6
rëndësishme ishte libri ―Koncepti politik i Komedisë Hyjnore‖, i cili trajtonte tema me interes politik, shumë
prej të cilave u botuan në gazetën ―
Popolo d’Italia‖ gjatë vitit 1962. Në vitin 1840, nxori në dritë gazetën
napoletane ―
Il Viaggiatore”
96
ku u botuan artikuj që lidheshin me letërsinë e kulturën. Sipas Mauros, për një
komb nuk mund të ketë as letërsi, as poezi, kur mungon edhe një gjuhë e përbashkët.
97
Shquhet si nismëtar i
kryengritjes në Kozencë në 15 mars 1844, kryengritje që u mbështet nga përfaqësues të tjerë makinistë, mes
tyre edhe shqiptarë. Përmendim Rafaele Komodekën, Xhuzepe Françese, Domeniko e Maoro Françese,
Petrazi Çezare, etj, të gjithë nga Çerzetoja. Synimi i kryengritjes ishte të takohej prefekti dhe të paraqiteshin
kërkesat e tyre. Jo vetëm që takimi nuk u mbajt, por pati një përballje mes forcave të xhandarmërisë dhe
kryengritëve. Kjo kryengritje e Kozencës përfundoi me të vrarë, të plagosur dhe arrestime. U zunë rob dhe u
ekzekutuan Pietro Vilaçi, Nikola Koriliano,Santo Çezario, të tre italianë, dhe shqiptarët Xhuzepe Françese,
Rafaelo Komodeka dhe Skandarbag Françese.
98
Pas dështimit të kryengritjes së 1848-ës në Kalabri, u largua
në drejtim të Shqipërisë dhe u vendos në Shkodër, së bashku me të tjerë kryengritës. Në vitin 1853, u dënua
me vdekje në mungesë. Mauro mori pjesë dhe në betejat e udhëhequra nga Xhuzepe Garibaldi.
Pas bashkimit
të Italisë, Domeniko Mauro u zgjodh disa herë deputet në parlamentin italian.
Figurë tjetër e rëndësishme, pjesmarrës në kryengritjen e Kalabrisë, ishte edhe
Rafaelo Komodeska.
Komodeska kishte studiuar në kolegjin e San Demetrios. Përqafoi çështjen e lirisë, dëshirë e cila bashkoi dy
palët, si shqiptarë dhe italianë.Vrasja e Komodeskës nuk e shoi zjarrin, por e ndezi më tepër, dhe çështja e
luftës për liri bëri që të tjerë përfaqësues shqiptarë t‘i bashkoheshin asaj. Përmendim figura patriotësh si
Xhorxho Piedeskali, anëtar i organizatës ―Italia e Re‖ e Maxinit, i cili lufoi kundër regjimit burbon së bashku
me shqiptar të tjerë të Sicilisë.
Xhuzepe Paçeja i lidhur fort me parimet e iluminizmit dhe të lirisë. Studioi
në Kolegjin e Shën Mitrit, mori pjesë në lëvizjet revolucionare të vitit 1848 e luftoi me të ―Njëmijtë‖ e
Garibaldit.
99
Në 1860, pasi Garibaldi zbriti në Kalabri, Xhuzepe Paçeja rekrutoi shumë vullnetarë shqiptarë
përkrah lëvizjes garibaldine. Ndoqi Garibaldin në betejat në Italinë e Jugut.
Paskuale Bafa së bashku me
Domeniko Maurën, Xhuzepe Paçenë dhe Domeniko Damisin, ka qënë nga figurat kryesore të Rilindjes
Italiane. Bafa ishte nga Shën Sofia, ish student i kolegjit Shën Mitër – Koronës, i brumosur me ideale
liridashëse dhe patriotike, titullar i Katedrës së gjuhëve greko-latine në Universitetin e Palermos. U burgos
nga qeveria burbone si pjesëmarrës në qeverinë e përkohshme.
100
Domeniko Damizi lindi në Lungro të
Italisë. Kreu studimet në kolegjin San Demetrio dhe studimet e larta në Napoli, ku u diplomua për filozofi,
drejtësi dhe letërsi. Anëtar i shoqërisë ―
Italia e re” në 1844. Mori pjesë në kryengritjen e Kozencës dhe u
dënua me 25 vjet burg për komplot dhe atentat ndaj shtetit. Bashkë me të, në gjyqin e Kozencës, u dënuan
96
Domenico Cassiano, Il contributo degli italo-albanesi di Calabria al Risorgimento,
Shkodra , arbëreshët dhe lidhjet
shqiptaro-italiane…..vep e cit, f.176
97
Po aty, 205
98
Oresto Camilo Mandalori.
Uomini e cose della mia Calabria.(Romë,1934), 292.
99
Jetarbëreshë , nr.70 /
aprile-giugnio, 2011, .8
100
Gjovalin Shkurtaj.
Shpirti i Arbrit rron, Shënime dhe të dhëna për shqiptarët e Italisë (Tiranë.1984), 12.
7
dhe shqiptarë të tjerë si Rafael Kortezeja, Rafaele Vokoraja, Paskuale Belici, Xhuzepe Paçeja, Luixhi Bafa,
Athanas Bafa, Oliferno Konforti, Nikodemo Milanoja, Muqio Paçeja, Kostandin Belini, etj. Xhenaro Plakoja
u dënua me burgim të përjetshëm. Domeniko Damisi arriti t`i shpëtojë dënimit dhe u vendos në Irlandë, ku
filloi veprimtarinë revolucionare për bashkimin e Italisë, si pjesëtar madhor i shtabit të Garibaldit, kolonel
dhe komandant kalabrez. Në 1860, u zgjodh deputet i parlamenrit italian. Krahas Damisit, përmendim të
tjerë revolucionarë që iu bashkuan luftës për bashkimin e Italisë, ndër të cilët Vinçenso Stratigoi dhe
Xhenaro Murtati. Që të dy e urrenin regjimin burbon në fuqi. Pjesëmarrës në revolucionin e 1848-ës,
Xhenaro Murtati, lindi në Spixanë, në vitin 1826. Studioi në kolegjin Shën Mitër ku u lidh me Milanon,
Dramisin edhe spixanjotin Nociti.
101
Xhenaro Murtati u dënua me burgim për atentat ndaj regjimit në fuqi.
Pasi u lirua, ndoqi Garibaldin, i cili e emroi oficer në fushatat e tij. Pas çlirimit të Italisë, shërbeu si oficer në
ushtrinë kombëtare italiane. Stratigoi, ashtu si Murtati, luftoi kundër regjimit në fuqi, por në një mënyrë
tjetër. Në shkrimet e tij, bente propagandë në ndihmë të revolucionit, duke nxitur popullin t`i bashkohej
lëvizjes garibaldine për bashkimin e Italisë. Ishte krenar për faktin që ishte shqiptar dhe e donte Shqipërinë,
ndonëse kishte lindur në San Demetrio. Mori pjesë në të gjitha betejat e Garibaldit në Italinë e Jugut. Pas
bashkimit të Italisë, u shpall anëtar i gjykatës ushtarake. Dy përfaqësues të tjerë, të cilët u kushtuan vëmendje
të veçantë zhvillimeve politike, ishin Gavril Dara i Riu dhe Anton Sartori.Të dy, të frymëzuar nga ngjarjet e
kohës, ndikonin në trajtimin e tyre përmes vargjeve të shkruara. Sartori hyri në plejadën e shkrimtarëve
arbëreshë që i dhanë zhvillim letërsisë arbëreshe dhe pasuan letërsinë shqiptare. Gavril Dara i Riu lindi në
Palaco Adriano të Sicilisë. Kreu studimet e larta për drejtësi në Palermo. Mori pjesë në lëvizjen garibaldine
dhe, me dekret të Garibaldit, u emërua sekretar i qeverisë së Xhirxhetit.
102
Ndonëse u morën masa të rrepta
ndaj lëvizjes revolucionare, këto lëvizje
nuk u shuan, por morën forma dhe trajta të reja zhvillimi.
1.3. Kontributi i arbëreshëve në lëvizjen revolucionare garibaldine të vitit 1860
Lidhjet shqiptaro-italiane u thelluan më tepër në periudhat në vazhdim. Në kohën e Garibaldit, figurë e
shquar e Italisë, i cilësuar si hero kombëtar i saj, lidhjet mes dy popujve që ndahen nga një det u forcuan
shumë. Ajo që i bashkonte dy popujt qe përqafimi i çështjeve të lirisë dhe pavarësisë së popujve ballkanikë
kundër Turqisë. Kjo aspiratë u mbështet fort dhe nga i madhi Garibaldi, i cili luftonte për lirinë e popujve, jo
vetëm për lirinë dhe pavarësinë e Italisë. ―
Për Garibaldin, çdo njeri që vuante ishte vëlla, çdo komb i shtypur
ishte atdhe‖. Forcimi i lidhjes shqiptaro-italiane erdhi për faktin se jo vetëm i bashkonin ideale të
përbashkëta si liria e pavarësia, por edhe se tashmë, një figurë si Garibaldi, po ndikonte në afrimin e popujve
që lagen nga i njëjti det. Garibaldi udhëhoqi revolucionin e viteve 1848-1849, periudhë e cila quhet prej
101
Jetarbëreshe, nr.70. / aprile-giugnio, 2011, .8.
102
Xoxi,
Shqiptarët dhe Garibaldi, 202