34
epopeja e kombit shqiptar përmes së cilës i këndohet lavdisë, fatkeqësive dhe shpresave të popullit të
Skënderbeut.‖
215
Mes veprave të tjera të Skiroit mund të përmendim vëllimin me 160 faqe ku gjenden rreth
80 këngë fetare, të hartuara nga meshtarë të kolonive shqiptare në Sicilisë, botuar në vitin 1907 në Napoli.
Vepra të tjera ―
Këngët e Litorit‖ – Palermo 1926.
“Canti popolari dell’Albania‖- Palermo 1901. Në këtë
vëllim, janë pasqyruar 78 këngë popullore, disa prej të cilave kanë qenë botuar më parë në Palermo në një
vëllim më të vogël me titullin ―
Canzoni popolari raccolte a Scutari d’Albania‖. Vepër tjetër është ―
Canzoni
tradicionali e altri saggi delle colonie albanesi di Sicilia‖
216
– Napoli,1923. Ai qe i pari që u njoh zyrtarisht
prej qeverisë italiane si profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e gjuhëve Orientale të qytetit të Napolit.
217
Skiroi ishte një ndër shkrimtarët më të shquar të gjuhës shqipe dhe vjeshtor i madh. Për Skiroin mund të
përsërisim atë që shkruan Gualtieri për De Radën: ―
Shqipëria, përpara se të bëhej në ditët tona një etnitet
politik, qe një realitet poetik në veprën e Xhuzepe Skiroit‖.
218
Paolo Skiroi (1866-1941) Studioi në
Seminarin greko-shqiptar të Palermos. U zgjodh prift i katedrales të San Demetrio në 8 maj 1892. Në shkurt
të 1904-ës, mori nga Selia e Shenjtë emërimin si Peshkop i shqiptarëve të Sicilisë dhe, në 20 mars po të të
njëjtit vit, u pagëzua ―consacrato‖ në Bitonto, në prani të një numri të madh italo-shqiptarësh dhe shqiptarëve
nga Shqipëria. Publikoi, nga 1912 në 1915, ―
Fiala e t'in Zoti” (La Parola del Signore), një gazetë fetare të
cilën albanologët më të mëdhenj të kohës si Norbert Jokl, Geitie, Guys, Holger Pedersen, e pritën me mjaft
interes shkencor. Është i njohur sidomos për zbulimin mes librave të panjohur të Bibliotekës së Vatikanit dhe
studio librin më të vjetër shqip, Meshari i Gjon Buzukut (1555).
219
Dr. Xhovani Gaetano Skiroi, vëllai i
poetit Zef Skiroi, lindi më 24 qershor 1867 dhe vdiq më 1942. Studioi në Seminarin shqiptar të
Palermos dhe
në universitetin e po këtij qyteti u diplomua për mjekësi. Ashtu si i vëllai, ndjente dashuri të madhe për
Shqipërinë dhe gjuhën shqipe. Ka hartuar disa këngë, të cilat pasqyrohen në veprën ―
Canti Tradizionali”.
Rosolino Petrota lindi më 1894. Mësimet e para i mori në seminarin e Palermos. Në universitetin e këtij
qyteti, u diplomua për mjekësi në 1920. Zhvilloi një veprimtari të gjerë si gazetar, duke botuar artikuj
politikë në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare. Në vitin 1919, nisi botimin e një reviste të përmuajshme
të quajtur ―
Rassegna italo-albanese‖. Ka botuar në fletore e revista shqipe shumë shkrime me përmbajtje
historike dhe letrare. Disa nga veprat më të rëndësishme të tij janë botuar në të përkohshmen shqipe: ―
Piana
dei Greçi‖, ―
Arbëreshët në Siqeli‖, ―
Dora d’Istria dhe Arbëreshët‖, ―
Dhimitër Kamarda‖, ―
Il movimento
politico-letterario albanese un Italia‖-
dal primo ottocento ai tempi ostri‖, ―
Kontributi i arbëreshëve të
Italisë për pavarësinë e atdheut tonë‖, ―
Konsiderime mbi historinë e kolonive shqiptare të Italisë”
220
, etj.
215
Po aty, 303
216
Po aty
217
Scaglione,
Historia e Shqiptarëvet t’Italisë ,72.
218
Petrotta,
Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare , 76
219
Biblos,
Servizio di informazione culturale e bibliografica della biblioteca comunale "G.Schirò di Piana degli
Albanesi (PA), Anno IX, n. 21-22(2002)
220
Kamsi,
Shqipëtarët e Italisë, 309.