Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə33/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   ...   102

 
30 
metrik të ―Varre‖ e Foskolos doli në ―Nuova Rassegna di Letteratura moderna‖ në vitin 1908. Krahas saj, u 
botua një poezi dashurie e tij në gazetën ―Arbri i Ri”.
197
 Ky poet u shqua për ndjenjat e dashurinë për tokën 
dhe gjuhën e stërgjyshërve. Rreth figurës së tij flet dhe Profesor Tomaso Karnesi Rusoto, arbëresh nga San 
Adriano, në një artikull të botuar në gazetën ―Kombi‖, ku jep një gjykim rreth vlerave artistike të poezive të 
Frano  Krispi  Glavianos:  “Poet  me  vlerë,  si  në  gjuhën  shqipe  dhe  në  atë  italiane,  ka  ditur  të  pasqyrojë  në 
vjersha dashurinë dhe mallin për Shqipërinë, atdheun tonë të dashur… Poezitë e tij janë xhevahir i letërsisë 
italiane dhe shqipe, për hijeshinë që paraqesin, vrullin lirik dhe brendinë…‖
198
 Vdiq në 1 gusht 1933.  
Agostino  Ribeko  (1867-1928)  lindi  në  Spexano  Albaneze,  katund  i  Kozencës,  më  1867.  Mësimet 
fillore i kreu në shkollën e fshatit, më pas gjimnazin në Kolegjin e Shën Adrianit. Studimet e larta i kreu në 
Napoli, për mjekësi. I frymëzuar që së vogli me dashurinë për atdheun, nisi të shkruajë artikuj rreth çështjes 
shqiptare në të përkohshmet shqiptare dhe italiane. Bashkë me De Radën, Lorekion, Bilotën dhe të tjerë, qe 
nismëtar në hapjen e të parit Kuvend gjuhësor shqiptar që u mbajt në 1895 në Koriliano Kalabro. Vjershat e 
tij  i  botoi  në  të  përkohshmen  ―La  Nazione  Albanese‖,  ―La  Nuova  Albania‖,  dhe  në  ―Kalendarin 
Kombëtar”
199
 të Sofies. Kohë më pas, shtypi një libër të vogël në shtypshkronjën ―Mbrothësija‖ me titullin 
“Vjersha  Malli”.  Këto  vjersha,  i  botoi  sërish  në  1917,  duke  shtuar  disa  lirika  të  tjera  me  titull  ―Shpirt  e 
Zemër‖.  Dashuria  për  Shqipërinë  shprehet  mjaft  qartë  në  ―  Kënga  e  Kombion”  ku  u  bëhet  thirrje  e  hapur 
shqiptarëve për t`u çuar nga gjumi dhe për të treguar vlerat e tyre.
200
 Ka përkthyer në gjuhën italiane dramën 
e Sami Frashërit ―Besa” dhe botuar studime filologjike mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe.  
Anton  Artigoxa  (1839-1918).  Ishte  kryeprift,  poet,  shkrimtar,  publicist,  drejtues  i  revistës  "Ylli  i 
Arbëreshëve”, detyrë e cila iu dha në Kongresin e parë italo-shqiptar të mbajtur në Korililiano Kalabro në 
1895. Shkroi shumë vepra në shqip dhe italisht. Përmendim një ndër lirikat më të vlerësuara nga shtypi, ―Il 
pianto di un orfana” 
201
 e përfshirë dhe nga De Rada në ―Antologjinë‖ e tij. Mësimet e para thuhet që i mori 
në kolegjin e Shën Adrianit, në Shën Mitër, ku shërbeu më vonë dhe si profesor. Në 1890, shkoi në Spanjë, 
në  Francë  dhe  në  Shtetet  e  Bashkuar,  ku  nisi  të  botojë  në  Nju  Jork  fletoren  ―L’Emigranto  Italiano‖. 
Bashkëpunoi  me  të  përkohshmen  ―Rivista  dei  tradizioni  popolari‖  dhe  me  ―Cronache  della  civilta  eleno-
latina‖ si dhe botoi në fletoren “Popolano‖ të Korilianos. Si studiues i gjuhëve klasike dhe i folklorit, lidhi 
marrëdhënie miqësore me shkrimtarë të mëdhenj si Anxhelo De Gubernatis, Paskuale Vilari dhe me Kantoni.  
Mikele Markiano lindi në 8 tetor 1860 në Makia dhe vdiq në Foxhia në 1921. U diplomua në letërsi 
dhe filozofi në Universitetin e Napolit. Dha mësim lëndën e letërsisë klasike dhe gjuhën shqipe në Institutin 
Oriental  të  Napolit,  në  periudhën  e  Luftës  së  Parë  Botërore.  Vepra  e  tij  më  e  rëndësishme,  e  njohur  sot  e 
                                                 
197
   Petrotta, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, 383 
198
   Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, 430. 
199
  Po aty, 369 
200
  Demetrio,  Arbëria: storia, cultura, folklore , 95. 
201
  Po aty, 95 


 
31 
kësaj  dite,  është  ―L’Albania  e  L’Opera  di  De  Rada‖.
202
  I  frymëzuar  me  ndjenja  të  shqiptare  të  thjeshta, 
Markiano punoi në mënyrë të palodhur për njohjen e veprimtarisë letrare të arbëresheve. Ai zbuloi dhe botoi 
vjershat e Nikol Filljas apo Nikollë Brankatit, shkrimtar nga Sicilia i shekullit XVII. Këto vjersha i botoi në 
1908 me titullin  “Poesie sacre albanesi.” Një meritë e veçantë i takon Markianos për botimin e veprës së 
lartpërmendur  të  De  Radës.  Ai  jep  një  pamje  të  përgjithshme  të  këtij  poeti  dhe  njëkohësisht  analizon  me 
hollesi veprat e poetit. Markiano njihet edhe si folklorist. Në librin  “Canti Popolari albanesi delle colonie 
d’Italia”
203
,  botoi  këngë  të  moçme  popullore  të  ngujimeve  arbëreshe  të  Italisë.  Në  1911,  botoi  këngë 
popullore  të  ngujimeve  arbëreshe  të  Kapitanës  dhe  Molizës.  Në  artikullin  italisht  ―Kolonitë  arbëreshe  të 
Italisë  dhe  literatura  e  tyre‖,  Markianoja  na  jep  një  vështrim  të  shkurtër  të  letërsisë  arbëreshe,  por 
njëkohësisht merret dhe me studimin e literaturës klasike greke. 
Jul  Variboda  (1724-1788),  lindi  në  S.  Xhorxho  Albaneze  në  1724,  në  provincën  e  Kozencës. 
Varibova gëzonte shumë reputacion në vend dhe, në 1751, u emërua Rektor i Kolegjit Korsini
204
. Vepra më e 
rëndësishme e tij, e shtypur ne gjuhën shqipe, ishte ―Gjella e Shën Mërisë së Virgjër‖, e cila u publikua në 
1762
205
 në Romë. Jul Varibova shquhet si poeti i parë arbëresh i cili shkroi në gjuhën e vendit të tij.  
Xhuzepe  Skiro  i  Riu  lindi  në  Kontesa  Entelina.    Pati  shumë  detyra  dhe  vlerësime  akademike.  Ai  e 
mbylli karrierën universitare si drejtor i Institutit të Studimeve Bizantine dhe Neo-helenike të Universitetit të 
Romës.  Një  ndër  veprat  më  të  rëndësishme  ishte  ―Kanuni  i  Lek  Dukagjinit”  dhe  ―Historia  e  Letërsisë 
Shqipe”. Vepra të tjera ishin ―Analecta Hymnica Greca në dy volume, “Le Epistole di Barlaam Calabro” 
dhe “Cronaca del Tocco di Cefalonia”.
206
  
Kostandino Mortati ishte një nga themeluesit e Republikës Kushtetuese. Docent i lëndës të së drejtës 
publike  për  rreth  dyzet  vjet.  Lindi  në  Koriliano  Kalabro  në  27  dhjetor 1891
207
.  I  ati  ishte  nga  Civita  dhe e 
ëma  nga  S.Bazile.  Mortati  ndjehej  arbëresh  në  zemër  dhe  këtë  e  shfaqi  me  dashurinë  që  kishte  për 
vendlindjen si dhe me punën që bëri si pedagog, duke ndihmuar në arsimimin e shumë të rinjve arbëreshë.  
Personazhe  të  shquara  arbëreshë  janë  edhe  Pal  Skiroi  dhe  Nilo  Borxha.  P.Skiroi  lindi  në  Hora  deli 
Albanezi në 1866.
208
 Kreu studimet në Seminarin e Palermos dhe ushtoi për disa vjet detyrën e profesorit të 
greqishtes  në  qytetet  Trivento  e  Bitonto.  Emri  i  Pal  Skiroit  lidhet  me  Mesharin  e  Gjon  Buzukut.  Dijetari 
arbëresh  punoi  për  dhjetë  vjet  për  përgatitjen  shkencore  dhe  hedhjen  e  Mesharit  në  shtyp.  Teksti  i  Skiroit 
është i pajisur me vërejtje gjuhësore dhe me krahasime të formave të Buzukut. Kjo vepër pret sot e kësaj dite 
të  botohet.  U  botua  vetëm  një  pjesë  e  tekstit  të  Buzukut  në  bashkëpunim  me  Gaetano  Petrotën  në  të 
                                                 
202
  Po aty 
203
 Petrottta, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, 30-31 
204
  Giusepe Ferrari, Giulio Varibova e la sua opera poetica albanese. (Bari: Cressati..1923.. ), 13 
205
 Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore,  82. 
206
  Po aty,  96 
207
  Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore , 97. 
208
  Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë, 32 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə