Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə5/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   102

 
vii 
Didie,  letrar  e  gazetar,  autor  romanesh  dhe  udhëpërshkrues,  bashkëpunëtor  i  revistës  së  mirënjohur 
franceze  “Revue  des  Deux  Mondes”,  ka vizituar  shpesh  Italinë,  së cilës  i  ka  kushtuar  libra  dhe,  gjatë 
udhëtimit  të  tij,  ka  njohur  nga  afër  kolonitë  arbëreshe.  Didie  pasqyron  në  këtë  antologji  pikërisht 
përvojën e tij në Kalabri. Në qëndrimin e tij në Kalabri, ai njihet me zakonet, traditat e arbëreshëve të 
kësaj  zone,  përvojë  të  cilën  e  përshkruan  mjaft  qartë  në  veprën  e  përkthyer  nga  Fotaq  Andrea. 
Njëkohësisht,  ai  na  jep  një  pasqyrim  të  qartë  të  emigracionit  të  arbëreshëve  në  shekullin  e  XV  drejt 
Italisë. 
Një  tjetër  shkrimtar,  gazetar  e  memorialit,  që  ndërmori  udhëtime  të  shumta në  Orient, ka  qenë 
dhe  Maksim  Dy  Kamp.  Ai  ka  përjetuar  nga  afër  luftën  për  pavarësinë  e  bashkimin  e  Italisë  nën 
udhëheqjen e Garibaldit. Këtë përvojë, të cilën Dy Kamp kaloi, përpiqet të na e pasqyrojë me hollësi në 
veprën e tij. Leticia Mari Vis Bonaparte, Rotazi, shkrimtare, publiciste, kroniste dhe njëkohësisht autore 
e  një  sërë  veprash,  na  paraqet  në  mënyrë  objektive  dhe  të  përmbledhur  portretin  e  Françesco  Krispit. 
Krahas autorëve të përmendur më lart, në veprën e Fotaq Andreas, njihemi me shumë të dhëna të tjera 
për botën e arbëreshëve, të sjella mjaft qartë dhe në këndvështrime të ndryshme nga studiuesit francezë. 
Ahmet Kondo, në veprën “Flamuri i Arbrit”,na flet për veprimtarinë publicistike të Jeronim De Radës. 
Ky  studim  paraqet  rëndësi  për  temën,  sepse  na  njeh  me  figurën  e  De  Radës  dhe  kontributin  e  tij  në 
fillimet  e  shtypit  shqiptar.  Studimi  i  Ahmet  Kondos  na  ndihmon  të  njihemi  me  figurën  e  De  Radës,  me 
veprat  e  tij,  me  rolin  e  tij  në  shtypin  e  shkruar,  përmes  të  cilit  De  Rada  transmetoi  të  gjitha  ngjarjet 
politike. Këto ngjarje i pasqyroi në gjuhën italiane dhe në atë arbëreshe, në revistat e kohës si “Flamuri 
i Arbërit” apo “Arbëreshi i Italisë”. Atdhetari arbëresh mori një nismë për të botuar të organin letraro-
politik  “Flamuri i  Arbërit”.  Kjo  revistë  u  botua  në  Koriliano-Kalabro  nga  20  korrik 1883  deri  më  20 
gusht  1885  dhe  në  Kozenca  nga  20  shtator  1885  deri  më  15  nëntor  1887.  Në  këtë  të  përkohshme,  u 
pasqyruan probleme mbi të kaluarën historike të popullit shqiptar, mbi luftën për autonomi kombëtare, 
mbi  përpjekjet  e  atdhetarëve  në  lidhje  me  zgjimin  e  ndërgjegjes  kombëtare.
1
  Kjo  revistë  ka  rëndësi  jo 
vetëm se ka hyrë në historinë e shtypit shqiptar si e përmuajshmja e parë letraro-politike, por edhe pse 
shprehu pikëpamjet politike të rilindasve. Puna studimore u thellua më tej duke studiuar edhe veprat e 
autorëve italianë të kohës që po trajtoj, ku rol me rëndësi luajnë vepra e Anselmo Lorekios “Albania”, 
përmes së cilës na jep një kuadër të qartë të politikës italiane të kohës, mendimeve politike dhe arritjeve 
të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Një tjetër botim i tij është dhe “Pensierio politico albanese in rapporto 
agli  interessi  italiani  -  noti  e  dokumenti”,  ku  përmes  shkrimeve  të  përmbledhura,  shkruar  më  parë  në 
gazetën “La Nazione Albanese”, Lorekio, na jep të dhëna për numrin e popullsisë arbëreshe të gjendur 
në Itali, për vendosjen e tyre, si dhe për politikën e ndjekur nga ta për ruajtjen e traditave, gjuhës dhe 
                                                 
1
 
 Ahmet Kondo,  Flamuri i Arbrit : çështja kombëtare (Tiranë: Naim Frashëri, 1967), 11. 


 
viii 
kulturës  shqiptare.  Krahas  të  dhënave  të  sipërpërmendura,  Lorekio  na  pasqyron  në  të  njëjtën  kohë, 
përmes  shkrimeve  të  periodikëve  të  kohës,  ku  tregohet  lëvizja  letraro-kulturore  e  patriotëve  italo-
shqiptarë, edhe lëvizjen politike, e cila dha ndihmesë në zgjidhjen e kauzës kombëtare. Krahas kësaj, na 
jep  të  pasqyruar  përmes  thirrjeve,  memorandumeve,  protestave,  mendimin  politik  shqiptar  për  të 
siguruar pavarësinë. Referenca të tjera janë veprat e Xh. Skiroit, G. Salveminit, T. Tomasinit. Gaetano 
Salvemini,  në  veprën  “La  politica  estera  del`Italia  dal  1871  al  1914”,  botim  i  Firences,  gusht  1944, 
trajton  çështje  si  “La  questione  Balcanica”  (çështja  Ballkanike)  apo  politikën  e  Françesko  Krispit, 
kryeministër italian me origjinë shqiptare. 
 Sukseset dhe mossukseset e tij jepen qartë në veprën e Salveminit, duke shtuar këndvështrimin e 
Koli  Xoxit  në  lidhje  me  politikën  e  Krispit  dhe  rolit  të  tij  në  Shqipëri.  Ky  autor  është  përqendruar  në 
orientimet e përgjithshme të politikës së jashtme italiane gjatë atyre viteve, duke u ndalur herë pas here 
edhe në problemin shqiptar. Krahas tyre, përmendim veprën e Oreste Kamilo Mandalarit “Indipendenca 
shqiptare”,  Uegen,  Tiranë,  2008,  ku  autori  përmes  dokumenteve,  hedh  dritë  mbi  ndihmesën  e 
arbëreshëve  për  zgjidhjen  e  çështjes  kombëtare.  Pikë  së  pari,  Mandalari  hedh  dritë  e  na  jep  një 
informacion konkret lidhur me dyndjet e shqiptarëve në mbretëri nga 1416-1774 dhe formimin e kolonive 
italo-shqiptare  në  Italinë  e  Jugut.  Së  dyti,  na  pasqyron  nismën  e  atdhetarëve  arbëreshë  për  hapjen  e 
kolegjeve italo-shqiptare, të cilat do të shërbenin si vatër e kulturës shqiptare. Një vatër e rëndësishme e 
kulturës  shqiptare  ishte  dhe  Seminari  shqiptar  i  Palermos,  i  themeluar  më  26  nëntor  1734,  me  nismën 
Padre  Xhorxho  Guzeta  nga  Piana  dei  Greçi.  Në  veprën  e  Mandalarit,  pasqyrohet  njëkohësisht  dhe 
kontributi i shqiptarëve të Kalabrisë të cilët, nën flamurin e gjeneral Garibaldit, ndihmuan me të gjitha 
mënyrat  në  unifikimin  e  Italisë.  Kjo  tregohet  me  pjesëmarrjen  e  rreth  300  burrave  në  betejën  e 
Volturnosë. Mandalari, në librin e tij, jep të dhëna për ekspeditën e Riçoti Garibaldit në Shqipëri. Riçoti 
Garibaldi mbështeti synimin e shqiptarëve për të siguruar pavarësinë. Këtë gjë, u përpoq ta realizonte 
pikë  së  pari  përmes  themelimit  të  një  komiteti  italo-shqiptar,  komitet  i  cili  do  të  ndihmonte  duke 
propaganduar mbrojtjen e të drejtave kombëtare jo vetëm të tyre, por dhe të popujve të tjerë ballkanikë, 
si  dhe  të  Italisë.  Së  dyti,  organizoi  një  ekspeditë  ballkanike  në  1911,  përmes  së  cilës  ndihmoi  popujt 
ballkanikë,  ku  bënte  pjesë  dhe  Shqipëria,  të  siguronin  lirinë  dhe  pavarësinë  aq  të  dëshiruar.  Krahas 
veprës  së  lartpërmendur,  Mandala  boton  studimin  e  mirëfilltë  “L”Albania  e  l’opera  di  Anselmo 
Lorecchio”. Ky studim i tij na ndihmon të hedhim dritë mbi gjendjen në Shqipëri nën këndvështrimin e 
Lorekios. Një tjetër studiues shqiptar që ka shkruar rreth çështjes kombëtare shqiptare ishte dhe Ahmet 
Kondo,  në  botimet  e  tij  “Jeronim  De  Rada”,  “Flamuri  i  Arbrit”  dhe  “Dora  D’Istria  për  çështjen 
kombëtare”.  Në  veprën  e  parë,  A.  Kondo  na  jep  një  tablo  të  veprimtarisë  publicistike  të  Jeronim  De 
Radës. Përmendim revistën “Flamuri i Arbrit”, si një organ që i shërbeu shumë  çështjes shqiptare. Në 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə