Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə31/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   ...   102

 
26 
vendlindjen. Ishte nga Kontesa Entelina, ngujim arbëresh në krahinën e Palermos në Sicili. Studimet e para i 
kreu në Seminarin arbëresh të Palermos, të themeluar në 1734 prej Gjergj Guzetës
.
 Ky seminar u bë i njohur 
sepse aty u shkolluan një varg burrash të shquar si Zef Krispi, Dy Darajt, Zef Skiroi, Pal Skiroi dhe të tjerë. 
Cilësitë e tij i shfaqi që në moshë të hershme pikërisht në këtë kolegj. Për të thuhej se ishte i zgjuar, i çiltër, i 
shkathët dhe me vullnet të hekurt.
180
 Përveçse si poet, shquhet sidomos si dijetar. Nikollë Keta shquhet dhe si 
gjurmues  i  historisë,  i  gjuhës,  i  dokeve,  zakoneve  dhe  i  trashëgimisë  kulturore  të  arbëreshëve  të  Italisë, 
veçanërisht  të  Sicilisë.  Si  studiues,  Nikollë  Keta  meriton  një  konsideratë  të  re  në  historinë  e  kulturës, 
letërsisë dhe gjuhësisë shqiptare. Ai shquhet për përdorimin e ë-së në veprat e tij. Përmendim këtu ―Fjalorin 
italisht-shqip‖, botuar në 1763, një vepër e rëndësishme e historisë së leksikut të shqipes. Vepra historike e 
Ketës mbetet ―Notizie su dei Macedoni‖ botuar në vitin 1777.
181
 Në këtë vepër, bëhet një studim i thelluar i 
historisë së ngujimeve arbëreshe në Sicili dhe i çështjes së prejardhjes së tyre. Si poet, ai është autori i një 
poeme prej 76 aktavash mbi krijimin e botës.  
Dy personalitete të arbëreshëve të Italisë që i përkasin kryesisht, gjysmës së parë të shekullit XX janë : 
Gaetano  Petrota  (1882-1952)  dhe  Marko  La  Piana  (1883-1953).  Gaetano  Petrota  ishte  dijetar  i 
mirënjohur arbëresh, erudit dhe me një kulturë të gjerë filologjike. Lindi në Piana deli Albanezi në Palermo, 
më 18 qershor 1882. U edukua në seminarin italo-shqiptar të Palermos. Student i teologjisë, fitoi çmimin e 
Universitetit të Palermos për një punë serioze në fushën shkencore. U emërua prift nga Paolo Skiroi, rektor i 
Seminarit të Palermos. Aftësitë e tij në fushën e albanologjisë u shfaqën që kur ishte student, me një studim 
të parë linguistik ―A propozito di un chatechismo albanese del sec. XIII‖. U diplomua për letërsi në 1913 në 
Universitetin e Palermos me një tezë brilante ―Fonetica comparata della lingua Albanese‖. Në 1913 botoi 
veprën ―L’Albania e gli albanesi nella crisi balcanica.
182
 Në këtë periudhë, kishte kontribuar edhe përmes 
shkrimeve të shkurtra në mbrojtje të çështjes së pavarësisë së Shqipërisë, botuar në të përkohshmet e kohës. 
Gjatë  luftës  1915-1918,  mbrojti  në  të  gjitha  format  të  drejtat  e  popullit  shqiptar  të  cenuara  rëndë  nga 
Konferenca  Paqes  e  Parisit.  Pas  lufte,  nisi  një  bashkëpunim  letraro-politik  me  revistën  mujore  ―Rassegnia 
Italo-Albanese‖, në ―Chronache italo-albanesi‖ si dhe në revistën e themeluar prej tij ― P.Giorgio Guzzeta‖. 
Vlerësohet  në  fushën  e  studimit  të  letërsisë  dhe  gjuhësisë  shqiptare.  Përmendim  veprat  si:  ―Fonetika 
krahasimtare  e  gjuhës  shqipe”,  “Populli,  gjuha  dhe  letërsia  shqiptare”,  që  njihet  dhe  si  kryevepra  e  tij, 
Zhvillimi  historik  i  kulturës  dhe  letërsisë  shqiptare”  etj.,  vepra  të  cilat  na  njohin  me  bagazhin  kulturor, 
gjuhësor  dhe  letrar  të  Petrotës,  ndonëse,  në  fillesa,  u  mor  me  publicistikë.  Në  1931,  botoi  veprën 
voluminoze‖  Popolo,  lingua  e  literature  Albanese‖  e  ribotuar  në  1932.  Për  këtë  vepër,  u  dekorua  nga 
Akademia Italiane. Ajo u cilësua si përpjekja e parë në Evropë për t`i dhënë kombit shqiptar një njohje sa më 
                                                 
180
  Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, 319. 
181
  
Topalli, Të folmet arbëreshe në studimet dialektologjike të Martin Camaj, 132 
182
  Gaetano Petrotta, In memoria di Papas Petrotta, (
Scuola Tip Salesiana, Palermo, 1956), .45 


 
27 
të  qartë  të  historisë,  origjinës  dhe  aktivitetit  letraro-kulturor.
183
  Në  1950,  publikoi  botimin  e  fundit 
Svolgimento  storico  della  cultura  Albanese‖  dhe  gjithashtu  bashkëpunoi  me  redaksinë  e  ―Enciklopedia 
Cattolica.‖ Petrota, i pasionuar pas mësimdhënies, dha leksione deri në moshën 70 vjeçare. Ishte udhëheqës i 
katedrales  të  Piana  deli  Albanesi,  Sekretar  i  parë  dhe  Zv.Drejtor  i  ―Associazione  Catolica  italiana  per 
l’Oriente Cristiano‖, pjesëtar i Institutit të studimeve shqiptare në Tiranë, pjesëtar i Institutit të studimeve 
adriatike të Venecias, në Akademinë e Shkencave, Letërsisë dhe Arteve në Palermo, si dhe sekretar i Lidhjes 
Italo-Shqiptare të Palermos. G. Petrota ka hyrë në historinë e kulturës kombëtare si një nga mendimtarët më 
të  shquar  të  viteve  1910-1952.  Ai  ishte  studiues  i  historisë  sonë  letrare,  lëvrues  i  çmuar  i  gjuhës  dhe 
gjuhësisë shqiptare, dijetar me një kulturë të gjerë, një ndër nismëtarët e lëvizjes mendore të arbëreshëve në 
Itali. Nga mjedisi i arbëreshëve nuk dolën vetëm revolucionarë dhe patriotë, poetë dhe shkrimtarë, por dhe 
njerëz të dijes dhe studimit. Marko La Piana ishte bir i Horës së Arbëreshëve në krahinën e Palermos, nga i 
cili  thuhet  se  nis  brezi  i  gjuhëtarëve  të  mirëfilltë.  Sipas  Jub  Kastratit,  nga  La  Piana  nis  ai  brez  i  autorëve 
arbëreshë që zbatojnë metodat e gjuhësisë moderne. La Piana ka dhënë një kontribut të vlefshëm në botimin 
e  teksteve  shkollore  të  fillores,  përmes  botimit  të  teksteve  gramatikore  shqipe,  ashtu  dhe  në  studimet 
shqiptare me karakter filologjik. Karakteristikë e punës së tij është se ai ―punoi i vetmuar, pa përkrahjen e 
askujt dhe duke sakrifikuar shumë për idealin e tij”. Shkroi shumë, por botoi pak.
184
  
Marko La Piana nxori për herë të parë në dritë shkrimin më të vjetër të arbërishtes së Italisë, veprën e 
Lekë Matrëngës të vitit 1592, të cilën e botoi në 1912 në të përkohshmen ―Roma e l’Oriente”. Ai iu kushtua 
gjatë gjithë jetës studimit të shqipes, të historisë së saj dhe të lidhjeve të saj me gjuhët e tjera. Dy vepra të 
rëndësishme me të njëjtin titull kanë qenë ―Studime gjuhësore shqiptare‖ I dhe II (1939-1949), të shkruara 
dhe këto në italisht, ashtu si studimi i  mësipërm. Vlera e këtyre punimeve qëndron në disa vrojtime të reja 
rreth çështjes së morfologjisë historike, që shënojnë një përparim në lëmin e studimeve shqiptare.
185
 Vepra të 
tjera  përmendim  librin  italisht-shqip  ―Gjuha  shqip‖  botuar  në  Vlorë  në  1917.  Përsëri  në  Vlorë,  botoi  në 
trajtën e broshurave ―Mësime të shkurtra të gramatikës shqipe për klasat e dyta fillore‖ pjesa e parë, e dytë 
dhe e tretë. Në vitin 1937 botoi veprën ―Rreth refleksit të zonores “o” nga indoevrapianishtja dhe latinishtja 
në  shqip‖.  Kur  ishte  në  moshë  të  pjekur,  botoi  vëllimin  e  parë  ―Prelegomen  në  studimin  e  gjuhësisë 
shqiptare‖. Studimet e Marko La Pianës vlerësohen për mendime origjinale dhe kritike, duke e radhitur ndër 
dijetarët dhe gjuhëtarët tanë më të shquar si dhe albanologëve më të përmendur të shekullit të kaluar.
186
  
Mes shumë shkrimtarëve arbëreshë të shekujve XIX dhe XX, vlen të përmendim dhe poetin Agostino 
Ribeko (1843-1918), Kozimo Serembe (1879-1938), nip i Zef Serembes, Bernardo Bilota (1843-1918) dhe 
Antonio  Ardigondiza  (1839-1918),  të  gjithë  nga  provinca  e  Kozencës.  Përmendim  njëkohësisht  dhe 
                                                 
183
  Po aty, 46 
184
  Po aty, 44 
185
  Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë, 33 
186
  Topalli, Të folmet arbëreshe në studimet dialektologjike të Martin Camaj, 44 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə