorëve dhe
formacionit diabaz - strallor. Temperatura e ujit është 7˚C, ndërsa vlera e
pH është 6,5. Matjet sistematike të kryera në periudhën 1954-1970, kanë
treguar se vlera mesatare mujore variron nga 1.0 m
3
/s deri 21 m
3
/s, ndërsa
vlera mesatare vjetore variron prej 3.5 m
3
/s -8m
3
/s. Uji nga ky burim
shfrytëzohet për ujëfurnizim, ujitje dhe gjenerim të energjisë elektrike.
Burimi i Istogut del në lartësinë mbidetare 530 m, në kontakt të
gëlqerorëve, formacioneve diabaz-strallore dhe rreshpeve. Pellgu
ujëmbledhës i burimit vlerësohet të jetë 76 km
2
. Matjet sistematike të
rrjedhjeve ujore në këtë burim janë bërë në dy periudha: prej vitit 1933-
1941 dhe 1953-1959. Është konstatuar se prurjet mesatare vjetore sillen
nga 2.4 deri në 4 m
3
/s. Uji nga ky burim shfrytëzohet për furnizim me ujë
të pijshëm, ujitjen e tokave bujqësore, gjenerim të energjisë elektrike,
rritje të peshkut etj.
Burimi i Vrellës del në gëlqeror të karstifikuar dhe formacionit diabaz-
strallor. Prurjet janë matur në periudhën 1961-1963 dhe është konstatuar
një prurje (kapacitet) nga 0.12 deri 1.5 m
3
/s. Që është karakteristik e
burimeve karstike. Uji nga ky burim shfrytëzohet për furnizim me ujë të
pijshëm, ujitjen e tokave bujqësore, rritje të peshkut etj.
Burimet “Uji i Bardh” dhe “Uji i Zi” ndodhen në pjesën jugore të Malit
Rusolija dhe Burimit të Hasanit. Kufirin lindor e përfaqësojnë sedimentet e
Miocenit, të cilat transgresivisht janë të shtrira mbi gëlqerorët e Triasikut.
Kufirin lindor dhe perëndimor e përbëjnë formacionet diabaz – stallore.
Sipas të dhënave të gjetura prurjet minimale të burimit “Uji i Bardhë”
janë; Q
min
= 64 l/s, ndërsa “Uji i Zi” , ka prurje Q = 245 l/s. Prurjet
maksimale ; burimi “Uji i Bardhë” Q
max
= 252 l/s dhe “Uji i Zi” , Q = 413 l/s.
Uji nga këta burime shfrytëzohet për furnizim me ujë të pijshëm dhe për
ujitjen e tokave bujqësore.
Burimi mineral Manastirit të Deçanit - Ky burim mineral është në masivin
gëlqeror, në pjesën e majtë të lumit. Është burim i tipit karstik. Uji nga këta
gëlqerorë del nga disa çarje dhe plasa në sipërfaqen e tokës dhe një pjesë
në aluvionet e lumit. Pompimi testues kishte vërtetuar gjatë pompimit
kapacitet Q= 16 l/s, 180 metra më poshtë nuk kishte rrjedhje të ujit,
ndërsa në metrin 175 m rrjedhja e ujit ishte Q= 1,4l/s. Mbi metrin 170 m,
ritet kapaciteti në Q= 5,6 l/s, në metrin e 80 m, Q= 7,0 l/s dhe mbi 31 m,
prurja e ujit ishte Q= 16 l/s.
1.2.8. Veçoritë klimatike
Parametrat klimatike të kompleksit malor Bjeshkët e Nemuna mund të
vlersohen nga aspekti i pozitës klimatike, rolit të kushteve orografike si
faktor klimëformues, vlerave mesatare dhe ekstreme të elementeve
klimatik, ndikimi i klimës në katëzimin e vegjetacionit, formsimin e
pejsazheve autentike, si komponent e ekosistemeve, dukurive dhe
hapësirave me vlerë të vaçantë si dhe rëndësia rekreativo-turistike e
klimës.
Kompleksi malor Bjeshkët e Nemuna diferencohet me laryshi të theksuar
të kushteve klimatike, morfo-hidrike dhe biodiversitet. Bjeshkët e Nemuna
me rolin e tyre orografik ndikojnë që në një hapësirë relativisht të vogël të
krijohen tipe të ndryshme klimatike.
Përthyeshmëria e theksuar vertikale e Bjeshkëve të Nemuna kushtëzon
ndryshime të dalluara të elementeve klimatike me rritjen e lartësisë
mbidetare.
Bjeshkët e Nemuna cilësohen me sasi më të madhe të reshjeve
atmosferike dhe numër më të madh të ditëve me reshje (mbi 130 ditë).
Bjeshkët e Nemuna poashtu cilësohen edhe me pjesëmarrje të madhe të
reshjeve atmosferike në formë bore. Derisa në pjesët e ulëta të Kosovës
mesatarisht paraqiten 20-30 ditë me reshje bore, në Bjeshkët e Nemuna,
varësisht nga lartësia mbidetare, paraqiten 40-80 ditë.Mbulesa e borës në
Dukagjin mesatarisht zgjat 40 ditë, kurse në Bjeshkët e Nemuna varësisht
nga lartësis mbidetare prej 60-210 ditë.
Elementet kryesor klimatik në kompleksin malor Bjeshkët e Nemuna kanë
këto vlera:
Diellosja, sipas gjerësisë gjeografike, lartësisë mbidetare dhe shkallës së
vrërësive diellosja reale është përafërsisht 44% e vlerës potenciale (4459
orë me diell). Kjo vlerë ndryshon nga rreza malore (1945 orë) deri në afro
2200 orë me diell në lartësitë mbidetare mbi 2000m.
Temperatura, vlera mesatare vjetore e temperaturës të ajrit në zonën
rrëzë malore eshtë rreth 10.2
o
C, kurse në lartësi mbi 2000 rreth 5
o
C,
amplitudat vjetore zvoglohen me rritjen e lartësisë mbidetare nga 21.3
o
C,
në rrënzën malore, deri në 17
o
C,në pjesët më të larta, muaji më i ngrohtë
është koriku kurse më i ftohtë janari.
Reshjet atmosferike, lëkunden nga 1000 mm në zonën rrezë malore deri
në 1500 mm në terrenet mbi 2000m, duke arritur vlerën maksimale në
skajin perendimore të pjesës burimore të Bistricës së Deçanit. Mbulesa e
borës në lartësit mbidedetare mbi 2000 m zgjatë afërsisht 60% të vitit.
Në pjesën më të madhe të Bjeshkëve të Nemuna frekuencë më të
theksuar kanë erërat nga kahu perëndimor, jugperëndimor dhe verilindor.
Në përgjithësi komponenta verilindore e erërave ka frekuencë më të
madhe dimrit, kurse ajo jugperëndimore verës dhe në vjeshtë.
→ Erozioni ne Park
1.2.9. Erozioni
Erozioni shtrihet në hapësirat e tokave bujqësore, të kultivuara apo
braktisura, në tokat pyjore e livadhore, shtretërit e lumenjve, përrenjtë
dhe tokat përreth tyre. Dëmet e shkaktuara prej tij ndjehen jo vetëm në
bujqësi, pylltari por dhe në fusha të tjera të ekonomisë, sikurse
urbanistikë, transport, ndërtim dhe energjetikë.
Efekti shkatërues i erozioinit është rezultat i faktorëve klimatik natyror,
kryesisht i ndikuar nga sasia, lloji, intenziteti dhe kohëzgjatja e reshjeve,
lloji dhe shkalla e mbulueshmërisë së tokës, pjerrtësia e terenit dhe
përbërja pedologjike si dhe nga faktori njeri (prerja ilegale e pyjeve,
nxjerrja e zhavorit, mbikullotja, veprat ndertimore pa kriter etj).
Tabela në vazhdim prezanton modelimin e 4 shkallëve të erozionit në bazë
të disa parametrave hipotetik, të cilët prezantojnë shkallët potenciale të
erozioinit brenda parkut kombëtar.
Nr Shkalla
ha
%
1
Erozion i Ultë
4816
8
2
Erozion i mesëm
5242
8
3
Erozion i lartë
6471
10
4
Erozion shumë i lartë
46405
74
→ Llogaritejet sipas SES (ALUP)
Në bazë të të dhënave studimore sipërfaqe të rrezikuara nga erozionii
forte dhe shumë I fortë në PK,,Bjeshkët e Nemuna” janë 52876 ha ose 84%
e sipërfaqes së përgjithshme .
Llogaritjet janë bërë sipas SES (sasisë së reshjeve, pjerrtësisë së terenit dhe
përbërjes pedologjike).