Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə36/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   32   33   34   35   36   37   38   39   ...   102

 
36 
vyer e kolegjit Shën Maria në Piana dei Greçi.
223
 Ajo kërkoi nga qeveria italiane të jepte leje zyrtare që, në 
këtë kolegj, të jepeshin mësimet në gjuhën shqipe. Prof. Stasi Peta, nga Piana dei Greçi, drejtor i shkollave 
mbretërore teknike të qytetit të Palermos si dhe shkrimtar i shquar. Dr.Gaetano Skiroi, nga Piana dei Greçi. 
Atdhetar dhe shkrimtar i shquar. Prof.Manilo Benici nga Piana dei Greçi. Gazetar i famshëm dhe atdhetar i 
flaktë. Botoi mjaft artikuj për çështjen shqiptare në mbrojtje të interesave kombëtare. Akile Torelli, atdhetar, 
shkrimtar i dëgjuar, autor i veprave dramatike dhe artistike. Kryetar i shoqërisë qendrore shqiptare të qytetit 
të Napolit. Prof.Gjini Bidera, nga Palaxo Adriano. Artist dhe shkrimtar i shquar. Shkroi dramën artistike-
muzikale  ―Euritmia‖,  veprën  ―  Napoli  ed  i suoi  d’intorni‖  si  dhe  veprën ―Matner‖. Prof. Petro Peta, një 
ndër zografët më të mëdhenj shqiptarë. Të gjitha kishat në Piana dei Greçi janë të zografisura prej tij.  Josef 
Mauro, lindi në Piana dei Greçi, Sicili. Atdhetar i flaktë, artist dhe tenor dramatik. Mori mësimet e para në 
qytetin  e  Palermos,  më  pas  shkoi  në  Milano,  ku  studioi  për  tenor  dramatik  në  Operën  e  Madhe.  Luajti  në 
shumë teatro me të mëdhenjtë e botës dhe pati triumfe artistike. Operat muzikale që ka luajtur Mauro janë 
Otello,  Aida, Travotore, Kavaleria,  Ballo  in  Maschera  e  shumë  të  tjera.  Në  Nju Jork,  ka  hapur  një  shkollë 
muzike  për  të  përgatitur  artistë  të  rinj.  Josif  Kadëmi  ,vjershëtar,  shkrimtar  dhe  atdhetar  i  flaktë.  Lindi  në 
Shën Demetrio Korone të Kalabrisë. Mësimet e para i mori në kolegjin San Demetrio Korone. Në 1860, mori 
pjesë  në  lëvizjen  italiane  kundër  qeverisë  burbonëve  dhe  luftoi  përkrah  gjeneralit  Xhuzepe  Garibaldi. 
Vazhdoi  studimet  në  Universitetin  e  Napolit,  nga  viti  1861  deri  në  1865.  Në  1860,  u  emërua  profesor  në 
Kolegjin Italo-shqiptar në San Demetrio Korone, ku dha mësime deri në 1876. Po në këtë periudhë, u emërua 
drejtor  në  Kolegjin  Garopoli  në  fshatin  Koriliano-Kalabro.  Në  1890,  themeloi  në  Astoria  një  kolegj  me 
emrin  Dante  Aligeri.  Prof.Kadëmi  radhitet  mes  e  atdhetarëve  që  kontribuuan  përmes  shkrimeve  dhe 
konferencave  për  të  mbajtur  gjallë  te  italo-shqiptarët  dashurinë  për  mëmëdheun.  Njihet  gjithashtu  si 
vjershëtor,  gjuhëtar  që  njihte  shumë  gjuhë  si  shqip,  latinisht,  greqisht,  spanjisht,  italisht,  frëngjisht, 
portugalisht. Ndër veprat e tij përmendim: ―L’Eroe Invincibile‖ 
224
(Skënderbeu). Në këtë vepër, autori tregon 
dashurinë  e  madhe  që  ka  për  Shqipërinë.  Botoi  vepra  si  ―Delia‖,  ―Alba  Funera  a  Kroja‖,  ―Rina‖, 
Miloshini‖, e shumë të tjera në gjuhën italiane dhe latine. Prof.Kadimi qe mik i ngushtë i atdhetarit Jeronim 
De  Rada  dhe  dha  kontribut  të  ndjeshëm  në  ngritjen  lart  të  çështjes  kombëtare.  Gavril  Darë  Plaku  (1765-
1832),  i  diplomuar  për  mjekësi,  është  një  ndër  mbledhësit  e  parë  të  këngëve  popullore  arbëreshe.  I  biri, 
Andrea  Dara  (1796-1872),  i  diplomuar  në  drejtësi,  vazhdoi  punën  për  mbledhjen  e  këngëve  popullore, 
gojëdhënave, etj., dhe ka lënë shkrime të vetat, të pabotuara.
225
 Gavril Dara (i Riu), një ndër shkrimtarët e 
talentuar arbëreshë të Italisë, i cili punoi në një kohë të ngjeshur me ngjarje vendimtare për bashkimin politik 
të Italisë
226
. Në këtë lëvizje morën pjesë mjaft atdhetarë arbëreshë të cilëve, pushtimi i huaj në atdheun e ri 
                                                 
223
  Po aty 
224
  Po aty, 75-76 
225
  Shaban Demiraj, Kënga e Sprapsme e Balës (Prishtinë, 2006), 15 
226
  Mateo Mandala, Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe‖, (Shtëpia botuese Naim Tiranë, 2012), 96 


 
37 
italian, nuk mund të mos u sillte ndërmend gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej dheu amë i të parëve të tyre, 
Shqipëri, e cila lëngonte nën sundimin shekullor të osmanllinjve. Rrethanat historike luajtën rol vendimtar në 
zhvillimet e reja të letërsisë italiane të shekullit XIX, të cilat nuk mund të mos kishin ndikim dhe në lëvizjen 
letrare të arbëreshëve të Italisë. Në këtë atmosferë frymëzuese punoi dhe Gavril Dara (i Riu). Natyrisht, në 
formimin e tij shpirtëror ka luajtur rol me rëndësi dhe familja.
227
 Gavril Dara lindi në fshatin Palaxo Adriano 
më 6 janar 1826. Pasi mbaroi kolegjin italo-shqiptar të Palermos më 1846, vazhdoi studimet e larta në degën 
e drejtësisë të Universitetit të Palermos, ku u diplomua në 1849. Shërbeu si jurist në qytetin Xhirxhenti, ku 
në  vitin  1858,  drejtoi  gazetën  letrare  -artistike  ―Palingenesi”.  Mbështeti lëvizjen  revolucionare  garibaldine 
dhe, pas fitores së revolucionit, shërbeu në funksione të ndryshme administrative, kryesisht si nënprefekt në 
qytetet  Bobio,  Aosta,  etj.,  e  në  1867  u  emërua  prefekt  i  Trapanit,  ku  qëndroi  dy  vjet.  Në  1871,  shkoi  në 
Firence  e  më  pas  në  Romë,  ku  drejtoi  dy  vjet  të  përkohshmen  ―La  Riforma‖.  Vitet  e  fundit  i  kaloi  në 
Xhirxhenti, ku vdiq në moshën 59-vjeçare,
228
 i nderuar për kulturën e gjerë dhe për karakterin e tij të lartë. 
Gavril  Dara la  pas  një sërë  veprash të  botuara  dhe  mjaft të tjera  të  pabotuara.  Sipas  të  dhënave  marrë  nga 
vepra  Erminia  Tuttolomondo  e  vitit  1921,  Un  Grande  nell  Ombra,  na  jepet  një  pasqyrim  i  hollësishëm  i 
shkrimeve të tij. Në 1840, shkruan poezitë e para italisht midis tyre ―La discrizione del Diluvio”. Në 1841, 
shkruan poezinë ―Napoleone”. Në 1842 shkruan sonetin ―Per la sua malattia”, krijim i parë origjinal i tij. 
Në 1847 shkruan poezinë italisht ―Alla Sicilia” dhe poezinë ―A Pio IX”. Më 6 korrik 1847, shkruan poezinë 
Un riparo ai generosi di Messina”. Më 8 shtator 1847 shkruan poezinë ―Ad una giovane spoza”. Poezi të 
tjera  janë ―All’ armi”, “Protesta alla Sicilia”. Në vitin 1848 botoi në Palermo një përmbledhje të poezive të 
lartpërmendura ―Alcune poesie”. Në vitet në vazhdim, botoi poezi të tjera, njëkohësisht dhe poema. Në 1864, 
harton të parën poemë me argument shqiptar me titull ―Anna Maria”, poemë e cila mbeti pa botuar, ka në 
sfond gjendjen e Shqipërisë në vitet 1460-1485. Në 1869, bashkëpunon si redaktor i gazetës ―La Riforma‖ 
dhe  më  pas  si  drejtor  i  saj.  Në  1884,  boton  në  ―Flamuri  i  Arbrit‖  ―Monografia  e  Pallac-Adrianit”.  Pas 
ndarjes nga jeta, lë të pabotuar një ndër kryeveprat e tij, ―Kënga e Sprasme e Balës”. Pjesë të poemës nisën 
të botohen në revistën ―Arbri i Ri” dhe “La Nazione Albanese‖. Në 1906 botohet në Katanzaro, në një vëllim 
të  veçantë,  në  pak  kopje.  Në  vitet  në  vazhdim,  ribotohet  në  Tiranë,  Prishtinë  dhe,  së  fundmi  në  2007,  në 
Palaxo Adriano, përgatitur nga Mateo Mandala.  
 
2.2. Kontributi i  familjes Serembe në letërsinë dhe kulturën arbëreshe 
        Serembet  ishin  njerëz  të  ndershëm  dhe  të  zgjuar,  me  natyrë  të  fortë  dhe  liridashëse  dhe  me  shpirt  të 
hollë artistik. Sipas të dhënave, e ëma e Serembes rridhte nga familja e Toçëve, fis i njohur në Strigar, që ka 
                                                 
227
  Po aty, 16 
228
  Po aty 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   32   33   34   35   36   37   38   39   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə