Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
68
projekt idenë, nga aplikuesi kërkohet të verifikohet nëse për
projekt idenë duhet të hartohet raporti për vlerësimin e ndikimit në
mjedis (VNM);
5.
Nëse PO, investitori obligohet të hartojë raportin e kërkuar dhe për
të njëjtin të kërkojë pëlqim/aprovim nga Ministria;
6.
Nëse JO, vazhdohet me hapat më tutje;
7.
Në ndërkohë investitori duhet të aplikojë dhe të pajiset me të gjitha
lejet dhe pëlqimet tjera të nevojshme për projektin, të cilat janë
parakusht përfundimtar për tu pajisur me Lejen e Ndërtimit brenda
Parkut nga:
o
Ministria – Për objektet e kategorisë së III-të dhe për objektet e
kategorisë I-rë dhe të II-të në Zonën e III-të (B dhe C) jashtë
vendbanimeve/fshatrave; dhe
o
Komuna – Për objektet e kategorisë I-rë dhe të II-të në Zonën e
III-të (A) të vendbanimeve/fshatrave.
8.
Në rastet kur për një zonë përkatëse kushtet e përcaktuara me këtë
Plan Hapësinor në fuqi nuk janë të mjaftueshme, e poashtu për atë
zonë nuk ka Plan Rregullues të Hollësishëm, investitori i propozon
kushtet ndërtimore për parcelën e vet, duke e përfshirë edhe zonën
me diametër prej 50m’ nga kufijtë e parcelës;
9.
Sipas nevojës, kushtet ndërtimore duhet të kërkohen edhe nga
sektorët tjerë relevant (infrastruktura rrugore, energjia, uji,
bujqësia, pylltaria, trashëgimia kulturore dhe natyrore, etj.);
10.
Bazë për fillimin e hartimit të PRrH ose zgjidhjes së propozuar nga
investitori, duhet të jenë Dispozitat për Zbatim;
11.
Planet Rregulluese të Hollësishme ose zgjidhjet e propozuara nga
investitori përgatiten për zonat e kategorisë së III-të, të përcaktuara
me këtë Plan Hapësinor të Parkut;
12.
Plani Rregullues i Hollësishëm ose zgjidhja e propozuar nga
investitori për zonat jashtë vendbanimeve/fshatrave aprovohen në
Ministri;
13.
Plani Rregullues i Hollësishëm ose zgjidhja e propozuar nga
investitori për zonat e vendbanimeve/fshatrave aprovohen në
kuvendin komunal të komunës përkatëse;
14.
Para aprovimit, Plani Rregullues i Hollësishëm ose zgjidhja e
propozuar nga investitori për zonat e vendbanimeve/fshatrave
duhet të merr pëlqimin nga Ministria;
15.
Pëlqimi për PRrH merret, pasi Ministria të bëjë verifikimin nëse
PRrH ose zgjidhja e propozuar nga investitori është në harmoni me
synimet, objektivat dhe dispozitat për zbatim të këtij Plani
Hapësinor për Parkun;
16.
Pas aprovimit të kushteve ndërtimore dhe marrjes së të gjitha
lejeve dhe pëlqimeve tjera të nevojshme, mund të lëshohet leja e
ndërtimit brenda Parkut Kombëtar nga:
o
Ministria – Për objektet e kategorisë së III-të dhe për objektet e
kategorisë I-rë dhe të II-të në Zonën e III-të (B dhe C) jashtë
vendbanimeve/fshatrave;
o
Komuna – Për objektet e kategorisë I-rë dhe të II-të në Zonën e
III-të (A) të vendbanimeve/fshatrave.
1.8.
DISPOZITAT DHE KUSHTET E NDËRTIMIT
1.
Për zonat ku lejohet ndërtimi (Zona e III-të) Plani Hapësinor në fuqi
i përcakton kushtet ndërtimore specifike, të cilat janë obliguese për
autoritetet përgjegjëse me rastin e aplikimit dhe lëshimit të lejeve
të ndërtimit:
o
Ministria për zonat e III-ta (B dhe C) që janë jashtë
vendbanimeve/fshatrave; dhe
o
Komunat për vendbanimet/fshatrat në zonat e III-ta (A).
1.9.
KUSHTET SPECIFIKE TË NDËRTIMIT
1.
Ngastra ndërtimore apo parcela në Park rekomandohet të jetë jo
më e madhe se 500m
2
;
2.
Sipërfaqja e ndërtuar e parcelës duhet të jetë 20% nga sipërfaqja e
përgjithshme e ngastrës ndërtimore;
3.
Fasadat e ndërtesave në park duhet të jenë të punuara nga guri,
druri, tullat dhe materiale tjera natyrore;
4.
Ndërtimi i rrethojave për përkufizimin e parcelës duhet të bëhet
nga materialet natyrore (druri dhe guri) duke mënjanuar hekurin
dhe betonin si mundësi;
5.
Në rastet e rindërtimit nuk lejohet ndryshimi i gabariteve në
kundërshtim me planin rregullues të hollësishëm ose të lejes
ekzistuese të ndërtimit;
6.
Në park mund të ketë rekonstruktime në kuptim të përmirësimit të
kushteve të jetës dhe të punës, sikurse që janë ripërtëritja e
amvisërive fshatare, të bujqësisë tradicionale për involvim në
turizëm rural;
7.
Rekonstruktimi i objekteve individuale dhe të amvisërisë, duhet t’i
nënshtrohet procedurave të njëjta sikur ato për ndërtime të reja;
8.
Përveç ndërtesave publike, tek të tjerat rekomandohet që kulmet
të jenë dyujorësh, me rënie prej 30 - 60 shkallë, me strehë të
mbështjellë me dërrasa, shindër apo ndonjë material të ngjashëm
nga të gjitha anët;
9.
Lartësia maksimale e objekteve familjare duhet të jetë P+1, kurse e
objekteve hoteliere P+2+Nk;
10.
Vendosja e objekteve të bëhet në distancë jo më të vogël se 3,5m’
nga vija kufizuese e parcelës ndërtimore. Në rastet kur kjo dispozitë
nuk është e mundur duhet të aplikohen kushtet e përcaktuara me
plan paraprak;
11.
Në rast të rekonstruktimit të objekteve ekzistuese të banimit është
i mundur ndërrimi i destinimit në funksion të parkut kombëtar
dhe/ose për nevoja të turizmit rural. Objektet ekzistuese mund të
rekonstruktohen dhe zëvendësohen në pajtim me normat e
mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, të cilat nënkuptojnë
përdorimin e materialeve dhe formësimit të hapësirave në mënyrë
tradicionale autoktone duke ruajtur tiparet burimore;
12.
Me rekonstruktim të objekteve të lartpërmendura, sipas
dispozitave nënkuptohet: rindërtim i objektit të banimit, rindërtimi
i objektit të stallës, rindërtimi i pjesës konstruktive të vjetër të
objektit, adaptimi dhe rindërtimi i hapësirave sanitare, ndërtimi i
gropës septike të padepërtueshme, riorganizimi funksional i
brendshëm i objektit të banimit dhe riorganizimi funksional i
pjesëve ndihmëse të objektit të banimit;
13.
Të gjitha objektet publike mund të rekonstruktohen në gabaritin
dhe formën arkitektonike ekzistuese, bazuar në projektin e
aprovuar. Rekonstruktimi duhet t’i nënshtrohet procedurave të
njëjta sikur ato për ndërtime të reja.
1.10.
FSHATRAT TURISTIK
1.
Fshatrat turistik janë struktura të organizuara në formë fshati, me
objekte hoteliere specifike, të ndërtuara në zona rurale turistike, të
cilat brenda një perimetri unik të kufizuar ofrojnë shërbime të
vendosjes, pushimit, rekreacionit dhe shërbime tjera;
2.
Planifikimi i lokacionit për zhvillimin e fshatrave turistike bëhet në
kuadër të zonave të treta të zhvillimit, me Plan Rregullues të
Hollësishëm ose me zgjidhje urbanistike të propozuar nga
investitori;
3.
Dizajni i komplekseve turistike – hotele apo fshatra turistik, duhet
t’i përshtatet peizazhit natyror rrethues;
4.
Fshatrat turistik mund të jenë: fshatra me vila dhe fshatra me
bungallou.
o
Fshatrat me vila janë njësi hoteliere për akomodim me
arkitekturë të veçantë, në përshtatje me vendndodhjen, jo më
shumë se 2 kate (P+1), të përbëra prej apartamentesh, me hyrje
të pavarura, të ndara ose brenda së njëjtës njësi.
o
Fshatrat me bungallou janë njësi hoteliere për vendosje-
akomodim të përshtatshëm dhe të ndërtuara nga druri ose
materiale të tjera karakteristike të zonës.
5.
Përcaktimi i kategorisë së Fshatit Turistik bëhet në bazë të normave
dhe standardeve në fuqi, sipas të cilave Fshatrat Turistik ndahen në
fshatra me: “1 yll”, “2 yje”, “3 yje”, dhe “4 yje”; dhe varësisht nga
kategoria përcaktohen edhe përmbajtjet tjera:
o
Fshati me “1 yll” me bungallou duhet t’i ketë minimum 7 njësi
me sip. min. për dy persona 28m², min. 3m² shtesë për një
person, jo më shumë se katër persona;
o
Fshati me “1 yll” me vila duhet ta ketë kapacitetin min. 7
apartamente me sip. min. për dy persona 35m², min. 8m² shtesë
për person, por jo më shumë se katër persona;
o
Fshati me “2 yje” duhet t’i plotësojë të gjitha kriteret e fshatrave
turistike me “1 yll”, plus:
Me bungalou duhet ta ketë sipërfaqen minimale 32 m²;
Me vila duhet ta ketë sipërfaqen minimale 40 m².
o
Fshati me “3 yje”, përveç kërkesave të fshatit turistik me “2 yje”,
duhet t’i plotësojë:
Me bungalou – sip. min. 35 m²;
Me vila – sip. Min. 45 m².
o
Fshati me “4 yje” përveç kërkesave të fshatit turistik me “3 yje”,
duhet të ketë:
Parking të mjaftueshëm në hyrje të fshatit;
Sipërfaqe të lirë min. 40% të sipërfaqes totale etj.
1.11.
VEND KAMPINGJET
1.
Lokacioni i vend-kampingut duhet të planifikohet në kuadër të
zonave të treta të zhvillimit;