Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə12/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   102

 
xxi 
fundit  mendohet të jetë regjistruar  rreth  vitit  1520.
28
  Shqiptarët e  vendosur  në  Itali,  më  pas  krijuan  kolonitë e 
tyre. Kolonitë më të mëdha, sipas studimeve, thuhet që u formuan në Sicili, Kalabri dhe Bazilikatë. Lidhur me 
vendosjen e arbëreshëve në Itali, na japin informacion dhe të dhënat arkivore. ―Kur paraardhësit tanë, ndër të 
cilët  heroi  Gjergj  Kastriot  Skënderbeu,  të  mundur  nga  perandoria  nga  më  e  madhe  e  kohës,  shumë  shpejt  u 
detyruan të emigrojnë  dhe të  vendosen  në  tokën  e  shenjtë të  Italisë,  ku  para  mijëra  vitesh thuhej se  u  vendos 
pellazgu  Enea…  Që  nga  ajo  kohë,  jetojmë  një jetë të  qetë  dhe  të  respektuar,  kemi  shtëpitë  tona,  gëzojmë  të 
drejtat  tona  dhe  ndjehemi  krenarë  që  jemi  qytetarë  të  këtij  atdheu  të  dytë.  Megjithëse  kanë  kaluar  rreth  katër 
shekuj, ne flasim prapë gjuhën tonë, që është gjuha e folur nga pellazgët më parë, vazhdojmë të ruajmë të njëjtat 
tradita, kulturë dhe veshje të vëllezërve tanë dhe ndjejmë se në venat tona rrjedh gjaku i atyre që Malte-Brun i 
ka quajtur ―Racë e hekurt, e fortë si shkëmbinjtë e vendit ku jetojnë…‖
29
. ‖ Të tjera koloni shqiptare gjenden dhe 
në Molise, Kampomarino, Monteçiflone, Portokanone, Ururi në Pulia, San Marzano, Kasalvekio në Pulia etj. Të 
dhëna të tjera na vërtetojnë se emigrimet vazhduan edhe më vonë se vitet 1500, por qenë lëvizje sporadike dhe 
jo valë të fuqishme emigratore. Nga fundi i shekullit XVI, dëshmohet se u themeluan në Sicili dy koloni: Sant 
Anxhelo Muxara, në provincën e Girgjentit, dhe S. Mikele di Ganzaria, pranë qytetit të Kaltagjirones. Dyndje 
më të vogla shqiptarësh ka pasur edhe për disa kohë. Ermano Aar thotë se, në vitin 1674, mbërritën në Brindizi 
175 banorë të fshatit Presio të Moresë. Ata u vendosën për pak kohë në Motola, por u dëbuan nga arqipeshkvi i 
Tarantos për shkak të fesë së tyre dhe u larguan për t‘u vendosur në Trikariko, ku dhe shumë shpejt u latinizuan. 
Më 1680, emigruan të tjera familje shqiptare.  
Një pjesë e tyre, me në krye Gjegj Sevastin, u vendosën në Kieuti, në provincë të Foxhias, ndërsa pjesa 
tjetër themeluan kolonitë Ururit, Portokanone, Kampo Marino, Monteçiflone në Provincën e Kampobasos dhe 
Kietit,  në  Provincë  të  Pulias,  Kasalvekio  dhe  Kasalnuovo  në  Pulia  Faeta,  Pani  e  S.  Paolo  të  Çivitatet  në 
Kapitanata.
30
  Pas  shpërnguljeve  sporadike,  pas  një  shekulli,  në  vitin  1744,  niset  për  në  Itali  një  grup  i  madh 
familjesh shqiptare, të cilat u vendosën në Vila Badeza, në provincën e Peskarës. Mendohet se grupi i fundit që 
emigroi në Itali ishte ai i 39 familjeve shkodrane me 208 vetë gjithsej, me në krye Anton Remanin, të cilët u 
vendosën  në  Ankona  dhe  rrethinat  e  saj,  në  vitin  1753.
31
  Megjithatë,  ka  të  dhëna  se  vala  e  fundit  e 
emigracioneve u përket viteve 1759-1825. Dyndjet e fundit i përkasin pikërisht periudhës kur, në krye të Italisë, 
ishte Ferdinandi IV. Kjo popullsi u vendos në Brindizi në Rexhio Kalabria, në Mesina e gjetkë. Shumë studiues 
u  shprehën  rreth  këtyre  emigracioneve  dhe  dhanë  variantet  e  mendimet  e  tyre.  Martinier  shprehet  se,  ndër 
familjet që braktisën tokat shqiptare të vendlindjes, disa zgjodhën të shkojnë në Katanzaro e në vise të tjera të 
Venecies si dhe ishujt pranë, kurse më fisnikët shkuan në Mbretërinë e Napolit. Ndërsa tek P. Xhanone gjejmë 
të  tjera  të  dhëna:  “Shumë  familje  fisnike,  për  të  mos  jetuar  në  skllavëri,  u  arratisën  prej  atyre  viseve  dhe  u 
strehuan në vende të afërta e në mbretërinë tonë (Napoli). E kështu erdhën edhe familjet Toki dhe Kastrioti, që 
                                                 
28
   Patricia Resta,
 
Popolo in camino:Le migracioni albanesi  in Italia ( Lecce: Besa,1996),.31 
29
   AQSH, F.6, D.3, f.1 
30
    Kamsi, Shqiptarët e Italisë , .51 
31
    Kelmendi, ―Arbëreshët e Italisë...‖., 10 


 
xxii 
zotëronin  në  këto  krahina  prona  të  mira.”  Munjo  pohon  të  njëjtin  fakt:  “Pas  vdekjes  së  Kastriotit,  fisnikët 
shqiptarë,  duke  mos  e  duruar  dot  tiraninë  osmane,  erdhën  në  Sicili,  të  tjerë  pinjollë  të  fisnikërisë  së  lashtë 
zbarkuan në Trani e Otranto. Një pjesë e tyre u vendos në Pulia, si për shembull, pjesëtarë të familjes Basta, të 
tjërë u vendosën në Gjenovë dhe Venedik.”
32
 Edhe këngët atdhetare e tregojnë këtë. Mjaft kuptimplotë janë tri 
vargje  të  një  fragmenti,  i  cili  na  kujton  dhe  përshkruan  dhimbjen  dhe  hallet  e  shqiptarëve  pas  vdekjes  së 
Skënderbeut  dhe  që  lëshohet  në  një  shkrim  enfatik:  ―por  300.000  trima  morën  arratinë,  çanë  detin  për  të 
mbajtur të patundur besën.”
33
 
Por  cilat  qenë  arsyet  e  shpërnguljes  së  shqiptarëve  drejt  Italisë?  Nga  cilat  zona  të  Shqipërisë  kanë 
emigruar më tepër shqiptarë në këtë periudhë kohore? A gjetën shqiptarët stabilitet në vendet ku u vendosën 
apo u asimiluan me popullsinë vendase? Ku u vendosën më shumë arbëreshët dhe cili qe qëndrimi i tyre për 
ruajtjen e identitetit kombëtar?  
Këto pyetje dhe shumë të tjera do trajtohen më me hollësi në punimin tim. Se në sa katunde apo qytete 
të  Italisë  zunë  vend  shqiptarët  dhe  sa  mund  të  jetë  numri  i  tyre  me  siguri,  nuk  dihet,  sepse  ka  mungesë 
statistikash për periudha të ndryshme. Sipas dokumenteve gjetur në arkivin e Napolit nga studiues si Françesco 
Tajani,  Lorenzo  Xhiustiniani  dhe  arkivisti  Manfredi  Polumbo,  thuhet  se  numri  i  shqiptarëve  arrin  200  mijë 
frymë,  të  shpërndarë  në  80  vende.  Sipas  studimeve  dhe  të  dhënave,  thuhet  se  arbëreshët  u  vendosën  edhe  në 
shumë vende, disa prej të cilave u zhdukën me kalimin e viteve. Kjo na bën të kuptojmë që numri i arbëreshëve 
mund të ketë qënë më i madh se sa ky që deklarohet nga studimet e fundit. Shumë prej fshatrave apo qyteteve 
janë zhdukur e, bashkë me to, edhe popullsia arbëreshe, e cila nuk ka mundur të ruajë gjuhën, doket, zakonet, 
por është asimiluar me popullsinë vendase.  
Krahas qyteteve të zhdukura, ka dhe nga ato fshatra të cilat kanë ndryshuar emrat. Studime rreth numrit 
të popullsisë arbëreshe janë bërë nga studiues të ndryshëm në vite të ndryshme. Biondeli, në statistikat e tij të 
1848,  tregon  se  numri  i  shqiptarëve  që  flisnin  shqip  arrinte  88.410  banorë.  Tajani,  në  veprën  e  vet,  ―Istorie 
Albanesi‖, na jep një tabelë statistikore që e ndan në tri kohë të ndryshme: në vitin 1806, numri i arbëreshëve 
arrin  110.955,  në  1846  bie  në  168.802,  në  1886  arrin  në  196.708.
34
  Studiuesi  Biondeli  na  jep  të  dhëna 
statistikore  rreth  tri  provincave  kalabreze  Kosenca,  Katanzaro,  Rexhio  Kalabria.  Sipas  statistikave,  kolonitë 
shqiptare  të  shpërndara  në  Kalabri  arrijnë  në  40  dhe  një  numër  popullsie  42.400.
35
  Për  numrin  e  kolonive 
shqiptare në 1543 në Kalabri ka mungesë të dhënash, por gjithsej numrohen rreth 57.775 banorë. Tre shekuj më 
vonë  ,  në 1842, studiuesi Moreli  numëron rreth  32.269  banorë.  Sipas të  dhënave,  në  1881  rezultojnë në  vend 
rreth 85.508 banorë, në 1894 rreth 98.798 banorë. Në vitin 1901 u bë regjistrimi, sipas të cilit numri arrin në 
21.554 banorë. Në të dhënat statistikore jepet një pasqyrë e regjistrimit të popullsisë së vitit 1901 dhe përbri ai i 
                                                 
32
 
 Vincenso Dorsa, Shqiptarë dhe misioni i tyre historik ( Botimet Enciklopedike, Tiranë, 2010), 87 
33
 
  Po aty 
34
 
  Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, .59 
35
 
  Domenico Zangari ―Le colonie italo-albanezi di Calabria, Storia e Demografia sec XV-XIX (Napoli:Casella,1941), 
50 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə