Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə17/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   ...   102

 
xxxi 
Për provincën e San Benedeto Ullanos ka mungesë dokumentacini rreth datës së krijimit. Nuk ka të 
dhëna të sakta për periudhën 1461 deri në fund të shekullit të XV, megjithatë konfirmohet se shqiptarët qenë 
vendosur në tokat e San Benedetos shoqëruar nga mbesa e Skënderbeut, princesha Erina Kastrioti, e cila u 
prit  mjaft  mirë  nga  udhëheqësi  i  San  Benedeto  Ullanos.  Pas  rënies  së  Krujës  në  1532,  emigrantë  të  rinj 
shqiptarë u vendosën në mbretërinë e Napolit. Disa nga këto familje u vendosën në San Benedeto Ullano. 
Në pak kohë, San Benedeto Ullano u bë ndër komunat më të mëdha. Në shekullin XVII, San Benedeto ishte 
një  komunë  e  njohur  dhe  e  pasur.  Në  San  Benedeto  u  formua  kolegji  italo-grek  ―Corsini‖  me  1732
64
,  ku 
studionin të rinj arbëreshë. Kolegji pati rëndësi sepse ruajti jo vetëm ritet bizantine, por dhe kulturën italo-
shqiptare.  San  Benedeto  Ullano  e  ka  kulmin  e  zhvillimit  dhe  të  rëndësisë  në  shekullin  XIX.  Popullsia 
shqiptare  kontribuoi  në  lëvizjet  revolucionare  për  bashkimin  e  Italisë  në  1844.  Mjaft  arbëreshë  të  shquar 
morën  pjesë  në  këtë  lëvizje.  Përmendim  tre  të  rinj  si  Xhuzepe  di  Filipis,  Mikele  Muzakio  dhe  Françesko 
Kapareli, të cilët humbën jetën duke marrë pjesë në lëvizjet antiburbone. Ndër figurat revolucionare më të 
shquara të këtij vendi është Axhensilao Milano. Banorët e San Benedetos iu përgjigjën gjithashtu thirrjes së 
Garibaldit në1860,
65
 për të luftuar për çlirimin e Italisë nga burbonët. Pas arritjes së bashkimit kombëtar të 
Italisë, vihet re një rënie e këtij komuniteti. Rënia u shoqërua me krizë të thellë ekonomike dhe emigracion 
masiv  të  popullsisë  vendase  drejt  diasporës.  Arbëreshët  iu  drejtuan  kryesisht  Amerikës  Latine,  Kanadasë 
dhe  SHBA-së,  njëkohësisht  edhe  Evropës  Qendrore  dhe  Italisë  Veriore.  Ky  emigracion  solli  pakësim  të 
popullsië dhe rrezikshmëri të humbjes së gjuhës shqipe dhe vlerave kulturore.  
San  Demetro  Korone  ose  Shën  Mitri,  ndodhet  521  m  mbi  nivelin  e  detit,  mbi  shpatin  veri-
perëndimor  të  maleve  Silas.  Është  qendër  e  rëndësishme  historike  dhe  kulturore  arbëreshe,  ndër  më  të 
përmendurat nga mjaft shkrimtarë të huaj. Sot ka një popullsi prej 5.038 banorësh, me sipërfaqe të madhe të 
pasur  me  ullishta  dhe  vreshta.  Pas  rënies  së  Krujës  dhe  vdekjes  së  Skënderbeut,  shumë  familje  shqiptare, 
sidomos nga jugu i Shqipërisë, u vendosën fillimisht në Napoli, më pas në Pulia, Kalabri dhe Sicili.
66
 Një 
grup i veçantë u vendos në afërsi të kolegjit të San Adrianos. Në 1901, Shën Mitri kishte 5.125 banorë, më 
1921 u reduktuan në 3.503 banorë. Në 1931, pas largimit të shumë banorëve drejt Amerikës, numri arriti në 
4.694  banorë.  Kjo  popullsi  ka  ruajtur  gjuhën,  traditat,  zakonet  dhe  ritet  fetare  shqiptare.  Ndër  familjet 
arbëreshe  më  të  shquara  që  u  vendosën  në  San  Demetrio  Korone  ishin  familja  Marini,  Strigari,  Bafa, 
Markiano, Matranga, Belushi, Bulgari, Braile, Mirako, etj. Shumë nga rrugët e kësaj komune mbajnë emra 
figurash  historike  shqiptare.  Përmendim  ―Sheshi  Skënderbeu‖  apo  rrugët  ―Marko  Boçari‖,  ―Maratona‖, 
―Termopili‖,  ―Zavella‖,  etj.
67
  Nga  ky  vend  kanë  dalë  shumë  njerëz  të  ditur.  Përmendim:  Demetrio  De 
Gracia,  Nikola  Marini,  Alesandro  Marini  dhe  Çesare Marini,  Nikola Jeno  De  Koronei,  Domeniko  Mauro, 
Xhusepe Gadikamo.  
                                                 
64
    Siciliano, Le Diversita Arbereshe  II “I luoghi e gli uomini , 73 
65
    Po aty, f.74 
66
    Siciliano, Le Diversita Arbereshe  II “I luoghi e gli uomini, .207 
67
   Kamsi, Shqiptarët e Italisë, .77 


 
xxxii 
Pallagorio gjendet 560 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe 42.16 km² dhe një numër popullsie 
që arrin 1.859 banorë
68
. Emri i këtij fshati mendohet se vjen nga greqishtja, Palaios-Gorion. U themelua nga 
Dhimitër Rërësi në 1448, sipas të dhënave që jep Anselmo Lorekio në gazetën ―La Nazione Albanese‖
69
. Në 
vitin 1901, ka pasur rreth 287 familje me 1412 banorë, më 1921, regjistrohen 1602 banorë, në 1931 numri 
arrin në 1702 banorë. Kjo popullsi është përpjekur të ruajë zakonet, traditat e gjuhën shqipe. Ky fakt vihet re 
në  dasmat  e  vendasve,  ku  këndohen  këngët  e  vjetra  shqiptare,  si  dhe  në  veshjet  tipike  shqiptare.  Në 
Pallagorio ka dy rrugë kryesore që të kujtojnë vendin tonë, ―Rruga Albania‖ dhe ―Rruga Skënderbeu‖. Nga 
kjo zonë janë disa nga familjet arbëreshe të dëgjuara të kohës. Përmendim: Familja Peta, Lorekio, Mustakio, 
Joka,  Brazakio.  Thuhet  se familja  Lorekio fillimisht u  vendos  në  katundin arbëresh Vakarixo  Albaneze  të 
provincës  së  Kozencës  dhe,  më  pas,  shkoi  në  Pallagorio,  në  shekullin  XVII
70
.  Nga  ky  katund,  kanë  dalë 
mjaft burra të shquar si Anselmo Lorekio dhe Luixhi Lorekio. 
Fshati i Palaxo Adrianit ngrihet 696 m mbi nivelin e detit, mes maleve të lartë, dhe ndodhet 88 km 
larg  Palermos.  Mendimet  e  studiuesve  rreth themelimit  të  Palaxo  Adrianos janë të  ndryshme.  Gavril  Dara 
shkruante:  ―Për  çka  kemi  dëgjuar  nga  prindërit,  thuhet  që  shqiptarët  që  ndërtuan  Palaxo  Adrianin  kishin 
ardhur këtu pas rënies së Krujës dhe vdekjes së Skëndërbeut‖. Të tjerë studiues mbështesin një gojëdhënë, 
sipas së cilës, Palaxo Adriano u themelua nga gjysma e parë e shekullit XV, njëkohësisht me dy fshatrat e 
tjerë,  Kuntisa  Entelina  dhe  Mexojuso,  prej  familjarëve  dhe  ushtarëve  që  erdhën  në  Sicili  së  bashku  me 
Dhimitër Rërësin
71
. Këto të dhëna besohen të jenë të vërteta sepse:  
1. Që të tria kolonitë flasin shqip, ashtu siç flasin banorët e Piana deli Albanezi.  
2. Kanë zgjedhur në krye të kishës së Shën Kollit një nga pjestarët e familjes së Rërësit. Ende sot 
ruhen në këtë vend zakonet, traditat dhe gjuha shqipe.  
Macchia-Makia,  një  fshat  i  vogël  piktoresk  që  gjendet  4  km  larg  kolonisë  më  të  madhe  të  San 
Demetro Korones, me rreth 468 banorë
72
. Komuna e Shën Mitër Koronës shtrihet në një sipërfaqe 57,79 km² 
me dendësi popullsie 87 banorë për km². Sipas regjistrimeve në vite, numri i popullsisë paraqitet si vijon: 
Në  vitin  1961,  gjenden  5374  banorë,  në  vitin  1971  ka  4724  banorë  dhe  në  1981,  5043  banorë.  Nga 
pikëpamja  gjeografike,  Makia  gjendet  në  5  km  larg  nga  Shën  Mitër  Korona  dhe  8  km  nga  Strigari  (San 
Kosmo Albaneze). Ndërkohë, sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 1981, përbërja e popullsisë në Makia 
ishte  480  banorë,  jo  të  gjithë  të  përhershëm  (rezidentë),  ku  përqindja  e  përdorimit  të  arbërishtes  kalon 
shifrën 90%. Në regjistrimin e bërë në qershor 2005, përbërja e popullsisë është 274 banorë prej të cilëve 
italianë 15%, makiotë arbëreshë 3%, popullsi e përzier 82%. Mendohet, sipas të dhënave historike, se është 
formuar rreth vitit 1603, pas themelimit të San Demetrio Korones. Nga burime të ndryshme thuhet se sot kjo 
                                                 
68
   Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore, 138 
69
   Siciliano, Le Diversita Arbereshe  II “I luoghi e gli uomin, .72 
70
   Kamsi, Shqiptarët e Italisë, .230 
71
   Po aty , f.271 
72
   Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore,  131 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə