40
vendosura në një suport digjital kanë sjellë dhe problematika që lidhen me shkeljen e të
drejtës së autorit, pasi asgjë nuk lejon dallimin midis kopjes origjinale të një vepre dhe kopjes
jo origjinale të saj, të bërë në mënyrë të paligjshme. Formati digjital i veprave mundëson tre
avantazhe mjaft të fuqishme: besnikërinë (me origjinalin)
117
, kompresimin (për të shpëtuar sa
më shumë memorje në një kompjuter) si dhe përdorueshmërinë
118
.
117 Raporti i grupit të punës së Akademisë së shkencave morale dhe politike, Francë, korrik 2000, cituar më
sipër.
118 Paul Goldstein in Siva Vaidhyanathan “Copyrights and Copywrongs”, New York University Press, 2001.
41
KREU II
– LINDJA E TË DREJTËS SË AUTORIT NË
MJEDISIN DIGJITAL
Si në çdo lëndë juridike, shtrohet vetvetiu pyetja e objektit të asaj që po studiohet.
Pyetja që lidhet me objektin e studimit është pika fillestare, pa të cilën çdo shpjegim vijues do
të ishte stërhollim, për më tepër i pasaktë. Përgjigja e parë që na shkon instinktivisht në
mendje është vepra. Dhe jo cilado vepër, por vetëm ajo që mbart vlera artistike. Pra vepra
artistike do të jetë objekti kryesor i trajtimit të së drejtës së autorit. Shtjellimi i kuptimit
juridik të veprës artistike do të zerë pjesën e parë të këtij kreu. Më tej, do të shikojmë se si
lind dhe ç’formë merr vepra artistike, kush është kontribuesi i saj dhe së fundi do të shikojmë
mënyrën se si ajo shprehet. Nëpërmjet kesaj analize, do të kemi një pamje të plotë të kuptimit
juridik të veprës.
Por askush nuk do të kishte të drejta mbi një vepër artistike nëse kjo nuk do të
mbrohej. Në këtë kuptim, do të shikojmë, nëpërmjet shtjellimit të pjesës së dytë të kapitullit,
se një vepër artistike përfiton mbrojtje ligjore në disa kondita të caktuara. Mbrojtja e një vepre
nuk është kusht sine qua non që një vepër të quhet artistike. Prandaj do të trajtohet veçantë,
sepse brenda kufijve të mbrojtjes së një vepre do të shikojmë dhe zbatimin e plotë të së drejtës
së autorit dhe përjashtimet nga zbatimi i tij për disa vepra artistike që i binden disa konditave
të tjera.
1. – Objekti i të drejtës së autorit në mjedisin digjita
l
Vepra është një koncept i papërkufizueshëm për shkak se ky koncept nuk do të jetë
kurre shterues në përbërësit e tij por edhe për arsye se është më e drejtë që një koncept i tillë
të mos ketë një përkufizim të përcaktuar, si një mënyrë për të mënjanuar çdo përpjekje
censuruese kundër veprimtarisë krijuese të njeriut. Para në aspektin digjital, përkufizim i
veprës në një fjali të vetme definuese nuk do të reflektonte aspak shumëllojshmërinë e
krijimeve intelektuale që do të burojnë prej digjitalizimit.
Megjithatë, a mund të themi që vepra nuk ka asnjë përkufizim ligjor? Jo. Ligji nr.
35/2016 Për të drejtat e autorit dhe të drejta te lidhura me to (“Ligji për të drejtat e autorit”),
është ligji bazë që rregullon marrëdhëniet e të drejtës së autorit, jep një përkufizim të veprës,
ashtu siç bënte dhe Ligji 9380 i mëparshëm. Sipas tij, veprat, që përbëjnë dhe objektin e të
drejtës së autorit, janë “çdo krijim intelektual original, në fushën e letërsisë, artit dhe
shkencës, i cili mbart karakteritika individuale, pavarësisht nga mënyra ose forma e shprehjes
42
së tyre, objektivi, rëndësia për aq sa nuk parashikohet ndryshe në këtë ligj”
119
. Karahasimisht
me Ligjin e vjetër, përkufizimi është më i plotë. Sipas Ligjit të vjetër, vepra artistike është
“çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik, i materializuar, pavarësisht nga forma a
mënyra e të shprehurit, që ka për qëllim të prekë ndjesitë e njeriut”
120
. Ligjvënësi ynë ka bërë
zgjedhjen e duhur për të dhënë disa karakteristika të veprës. Disa ligjvënës të tjerë, kanë
zgjedhur të mos japin një përkufizim të qartë të veprës, duke e bërë kështu konceptin e veprës
një mjegullnajë që duhet kthjelluar rast pas rasti nga jurisprudenca. Kështu, Kodi francez i
Pronësisë Intelektuale disponon se “autori i një vepre gëzon mbi këtë vepër, për shkak të
krjimit të saj, një të drejtë pronësore”
121
. Për të dyja rastet mund të themi se zgjidhja politike
është e justifikuar. Përkufizimi i veprës artistike që jep Ligji për të drejtat e autorit është një
përmbledhje jo shteruese e karakteristikave kryesore që ka nxjerrë jurisprudenca ndër vite.
Kriteret e përcaktuar në nenin 8 të Ligjit për të drejtën e autorit janë ato të përcaktuara
dhe në konventat ndërkombëtare dhe asnjë kriter tjetër nuk do të përdoret për cilësimin e një
prodhimi si vepër. Projektligji i mëparshëm parashikonte në nenin 3 të tij se asnjë kriter tjetër
nuk do të përdoret për cilësimin e një prodhimi të tillë si vepër“. Ligji për të drejtat e autorit e
ometon një fjali të tillë. Megjithatë, për të dhënë sa më të qartë idenë se asnjë kriter tjetër nuk
duhet të merret në konsideratë për përcaktimin e një vepre, pasi në të kundërt, mund të jemi
në prani të një censure, do të ishte më e udhës që Ligji ta përmbante një fjali të tillë. Duke e
dhënë këtë ide, mishëruar më këtë fjali, Ligji do të jepte më mirë idenë e lirisë që duhet të
përshkojë krijimtarinë e autorit, faktin se asgjë tjetër nuk hyn në përcaktimin e krijimit artistik
përveçse se origjinaliteti dhe individualiteti i autorit. Në mjedisin digjital, çdo tentativë tjetër
për të vendosur barrieria kufizuese do të veprës do të ishtë kundër produktive dhe do të sillte,
si pasojë, rrezikun e moszbatueshmërisë së të drejtës së autorit në disa vepra të krijuara
nëpërmjet metodave digjitale.
1.1 – Pasojat e digjitalizimit mbi kuptimin e veprës
Këtu do të analizohen të gjithë elementët përbërës të veprës artistike, elementë
thelbësorë mbi të cilët qendron dhe ngrehina e të drejtës së autorit: ndërhyrja e njeriut,
materializmi, mungesa e një forme të përcaktuar dhe origjinaliteti.
1.1.1 Ndërhyrja e njeriut në krijimin e veprës
Duket si një eufemizëm, por duhet thënë dhe nënvizuar fort se një vepër nuk mund të
krijohet veçse nga mendja dhe dora e njeriut. Ky parim nuk përgënjeshtrohet as nga
revolucioni digjital, pavarësisht se në dukje mund të jetë në kontradiktë. Në hyrje u tha se të
119 Neni 8 i Ligjit për të drejtat e autorit.
120 Neni 4 pika 1 e Ligjit 9380.
121 Neni 111-1 i Kodit francez të Pronësisë Intelektuale, botimet Dalloz, 2007.
Dostları ilə paylaş: |