Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
67
c.
Nxitjen dhe krijimin e përmbajtjeve natyrore-shkencore,
koleksioneve etnografike, kopshtit botanik, nxitë hulumtimet
shkencore dhe udhëheq punën edukative-arsimore me të rinjtë
gjatë ekskursioneve të prirë nga ekspertë profesional;
d.
Nxitjen e revitalizimit të vendbanimeve rurale dhe ndihmon
përfshirjen e banorëve autokton në ngritjen e ofertës turistike të
parkut, në pajtim me orientimet e këtij plani;
e.
Përgatitjen e ofertës turistike për zonën në të cilën specifikohen:
kushtet për vizitat, vizitat e kontrolluara, orientimi për lëvizjen
nëpër shtigjet e këmbësorëve, informatat për vlerat e parkut
dhe për ruajtjen e tyre;
f.
Ngritjen dhe zhvillimin e sistemit të plotë informativ për tërë
zonën, të dizajnuar në mënyrë të veçantë në përputhje me
kërkesat dhe specifikat;
g.
Inicimin dhe hartimin e planit për menaxhimin e Parkut, në
përputhje me rregullat dhe ligjet në fuqi;
h.
Përcaktimin e Simbolit (shenjës/logos) mbrojtës të Parkut, i cili
duhet të prezantojë elementet karakteristike të Parkut dhe
përmbajtjet kryesore të tij, duke përfshirë edhe elementet
shumë të njohura tradicionale që e bëjnë këtë zonë shumë të
veçantë.
1.5.
DISPOZITAT DHE KUSHTET PËR PËRCAKTIMIN DHE PËRKUFIZIMIN E
HAPËSIRAVE/OBJEKTEVE PUBLIKE.
1.
Caktimi i hapësirave/objekteve publike duhet të jetë në harmoni
me kushtet e mbrojtjes së mjedisit, ngritjes së kualitetit të jetesës
dhe mos rrezikimit të shëndetit të popullatës, shfrytëzimit racional
të territorit dhe të resurseve natyrore;
2.
Në kuadër të këtyre sipërfaqeve bëjnë pjesë: objektet shkollore,
objektet shëndetësore (të cilat kryesisht duhet të caktohen në
zonën e tretë sipas regjimit të mbrojtjes në Park), rrugët e niveleve
të ndryshme, shtigje për ecje, çiklizëm apo kalërim, shtigje për
skijim, ski-lifta dhe teleferikë, parkingjet e përbashkëta dhe
hapësirat tjera që janë në shërbim të përgjithshëm (të cilat mund të
planifikohen edhe në zonën e dytë;
3.
Objektet e arsimit fillor duhet të vendosen brenda sipërfaqeve të
destinuara për banim ose në afërsi të tyre, në përputhje me normat
dhe standardet në fuqi. Hapësirat ku janë të vendosura këto
objekte duhet të kufizohen me breza mbrojtës dhe të jenë të
arritshme nga transporti publik; Ngastrat e dedikuara për këto
objekte duhet t’i plotësojnë kriteret e mëposhtme:
a.
Institucionet parashkollore 20 - 40 m²/fëmijë;
b.
Shkollat fillore 20 - 50 m²/fëmijë.
4.
Në kuadër të oborrit shkollor duhet të sigurohet hapësirë e lirë e
mjaftueshme, në përputhje me normat dhe standardet në fuqi;
5.
Sipërfaqet që destinohen për veprimtari tregtare – furnizim të
popullatës me mallra të konsumit të përditshëm, duhet të jenë
brenda hapësirave të destinuara për banim ose fare pranë tyre;
6.
Përparësi në përcaktimin e lokacionit për hapësirat/objektet
publike kanë zonat ku ekziston infrastruktura e domosdoshme
teknike si: qasja e lehtë përmes rrugës, energjia elektrike, ujësjellësi
dhe kanalizimi dhe shërbimet tjera;
7.
Ndërtimi në sipërfaqet publike dhe në ato me destinime tjera duhet
të bëhet sipas parametrave urbanistik, arkitektonik dhe teknik që
caktohen me këtë plan hapësinor, me planet rregulluese të
hollësishme dhe në bazë të zgjidhjeve urbanistike/arkitektonike të
ofruara nga investitorët.
1.6.
NDARJA E ZONAVE
1.
Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është ndarë në tri zona të
shfrytëzimit që përputhen me kriteret në fuqi të mbrojtjes së
mjedisit:
o
Zona e parë – përfshinë pjesët e territorit të Parkut Kombëtar
me veçori natyrore të jashtëzakonshme, me lloje të rralla, të
rrezikuara të bimëve dhe shtazëve dhe tipave të vendbanimeve
në kushte të natyrës së egër. Kjo zonë gëzon karakterin e
mbrojtjes strikte. Zona ka një sipërfaqe të përgjithshme prej
9.927 Ha ose 15.8% të sipërfaqes së përgjithshme të Parkut.
Përgjegjëse për monitorimin e kësaj zone është MMPH me
institucionet e veta përkatëse;
o
Zona e dytë – ose zona e menaxhimi aktiv – përfshinë pjesët e
territorit të Parkut Kombëtar që karakterizohen me ekosisteme,
vlera peizazhore dhe vlera tjera të natyrës ku mund të
ushtrohen eko-turizmi, bujqësia tradicionale dhe veprimtaritë
tjera duke e përfshirë edhe blegtorinë me infrastrukturën e saj
dhe shfrytëzimin e kullosave, të cilat nuk janë në kundërshtim
me mbrojtjen e natyrës. Zona ka një sipërfaqe prej 45.832 Ha
ose 72.7% të sipërfaqes së përgjithshme të Parkut. Përgjegjëse
për monitorimin e kësaj zone është MMPH me institucionet e
veta përkatëse;
o
Zona e tretë (A, B, C) – ose zona e shfrytëzimit të qëndrueshëm,
përfshinë pjesët e territorit të Parkut Kombëtar ku mund të
bëhet: ndërtim, rindërtim, mbrojtja e objekteve tradicionale dhe
rekreacioni, turizmi, shfrytëzimi i kullosave dhe shfrytëzim
ekonomik i të mirave të natyrës. Zona e tretë ka një sipërfaqe të
përgjithshme prej 7.269 Ha ose 11.5% të sipërfaqes së
përgjithshme të Parkut. Përgjegjëse për monitorimin e kësaj
zone është MMPH me institucionet e veta përkatëse,
përkatësisht autoritetet komunale;
Zona e tretë A – është zona e vendbanimeve me sipërfaqe
prej 2.318 Ha ose 3.7% të sipërfaqes së përgjithshme të
Parkut, për të cilën përgjegjësia maksimale është e
autoriteteve komunal. Autoritetet komunale janë përgjegjëse
për lëshimin e lejeve të ndërtimit, sipas dispozitave/kushteve
të ndërtimit të përcaktuara në këtë Plan. Në rast se
dispozitat/kushtet e ndërtimit nuk janë të mjaftueshme,
komunat mund të fillojnë iniciativën e hartimit të Planit
Rregullues të Hollësishëm ose kushtet shtesë mund të
plotësohen edhe në bazë të zgjidhjes urbane që propozohet
nga investitori. Në të dy rastet, PRrH dhe zgjidhja urbane e
ofruar nga investitori duhet të paisen me pëlqim nga
Ministria, para se të bëhet aprovimi i tyre përfundimtar nga
komunat përkatëse;
Zona e tretë B – është zona me sipërfaqe prej 2.537 Ha ose
4.0% të sipërfaqes së përgjithshme të Parkut, në të cilën
zhvillimet janë të kufizuara dhe ndërlidhen vetëm me
bujqësinë përkatësisht blegtorinë. Kjo zonë i dedikohet
staneve dhe të gjitha ndërtimet që janë në favor të zhvillimit
të bujqësisë përkatësisht blegtorisë. Janë zona të cilat
kryesisht shtrihen në pronësi publike, të cilat tradicionalisht
janë shfrytëzuar për qëllime bujqësore/blegtorale. Një traditë
e tillë do të vazhdohet edhe më tutje, objektet ekzistuese do
të vazhdojnë të shfrytëzohen për të njëjtat qëllime, ndërsa
sipas nevojës, bazuar në kërkesat, argumentet e qarta dhe
dokumentacionin e duhur teknik, do të lejohet edhe ndërtimi
i objekteve të reja. Përgjegjës për monitorimin dhe zhvillimin
e këtyre zonave do të jetë Ministria me institucionet e veta
përkatëse;
Zona e tretë C – është zona e zhvillimit me sipërfaqe prej
2.414 Ha ose 3.8% të sipërfaqes së përgjithshme të Parkut, e
cila kryesisht shtrihet jashtë vendbanimeve, në të cilat
zhvillimi duhet të bëhet në bazë të Planeve Rregulluese të
Hollësishme ose zgjidhjeve urbanistike të propozuara nga
investitorët e mundshëm. Përgjegjës për aprovimin e PRrH-së
dhe zgjidhjeve urbanistike duke përfshirë edhe lejet e
ndërtimit është Ministria;
o
Në të gjitha rastet (A, B dhe C), përcaktimi final i kufirit dhe
sipërfaqes së zonës, për të cilën duhet të bëhet PRrH ose të
ofrohet zgjidhja urbane nga investitori, bëhet pas matjeve detaje
gjeodezike në terren, përmasa e të cilës mund të jetë ± 2% më e
madhe ose më e vogël nga përmasat e përcaktuara në këtë Plan.
2.
Ndryshimi i kategorisë së zonave është i mundshëm vetëm në
rastet kur kërkohet zbatimi i ndonjë projekti me interes të veçantë
për Qeverinë e Kosovës. Vendimi për ndryshimin e kategorisë së
zonave dhe sipërfaqen e nevojshme për zhvillimin e projektit
propozohet nga Qeveria dhe aprovohet nga Kuvendi i Kosovës,
përkatësisht autoriteti përgjegjës i emëruar nga Kuvendi;
1.7.
PROCEDURA PËR MARRJEN E LEJES SË NDËRTIMIT
1.
Plani Hapësinor për Zonën e Veçantë i aprovuar në Kuvendin e
Kosovës, me shkresë përcjellëse i dorëzohet të gjitha komunave
pjesëmarrëse, territori i të cilave është pjesë e kësaj zone. Të
dhënat e dokumentit duke i përfshirë edhe hartat përkatëse do të
shfrytëzohen nga autoritetet komunale për përcaktimin e kushteve
dhe dhënien e lejeve përkatëse të ndërtimit;
2.
Hapi i parë është shqyrtimi i kërkesës për ndërtim e cila bëhet sipas
kompetencave:
o
Ministria për të gjitha objektet që ndërtohen në Zonën e III-të (B
dhe C) jashtë vendbanimeve/fshatrave; dhe
o
Komuna për objektet që ndërtohen në vendbanime/fshatra në
zonën e III-të (A), të përcaktuar me hartën e zonimit në këtë Plan
Hapësinor.
3.
Autoritetet përgjegjëse si në nivelin qendror dhe atë lokal duhet të
dallojnë nëse kërkesa është nën kompetencën e tyre, në mënyrë që
e njëjta të drejtohet në adresën adekuate, nga Komuna në Ministri
ose anasjelltas nga Ministria në Komunën përkatëse;
4.
Nëse kushtet ndërtimore të përcaktuara me këtë Plan Hapësinor në
fuqi janë të mjaftueshme, ka informata të qarta për të realizuar