Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə93/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   89   90   91   92   93   94   95   96   ...   102

 
151 
Perandorisë Osmane. Terenc Toçi, pas vizitës së fundit në Itali, ndonëse kishte sërish dëshirë të rikthehej, u 
tërhoq  duke  mos  u  angazhuar  më  në  mënyrë  konkrete  në  luftën  për  çlirimin  kombëtar.  Kjo  do  të  thotë  se 
ndoshta e kishte kuptuar që kjo nismë e madhe e çlirimit të vendit duhej te  bëhej nga atdhetarët shqiptarë. 
Megjithatë  sërish,  ndonëse  nuk  u  angazhua  hapur  në  çështjen  e  lëvizjes  kombëtare,  në  pamundësi  për  t`u 
rikthyer në Shqipëri, e ndihmoi atë nga Roma,  ku së bashku  me birin e familjes së shquar të Argondiceve 
Françeskanë,  themeloi  revistën  ―La  Revista  dei  Balcani‖,
630
  duke  propaganduar  pro  çështjes  shqiptare. 
Misioni  i  Terenc  Toçit,  ndonëse  nuk  përfundoi  me  suksesin  e  dëshiruar,  nuk  mund  të  themi  se  dështoi. 
Veprimtaria  e  Terenc  Toçit  dhe  arbëreshëve  u  vlerësua  si  një  hallkë  e  rëndësishme  në  luftën  për  çlirim 
kombëtar.  Arbëreshët  dhe  shoqëritë  atdhetare  në  kolonitë  shqiptare  në  Amerikë,  Rumani,  Bullgari, 
kontribuan në të gjitha format për të siguruar pavarësinë e Shqipërisë.
631
 Kjo përpjekje e tyre u vlerësua nga 
personalitete të shumta shqiptare. Përmendim Eqerem Bej Vlorën i cili shkruante:  
Në kohën e kryengritjes malësore katolike në vitin 1911, u bashkuan me to vullnetarët arbëreshë me 
në  krye  Terenc  Toçin.  Ai  çau  në  Mirditë  ku  dhe  shpalli  një  republikë  shqiptare,  ku  dhe  ngriti  një 
flamur  shqiptar  dhe,  për  disa  ditë,  ngriti  fuqishëm  moralin  e  popullit.  Arbëreshët  dëshmuan,  me 
qëndrimin  e  tyre,  besnikërinë  ndaj  etnitetit  shqiptar.  Ata  luftuan  me  trimëri  të  rrallë  pa  asnjë 
mëdyshje, rrezikuan jetën e tyre duke u dhënë zemër edhe vëllezërve në atdheun e lashtë të braktisur 
para shumë kohësh”.
632
  
Ndërsa Terenc Toçi u tërhoq, në Shqipëri lufta e atdhetarëve shqiptarë nuk kishte përfunduar. Lëvizjet 
kryengritëse kishin pushtuar të gjithë vendin, ishin përhapur në Shqipërinë e Veriut, të Mesme dhe të Jugut. 
Forcat  kryengritëse  gjetën  përballë  tyre  ushtrinë  xhonturke,  e  cila  ndërmori  masa  të  rrepta  për  ta  shuar 
lëvizjen kombëtare. Në Gërçë (afër Triepshit) u mblodh kuvendi i përgjithshëm i krerëve shqiptarë ku, me 
pjesëmarrjen  aktive  të  Ismail  Qemalit,  Luigj  Gurakuqit,  etj.,  u  miratuan  12  kërkesa,  të  cilat  në  një 
memorandum iu paraqitën qeverisë xhonturke. Në memorandumin e Gërçës, figuronin kërkesat për autonomi 
të Shqipërisë. Ky memorandum iu dërgua dhe Fuqive të Mëdha, iu përcoll ministrit anglez Eduard Grejit, me 
lutjen  që  të  ndihmonte  çështjen  kombëtare.
633
  Qeveria  xhonturke  nuk  i  pranoi  kërkesat  e  shqiptarëve  të 
paraqitura në Memorandumin e Gërçës. Fuqitë e Mëdha, të interesuara për shuarjen e vatrës kryengritëse në 
Ballkanin Perëndimor, vunë të gjitha forcat e tyre për ta penguar. Ata i lanë dorë të lirë Turqisë që ta shtypte 
kryengritjen, por dhe të bënte disa lëshime. Ndonëse Shqipëria pati përkrahjen e opinionit ndërkombëtar, ai 
nuk  ishte  në  gjendje  të  ndryshonte  situatën,  duke  marrë  parasysh  që  raporti  i  forcave  nuk  ishte  i  drejtë. 
Popullit  tonë  iu  desh  të  hidhej  në  luftë  i  vetëm  dhe  pa  aleatë.
634
  Me  nismën  e  Ismail  Qemalit,  u  mbajt  në 
                                                 
630
    Caccamo, Odiseja Arbëreshe Terenc Toçi midis Italisë dhe Shqipërisë, 60
631
   ―Opinioni ynë‖, Koha Jonë, Nr.11,V.IX, Nëndor-Dhjetor,1970,f.4 
632
   Eqerem Bej Vlora, Kujtime (Tiranë:Shtëpia e Librit dhe Komunikimit,2002), 313 
633
   Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjen shqiptare‖ (1910-1912), 10. 
634
   Shpuza, Arbëreshët dhe kryengritja e vitit 1911, 54 


 
152 
Stamboll një mbledhje e një grupi personalitetesh shqiptare, ku u vendos që Shqipëria të fillonte kryengritjen 
e  përgjithshme  të  armatosur.  Ajo  do  të  fillonte  në  Kosovë  dhe  do  përhapej  më  pas  në  gjithë  Shqipërinë. 
Ismail Qemali do të shkonte në Evropë për të kërkuar mbështetje, ndërsa Hasan Prishtina do të shkonte në 
Kosovë  për  të  organizuar  kryengritjen.  Ismail  Qemali  nuk  doli  pa  ndihma  nga  ky  udhëtim  në  Evropë, 
ndonëse ato ishin të pamjaftueshme. Në pranverë të vitit 1912, kryengritja e armatosur kishte përfshirë gjithë 
Shqipërinë. Ajo mori hov në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut të vitit 1912. Përpara kësaj gjendjeje, 
qeveria  xhonturke  u  detyrua  të japë  dorëheqjen.  Perandoria  Osmane  në  këtë  periudhë  u  gjend  në  një  krizë 
serioze.  Lufta  me  Italinë,  vala  kryengritëse  në  Shqipëri  dhe  Jemen  si  dhe  të  qenit  në  prag  të  një  lufte  me 
vendet e Ballkanit, e vështirësonte më tej situatën e saj. E gjendur në këto rrethana, qeveria osmane u detyrua 
të pranonte kërkesat e shqiptarëve. Kjo solli përfundimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. 
Ismail Qemali, së bashku me patriotë të tjerë, mblodhën delegatë nga gjithë Shqipëria në kuvendin e 
Vlorës  dhe,  më  28  nëntor  1912,  shpallën  Shqipërinë  të  lirë  dhe  të  pavarur.  Shqipëria  arriti  të  sigurojë 
pavarësinë e saj si rezultat i një sërë faktorësh. Situata e favorshme ballkanike, ku lëvizjet kryengritëse ndaj 
Perandorisë  Osmane  nuk  mungonin.  Nga  ana  tjetër,  mbështetja  që  i  erdhi  nga  Italia  dhe  Austro-Hungaria 
ndikuan në të mirë të çështjes shqiptare, duke u shprehur zyrtarisht në favor të shtetit të pavarur shqiptar. Një 
rol të madh në këtë drejtim luajti dhe komuniteti arbëresh në Itali përmes shtypit, shoqatave dhe veprimtarive 
konkrete në organizimin e italo-shqiptarëve në shoqatën ―Pro Albania‖. Finalizimi i këtij bashkëveprimi së 
bashku  me  shqiptarët  e  diasporës  në  Amerikë,  Rumani,  Bullgari,  Egjipt  sollën  pavarësinë  dhe  krijimin  e 
shtetit shqiptar. 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   89   90   91   92   93   94   95   96   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə