Koleksioni dhe krediti dokumentar



Yüklə 273 Kb.
səhifə7/9
tarix14.09.2018
ölçüsü273 Kb.
#68191
1   2   3   4   5   6   7   8   9

Aranzhimi (procedura) e kredisë dokumentare

Blerësi dhe shitësi bëjnë marrëveshje komerciale, duke kërkuar që shitësi do të paguhet me letër kredi. Blerësi pastaj aplikon në bankën e tij për të emituar një L/C, për llogari të eksportuesit.

Blerësi, normalisht e kompleton (plotëson) në detaje formularin e aplikacionit, të siguruar (forma) nga banka. Kjo do t’i mundësojë blerësit që t’i përcaktojë termet e L/C, lidhur me metodat e pagesës dhe të dokumenteve që duhet t’i prezantojë shitësi. Kjo gjithashtu do të përmbajë termet dhe kushtet të cilat janë të menduara që të mbrojnë bankën emetuese.

Faktikisht, aplikuesi merr përsipër të rimbursojë (kompensojë) bankën, nëse banka i shtie në dorë dokumentet e kërkuara dhe pajtohet me atë që dokumentet do të jenë në pronësi të bankës, nëse ai (aplikuesi, respektivisht blerësi) nuk e rimburson bankën.






Aranzhimi i kredisë


Banka konfirmuese/

këshilluese

Banka emetuese

L/C





Premtimi bankar Forma e

nëse është L/C Premtimi aplikacionit

i konfirmuar bankar (premtim për pagesë)



Përfituesi

Eksportuesi/

Shitësi

Aplikuesi

Importuesi/

Blerësi




Kontrata komerciale


Me L/C klauzolë përmbyllëse



Marrëveshja aktuale e rimbursimit midis aplikuesit dhe bankës do të reflektojë gjendjen e kreditit të aplikantit dhe pozicionin e valutës së vendit të tij, por kontrolli i dokumenteve të tij do të paraqes një siguri për bankën.

Banka emetuese e bartë L/C deri të banka këshilluese (ose e nominuar), e cila zakonisht është bankë korresponduese në vendin e eksportuesit. Banka këshilluese pastaj L/C e dërgon deri te përfituesi, duke i shtuar konfirmimin e saj nëse është e pyetur ta bëjë këtë. Këshillimi i L/C imponon obligime kontraktuare për bankën emetuese që të bëjë pagesën për eksportuesin në rast se ky sjellë dokumente korrekte dhe në kohë tashmë të përcaktuar. Nëse L/C është i konfirmuar, këshilla ngërthen të njëjtat obligime për bankën konfirmuese.

Aktivizimi i kredisë dokumentare

Me dërgimin (nisjen) e mallrave, eksportuesi i dërgon dokumentet e kërkuara nga banka e nominuar. Banka këshilluese (e nominuar) pastaj do të bëjë një kontroll të kujdesshëm të dokumentacionit që të përcaktojë nëse ato janë në pajtim me specifikacionet e L/C. Nëse janë, banka e nominuar do ta paguajë përfituesin,ose do të pajtohet që ta paguajë atë më vonë, në pajtim me termet e L/C. Nëse këto (dokumentet) nuk e kanë konfirmuar L/C, atëherë banka e nominuar i perfomon (kryen) këto shërbime si agjente e bankës emetuese. Por, nëse këto e konfirmojnë L/C, atëherë banka e nominuar kontrollon dhe paguan nga kontoja e saj si bankë konfirmuese. Procesi i kontrollit të dokumentacionit është faza më kritike e këtë procedurë.






Aktivizimi i kredisë

Banka këshilluese/

konfirmuese


Banka emetuese


Dokumentet +

kërkesa


Rimbursimi






në të parë ose termine





Dokumentet Pagesat/ Pagesat

+ kërkesa Akceptet në të parë Dokumentet

ose termine


Përfituesi

Eksportuesi/

Shitësi

Aplikanti

Importuesi/Blerësi


Mallrat





Pastaj, banka e nominuar ia dërgon bankës emetuese dokumentet e nevojshme, duke kërkuar që të bëhet rimbursimi (kompensimi) në pajtim me termet e L/C. Banka emetuese e bën kontrollin e sërishëm të dokumenteve. Nëse ato janë në rregull, banka emetuese rimburson bankën e nominuar. Kjo pastaj dokumentet ia çon importuesit në kthim për t’i nënshkruar ose për pagesë të shtyrë (deferred payment). Dorëzimi i dokumenteve importuesit formon (krijon) një dërgim konstruktiv të mallrave sipas kontratës komerciale.

P
Banka emituese
ërgjegjësitë në Kredinë dokumentare

Përgjegjësitë e palëve në kredinë dokumentare përfshijnë:

Importuesi

  • Njohja e eksportuesit, ose pasja e raportit të gjendjes së tij;

  • Të qenurit të sigurt që termet e formës së aplikacionit janë konsistente me kontratën gjegjëse;

  • Të qenurit të sigurt se instruksionet që i ipen bankës janë të qarta dhe të shkurtra, veçmas përshkrimi i mallrave;

  • Kreditë e pakthyeshme (parevokueshme) nuk janë opsion – nëse hyhet në to, atëherë duhet të paguhet për to, në të kundërtën duhet të shuhen;


  • Yüklə 273 Kb.

    Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə