Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə18/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   102

 
xxxiii 
popullsi nuk i kalon të 200 banorët. Familjet më të shquara janë: Peta, Rada, Kiurko, Marçiano, Matranga, 
Goni,  Strigari,  etj.  Makia  shquhet  për  kontributin  dhënë  në  kolegjin  e  San  Adrianit  të  mjaft  figurave  të 
shquara  arbëreshe.  Makiotët  i  mbajnë  të  gjalla  edhe  sot  fjalët  e  figurës  më  të  shkëlqyer  arbërore,  të 
mendimtarit  të  rrallë,  mësuesit,  publicistit  dhe  atdhetarit  me  vlera  të  jashtëzakonshme  për  kohën,  Jeronim 
De  Rada:  ―Jemi krenarë për  të  qenurit arbëreshë  dhe  të  këtij  vendthi  ku kemi lindur.”  Kontributi i  tyre  u 
ndje dhe gjatë lëvizjeve politike të viteve 1800, e cila preku Kalabrinë dhe gjithë Italinë.
73
 Bashkangjitur me 
ta,  përmendim  dhe  njerëz  të  shkencës,  letërsisë  dhe  fesë.  Antonio  Markianoja  qe  drejtor  i  kolegjit  San 
Adriani  për  një  periudhë  të  gjatë  kohore,  i  cili  shquhej  për  idetë  për  vëllazëri  dhe  barazi  mes  njerzëve. 
Mësimet e tij shtynë mjaft të rinj studentë arbëreshë, që të kontribuonin në luftën për bashkimin e Italisë dhe 
krijimit  të  një  shoqërie  të  re.  Krahas  tij,  përmenden  dhe  mjaft  figura  të  tjera  të  arbëreshëve  të  shquar,  që 
kontribuan në mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare. Përmendim Jeronim De Radën dhe Françesko Avatin, 
që  të  dy  lindur  në  Makia.  Avati  ishte  humanist  dhe  u  emërua  prej  papës  si  profesor  i  letërsisë  greke  në 
Universitetit e Urbinit. Ka punuar dhe botuar një libër rreth shpërnguljes së Zonjës së Këshillit të Mirë prej 
Shkodre në Itali. Për Jeronim De Radën ka mjaft për të thënë, por më gjerësisht trajtohet në kapitujt pasues. 
Në qytetin e Palermos, janë vendosur herë pas here shumë familje arbëreshe të ardhur nga kolonitë e 
Sicilisë. Arbëreshët e kësaj kolonie, ndonëse janë përzier me një numër të madh të popullsisë italiane, janë 
munduar  me  shumë  kujdes  ta  ruajnë  gjuhën  shqipe  brenda  familjevetë  tyre.  Sipas  statistikavetë  vitit  1927 
nga  Instituti  Qendror  i  Statistikave,  doli  që  kolonia  e  Palermos  kishte  rreth  350  familje  me  një  numër  të 
përgjithshëm prej rreth 1580 banorësh. Në Palermo  u formua gjithashtu Seminari kombëtar në vitin 1716, 
me në krye At Gjergj Guxetën. Po ashtu, u ngrit një konvikt për nxënësit arbëreshë nga Françesko Saluto 
nga Hora e Arbëreshëve. Një rrugë me rëndësi në Palermo mori në 1902 emrin ―Gjergj Kastrioti‖
74
 
Kontesa Entelina është një ndër kolonitë më të vjetra shqiptare në Sicili. Mendohet që kjo koloni të 
jetë  krijuar  nga  disa  familje  shqiptare  që  erdhën  në  Sicili  pas  vdekjes  së  Skënderbeut  dhe  rënies  së 
Shqipërisë  në  duart  e  turqve.  Ata  u  mbështetën  nga  Alfonsi  i  Aragonës,  të  cilin,  kohë  më  parë,  Dhimitër 
Rërësi dhe ushtria e tij e kishte ndihmuar për t`i dhënë fund kryengritjeve në Kalabri. Me dekret të Alfonsit 
të  Aragonës të  2  dhjetorit 1520
75
,  iu  dhanë  në  konçension  shqiptarëve  të  ardhur  të  dyja  krahinat,  Kontesa 
dhe  Entelina.  Popullsia  u shtua në  vitin  1521 nga  të  tjerë  të  emigruar  shqiptarë që  u  vendosën në  këto  dy 
feude.  Sipas  dokumenteve  të  vitit  1539,  që  ruhen  sot  në  arkivin  e  Palermos,  thuhet  se  në  Kontesa  kanë 
banuar  familjet  arbëreshe  Lala,  Likursi,  Keta,  Muzaki,  Masi,  Skiro,  Barça,  Dara,  etj.  Në  vitin  1875,  pas 
bashkimit të Italisë, u thirr Kontesa-Entelina. Stema e bashkisë ka një kurorë në majë dhe mes dy krereve të 
shqiponjës gjendet një sfinks. Rrugët janë të pagëzuara me emra familjesh të shquara dhe vendesh shqiptare
                                                 
73
   Siciliano, Le Diversita Arbereshe  II “I luoghi e gli uomini”, .61 
74
   Kamsi, Shqiptarët e Italisë, .313 
75
   Po aty, .260 


 
xxxiv 
për  të  kujtuar  të  parët.  Përmendim  ―Rruga  Albania‖,  ―Rruga  Kastrioti‖,  ―Rruga  Skendërbeu‖,  ―Rruga 
Kruja‖, ―Epiri‖, etj.  
Kolonitë arbëreshe janë të shumta e të shpërndara në të gjithë Italinë e Jugut. Mjaft nga këto koloni i 
rezistuan  kohës,  ditën  të  ruajnë  zakonet,  traditat,  doket  dhe  gjuhën  shqipe,  kurse  të  tjera  u  asimiluan  me 
popullsinë vendase. Më lart, u trajtuan disa nga kolonitë arbëreshe më të rëndësishme, ndonëse numri i tyre 
është shumë më i madh. Nga këto koloni arbëreshe, dolën shumë personalitete të shquara të jetës politike, 
kulturore,  letrare  dhe  artistike.  Këto  figura  të  njohura,  dhanë  kontributin  e  tyre  jo  vetëm  në  fushat  e 
lartëpërmendura, por dhe në ndihmë të çështjes kombëtare. Jo vetëm kaq, por mjaft të dhëna na tregojnë se 
arbëreshët luajtën një rol të rëndësishëm në afrimin mes dy popujve, italianëve dhe shqiptarëve. Kjo u vu re 
në ndihmesën e fuqishme që dhanë në lëvizjet revolucionare për bashkimin e Italisë. Rreth këtij kontributi 
në  mbështetje  të  bashkimit  të  Italisë,  si  dhe  kontributit  të  dhënë  në  mbrojtje  të  çështjes  kombëtare,  do  të 
diskutohet më qartë në kapitujt në vazhdim. 


 

KREU
 
I
 
PARË 
 
A
RBËRESHËT NË LËVIZJEN KOMBËTARE PËR BASHKIMIN E ITALISË
 
 
1.1
 
Pjesëmarrja e arbëreshëve në lëvizjen politike italiane 
 
Në  1814  u  mbajt  Kongresi  i  Vjenës
76
,  i  cili  i  dha  fund  një  periudhe  të  gjatë  trazirash  në  Evropë. 
Diplomatët përfaqësues të shteteve të fuqishme të kohës, të cilat dolën fituese në luftën kundër Francës së 
Napoleonit,  shtruan  dy  probleme  kryesore  që  do  të  sillnin  stabilitet  në  Evropë.  Së  pari,  të  shmangnin  një 
revolucion të ri dhe të ruanin paqen mes shteteve të mëdha. Në këtë kohë, shtetet më të fuqishme ishin Rusia
Anglia, Austria, Prusia. Pretendimet e tyre ishin të zgjeronin më tej territoret e, për këtë arsye, u interesonte 
një  baraspeshë  evropiane  pa  konflikte  të  armatosura.  Kongresi  i  Vjenës  u  mbajt  me  qëllim  vendosjen  e 
ekulibrin evropian duke eleminuar politikën ekspansioniste, por nuk kishte si të realizohej kur vendimet e tij 
flisnin krejt ndryshe. Kështu, u mor vendim që Prusia të mbante zonën e Renit, Belgjika dhe Luksemburgu 
t`i jepeshin Holandës, në Itali, Mbretëria e Piemontit të merrte Gjenovën, Rusia të merrte Finlandën dhe një 
pjesë  të  madhe  të  Polonisë,  kurse  pjesët  e  tjera  t‘i  mbeteshin  Prusisë  dhe  Austrisë.  Gjermania  u  bë 
konfederatë e 39 shteteve
77
Po cila qe gjendja e Italisë pas Kongresit të Vjenës? Italia sërish mbeti një vend 
i  copëtuar  dhe  i  ndarë.  Ky  vend  përbëhej  nga  shtatë  monarki  të  vogla.  Në  veri  dhe  në  Italinë  Qendrore 
shtrihej  Mbretëria  e  Sardenjës-Piemonti,  me  kryeqendër  Torinon,  Mbrëtëria  Lombardo-Veneciane  me 
kryeqytet  Milanon,  Dukata  e  Parmës  me  kryeqytet  Parmën,  Dukata  e  Modenës  me  kryeqytet  Modenën, 
Dukata e Toskanës me kryeqytet Firencen, Shteti i Papatit me kryeqytet Romën dhe Mbretëria e dy Sicilive 
me  kryeqytet  Napolin.  Shteti  i  Papës  udhëhiqej  nga  Papët  e  Romës,  në  aleancë  me  austriakët  dhe 
aristokracinë. Mbretëria e dy Sicilive kishte në krye burbonët, pasardhës të Luigjit XVI të Francës. Mbretëria 
Lombardo-Veneciane  ishte  nën  Perandorinë  Austriake,  e  cila  kishte  ndikim  dhe  në  dukatet  e  Parmës, 
Modenës  dhe  Toskanës,  kurse  në  krye  të  Mbretërisë  së  Sardenjës  qëndronte  familja  aristokrate  e  Savojës. 
Italianët përparimtarë, duke parë gjendjen në të cilën ndodhej atdheu, i vunë si detyrë vetes shpëtimin e tij 
duke realizuar ëndrrën për ta parë atë të bashkuar. Në Itali, objektivi ishte të krijoheshin kushtet për një shtet 
të pavarur politikisht. Shekulli XIX, shekulli i bashkimit të Italisë, solli shumë të reja, por asnjë të mirë për 
arbëreshët, ndonëse kjo është koha e zgjimit të tyre më të madh. Siç u trajtua dhe më lart, në Itali, gjysma e 
parë e shekullit XIX u karakterizua nga lëvizja çlirimtare kombëtare borgjeze, pasojë e procesit të likuidimit 
të marredhënieve feudale dhe të fillimit të kapitalizmit. Revolucioni borgjez francez pati jehonë të fuqishme 
në Itali. 
                                                 
76
   Norman RichDiplomacia e Fuqive të Mëdha (1814-1914), (Tiranë: 2006), 15 
77
   Po aty 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə