Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə21/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   17   18   19   20   21   22   23   24   ...   102

 

rëndësishme ishte libri ―Koncepti politik i Komedisë Hyjnore‖, i cili trajtonte tema me interes politik, shumë 
prej të cilave u botuan në gazetën ―Popolo d’Italia‖ gjatë vitit 1962. Në vitin 1840, nxori në dritë gazetën 
napoletane ―Il Viaggiatore” 
96
 ku u botuan artikuj që lidheshin me letërsinë e kulturën. Sipas Mauros, për një 
komb nuk mund të ketë as letërsi, as poezi, kur mungon edhe një gjuhë e përbashkët.
97
 Shquhet si nismëtar i 
kryengritjes në Kozencë në 15 mars 1844, kryengritje që u mbështet nga përfaqësues të tjerë makinistë, mes 
tyre  edhe  shqiptarë.  Përmendim  Rafaele  Komodekën,  Xhuzepe  Françese,  Domeniko  e  Maoro  Françese, 
Petrazi Çezare, etj, të gjithë nga Çerzetoja. Synimi i kryengritjes ishte të takohej prefekti dhe të paraqiteshin 
kërkesat  e  tyre.  Jo  vetëm  që  takimi  nuk  u  mbajt,  por  pati  një  përballje  mes  forcave  të  xhandarmërisë  dhe 
kryengritëve. Kjo kryengritje e Kozencës përfundoi me të vrarë, të plagosur dhe arrestime. U zunë rob dhe u 
ekzekutuan Pietro Vilaçi, Nikola Koriliano,Santo Çezario, të tre italianë, dhe shqiptarët Xhuzepe Françese, 
Rafaelo Komodeka dhe Skandarbag Françese.
98
 Pas dështimit të kryengritjes së 1848-ës në Kalabri, u largua 
në drejtim të Shqipërisë dhe u vendos në Shkodër, së bashku me të tjerë kryengritës. Në vitin 1853, u dënua 
me vdekje në mungesë. Mauro mori pjesë dhe në betejat e udhëhequra nga Xhuzepe Garibaldi. Pas bashkimit 
të Italisë, Domeniko Mauro u zgjodh disa herë deputet në parlamentin italian.  
Figurë tjetër e rëndësishme, pjesmarrës në kryengritjen e Kalabrisë, ishte  edhe Rafaelo Komodeska
Komodeska kishte studiuar në kolegjin e San Demetrios. Përqafoi çështjen e lirisë, dëshirë e cila bashkoi dy 
palët, si shqiptarë dhe italianë.Vrasja e Komodeskës nuk e shoi zjarrin, por e ndezi më tepër, dhe çështja e 
luftës  për  liri  bëri  që  të  tjerë  përfaqësues  shqiptarë  t‘i  bashkoheshin  asaj.  Përmendim  figura  patriotësh  si 
Xhorxho Piedeskali, anëtar i organizatës ―Italia e Re‖ e Maxinit, i cili lufoi kundër regjimit burbon së bashku 
me shqiptar të tjerë të Sicilisë. Xhuzepe Paçeja i lidhur fort me parimet e iluminizmit dhe të lirisë. Studioi 
në  Kolegjin  e  Shën  Mitrit,  mori  pjesë  në  lëvizjet  revolucionare  të  vitit  1848  e  luftoi  me  të  ―Njëmijtë‖  e 
Garibaldit. 
99
 Në 1860, pasi Garibaldi zbriti në Kalabri, Xhuzepe Paçeja rekrutoi shumë vullnetarë shqiptarë 
përkrah  lëvizjes  garibaldine.  Ndoqi  Garibaldin  në  betejat  në  Italinë  e  Jugut.  Paskuale  Bafa  së  bashku  me 
Domeniko  Maurën,  Xhuzepe  Paçenë  dhe  Domeniko  Damisin,  ka  qënë  nga  figurat  kryesore  të  Rilindjes 
Italiane.  Bafa  ishte  nga  Shën  Sofia,  ish  student  i  kolegjit  Shën  Mitër  –  Koronës,  i  brumosur  me  ideale 
liridashëse dhe patriotike, titullar i Katedrës së gjuhëve greko-latine në Universitetin e Palermos. U burgos 
nga  qeveria  burbone  si  pjesëmarrës  në  qeverinë  e  përkohshme.
100
  Domeniko  Damizi  lindi  në  Lungro  të 
Italisë. Kreu studimet në kolegjin San Demetrio dhe studimet e larta në Napoli, ku u diplomua për filozofi, 
drejtësi dhe letërsi. Anëtar i shoqërisë ―Italia e re”  në 1844. Mori pjesë në kryengritjen e Kozencës dhe u 
dënua me 25 vjet burg për komplot dhe atentat ndaj shtetit. Bashkë me të, në gjyqin e Kozencës, u dënuan 
                                                 
96
  Domenico Cassiano, Il contributo degli italo-albanesi di Calabria al Risorgimento, Shkodra , arbëreshët dhe lidhjet  
     shqiptaro-italiane…..vep e cit, f.176 
97
  Po aty, 205 
98
  Oresto Camilo Mandalori. Uomini e cose della mia Calabria.(Romë,1934), 292. 
99
  Jetarbëreshë , nr.70 / aprile-giugnio, 2011, .8 
100
  Gjovalin Shkurtaj. Shpirti i Arbrit rron, Shënime dhe të dhëna për shqiptarët e Italisë (Tiranë.1984), 12. 


 

dhe shqiptarë të tjerë si Rafael Kortezeja, Rafaele Vokoraja, Paskuale Belici, Xhuzepe Paçeja, Luixhi Bafa, 
Athanas Bafa, Oliferno Konforti, Nikodemo Milanoja, Muqio Paçeja, Kostandin Belini, etj. Xhenaro Plakoja 
u dënua me burgim të përjetshëm. Domeniko Damisi arriti t`i shpëtojë dënimit dhe u vendos në Irlandë, ku 
filloi  veprimtarinë  revolucionare  për  bashkimin  e  Italisë,  si  pjesëtar  madhor  i  shtabit  të  Garibaldit,  kolonel 
dhe  komandant  kalabrez.  Në  1860,  u  zgjodh  deputet  i  parlamenrit  italian.  Krahas  Damisit,  përmendim  të 
tjerë  revolucionarë  që  iu  bashkuan  luftës  për  bashkimin  e  Italisë,  ndër  të  cilët  Vinçenso  Stratigoi  dhe 
Xhenaro  Murtati.  Që  të  dy  e  urrenin  regjimin  burbon  në  fuqi.  Pjesëmarrës  në  revolucionin  e  1848-ës, 
Xhenaro  Murtati,  lindi  në  Spixanë,  në  vitin 1826. Studioi në  kolegjin  Shën Mitër  ku  u  lidh  me  Milanon, 
Dramisin edhe spixanjotin Nociti.
101
 Xhenaro Murtati u dënua me burgim për atentat ndaj regjimit në fuqi. 
Pasi u lirua, ndoqi Garibaldin, i cili e emroi oficer në fushatat e tij. Pas çlirimit të Italisë, shërbeu si oficer në 
ushtrinë  kombëtare  italiane.  Stratigoi,  ashtu  si  Murtati,  luftoi  kundër  regjimit  në  fuqi,  por  në  një  mënyrë 
tjetër.  Në  shkrimet  e  tij,  bente  propagandë  në  ndihmë  të  revolucionit,  duke  nxitur  popullin  t`i  bashkohej 
lëvizjes garibaldine për bashkimin e Italisë. Ishte krenar për faktin që ishte shqiptar dhe e donte Shqipërinë, 
ndonëse  kishte lindur  në  San  Demetrio.  Mori  pjesë  në  të  gjitha  betejat  e  Garibaldit  në  Italinë e Jugut.  Pas 
bashkimit të Italisë, u shpall anëtar i gjykatës ushtarake. Dy përfaqësues të tjerë, të cilët u kushtuan vëmendje 
të veçantë zhvillimeve politike, ishin Gavril Dara i Riu dhe Anton Sartori.Të dy, të frymëzuar nga ngjarjet e 
kohës,  ndikonin  në  trajtimin  e  tyre  përmes  vargjeve  të  shkruara.  Sartori  hyri  në  plejadën  e  shkrimtarëve 
arbëreshë që i dhanë zhvillim letërsisë arbëreshe dhe pasuan letërsinë shqiptare. Gavril Dara i Riu lindi në 
Palaco Adriano të Sicilisë. Kreu studimet e larta për drejtësi në Palermo. Mori pjesë në lëvizjen garibaldine 
dhe, me dekret të Garibaldit, u emërua sekretar i qeverisë së Xhirxhetit.
102
 Ndonëse u morën masa të rrepta 
ndaj lëvizjes revolucionare, këto lëvizje nuk u shuan, por morën forma dhe trajta të reja zhvillimi. 
 
1.3. Kontributi i arbëreshëve në lëvizjen revolucionare garibaldine të vitit 1860 
 
Lidhjet shqiptaro-italiane u thelluan më tepër në periudhat në vazhdim. Në kohën e Garibaldit, figurë e 
shquar  e  Italisë,  i  cilësuar si  hero  kombëtar  i  saj,  lidhjet  mes  dy  popujve  që  ndahen  nga  një  det  u  forcuan 
shumë. Ajo që i bashkonte dy popujt qe përqafimi i çështjeve të lirisë dhe pavarësisë së popujve ballkanikë 
kundër Turqisë. Kjo aspiratë u mbështet fort dhe nga i madhi Garibaldi, i cili luftonte për lirinë e popujve, jo 
vetëm për lirinë dhe pavarësinë e Italisë. ―Për Garibaldin, çdo njeri që vuante ishte vëlla, çdo komb i shtypur 
ishte  atdhe‖.  Forcimi  i  lidhjes  shqiptaro-italiane  erdhi  për  faktin  se  jo  vetëm  i  bashkonin  ideale  të 
përbashkëta si liria e pavarësia, por edhe se tashmë, një figurë si Garibaldi, po ndikonte në afrimin e popujve 
që  lagen  nga  i  njëjti  det.  Garibaldi  udhëhoqi  revolucionin  e  viteve  1848-1849,  periudhë  e  cila  quhet  prej 
                                                 
101
  Jetarbëreshe, nr.70. / aprile-giugnio, 2011, .8. 
102
  Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi,  202 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   17   18   19   20   21   22   23   24   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə