Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə25/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   102

 
14 
dokumentacioni  i  kësaj  periudhe.  Në  një  letërkëmbim  të  ruajtur  në  Arkivin  Qendror  të  Shtetit,  theksohet 
pjesëmarrja  e  Vasës  në  ushtrinë  e  Garibaldit  dhe,  më  1848,  në  betejën  e  Venedikut,  etj.
129
  Në  lidhje  me 
afrimitetin dypalësh shqiptaro-italian ka folur dhe Dora d`Istria (Elena Gjika). Në letrat dërguar De Radës, 
ajo lidhte triumfin e lëvizjes garibaldiane dhe lëvizjes çlirimtare shqiptare. Vetë Garibaldi, në proklamatat e 
tij,  thoshte  se  u  detyrohej  shumë  ―shqiptarëve  trima  zemërmëdhenj‖.  Kjo  shpreh  qartë  respektin  dhe 
vlerësimin  që  kishte  vetë  Garibaldi  për  shqiptarët.  Mendimin  për  trimërinë  e  shqiptarëve  e  përforcon  letra 
shkruar  nga  Garibaldi  Dora  d`Istrias,  e  cila  thoshte:  “Garibaldi  është  gjyqtari  më  i  mirë  për  çështjen  e 
heroizmit.” Ai i kishte parë shqiptarët në kolonitë e Italisë, në fushat e betejës, dhe shkruante: “Çështja e 
shqiptarëve është imja; me siguri do të isha i lumtur të përdorja gjithçka më ka mbetur nga jeta në favor të 
atij  populli  trim...  ”.
130
  Për  kontributin  e  dhënë  në  ekspeditën  e  të  ―Të  Njëmijëve‖,  Garibaldi  deklaroi 
botërisht: ―Arbëreshët janë heronj, të cilët janë dalluar në të gjitha luftërat kundër tiranisë!‖ Dhe, në shenjë 
mirënjohje, më 20 tetor 1860, Garibaldi lëshoi dekretin historik:  
Duke  marrë  parasysh  kontributin  e  shënuar  që  trimat  dhe  zemërbujarët  arbëreshë  i  kanë  dhënë 
çështjes kombëtare, deklarojmë: Sa të mbarojnë nevojat e kësaj lufte dhe të bëhet bashkimi i Italisë, 
Thesari  i  Napolit  detyrohet  të  derdhë  menjëherë  12  mijë  dukatë  për  zmadhimin  e  kolegjit  të  San 
Adrianos
131
. Zbatimin e këtij dekreti e vë nën garancinë e Kombit dhe të sovranit zemërgjerë.” 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Kazertë, 20 tetor 1860 
Nga  ana  tjetër,  popullsia  arbëreshe  nuk  pushonte  së  shprehuri  mirënjohjen  dhe  respektin  për 
Garibaldin.  Popullsia  e  Lungros,  iu  drejtua  me  një  mesazh  që  shprehte  njëkohësisht  dhe  ndjenjat  e  gjithë 
arbëreshëve  të  Italisë  së  Jugut.  Në  këtë  dokument,  Garibaldi  konsiderohet  si  ―qenie  e  jashtëzakonshme‖, 
―patrik i lirisë dhe i pavarësisë së Italisë‖, ―përfaqësues më i drejtë dhe më i ndershëm i Italisë‖. Çështja e 
Garibaldit  dhe  ajo  e popullit shqiptar është  e  njëjtë.  Për  arbëreshët  e  Italisë,  Garibaldi nuk  ishte një  njeri i 
rëndomtë,  por  çlirimtar  i  madh  i  popujsh.  Arbëreshët  e  lidhin  fort  fatin  e  tyre  me  atë  të  Garibaldit,  duke 
shpresuar të çliroheshin sa më shpejt nga sundimi i egër i feudalëve italianë dhe pushtuesve të Italisë, duke 
ndihmuar  me  frymën  e  tyre  luftarake  dhe  krahun  e  fuqishëm.  Për  të  arritur  këtë  ditë  të  shenjtëruar,  ata 
premtojnë të japin gjithçka, edhe jetën. Si pasardhës së heronjve të dashur shqiptarë, e ndienin veten krenarë 
të flijoheshin për atdheun: ―Prit, o kampion i dëgjuar i lirisë, dëshirat e një vendi që i pari të përshëndeti nga 
thellësia  e  këtyre  luginave...  edhe  sot  në  emrin  tënd  të  thjeshtë  po  shpërthen  në  masë  në  fushën  e  betejës, 
duke lënë vetëm gratë për të qëndruar në shtëpitë e tyre.”
132
  Arbëreshët  ishin  të  bindur  se  Italia  e  vërtetë 
demokratike mund të bashkohej vetëm nga Garibaldi me luftë të armatosur, me revolucion dhe me shpatën e 
tij të mprehtë: “Marsho përpara pa u trembur, se populli do të të ndjekë”. Arbëreshët ishin të bindur se lufta 
                                                 
129
 AQSH, F.132, V.1861, D.11, f.11 
130
  Bandi, ― Të Njëmijtët”,  3. 
131
  Po aty, 12. 
132
 Gazeta Ylli nr..8, 11 Nëntor 1985, 33 


 
15 
për liri dhe drejtësi e bënte njeriun të pavdekshëm dhe Garibaldi i tillë ishte për ta. Në repartet garibaldine 
morën pjesë vetëm nga fshatrat e Kozencës rreth 1300 vullnetarë të  armatosur. Nga Kozenca, Garibaldi iu 
drejtua  gjithë  autoriteteve  civile  dhe  ushtarake  me  fjalët:  “Lajmëroni  se  dje,  me  kalabrezët  e  rinj  trima,  i 
detyrova 10 mijë ushtarë të dorëzonin armët”. Për bashkimin e arbëreshëve me forcat garibaldine, shkruan 
dhe gazetat e kohës. Gazeta italiane e qytetit Potenca shkruante: ―Ajo që me të vërtetë përhap gëzim në orët e 
para të mëngjesit, është arritja e shqiptarëve të Lukanisë. Këta bij zemërmëdhenj të Skënderbeut, të traditave 
të lashta luftarake, të cilat me rreptësi i kalojnë nga brezi në brez ... hynë të armatosur nga të gjitha anët, 
midis brohoritjeve të të gjithëve. Kudo dëgjoheshin zërat: “Rrofshin shqiptarët”.”
133
  
Sukseset e vazhdueshme i dhanë kurajë Garibaldit për të vazhduar drejt Napolit. Pas pritjes entuziaste 
në Kalabri, në Napoli u prit si hero i vërtetë nga popullsia italiane dhe shqiptare. Gjatë hyrjes ngadhënjyese 
në Napoli, ku u prit me brohoritje dhe marshe revolucionare nga populli, kishte në krah edhe komandantët 
trima arbëreshë Xhovani Pacen, Vinçenco Stratiogoin e të tjerë. Festonte Napoli, po festonin dhe arbëreshët, 
duke  kënduar  e  thirrur:  ―Rroftë  Garibaldi.  Rroftë  Italia  e  lirë‖.
134
  Po  në  këtë  ditë  historike,  Garibaldi 
riorganizoi  qeverinë  e  tij  me  pjesëmarrës  edhe  tre  shqiptarë,  Paskuale  Skura,  Luixhi  Gjuria,  Françesko 
Krispi. Skura ishte ministër i Kultit dhe Drejtësisë, Gjura ministër i Punëve Botërore ndërsa Krispi ministër i 
brendshëm.  Për  Krispin  ka  dhe  të  dhëna  të  mëvonshme,  që  e  njohin  si  kryeministër  të  Italisë  gjatë  viteve 
1887-1891 dhe 1893-1896. Njëkohësisht, ai ka dhënë një kontribut të madh gjatë lëvizjes garibaldine, duke 
qenë një ndër nismëtarët e kësaj lëvizjeje revolucionare. Krispi qe nga një familje e madhe shqiptare. Është 
provuar  nga  dokumentet  e  ruajtura  që  familja  e  tij  e  ka  origjinën  nga  Shqipëria.  Ajo  emigroi  në  Itali  pas 
vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në 1467, gjendej në Sicili dhe në 1482 u vendos përfundimisht, së 
bashku me familje të tjera shqiptare, në Palaxo Adriano, provincë e Palermos.
135
 Për kontributin e dhënë në 
Revolucionin e 1860-ës në Mbretërinë e dy Sicilive për bashkimin e Italisë, Krispit iu ngrit një monument në 
Mbretërinë  e  dy  Sicilive  si  simbol  i  unitetit  të  Italisë.  Figurës  së  Krispit  iu  ngrit  një  monument  dhe  në 
Gjermani, si simbol i unitetit politik italian. Ai u vendos krahas një tjetër figure jo më pak gjigande, asaj të 
Oto  Fon  Bismarkut,  simbol  edhe  ky  i  unitetit  politik  të  Gjermanisë.
136
  Krahas  tyre,  edhe  figura  të  tjera 
shqiptare  nga  radhët  e  kolonive  arbëreshe  në  Itali  dallohen  për  pjesëmarrjen  në  jetën  politike  italiane. 
Përmendim  Domeniko  Mauron,  deputet  në  parlamentin  italian,  Gavril  Dara  i  Ri,  sekretar  i  përgjithshëm  i 
qeverisë së Girxhentit. Pas triumfit në Napoli, Garibaldi u përgatit për të marshuar drejt Romës. Pasi kërkoi 
nga mbreti Viktor Emanueli II largimin e Kavurit nga qeveria si profrancez, gjë që nuk e arriti, Garibaldi u 
drejtua për të çliruar Volturnon. Dhe pikërisht në Volturno, më 1 tetor 1860, u zhvillua një ndër betejat më të 
mëdha mes garibaldinëve dhe forcave burbone, betejë e cila përfundoi me triumfin e forcave të Garibaldit.  
                                                 
133
   Po aty 
134
   Gazeta Shqiptare  4 dhjetor  2011, 19 
135
   Anselmo.Lorecchio, ― Francesco Crispi ‖, La Nazione Albaneze , V.1923,  44 
136
  Pietro Chiara,  L’Epiro gli albanesi e la lega. ( Palermo :Pietro Montaina.,1880), 57 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə