Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə13/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   102

 
xxiii 
vitit  1921.  Sipas  statistikave  të  1901,  shuma  e  përgjithshme  e  popullsisë  arbëreshe  në  fillim  të  shekullit  XIX 
arrinte në 200.219 banorë. Në bazë të të dhënave të vitit 1901, del që në Italinë e Jugut ka 80 komuna të ndara 
sipas riteve fetare që praktikojnë. Studiuesi Mahir Domi, në studimin e tij statistikor ―Gli Insediamenti Albanesi 
nel Mondo‖, thekson se rreth 136.000 arbëreshë ende sot në 55 fshatra flasin shqip, ndonëse rreth 182.000 prej 
tyre në fshatra të tjerë nuk e flasin më gjuhën shqipe, duke u asimiluar me vendasit. Eqerem Çabej, në studimin 
e tij “Il mondo delgli Arbëresh”, shprehet se arbëreshët që jetojnë në zonat malore duket se e kanë ruajtur më 
mirë  gjuhën  shqipe  në  krahasim  me  ata  që  banuan  në  fshatra.  Megjithatë  mbetet  i  padiskutueshëm  fakti  se 
arbëreshët,  pas  rreth  500  vjetësh  në  Itali,  nuk  janë  asimiluar  dhe  kanë  ditur  të  ruajnë  më  së  miri  kulturën, 
traditat, zakonet dhe gjuhën arberëshe, të trashëguara brez pas brezi. Në regjistrimin e vitit 1911, sipas studimit 
te Karla Kostanzas, rezultojnë të regjistruara rreth 20.467 familje arbëreshe të vendosura në zona të ndryshme të 
Italisë,  me  rreth  90.670  banorë.
36
  Pas  regjistrimit  të  vitit  1921,  numri  arrinte  në  20.113  familje  me  80.282 
banorë. Nga ky vëzhgim del qartë se popullsia arbëreshe është zhdukur në disa koloni dhe në disa të tjera numri 
është zvogëluar. Por çfarë të dhënash kemi për numrin e saktë të popullsisë arbëreshe sot? Kësaj pyetjeje është 
e vështirë t`i përgjigjesh saktësisht. Shënime të sakta nuk japin as vetë shqiptarët e Italisë. Megjithatë, studimet 
e  fundit  statistikore  i  përkasin  vitit  1921,  siç  e  trajtuam  dhe  më  lart.  Të  dhëna  statistikore  na  vijnë  nga 
regjistrimet italiane si dhe studimet statistikore të arbëreshit A. Skura
37
, i cili jep një pasqyrë të popullsisë nga 
viti 1806 në 1901. 
Në bazë të këtyre të dhënave, të cilat sot kanë ndryshuar shumë, thuhet se në 11 krahina të Italisë në 
vitin  1806  jetonin  109.275  shqiptarë,  ndërsa  në  1901,  203.239.  A.  Meillet
38
,  duke  u  mbështetur  në  të  dhënat 
zyrtare të Italisë shënon 87.70 banorë. Albert Dauzat, bazuar në të dhënat e C.Merlo, thotë se në Italinë Jugore 
jetojnë  1700.000  shqiptarë.  Gustav  Mejer,  në  vitin  1885,  shkruante  se  shqiptarët  në  Itali  arrijnë  në  100.000. 
―Centro Nazionale di Studi Albanesi‖ e Universitetit të Palermos thotë se në 1966 kishte rreth 114.783 banorë 
shqiptarë. Burime të historisë shqiptare thonë se në shekullin e XIX kishte rreth 200.000 mijë shqiptarë. Në Itali 
sot  gjenden  80  komuna  që  e  kanë  origjinën  e  tyre  te  arbëreshët  e  shpërngulur  nga  Shqipëria  në  periudha  të 
ndryshme.  Këto  komuna  gjenden  në  Abruzo,  Pulia,  Bazilikatë,  në  Kalabri  (më  të  lulëzuarat  janë  ato  në 
Kozencë), në Sicili dhe krahinën e Palermos. Vërtetohet se në Itali gjenden 200-250 mijë arbëreshë, megjithatë 
ky numër është tepër larg realitetit të sotëm, sepse, sipas të dhënave të sotme, arbëreshët nuk i kalojnë 120.000 
banorë.
39
 Të tjerë studies si Eqerem Çabej apo Mario Bolonjiari (Profesor i Antropologjisë në Universitetin e 
Kalabrisë) na japin të dhëna të tjera për numrin e arbëreshëve që gjenden sot në Itali dhe vendodhjen e tyre, të 
dhëna  që,  deri  diku,  përafrojnë  por  kanë  dhe  ndryshime.  Mario  Bolonjiari  thekson  se  sot  mendohet  se  ka  50 
fshatra dhe me rreth 200.000 banorë.
40
 Çabej, nga ana tjetër, thekson se elementi shqiptar në Itali banon sot në 
                                                 
36
      Costanza, Cenno storico sugli albanesi d”Italia,  26 
37
     Skura, Gli Albanesi I Italia, 10 
38
      Rexhep .Zllaku, Me Arbëreshët  ( Shkup, 1996), 23 
39
      Rossalino Petrotta , Arbëreshët e Siqelisë  (Tiranë,1941), 18-20 
40
     Mario Bologniari ,The Albanian Life nr.1,1990, .25 


 
xxiv 
trevat  e  Abruzos,  Molize,  Kapitanata,  Bazilikata,  Apuli,  Kalabri  të  Italisë  Jugore  e  në  Sicili,  në  afërsisht  50 
ngujime me rreth 100.000 banorë
41
. Dëshmi të tjera përmendin rreth 300 deri në 400 mijë arbëreshë të përhapur 
në  80  katunde  fushore  dhe  në  malësi  deri  1000  metra  mbi  nivelin  e  detit.
42
  Sipas  të  dhënave  të  statistikave 
italiane, më 4 nëntor 1951, në Italinë e Jugut e në Sicili rronin 101. 878 arbëreshë, të shpërndarë në 36 katunde, 
ndërsa më 31 dhjetor 1955 numëroheshin 103.234 banorë në të njëjtin numër vendbanimesh, lartësia e të cilave 
shkon nga 320 m (Spixana) deri në 1000m (Platani).
43
 Afërsisht këtë numër jepte edhe Eqrem Çabej, sipas të 
cilit:  "shqipja  flitet  sot  në  49  ngujime  të  Italisë  së  Jugut,  me  rreth  100.000  banorë".
44
  Më  1963,  studiuesi 
arbëresh Emanuel Xhiordano, në veprën e tij të njohur  "Fjalor i arbëreshëvet të Italisë", theksonte se në Itali 
janë  sot  55  katunde  arbëreshe  ku  shqipja  nuk  flitet  më,  duke  shënuar  ngujimet  që  vijojnë  ta  ruajnë  gjuhën 
shqipe.  Sipas  studiuesve  të  ndryshëm,  ngujimet  arbëreshe  në  Itali  janë:  në  Kalabri  më  se  njëzet  katunde  në 
krahinën  e  Kozencës
45
 :  Spixana  (Sezzano  Albanese),  Ungra  (Lungro),  Shën-Mitri  (San  Denmetrio  Corone), 
Shën-Sofia  (S.  Sofia  d’Epiro),  Ferma  (Firmo),  Qana  (Cerzeto),  Frasnita  (Frascineto),  Picilia  (S.  Caterina 
Albanese), Fallkunara (Falconara Albanese), Vakarici (Vaccarizzo Albanese), Mbuzati (S. Giorgio Albanese), 
Çifti  (Civita),  Shën-Mërtiri  (S.  Martino  di  Finita),  Shën-Vasili  (S.  Basile),  Firmosa  (Acquaformosa),  Shën-
Benedikti  (San  Benedetto  Ullano),  Pllatani  (Plataci),  Maqi  (Machia),  Kastërnexhi  (Castroregio),  Strigari  (S. 
Cosmo  Albanese),  Ejanina  ose  Purçilli  (Ejanina),  Kajverici  (Cavallerizo),  Karfici  (Carfizzi),  Vina  (Vena  di 
Maida),  Andalli,  Zangarona.  Në  Sicili,  në  krahinën  e  Palermos,  e  ruajnë  shqipen  katundet  Hora  (Piana  degli 
Albanesi), Shën-Kristina (S. Cristina Gella) dhe Kundisa (Contessa Entellina). Në Pulje, në krahinën e Foxhias, 
e  ruajnë  shqipen:  Katundi  (Casalvechio  di  Puglia)  dhe  Qeuti  (Chieuti)  dhe  në  krahinën  e  Tarantos,  Shën-
Marcani (S. Marzano di S. Giuseppe). Në Molise, në krahinën e Kampobasos, e ruajnë shqipen: Ruri (Ururi), 
Këmarini (Kampomarino), Muxhufuni (Montecilfone), Portkanuni (Portocannone). Në Bazilikatë, në krahinën e 
Potencës, e ruajnë shqipen: Barilli (Barile), Mashkiti (Maschito), Shën-Pali (S. Paolo Albanese). Në Kampania, 
në  krahinën  e  Avelinos,  e  ruan  shqipen  vetëm  një  ngujim  arbëresh,  Greçi,  ndërsa  në  Abruc  në  krahinën  e 
Peskarës,  shqipja  ruhet  në  Badhesë  (Villa  Badessa).  Mjaft  nga  katundet  arbëreshe  ku  ruhet  shqipja,  janë  të 
banuara krejtësisht nga arbëreshë, si p.sh. Puhëriu, Kastërnexhi, Barilli, Maqi etj., por pjesa më e madhe e tyre 
janë  vendbanime  ku,  përveç  shumicës  arbëreshe, jetojnë  edhe italianë.  Shqiptarët,  sapo  u  vendosën  në  vise  të 
ndryshme të Italisë Jugore, nisën të punonin. Disa u morën me bujqësi, disa me blegtori e disa edhe në ushtri si 
stratiotë. Nga fundi i shekullit XIX, prej ngujimeve arbëreshe si dhe prej shumë viseve të tjera të varfra të Italisë 
së  Jugut  e  të  Sicilisë,  pati  emigrime  të  dendura  drejt  Argjentinës,  Brazilit,  SHBA-së,  Uruguajit,  etj.  Disa 
priftërinj të  Buenos  Airesit  shënojnë se  vetëm  në  atë qytet  u  vendosën  rreth  40.000  arbëreshë,  të  shpërngulur 
                                                 
41
   Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisëpërmbledhje studimesh, .68 
42
   Zangari, Le colonie italo-albanesi di Calabria, Storia e demografia....., 48-50. 
43
   Annuario statistico dei comuni italiani, Istituto Centrale di Statistica del Ministero dell'Interno, (Roma,1958),47-50
  
44
   Eqerem Çabej, Ngulimet arbëreshe në Itali dhe gjuha e tyre, "Studime gjuhësore", V, Prishtinë, (1978): 49. 
45
   Mario Bolognari, Il silenzio della tradizione, ―Heshtja e traditës‖(Roma, 1978), 36.  


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə