Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


Neni 37 Ushtrimi i së drejtës për zbritje



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə13/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   20

Neni 37

Ushtrimi i së drejtës për zbritje

1. E drejta për zbritje lind në kohën kur tatimi i zbritshëm bëhet i ngarkueshëm.


2. Për të ushtruar të drejtën e tij për zbritje të TVSh-se së zbritshme, personi i tatueshëm duhet që së paku:
2.1. në lidhje me të gjitha zbritjet e referuara në Kreun e XIII të mbajë një faturë ose një dokument që shërben si faturë në pajtueshmëri me Kreun XV të këtij ligji. Në lidhje me zbritjet sipas nën-paragrafit 2.2 të nenit 36 të këtij ligji të ketë një dokument importi “Dokumenti Unik Doganor - DUD” në të cilin ai është i cekur si pranues i dërgesës apo importues dhe i cili e cek shumën ose mundëson llogaritjet e obligimit tatimor,
3. Ministri i Financave nxjerr akt nënligjor për të përcaktuar rregullat dhe dokumentet shtesë për të dëshmuar TVSH-në e zbritshme në veçanti në lidhje me:
3.1. zbritjet sipas nën-paragrafi 2.3 të nenit 36 të këtij ligji;
3.2. zbritjet sipas nën-paragrafëve 2.1 dhe 2.2 të nenit 36 të këtij ligji;
3.3. zbritjet në lidhje me transaksionet e përshkruara në Kreun X, XI dhe XII të këtij ligji;
3.4. rastet e referuara në nenin 52 të këtij ligji kur personi është i obliguar të paguaj TVSH si klient ose blerës;
3.5. Personi i tatueshëm i cili paguan kompensimin e TVSh-së, ka të drejtë të zbres kompensimin e TVSh-së si të zbritshme, me kusht që kompensimin e TVSh-së si dhe vlerën e mallrave dhe shërbimeve të pranuara t’u ketë paguar bujqëve (fermerëve) dhe që mallrat dhe shërbimet bujqësore të jenë të destinuara për kryerjen e furnizimeve të tatueshme, për të cilat është e përcaktuar e drejta për zbritjen e TVSh-së së zbritshme.
3.6. zbritjet në lidhje me aplikimin e skemave speciale të Kreut XIX të këtij ligji.

Neni 38

Mënyra e ushtrimit të së drejtës për të zbritur TVSH-në e zbritshme

1. Personat e tatueshëm bëjnë zbritjen duke zbritur nga shuma totale e obligimit të TVSH-së për një periudhë të caktuar tatimore, shumën totale të TVSH-së në lidhje me të cilën gjatë së njëjtës periudhë ka lindur e drejta për ta zbritur në pajtueshmëri me paragrafin 1 dhe 2 të nenit 37 të këtij ligji.


2. Nëse personi i tatueshëm nuk e zbret TVSH-në e tij të zbritshme në këtë periudhë tatimore, ai mund ta zbres këtë shumë të TVSH-së së zbritshme në çdo kohë pas kësaj periudhe tatimore, mirëpo, jo më vonë se në periudhën e fundit tatimore të vitit kalendarik që vijon pas vitit në të cilin ai e ka pasur të drejtën që të zbres TVSH-në e zbritshme.



3. Nëse personi i tatueshëm pranon një faturë që tregon TVSH-në nga personi i cili nuk ka të drejtë që të kërkojë TVSH-në sipas këtij ligji, ai nuk duhet të zbres TVSH-në e paraqitur si TVSH të zbritshme, pavarësisht nga ajo se ai e ka paguar atë TVSH.
4. Nëse një person i tatueshëm pranon një faturë që tregon një shumë të TVSH-së e cila e tejkalon shumën e TVSH-së e cila është dashur të ngarkohet sipas këtij ligji, personi i tatueshëm nuk duhet të zbres shumën e tepërt si TVSH të zbritshme, edhe nëse është paguar ajo TVSH.


Neni 39

Llogaritja e pjesës së TVSH-së së zbritshme që lejohet si e zbritshme

1. Në rastin e mallrave dhe shërbimeve të shfrytëzuara nga personi i tatueshëm për realizimin e transaksioneve për të cilat TVSH-ja është e zbritshme për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara dhe për realizimin e transaksioneve lidhur me të cilat TVSH-ja nuk është e zbritshme për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara, është e zbritshme vetëm pjesa e TVSH-së që i atribuohet transaksioneve për të cilat TVSH-ja është e zbritshme. Personi i tatueshëm mund të autorizohet nga ATK që të bëjë zbritjen e TVSH-së duke u bazuar në shfrytëzimin real të bërë, nëse ai ofron në shënimet e tij të kontabilitetit të dhënat mbi TVSH-në e zbritshme për të cilën ai ka të drejtën dhe për të cilën nuk e ka të drejtën e zbritjes për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara.


2. Proporcioni i zbritshëm duhet të gjendet nga ndarja që përbëhet nga shumat si në vijim:
2.1. në numërues - shumën totale, me përjashtim të TVSH-së, të qarkullimit vjetor që i atribuohet transaksioneve për të cilat personi i tatueshëm e ka të drejtën që të zbres TVSH-në e zbritshme;
2.2. në emërues - shumën e përfshirë në numërues dhe shumën e qarkullimit total vjetor për të cilën personi i tatueshëm nuk e ka të drejtën që të zbres TVSH-në, duke përfshirë subvencionet ndryshe nga ato të lidhura me çmimin e furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve sikur që janë referuar në paragrafin 1 të nenit 24të këtij ligji.
3. Llogaritja e proporcionit të zbritshëm nuk duhet të përfshijë:
3.1. shumën e qarkullimit të atribueshëm për furnizimet e mallrave kapitale të shfrytëzuara nga personi i tatueshëm për nevoja të biznesit të tij;
3.2. shumën e furnizimit të shërbimeve financiare sikur që janë referuar në paragrafin 1 të nenit 28 të këtij ligji, nëse janë zhvilluar në baza jo të rregullta.
4. Proporcioni i zbritshëm i TVSH-së duhet të përcaktohet në baza vjetore si përqindje dhe duhet të rrumbullakohet në një numër të plotë që pason.
5. Proporcioni i përkohshëm i zbritshëm dhe proporcioni aktual i zbritshëm përcaktohen si vijon:

5.1. proporcioni i zbritshëm për vitin aktual duhet të përcaktohet përkohësisht duke u bazuar në të dhënat e transaksioneve të vitit të mëparshëm (proporcioni i përkohshëm i zbritshëm). Në mungesë të të dhënave mbi transaksionet e vitit të mëparshëm ose kur shumat kanë qenë të parëndësishme, proporcioni i përkohshëm i zbritshëm duhet të përcaktohet nga ATK duke u bazuar në parashikimet e vetë personit të tatueshëm;


5.2. proporcioni i zbritshëm përfundimisht duhet të përcaktohet kur vëllimi aktual i transaksioneve është i njohur në vitin për të cilin është përcaktuar proporcioni i tatueshëm (proporcioni aktual i zbritshëm);
5.3. nëse është parë se zbritja e TVSH-së së zbritshme duke u bazuar në proporcionin e përkohshëm të zbritshëm ka qenë më e lartë apo më e ulët se sa që është dashtë të jetë në lidhje me të dhënat aktuale mbi vëllimin e transaksioneve, zbritja e TVSH-së së zbritshme duhet të rregullohet sipas rrethanave në deklaratën tatimore të periudhës tatimore të Janarit të vitit vijues i cili është viti në të cilin është përcaktuar proporcioni aktual i zbritshëm.
6. Pavarësisht nga paragrafi 2 i këtij neni, personi i tatueshëm mund të përcaktojë proporcionin e zbritshëm për secilën fushë individuale të aktivitetit të tij në mënyrë të ndarë, me kusht që ai të mbajë shënime të ndara për secilën fushë individuale të aktivitetit të tij si dhe me kusht që ai të njoftojë ATK-në mbi metodën e përcaktimit të proporcionit të zbritshëm. Nëse ATK pranon njoftimin së paku 15 ditë para fillimit të periudhës së re tatimore, personi i tatueshëm mund të fillojë të llogarit proporcionin e zbritshëm sipas këtij paragrafi në periudhën e parë tatimore që vijon pas periudhës tatimore në të cilën ai e ka informuar ATK-në në lidhje me vendimin e tij ose me fillimin e periudhës së ardhshme tatimore. Personi i tatueshëm duhet të llogarit proporcionin e zbritshëm, të zgjedhur sipas këtij paragrafi për së paku 12 muaj. Nëse personi i tatueshëm dëshiron të ndryshoj prapë metodën e llogaritjes së proporcionit të zbritshëm, ai duhet të njoftojë ATK-në përsëri për këtë ndryshim brenda 15 ditëve para fillimit të periudhës tatimore në të cilën do të shfrytëzohet metoda e re.
7. ATK-ja mund që:
7.1. pas njoftimit të bërë në pajtueshmëri me paragrafin 6 të këtij neni, t’ia ndaloj personit të tatueshëm që të shfrytëzojë metodën e zgjedhur për përcaktimin e proporcionit të zbritshëm nëse metoda e zgjedhur nuk i mundëson ATK-së që të kontrollojë në mënyrë adekuate zbritjen e TVSH-së së zbritshme;
7.2. të autorizojë apo kërkojë nga personi i tatueshëm që të bëjë zbritjen duke u bazuar në shfrytëzimin real të bërë për të gjithë apo për një pjesë të mallrave dhe shërbimeve.



Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə