Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə16/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   102

 
xxix 
në Sicili, por u detyruan të largohen sepse nuk gjetën mbështetje nga të parët e vendit. Në 1487, u vendosën 
në tokat e Monrealit, pak kilometra larg Palermos. Kjo zonë u njoh më pas me emrin Piana deli Albanezi ose 
Piana dei Greçi
54
. Kjo koloni përmbante rreth 12.000 banorë dhe shquhet si një ndër kolonitë me ndjenjat më 
të  larta  kombëtare.  Qe  e  para  që  dha  kontributin  e  saj  në  çështjen  kombëtare  shqiptare.  Ajo  themeloi 
shqoqërinë  Lidhja  kombëtare  Skënderbeu
55
.  Kjo  koloni  kontribuoi  në  çështjen  kombëtare  përmes 
konferencave,  shtypit  të  kohës,  memorandumeve,  etj.  Në  këtë  mënyrë,  u  bë  e  njohur  në  arenën 
ndërkombëtare,  duke  i  përcjellë  opinionit  evropian  çështjen  kombëtare  shqiptare.  Në  Hora  e  Arbëreshëve u 
ngrit  kolegji  me  emrin  Shën  Maria,  kolegj  në  të  cilin  u  edukuan  vajzat  shqiptare.  Ky  kolegj  u  bë  qendër  e 
atdhetarizmit duke mbjellë te rinia ndjenjën kombëtare. Akuaformoza-Firmoza ndodhet 750 m mbi nivelin e 
detit,  në  rrëzë  të  maleve  të  Pollonit.  Gjendet  rreth  76  km  larg  Kosencës,  me  një  popullsi  1.607  banorë.
56
 
Familjet  shqiptare  kanë  ditur  të  ruajnë  gjuhën,  traditën  dhe  kulturën.  Popullsia  e  Akuaformozës  i  ka 
respektuar  këto  tradida  përmes  ruajtjes  së  veshjeve  karakteristike  shqiptare,  këngëve  dhe  valleve.  Ndër 
figurave të shquara përmendim Oreste Buonon, i cili ka botuar librin ―Shqiptarët kundrejt turqve‖. Shquhet 
për  botimin  e  revistave  italo-shqiptare  dhe  studimeve  mbi  poezinë  tonë  popullore.  Përmendim  studimin 
Gruaja shqiptare ndër këngët e popullit” në të përkohshmen ―La Nazione albanese‖ (1899-1900).
57
  
Kastrorexhio  u  themelua  në  shekullin  XVI  nga  shqiptarët  e  emigruar  pas  vdekjes  së  Skënderbeut. 
Ndodhet 820 m mbi nivelin e detit. Ka rreth 1350 banorë të cilët flasin shqip dhe ruajnë traditat dhe zakonet 
shqiptare. Komodeska përfaqëson familjen më të shquar arbëreshe të Kastrorexhios, e cila nxori shumë figura 
të shquara në fusha të ndryshme si, në letërsi, politikë, drejtësi, etj. Përmendim Pietro Kamodeskën, i cili kreu 
studimet  e  para  dhe  të  mesme  në  Kolegjin  e  Shën  Adrianit,  në  San  Demetrio  Korone
58
  dhe  u  bë  profesor 
letërsie  në  Napoli.  Në  1895,  mori  pjesë  në  Kongresin  gjuhësor  të  Korilianos  ku  u  emërua  nënkryetar.  Në 
1900, botoi fjalorin shqip-italisht. Luftoi për autonominë kishtare dhe krijimin e një dioqeze të udhëhequr nga 
një peshkop shqiptar.  
Lungro-Ungra  është  provincë  e  Kozencës.  Ka  rreth  3.220  banorë  me  një  ditancë  largësie  nga 
Kozenca  75  km.  Sipas  të  dhënave  statistikore,  në  1861  pati  5.088  banorë,  më  1921,  3.545  banorë,  në  1931 
llogariten 3529 banorë. Sot vihet re rënie e numrit të popullsisë si pasojë e emigracionit drejt Amerikës. Të 
dhënat e para historike e lidhin Lungron me praninë e normanëve në këtë territor, në 1140.
59
 Rreth ardhjes së 
popullsisë shqiptare në këtë zonë ka të dhëna që tregojnë se pania e elementit shqiptar vihet re që para 1480. 
Megjithatë,  nga  një  dokument  i  9  marsit  1486,  rezulton  që  Xheronimo  Sanseverino,  princ  i  Bisinjanos  dhe 
kont i Altomontes, pranon nguujimin e kolonive shqiptare në tokat e Lungros. Numri i popullsisë shqiptare 
erdhi në rritje. Nëse, në kohët e para, kjo popullsi përfshinte 60 familje, në 1532 numri u rrit në 77 familje e 
                                                 
54
   Petrotta, Arbëreshët e Siqelisë, 54. 
55
   Scaglione, Historia e Shqiptarëvet  t’Italisë,  63 
56
   Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore , 101 
57
   Kamsi, Shqiptarët e Italisë , 183 
58
   Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore, .115 
59
   Siciliano, Le Diversita Arbereshe  II “I luoghi e gli uomini‖., .57 


 
xxx 
më pas, në 1545, në 140 familje. Këto familje ruajtën me fanatizëm gjuhën shqipe, zakonet dhe traditat. Ndër 
familjet  më  të  shquara  shqiptare  të  kësaj  zone  përmendim  familjen  Stratiko,  Stratigo,  Damis,  De  Markis, 
Martino,  Frashino.
60
  Krahas  tyre,  përmendim  Xhenaro  Plakon,  shkrimtar  dhe  hero  i  periudhës  së  Rilindjes, 
shkrimtarët Serafino Basta dhe Xherardo Dorsa si dhe Orazio Iraniani (gazetar dhe orator). Në nder të heroit 
tonë kombëtar, Skënderbeut, shumë rrugë u quajtën me emrin e tij.  
Spexano Albaneze, me një panoramë piktoreske, është një ndër qendrat më të bukura të Italisë, me 
largëse 49 km nga Kozenca, ka sot një popullsi që arrin në 7.098 banorë.
61
 Gjendet rreth 320 m mbi nivelin e 
detit  dhe  përfshin  2.576  hektar  truall  të  pasur  me  ullishte  dhe  vreshta.  Një  pasuri  e  këtij  vendi  janë  dhe 
burimet  minerale të  efektshme  për  shërimin  e  sëmundjeve  të  ndryshme.  Hipotezat  rreth  krijimit të  Spexano 
Albanezes  janë  të  ndryshme.  Sipas  dokumenteve  të  ndryshme  historike,  mendohet  që  shqiptaret  të  jenë 
vendosur fillimisht në zonën e San Lorencos. Por, duke mos gjetur përshtatshmëri në këtë zonë, si rezultat i 
konflikteve me banorët vendas, u zhvendosën në afërsi të vendit ku, më pas, u ngrit kisha e Shën Marias. Të 
dhëna  të  tjera  tregojnë  se  familjet  shqiptare  kishin  ardhur  në  1470,  pasi  kishin  qëndruar  për  disa  muaj  në 
provincen  e  Koriliano  Kalabros
62
.  Sipas  Tajanit,  Spixana  u  ngrit  prej  shqiptarëve  rreth  viteve  1468-1471, 
kurse Kasini  mendon  ajo  u  themelua  në  shekulli  e XVI.  Në  regjistrimet  e  pagëzimeve,  ndër të pagëzuarit  e 
parë gjenden dhe mjaft  mbiemra të familjeve të rëndësishme si: Basta, Ribeko, Toçia, Kasiano, Komodeka, 
Greko, Frashino, Pelikano, Toma, Noçiti, etj. Në 1668, u bë kalimi nga ritet greke në ato latine, fakt i cili solli 
shumë konflikte mes klerit grek dhe atij latin, të cilat u zgjidhën vetëm në 1919, kur u vendos përfundimisht 
që  të  ndiqeshin  ritet  latine.  Spexano  shquhet  për  mjaft  figura  të  njohura  të  burrave  që  kanë  marrë  pjesë  në 
jetën politike, letrare dhe artistike. Përmendim disa shkrimtarë të cilët janë nga Spixano: 
1.
 
 Xhuzepe  Maria  Noçiti  (1792-1842)  shkroi  dhe  botoi  vepra  më  rëndësi  si  ―Aforizmat‖,  ―Ligjiratë  mbi 
gjuhën italiane‖, ―Studim përmbledhës në tercina të Komedisë hyjnore‖, ―Mamos‖. 
2.
 
 Don  Ferdinando  Gualianone  (1831-1890),  redaktor  i  revistës  Çivilta  Katolika.  Botimet  e  tij  janë: 
―Kujtimet e nji konti kalabrez‖, ―Legjenda e Shën Rosalisë‖, ―32 ligjërata mbi muajn e Maris‖, ―Kujtime 
të këndshme e të përmallshme‖, dhe ―Mariale‖. 
3.
 
 Agostino Ribeko kreu studimet në Kolegjin e Shën Adrianit dhe, në Napoli, studimete larta për mjekësi. I 
frymëzuar që në vogli me dashuri për vendlindjen, shkroi shumë artikuj mbi çështjen kombëtare në mjaft 
të përkohshme shqiptare dhe italiane. Njëherësh mori pjesë në kongrese në favor të tokës arbërore. 
4.
 
 Ferdinando  Kasiani,  shkrimtar,  orator,  avokat  i  zoti,  ka  botuar  monografinë  për  vendin  e  tij  të  titulluar 
―Spexano  Albaneze  në  gojëdhëna  e  në  histori  1481-1918‖,  vëllimin  ―  Ndihmesa  qytetare  në  Spexano 
Albaneze‖ dhe librin ― Spexanezët në lëvizjen italiane‖.
63
 
                                                 
60
   Kamsi, Shqiptarët e Italisë, 193 
61
  Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore,  109 
62
   Siciliano, Le Diversita Arbereshe  II “I luoghi e gli uomini, .91 
63
   Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, 220-221 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə