Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə27/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   23   24   25   26   27   28   29   30   ...   137

43 
 
drejtat  që  derivojnë  prej  veprës,  qofshin  pasurore  ose  personale,  në  kohëra  të  hershme  të 
historisë  mbroheshin  në  mënyrë  të  përbashkët  nga  autori  dhe  shoqëritë  që  kryenin 
shtypshkrimin  e  tyre.  Sistemi  i  sotëm  reflekton  personalizmin  e  fortë  që  karakterizon  të 
drejtën  e  autorit  në  sistemin  kontinental.  Në  njëfarë  mënyre,  është  kryer  tashmë  një  ndarje 
midis  krijuesit  të  veprës dhe përdoruesit të  saj. Duke specifikuar qartë  se autor  është  njeriu-
krijues
122
,  ligjvënësi  thekson  dëshirën  për  të  mbrojtur  autorin,  për  ta  bërë  atë  marrësin 
origjinal të të drejtave që burojnë prej krijimit të tij intelektual. Kësisoj, përdoruesit e veprës, 
të  cilët  do  të  shfrytëzojnë  anën  ekonomike  të  veprës  nuk  janë  depozituesit  primarë  të  të 
drejtave. Ata duhet të lidhin marrëveshje me autorin në mënyrë që të shfrytëzojnë veprën. Për 
këta  nuk  ka  asnjë  kufizim  ligjor,  pasi  këtu  hyjmë  në  fushën  e  të  drejtës  tregtare  dhe 
rrjedhimisht  një shfrytëzim ekonomik të veprës mund  ta bëjë  si  autori  ashtu  dhe çdo person 
tjetër fizik apo juridik. 
Cilat janë pasojat e kësaj dispozite ligjore? Elementi i parë i përgjigjes që vjen në mendje, 
sërish një formë më e tjetër eufemizimi, është përjashtimi i kafshëve
123
 në krijimin e veprave 
artistike. Krijimet artistike të krijuara nga majmunët, qentë dhe miq të tjerë të njerëzimit janë 
të  mundura vetëm  se prapa tyre qendron njeriu  dhe procesi  i  tij  krijues, me anë të  të  cilit ai 
përdor  këto  kafshë  për  krijimin  e  veprave  artistike.  Edhe  në  këtë  rast  është  njeriu  që  krijon 
veprën duke përdorur kafshët  si  mjet  për të  mishëruar krijimtarinë  e tij
124
.    Në këtë  kuptim, 
nuk mund të konceptohet dot se kafshët janë autorë të veprave artistike
125
. Thënë këto, mund 
të mendohet se, me kalimin e kohës, ndoshta edhe arsyet e përjashtimit të kafshëve nga thelbi 
i krijimit të një vepre, mund të rezultojë abuzive. Por nuk mendojmë kështu. Dhe këtu na hyn 
në  ndihmë  psikologjia  e  kafshëve.  Sipas  studimeve,  kafshët  mund  të  perceptojnë  fenomenet 
në  bazë  të  analogjisë,  por  nuk  mund  të  kryejnë  aktin  e  përfaqësimit  të  elementëve.  Pra,  në 
thelb, do ju mungojë procesi i nevojshëm dhe i plotë intelektual i procesit të krijimit. Prandaj 
dhe majmuni për shembull nuk mund të pikturojë, por thjesht do të zhgarravis
126
.  
                                                           
122 Ligji, për mendimin tonë në mënyrë të gabuar, termin “person fizik”. Kuptohet se çfarë ka dashur të shprehë 
ligjvënësi, por në fjalorin juridik shqiptar, termi “person fizik” nënkupton individin që ushtron aktivitet tregtar 
në emrin e tij personal. E njëjta teminologji përdoret dhe në Ligjin aktual për të drejtën e autorit. Edhe pse 
shikojmë se në disa nene, Ligji përdor dhe termin “individ”, duke treguar edhe njëheë paqartësinë semantike, por 
njëkohësisht dhe kuptimin që ka dashur ligjvënësi t’i japë togfjalëshit “person fizik”. 
123 Në disa legjislacione, kafshët ende kategorizohen si sende. Megjithatë, fryma e përgjithshme sot është që 
kafshët të përfitojnë nga një status i veçantë, të klasifikuar si sui generis. A mund të sjellë kjo një rishikim të 
statusit të kafshëve në raport me të drejtën e autorit? Nuk mendojmë se është rasti, pasi te kafshët mungon hapi i 
vullnetshëm për të krijuar diçka. 
124 Rasti i piktorëve Dorgeles dhe Boronali, të ndihmuar nga majmuni i tyre Lolo. 
(http://tonyshaw3.blogspot.com/2012/12/roland-dorgeles-and-joachim-raphael.html). 
125 Pavarësisht se disa mbrojnë tezën e amendimit të Deklaratës universal të të drejtave të kafshës të UNESCO-
s datë 15 tetor 1978, duke i shtuar dhe të drejtën e pronësisë intelektuale. 
126 in Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur,  Dalloz, f. 57. 


44 
 
As fenomenet  natyrore nuk mbrohen nga  e drejta e  autorit, pavarësisht  nivelit  estetik  që 
ato  mund  të  paraqesin  në  sytë  tanë,  për  sa  kohë  mbi  këto  fenomene  nuk  ka  asnjë  ndërhyrje 
nga ana e njeriut.   
Problemi kryesor këtu është dhe ai i krijimit të veprave artistike nëpërmjet mekanizmave 
të automatizuar, ose mjeteve informatike dhe digjitale. Natyrisht, nëse prapa makinës qendron 
njeriu, i cili jep urdhrat, shkruan programet, përpunon pamjet e kështu më radhë, nuk duhet të 
ketë asnjë dyshim kemi të bëjmë me vepra që potencialisht mund të mbrohen nga e drejta e 
autorit. Në këtë rast, nuk shtrohet problemi i cilësisë së autorit të veprës, pasi përgjigja është 
njeriu, por me cilësinë e vetë veprës. Problematika do të lind në rastet kur mjetet informatike 
fitojnë  një  formë  autonomie  ndaj  krijuesit  të  tyre  dhe  ndërhyrjes  së  tij  në  procesin  krijues. 
Rastet  të  cilat  hyjnë  në  këtë  kategori  nuk  janë  pjesë  domosdoshmërisht  e  kategorisë  së 
veprave. Per shembull, përpunimi bazik i parimeve që përbëjnë bazën e cilitdo elementi të një 
programi kompjuterik nuk do të mbrohen nga e drejta e autorit
127
. Ato mund të kenë një autor, 
por  ato  përjashtohen  vetvetiu  nga  e  drejta  e  autorit  për  shkak  të  karakterit  të  tyre  shumë  të 
përgjithshëm  dhe  që  qendrojnë  si  elemente  bazë  të  formimit  të    mëtejshëm  të  programit 
kompjuterik. Për shëmbull, nëse krahasohet me botën reale, krijuesi i një stilolapsi nuk mund 
të  kërkojë  të  drejta  autori  për  shkak  të  përdorimit  të  këtij  stilolapsi  nga  një  autor  i  një 
dorëshkrimi. 
Megjithatë  mund  të  ndodhë  që  të  kemi  raste  të  caktuara  kur  krijimet  informatike 
autonome  të  japin  një  produkt  të  caktuar  që  mund  të  tërheqë  publikun  për  shkak  të  një 
dimensioni artistik të pamohueshëm. Mund të përmendim këtu krijimet 3D të gjeneruara prej 
kompjuterit,  apo  pamjet  satelitore.  Megjithatë,  edhe  në  këto  raste,  duhet  t’i  përmbahemi 
parimeve dhe t’u mohojmë këtyre krijimeve cilësinë e veprës.  
A  duhet  të  jetë  i  ndërgjegjshëm  njeriu  se  është  duke  krijuar  një  vepër  artistike?  Pyetja 
mbart  një  dimension  filozofik  të  padiskutueshëm,  por  nuk  është  aspak  pretendimi  i  këtij 
studimi që të bëjë nëj analizë të tillë këtij problemi. Megjithatë, për të mos u shmangur temës, 
nuk duhet lënë pa përmendur se disa autorë mendojnë se në mënyrë të natyrshme, njeriu duhet 
të  jetë  i  ndërgjegjshëm  se  ndodhet  në  një  proces  krijues,  se  ka  vullnetin  të  krijojë  dhe  të 
ndryshojë  realitetin
128
.  Njeriu  që  e  vesh  veten  me  një  mision  të  tillë  do  të  quhet,  pa  asnjë 
dyshim se është në një proces krijues që do të mishërohet në një vepër.  Por një përkufizim i 
tillë  rrezikon  të  lërë  mënjanë  një  pjesë  të  konsiderueshme  veprash,  autorët  e  të  cilave  nuk 
kanë patur pretendimin e shndërrimit të realitetit dhe që nuk kanë objektivisht një vullnet për 
të krijuar apo për të shndërruar realitetin. Edhe pse në realitet e bëjnë një gjë të tillë, duhet të 
konstatojmë se një pjesë e konsiderueshme e artistëve bashkëkohorë e përjashtojnë veten nga 
                                                           
127 Fjalia e fundit e pikës 1 të nenit 88 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
128 Christophe Caron, Droit d’auteur, Litec LexisNexis, Botimi i tretë, 2013, f. 57.  


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   23   24   25   26   27   28   29   30   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə