Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə22/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



39 

Destinimet më të kërkuara për vizita janë: pjesa e Rugovës (aktivitetet 

malore), Radaci -  Ujëvara e Drinit dhe ato kulturore ku vizitohet qyteti i 

Pejës. Dimrit interesimi më i madh i turistëve kryesisht është për qendrën 

e skijimit në fshatin Bogë, ku ekziston edhe një infrastrukturë modeste, 

ski-ashensor me gjatësi rreth 1km. 

  

 

 



→ Fshati Bogë dhe shtegu i skijimit 

Gjatë sezonës së verës mundësitë për akomodim në park janë më të 

mëdha, pasi që janë në dispozicion  edhe lokacionet tjera si: Drelaj, Pepaj, 

Reka e Allagës, Shtupeq, etj.  

Mundësi të akomodimit për turistët ofrohen në: 2 hotele, 11 motele dhe 

14 restorane, 2 kampe të organizuara nga dy shoqata dhe 8 ekonomi 

familjare aktive dhe fshati turistik, Liqenat me kapacitet akomodues për 

200 persona. Kapacitetet akomoduese nuk janë të mjaftueshme në 

krahasim me kërkesat e vizitorëve. 

Kërkesat për të investuar në në këto lokalitete janë të mëdha, kryesisht 

janë të përqëndruara në vila për qiradhënje, hotele dhe motele. 

  

→ Liqeni i Vogël 



                                           

 

 

 → Gryka e Rugovës



 

 

 

Turizmi në Park - Pjesa e Istogut  

Malet mbi Istog ku gjenden: Lugu i Butë, Gurrat e bardha, Radusha, Bajsha 

etj, llogariten vendet më të mira për pushim dhe rehabilitim. Në këtë pjesë 

të parkut nuk ka objekte hoteljere shërbyese, prandaj vizitat kryesisht janë 

në formë të vizitave ditore. Në këto lokalitete arrihet përmes rrugëve të 

cilat janë vështirë të kalueshme, por mund të arrihet me vetuara “4X4”. 

Aktualisht nuk mund te thuhet për numrin e vizitoreve, pasi qe vizitat 

kryesisht janë individuale dhe nuk ka te dhëna lidhur me numrin e 

vizitorëvë ne këtë zonë.   

 

→ Lugu i butë 

 

Turizmi në Park - Pjesa e Deçanit  

Resuret të mëdha natyrore që ka pjesa e Deçanit janë tërheqëse dhe 

interesante për adhuruesit e natyrës së paprekur dhe hulumtuesit e 

interesuar për zonën. Në bjeshkë ekziston një  numër i madh i gurrave, 

liqejve të njohuri: “Sytë e maleve” dhe lumi i Deçanit përgjatë rrugës për 

në Bjeshkët e Belegut, që ofrojnë kushte të mira për zhvillimin e turizmit, 

ndërsa burimi i ujit të thartë dhe pishat e Deçanit si pasuri e rrallë me veti 

shëruese, shfrytëzohen për turizëm shëndetësor.  

 

→ Bjeshkët e Belegut  



Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



40 

Aktivitete rekreative në këtë pjesë zhvillohen përgjatë shtigjeve të ecjes, 

ndërsa atraktiviteti më i madh arrihet gjatë lundrimit (Rafting-ut) në Drinin 

e Bardhë, që udhëhiqet nga ciceronët me përvojë. 

Kullat, si pjesë e vendbanimeve tradicionale shqiptare në fshatin Dranoc, 

të cilat janë adaptuar në bujtina ofrojnë shërbime për turistë. 

Në lokalitetet e zonave: Grykës së Deçanit Belegut, Grykës së Lloqanit dhe 

Bjeshkëve të Strellcit vitet e fundit janë ngritur shtëpi malore nga banorët 

vendas për pushime, ku disa prej tyre ofrohen për shfrytëzim të vizitorëve. 

Gjithashtu ekzistojnë kapacitetet hotelierike të cilat momentalisht nuk 

janë në shfrytëzim: pushimorja e fëmijëve “Pishat e Deçanit” me kapacitet 

rej 550 -  600 shtretër dhe konpleksi hoteljer me kapacitet deri në 243 

shtretër.  

Turizmi në Park - Pjesa e Junikut  

Lokalitetet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj në pjesën e 

Junikut janë: Maja e Gjeravicës me dy liqejtë  natyror, lumi Erenik, 

Moronica, kullat dhe teqet,etj. Turistët mund të paisen me informata 

përmes Qendrës rajonale të turizmit në Junik. Numri më i madh i të 

interesuarve është për të vizituar liqejtë dhe Majen e Gjeravicës, e cila 

arrihet përmes dy shtigjeve (njëri shteg ka gjatesi 7. 4 km dhe shtegu tjetër 

7.0 km). Shtigjet janë të paisura me tabela informuese që tregojnë: 

drejtimin, lokacionin, burimet për ujë të pijshëm, lartësinë mbidetare, etj. 

 

 



→ Maja e Gjeravicës 

Numri i vizitorëve që kërkojnë informata në zyrën e Qendrës rajonale të 

turizmit - Junik arrin rreth 6000 vizitorë/vit. Vizitat nga turistët vendor dhe 

të huaj janë në rritje e sipër, sidomos është në rritje numri i vizitave në 

formë të ekskurzioneve nga shkollat e mesme dhe fillore.  

Turistët të cilët e vizitojnë pjesën e Junikut, akomodohen kryesisht në kulla 

dhe shtëpi të vjetra, të restauruara dhe të shëndrruara në bujtina, ku ata 

kanë mundësinë që të njihen me traditat e kësaj ane. Numri i turistëve të 

cilët mund të akomodohen në këto bujtina arrin në 50. 

 

 

 

→ Qendra rajonale e turizmit  Junikut & Kulla -Bujtina 

 

Turizmi në Park - Pjesa e Gjakovës  

Lokalitetet e pjesës së Gjakovës që i përkasin Pakut Kombëtar shquhen si 

për nga vlerat e trashëgimisë natyrore poashtu edhe ato kulturore  – 

historike. Në kuadër të Pakut Kombëtar- Pjesës së Gjakovës është edhe ZIV 

“Beteja e Koshares”, zonë me rëndësi të trashëgimisë historike dhe 

kulturore (në të cilën hasim gjurmë arkeologjike të qytetërimit të lashtë si 

Fortesa e Jerinës, etj). 

 

   



→ Rrasa e Koshares 

Turizmi apo vizitat realizohen në formë të ekskursioneve ditore. Forma më 

e shprehur e vizitave është ajo individuale për në varrezat e dëshmorëve si 

dhe vizitat e organizuara në përkujtim të të rënëve në zonën e Koshares 

gjatë luftës së fundit në Kosovë. Aktivitetet më të shpeshta rekreative janë 

ato të shoqatave të bjeshkatarëve. 



 

→ Koshare 

 

1.4.6.2. Zhvillimi i turizmit ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri në 

Bjeshkët e Nemuna 

Bashkëpunimi ndërkufitar konsiston në

 

turizmin  malor, ecjen nëpër 



shtigjet që lidhin këto tri shtete nëpër viset më të larta dhe fshatrat e 

largëta malore të Bjeshkëve të Nemuna. 

Shtegu turistik “Majat e Ballkanit” është i gjatë 192 km që krijon një rreth 

të mbyllur në të trija shtetet, Shqipëri (Theth), Mali i Zi (Plavë) dhe Kosovë 

(Pejë). Vizita mund të filloj nga cilido shtet. Këto shtigje mund të kalohen 

për 10-13 ditë varësisht nga interesimi, kërkesat dhe kondicioni i 

vizitorëve, shetitja është e organizuar dhe shoqërohet me udhëheqës 

turistik. 




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə