154
Emigracioni i tretë: 1468-1506. Me vdekjen e Gjergj Kastriotit më 1468, turqit pushtojnë
pothuaj tërë territorin e Shqipërisë, duke shkatërruar dhe djegur qytetet dhe shfarosur në masë. Për
të mos iu nënshtruar
pushtuesit turk, shqiptarët u vendosën në Kalabri.
Emigracioni i katërt: 1532- 1534. Shqiptarët banues të Koronës, gjithnjë e më shumë të
detyruar nga gjendja e keqe e krijuar prej pushtuesit turk, lanë atdheun dhe shkuan në drejtim të
Napolit, për t‘u drejtuar më pas në Pulje, Lukanie dhe Kalabri, duke ripopulluar zonën dhe duke
themeluar komunitete të reja arbëreshe.
Emigracioni i pestë: 1647- 1664. Gjithashtu edhe shqiptarët e Moresë lanë tokat e tyre për
t‘iu drejtuar bregdetit të Jonit italian, duke u përqendruar kryesisht në Bazilikatë.
Emigracioni i gjashtë: 1744.
Popullata e Shqipërisë së Mesme, pikërisht zona e Peqinit, u
vendos në Abruco, duke themeluar vendin e quajtur Vila Badesa.
Emigracioni i shtatë: 1744-1825. Shumë grupime shqiptarësh të paidentifikuara si prejardhje
gjeografike, u vendosën në zonat veriore të Italisë, si në Lombardinë Jugore dhe në Emilian Veriore.
Një pjesë tjetër iu drejtua jugut duke u vendosur në Bazilikatë. Sipas dokumenteve gjetur në arkivin
e Napolit nga studiues si Françesko Tajani, Lorenzo Xhustiniani dhe arkivisti Manfredi Polumbo,
thuhet se numri i shqiptarëve arrin 200.000 frymë të shpërndarë në 80 vende. Sipas studimeve dhe
të dhënave të shumta, ndihmesa e arbëreshëve të Italisë në shumë fusha (dhe në të gjitha periudhat
historike me rëndësi për popullin italian) ka qenë e dukshme dhe e njohur nga të gjithë. Në mënyrë
të veçantë, mund të përmendet ndihmesa e tyre në luftërat garibaldine për bashkimin e Italisë, ku
arbëreshët e Kalabrisë dhe të Sicilisë qenë në ballë të luftëtarëve më të shquar, aq sa vetë Xhuzepe
Garibaldi i quante ―
heronj të njëmijë luftërave‖ dhe, si mirënjohje e shpërblim për ta, ofroi një
shumë të madhe të hollash për mëkëmbjen e Kolegjit Arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër
Koronë. Marrëdhëniet midis dy brigjeve do të intensifikohen së tepërmi në shekullin e XIX dhe
sidomos në shekullin e XX. Kjo shpjegohet me procesin e krijimit të komb-shtetit dhe me përhapjen
e ideologjisë nacionaliste kudo në Evropë. Më 4 prill 1860, nën udhëheqjen e republikanit sicilian,
Rozalino Pilos, filloi kryengritja në Palermo, e cila u shtyp shumë shpejt dhe udhëheqësit e lëvizjes
u dënuan. Bërthama e kësaj lëvizjeje përbëhej nga arbëreshë nga Sicilia dhe fshati Piana deli
Arbëreshi, Spiridon Peta,
Pietro Piedeskali, Xhorxhio Piedeskali, Xhovani Karnezi, Françesko Alesi
. Ja si përshkruheshin banorët e Pianës:
“Janë njerëz krenarë,
të ndershëm, kryelartë për origjinën e
tyre. Në këngët e tyre, ruajnë të gjallë ndjenjën e katër shekujve dhe ëndërrojnë ende që njëri prej
gjakut të tyre të mundet një ditë t’i shpjerë në atdheun e vjetër, të largët‖. Shumë shqiptarë
ndihmuan Garibaldin, shërbyen si udhërrëfyes në rrugët që ai nuk i njihte. Këtë e pohon vetë
Garibaldi në kujtimet e tij, ku shkruan: ―
Popullsia e Pianës dhe Parkos na ndihmoi shumë si