81
lart. Fotografia është riprodhim i një pamjeje ose i një mjedisi ekzistues. Fotografi nuk e
interpreton atë sipas vizionit të tij, por është i kushtëzuar pikërisht nga ky mjedis ekzistues.
Fotografi ka në dorë vetëm rregullimin e dritës, objektivit apo ngjyrave, pra disa elemente që
hyjnë në procesin krijues nëpërmjet kryerjes së një pune mekanike. Në këto kushte, një
fotografi që përmbush kriteret e origjinalitetit, si krijim intelektual i punës së autorit mbrohet
nga e drejta e autorit në mënyrë autonome, nëse është integruar në një faqe interneti
258
. Vepra
fotografike përbën një vepër më vete
259
. Ky debat tashmë mbetet teorik për shkak se
fotografitë parashikohen në ligj si vepra të mbrojtshme
260
.
E njëjta logjikë vlen dhe për programet kompjuterike. Ligji anglez për të drejtën e
autorit
261
nuk bazohet në kriterin e origjinalitetit për të përcaktuar nëse programet
kompjuterike mbrohen nga e drejta e autorit apo jo. Direktiva evropiane në lidhje me
mbrojtjen juridike të programeve kompjuterike e përshkruan origjinalitetin si veprimtari
intelektuale krijuese të autorit
262
. Ndërkohë që në neni 88 të Ligjit për të drejtën e autorit,
programi kompjuterik përkufizohet si “vepër e fjalës” nëse është krijimi origjinal individual i
vetë autorit. Në këtë kuptim, programi kompjuterik i bashkohet përkufizimit të përgjithshëm
të veprave artistike. Lipset një koment në lidhje më sa më sipër: një program kompjuterik do
të jetë origjinal nëse është krijim intelektual i autorit. Origjinaliteti nuk mund të shikohet
ndryshe në rastin e programeve kompjuterike. Përdorimi i kriterit të origjinalitetit mund të
bëjë që shumë programe kompjuterike, që janë efektivisht frut i punës krijuese intelektuale të
autorit mund të mos përmbajnë një origjinalitet të tillë që e bën atë të ngjashëm me veprat e
tjera të autorit. Programi kompjuterik nuk ka asgjë poetike, por nga ana tjetër, ai duhet
mbrojtur. Në këtë kuptim, është tashmë ndërkombëtarisht e pranuar, dhe direktiva mbi
programet kompjuterike flet për këtë, se krijimi intelektual si kriter, përbën vetë
origjinalitetin, krieterin e mjaftueshëm për të bërë që një program kompjuterik të mbrohet nga
e drejta e autorit.
Shpjegimet që dhamë më lart tregojnë se faqja e internetit mbrohet nga e drejta e
autorit. Por do të dallojmë dy aspekte brenda saj: nga njëra anë brendia e faqes, e cila do të
mbrohet në funksion të elementëve përbërës, ku në pah do të dalë elementi origjinal i
përbërësve, si për shembull, dizenjimi, fotografitë, artikujt e shkruar e kështu me radhë dhe së
dyti, programet kompjuterike që mundësojnë krijimin e faqeve të internetit. Në këtë rast,
kriteri i përcaktimit të mbrojtjes së ose jo të programeve kompjuterike, edhe pse ligji përmend
fjalën “origjinalitet”, referimi kryesor do të jetë “krijimi intelektual”. Për shkak se programi
kompjuterik është një krijim që në thelb përmban element të krijimit individual të autorit, por
shumë prej përbërësve të tij janë elementë të përsëritur, që përmbahen në shumë programe
258 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, 2013.
259 Vendimi
Infopaq International, C-5/08, www.curia.eu.
260 Shkronja ë e pike 1 të nenit 8 të Ligjit për te drejtat e autorit.
261 “The Copyright, Designs and Patents Act” i 1988.
262 David Bainbridge, “Intellectual Property”, Pitman Publishing, botimi i tretë, 1996.
82
kompjuterike. Në këtë kuptim zbatimi i kriterit për shqyrtimin e një krijimi, nëse është i
mbrojtshëm
ose jo nga e drejta e autorit, do të ndryshojë në funksion të llojit të veprës.
Aplikacionet. Të gjithë sot e përmendim këtë fjalë shumë shpesh. Fjala aplikacion ka
kuptimin e një kërkese formale drejtuar një autoriteti, por edhe të një veprimi për të vënë
diçka në punë
263
. Kuptimi më bashkëkohor i aplikacioneve lidhet me ekzekutimin nga ana e
kompjuterëve ose e celularëve të një pune të caktuar, që përputhet me një nevojë të
përdoruesve për të zgjidhur një problem të caktuar ose për të përfituar nga një problem i
caktuar
264
. Për mendimin tonë, aplikacionet duhen trajtuar brenda regjimit juridik të
programeve kompjuterike.
Programet kompjuterike. Programet kompjuterike përkufizohen në Ligjin për të
drejtat e autorit, duke përfshirë edhe programet e aplikimit dhe sistemet operative të shprehur
në çdo lloj guhe (informatike) […]
265
. Ligji ynë është bazuar në Direktivën 91/250/CE e datës
14 maj 1991 në lidhje me mbrojtjen juridike të programeve kompjuterike. Programet
kompjuterike përfitojnë nga e drejta e autorit nëse përbëjnë një krijim original individual dhe
intelektual të autorit
266
. Tashmë është e pamundur që programet kompjuterike të përjashtohen
nga e drejta e autorit parimisht vetëm sepse janë krijime së tepërmi teknike dhe nuk kanë
asnjë aspekt artistik
267
. Një logjikë e tillë nuk pranohet më. Çështja është se çfarë kriteri do të
përdoret për të integruar këto lloj veprash në një kuadër mbrojtjeje të veprave kryesisht
artistike. Gjithçka do të varet nga kriteri i origjinalitetit dhe mënyra si do të konceptohet:
direktiva, ligji si dhe jurisprudenca e huaj kanë përcaktuar se kriteri për vlerësimin e
programeve kompjuterike si vepra artistike ose jo është “prurja intelektuale”
268
, koncept që
lidhet më shumë me punën se sa me artin. Në këtë kuptim, vlerësimi i programeve
kompjuterike si vepra artistike ose jo nuk është një çështje e lehtë dhe kërkon njohuri të
fushës.
1.2.3 Vepra potencialisht origjinale të përjashtuara nga mbrojtja
Rastet kur origjinaliteti i një vepre nuk bën të triumfojë e drejta pronësore e autorit janë të
parshikuara me Ligjin për të drejtat e autorit. Është e vetmja mënyrë në një shoqëri
demokratike që të parashikohet, rregullohet dhe zbatohet shpronësimi ose çdo lloj e ngjashme
e heqjes ose kufizimit të pronësisë së individit. Ligji për të drejtat e autorit shpalos listën e
krijimeve që ndoshta nuk janë tërësisht të zhveshura nga origjinaliteti, por për arsye madhore
që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik, kryesisht informimit të publikut, ky
origjinalitet nuk sjell asnjë pasojë juridike: këto krijime do të konsiderohen pa autor. Është
263 Oxford Advanced Learner’s Dictionary, Oxford University Press.
264 Alain Hollande, Xavier Linant de Bellefonds, Editions Delmas, Botimi 6, 2008, f. 256.
265 Pika 1 e nenit 88 të Ligjit për të drejtat e autorit.
266 Po aty.
267 Alain Hollande, Xavier Linant de Bellefonds, Editions Delmas, Botimi 6, 2008, f. 256.
268 C. Cass., datë 16 prill 1991, JCP E, 1992, I, 141.