42
i ati e dërgon të kryejë studimet juridike në Napoli.
245
Më 1 dhjetor 1834, De Rada gjendet në Napoli. Ja si
shprehet vetë poeti:
“Pasi shkova në Napoli, në nëntor të vitit 1834, duke mos ditur të flas mirë italisht, për
një ndrojtje që nuk munda ta mposhtja, nuk vlejta gjë për shkollë dhe kjo e shtoi kundërshtimin tim ndaj
fakultetit të drejtësisë, por nuk munda të pranoj në mënyrë të heshtur, asgjësimin tim”
246
. Drejtësia nuk i
pëlqeu poetit tonë, por megjithatë nuk i ndërpreu studimet. Nga prilli 1835, u pranua në shkollën e gjuhës
italiane të markezit Puoti, një filolog napoletan i përmendur në atë kohë. As studimet e letërsisë nuk e
tërhiqnin, por ai vazhdonte t`i ndiqte për të mos brengosur të atin. Studimet për drejtësi, kursi i klasicizmit
nuk e kënaqën shpirtin e poetit. Kjo qe arsyeja që u dha pas letërsisë moderne evropiane. Periudha e parë e
qëndrimit në Napoli ka rëndësi për poetin tonë, pasi jo vetëm që u afirmua si shkrimtar dhe folklorist, por
zgjeroi më tej kulturën e vet letrare. Në verë të 1836-ës, poeti dha provimet përfundimtare në Universitetin e
Napolit. Doli me rezultate të larta dhe u diplomua.
247
Për shtatëdhjetë vjet me radhë, që nga viti 1832 e derisa
vdiq, më 28 shkurt 1903, ai hartoi mbi 30 vepra të ndryshme, në shqip dhe në italisht, me karakter letrar,
folklorik, estetik, sociologjik, publicistik. De Rada iu kushtua dy idealeve kryesore: atdheut dhe artit. Ai i
kushtoi gjithë jetën e tij poezisë dhe atdheut. Megjithëse, në kushte të vështira politike, shoqërore,
ekonomike dhe familjare ai ruajti përherë kthjelltësinë mendore të poetit dhe thellësinë e sintezës së dijetarit
dhe lëvruarit të gjuhës.
248
De Rada krijoi një poezi në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, një poezi kombëtare
artistike. Kjo poezi u mbështet fuqimisht në poezinë popullore dhe atë tradicionale. Në të gjithë veprimtarinë
e
tij poetike, De Rada i këndoi Shqipërisë së shekullit XV dhe heroizmit të popullit tonë, lartësoi me fisnikëri
personalitetin
e gruas shqiptare, evokoi të kaluarën tonë të lavdishme dhe shprehu besimin e patundur për një
të ardhme të lumtur të atdheut. De Rada punoi shumë për përforcimin e ndërgjegjes kombëtare të
shqiptarëve, të cilët vuanin në atdheun e të parëve prej katër shekujsh, nën zgjedhën e rëndë të osmanëve. Ai
njëkohësisht punoi për lulëzimin e letërsisë shqiptare me frymë kombëtare dhe popullore. Me veprimtarinë e
gjerë dhe me talentin e tij poetik, De Rada ndikoi në krijimin e një plejade të tërë poetësh, veprat e të cilëve
hynë në fondin e artë të letërsisë shqiptare. Merita e tij qëndron në faktin se, i gjendur në brendësi të
komunitetit arbëresh të emigruar në Itali në shekullin e XV, krijoi në shekullin e XIX një poezi me tipare
thellësisht kombëtare, me cilësi të larta artistike. Përmes kësaj poezie, De Rada arriti jo vetëm që të zgjojë
ndjenjat kombëtare të atdhetarëve të tij, por zgjoi edhe opinionin publik të Evropës për çështjet e kombit
shqiptar, qenien e të cilit disa shtete e mohonin me vetëdashje. Krahas veprimtarisë letrare, De Rada u mor
dhe me veprimtari shkencore, duke përpunuar një varg punimesh gjuhësore rreth shqipes, shkruar në italisht
dhe botuar në shumë organe të shtypit të kohës ose në libra të posaçëm. De Rada i kushtoi shumë kujdes
çështjes së prejardhjes së gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve. Ai luajti një rol të rëndësishëm dhe në historinë e
245
Klara Kodra,
Erdhi dita e Arbrit me rastin e 100 vjetorit të Jeronim De Radës (Erik, 2000), 70
246
De Rada,
Autobiologjia..., 15
247
Kastrati,
Jeronim De Rada, 39
248
Po aty, f.5