Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə38/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   102

 
40 
Serembe, ndonëse jetoi larg nga vendi i origjinës, të ishte patriot i flaktë. Eci në rrugën e pjesëtarëve të tjerë 
të familjes Serembe, duke kontribuar në të gjitha format në favor të çështjes kombëtare. Nga gjysma e dytë e 
viteve  ‗20  dhe  fillimet  e  viteve  ‗30,  u  vendos  në  detyrën  e  konsullit  shqiptar.  Në  këtë  pozicion,  pati 
mundësinë të  përmirësojë njohjen e  shqipes  dhe  njëkohësisht  kontribuoi  duke  ndihmuar  shumë  studentë të 
rinj  shqiptarë  me  probleme  të  theksuara  ekonomike,  të  ardhur  në  Itali.
  236
  Ishte  burrë  me  karakter  të  fortë, 
inteligjent dhe i kulturuar, por njëkohësisht dhe mbrojtës i së drejtës. Publikoi disa vepra dhe shumë të tjera 
humbën  ose  mbetën  të  pa  publikuara.  Për  shumë  vite,  Kozmo  Serembe  punoi  një  alfabet  shqip,  të  cilin  e 
shoqja  ia  besoi  për  publikim  Prof.  Gangale,  studiues i  gjuhës  shqipe  në  Universitetin  e  Kopenhagenit.  Por 
kjo vepër nuk u publikua. Të njëjtin fat pati dhe vepra e tij e preferuar ―Canti di Croja”. Në 1934, përfundoi 
një  studim  me  titullin  ―Gli  Albanesi  e  i  Traco-Macedoni-Ilirici-  Contributo  alla  Civilta  Mediterranea‖, 
dërguar më pas Akademisë së Italisë. Ky dorëshkrim u ruajt nga i biri, Enzio. Nga ky historik i jetës së tij 
tregohet  se  nipi  i  Serembes  kishte  një  nivel  të  lartë  kulturor,  kishte  njohuri  të  mira  linguistike  dhe 
leksikografike  të  shqipes.  Ai  njihte  mjaft  mirë  shkrimet  e  poetëve  dhe  filologëve  arbëreshë,  si  dhe  veprat 
historike-gjeografike lidhur me Shqipërinë.
237
  
 
 
2.3 Jeronim De Rada personalitet i botës arbëreshe 
 
Jeronim De Rada ka hyrë në historinë e kulturës shqiptare si një figurë komplekse e letërsisë shqipe, si 
një  personalitet  poliedrik.  Ishte arbëresh  nga  Makia,  natyra  e egër  dhe e  bukur  e  së  cilës,  plot  ullishta  dhe 
vreshta, të kujton fshatrat tona jugore. Nga ky fshat kanë dalë figura të shquara që kanë kontribuar në favor 
të çështjes kombëtare shqiptare, si Françesk Avati, Jeronim De Rada, Zef De Rada (i biri i poetit), Kamil De 
Rada  (vëllai  i  poetit),  Françesk  De  Rada  (nipi  i  poetit),  Domeniko  Antonio  Markeze,  Mikele  Markiono, 
etj.
238
 Shtëpia e De Radajve dallohet nga godinat e tjera të fshatit. Ajo ka një portë të madhe hyrje me formë 
harku.  Mbi  të,  qëndron  stema  e  familjes  së  poetit,  e  cila  ka  banuar  këtu  prej  shekujsh.  Në  këtë  shtëpi  të 
zhveshur, në këtë fshat të humbur pa rrugë dhe pa lidhje postare, kaloi jetën e vet, punoi dhe luftoi De Rada, 
i cili fitoi adhurimin e gjithë shkrimtarëve të mëdhenj evropianë. Këtu, në këtë oaz të tij të vogël, De Rada 
krijoi  galerinë  e  figurave  të  mëdha  heroike,  me  Skënderbeun  në  krye,  që  përshkojnë  veprën  e  tij  epike. 
Shtëpia ku banoi De Rada, ka qenë dikur e Markanojvet. Më pas, këtë banesë e trashëgoi e ëma e poetit, e 
cila  rridhte  nga  dy  familje  të  vjetra,  Avati  dhe  Sqiljizi.  Stërgjyshërit  e  babait  të  poetit  rridhnin  nga  Pjetër 
Anton  Rada  nga  Shqipëria,  për  të  cilin,  në  Arkivin  e  Venedikut  të  vitit  1300,  ndodhet  një  kontratë 
                                                 
236
   Vincenzo BelmonteAlla richerca del Serembe autentico, (Cozenza, 1991), 12 
237
   Po aty, 13 
238
   Kamsi, Shqiptarët e Italisë,  11 


 
41 
shitblerjeje.
239
  De  Rada  ka  lindur  në  gjirin  e  një  familjeje  arbëreshe  me  tradita  të  lashta  atdhedashurie. 
Familja e Radajve ka qenë mbrojtëse e këtyre traditave, mbrojtëse e të drejtave të arbëreshëve dhe armike e 
kujtdo që mundohej t`i merrte nëpër këmbë këto të drejta dhe t`i çkombëtarizonte arbëreshët. Paraardhësit e 
De  Radës  i  shohim  të  militojnë  në  radhët  e  Republikës  së  Napolit  në  vitin  1799  dhe  pastaj  në  atë  të 
Karbunarëve
240
  dhe  të  Italisë  së  Re
241
  të  Maxinit.  Ata  morën  pjesë  në  këto  lëvizje  revolucionare,  luftuan 
kundër tiranisë dhe obskurantizmit, për çlirimin e përparimin e popujve. Jeronimi ishte djali i priftit Mikel 
De Rada, i cili i dha mësimet e para. Ai ishte profesor i greqishtes së vjetër dhe latinishtes në kolegjin e Shën 
Adrianit. Në prill 1822, kur ishte vetëm tetë vjeç, De Rada hyri në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës. 
Kolegji i Shën Mitër Koronës ishte tempull i dijes dhe qe, gjatë periudhës së Rilindjes,
242
 vatër e patriotizmit, 
saqë  në  revolucionin  e  1848-ës  nga  ky  kolegj  morën  pjesë  nxënës  dhe  mësues  të  tij.  Edhe  në  lëvizjen 
revolucionare  të  1860-ës,  italo-shqiptarët  ishin  në  linjë  të  parë  në  radhët  e  këmishëkuqve  të  Garibaldit. 
Kolegji”, shkruante më vonë De Rada,  ―u hap si derë e madhe drite të ëmbël dhe të re për të gjitha shtëpitë 
arbëreshe... Aty filloi të shkruhej gjuha shqipe... Ishte ky agimi i ri i ditës sonë, megjithëse pak i largët... Në 
këtë kolegj u shpjegoheshin nxënësve, së pari, vetitë e bukura të heronjve të tokës së Greqisë dhe të Romës, 
që ndryshuan botën me bëmat e tyre të mëdha... Kolegji ka qenë gjithnjë vatër lirie dhe drite për ne.” 
243
  
Ai  ishte  një  institut  fetar  që  kishte  si  qëllim  të  arsimonte  të  rinjtë  shqiptarë  në  fushën  e  letërsisë, 
shkencës, teologjisë dhe drejtime të tjera. Kur doli nga kolegji, De Rada kishte marrë një përgatitje mjaft të 
thellë. 
244
 Ai del nga kolegji në vitin 1833 në moshën 18-vjeçare, siç citon vetë: ―i mburrur me të kaluarën 
dhe pa kurrfarë synimi për të ardhmen‖. Nuk  ka dyshim se, përveç talentit, leximet e shumta shërbyen në 
formimin letrar të poetit të ardhshëm. Ashtu si çdo poet tjetër, De Rada e ndjeu të nevojshme të lexojë dhe 
studiojë  poetët  dhe  poezinë  botërore,  të  zgjerojë  përherë  e  më  mirë  aftësitë  e  talentin  e  tij,  të  zgjerojë 
horizontin  e  tij  kulturor-estetik.  Krahas  talentit  letrar,  pjesëmarrjes  më  vonë  në  jetën  politike  dhe 
publicistike, De Radën e ndoqi pas gjithnjë hija e të atit. Kjo vihet re që në vogëli në letrat dërguar të atit, ku 
i  sqaronte  me  hollësi  jetën  e  tij  në  kolegj.  Siç  u  tregua  më  lart,  i  ati  i  tij  ishte  profesor  i  latinishtes  dhe 
greqishtes, krahas kësaj, edhe pjesëmarrës në lëvizjen maxiniste. I ati kërkonte që i biri të ecte përpara e të 
vazhdonte studimet, në gjurmët e tij. Marrëdhënia me nënën ishte më e ngushtë, por e humbi atë në moshë të 
vogël,  kur  ende  ishte  nxënës  në  kolegjin  San  Demetrios.  Po  atë  vit  (1832),  ai  shkroi  poemën  me  temë 
historike, që frymëzohej nga mërgimi i arbëreshëve në kohën e Skënderbeut, me titullin ―Odiseu‖. Më vonë, 
                                                 
239
   Girolomo. De Rada, Autobiologjia (Cosenza, 1898), 3. 
240
   Revolucionarë italianë kryesisht me origjinë fisnike 
241
  Italia e Re ( Giovane Italia) është organizatë revolucionare që krijoi Mazzini në 1833, në Marsejë 
242
  Oreste Camilo Mondalari, Girolomo De Rada precursore della Nuova Albania, Roma, Archivio storicho dei reduci  
       di guerra (1939), 2 
243
   Jub KastratiJeronim De Rada, (Jeta dhe Veprat) (8 nëntori, 1987), 16 
244
   Michele MarchianoL”Albania nell opera di Girolomo De Rada (Trani, V.Vechi,1902), 20 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə