Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə46/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   42   43   44   45   46   47   48   49   ...   137

81 
 
lart.  Fotografia  është  riprodhim  i  një  pamjeje  ose  i  një  mjedisi  ekzistues.  Fotografi  nuk  e 
interpreton  atë  sipas  vizionit  të  tij,  por  është  i  kushtëzuar  pikërisht  nga  ky  mjedis  ekzistues. 
Fotografi ka në dorë vetëm rregullimin e dritës, objektivit apo ngjyrave, pra disa elemente që 
hyjnë  në  procesin  krijues  nëpërmjet  kryerjes  së  një  pune  mekanike.  Në  këto  kushte,  një 
fotografi që përmbush kriteret e origjinalitetit, si krijim intelektual i punës së autorit mbrohet 
nga e drejta e autorit në mënyrë autonome, nëse është integruar në një faqe interneti
258
. Vepra 
fotografike  përbën  një  vepër  më  vete
259
.  Ky  debat  tashmë  mbetet  teorik  për  shkak  se 
fotografitë parashikohen në ligj si vepra të mbrojtshme
260

E  njëjta  logjikë  vlen  dhe  për  programet  kompjuterike.  Ligji  anglez  për  të  drejtën  e 
autorit
261
 nuk  bazohet  në  kriterin  e  origjinalitetit  për  të  përcaktuar  nëse  programet 
kompjuterike  mbrohen  nga  e  drejta  e  autorit  apo  jo.  Direktiva  evropiane  në  lidhje  me 
mbrojtjen  juridike  të  programeve  kompjuterike  e  përshkruan  origjinalitetin  si  veprimtari 
intelektuale  krijuese  të  autorit
262
.  Ndërkohë  që  në  neni  88  të  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit, 
programi kompjuterik përkufizohet si “vepër e fjalës” nëse është krijimi origjinal individual i 
vetë autorit. Në këtë kuptim, programi kompjuterik i bashkohet përkufizimit të përgjithshëm 
të veprave artistike. Lipset një koment në lidhje më sa më sipër: një program kompjuterik do 
të  jetë  origjinal  nëse  është  krijim  intelektual  i  autorit.  Origjinaliteti  nuk  mund  të  shikohet 
ndryshe  në  rastin  e  programeve  kompjuterike.  Përdorimi  i  kriterit  të  origjinalitetit  mund  të 
bëjë që shumë programe kompjuterike, që janë efektivisht frut i punës krijuese intelektuale të 
autorit mund të mos përmbajnë një origjinalitet të tillë që e bën atë të ngjashëm me veprat e 
tjera  të  autorit.  Programi  kompjuterik  nuk  ka  asgjë  poetike,  por  nga  ana  tjetër,  ai  duhet 
mbrojtur.  Në  këtë  kuptim,  është  tashmë  ndërkombëtarisht  e  pranuar,  dhe  direktiva  mbi 
programet  kompjuterike  flet  për  këtë,  se  krijimi  intelektual  si  kriter,  përbën  vetë 
origjinalitetin, krieterin e mjaftueshëm për të bërë që një program kompjuterik të mbrohet nga 
e drejta e autorit.  
Shpjegimet  që  dhamë  më  lart  tregojnë  se  faqja  e  internetit  mbrohet  nga  e  drejta  e 
autorit. Por do të dallojmë dy aspekte brenda saj: nga njëra anë brendia e faqes, e cila do të 
mbrohet  në  funksion  të  elementëve  përbërës,  ku  në  pah  do  të  dalë  elementi  origjinal  i 
përbërësve, si për shembull, dizenjimi, fotografitë, artikujt e shkruar e kështu me radhë dhe së 
dyti,  programet  kompjuterike  që  mundësojnë  krijimin  e  faqeve  të  internetit.  Në  këtë  rast, 
kriteri i përcaktimit të mbrojtjes së ose jo të programeve kompjuterike, edhe pse ligji përmend 
fjalën “origjinalitet”, referimi kryesor do të  jetë  “krijimi  intelektual”. Për shkak se programi 
kompjuterik është një krijim që në thelb përmban element të krijimit individual të autorit, por 
shumë  prej  përbërësve  të  tij  janë  elementë  të  përsëritur,  që  përmbahen  në  shumë  programe 
                                                           
258 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, 2013. 
259 Vendimi Infopaq International, C-5/08, www.curia.eu. 
260 Shkronja ë e pike 1 të nenit 8 të Ligjit për te drejtat e autorit. 
261 “The Copyright, Designs and Patents Act” i 1988. 
262 David Bainbridge, “Intellectual Property”, Pitman Publishing, botimi i tretë, 1996. 


82 
 
kompjuterike.  Në  këtë  kuptim  zbatimi  i  kriterit  për  shqyrtimin  e  një  krijimi,  nëse  është  i 
mbrojtshëm ose jo nga e drejta e autorit, do të ndryshojë në funksion të llojit të veprës. 
Aplikacionet. Të gjithë sot e përmendim këtë fjalë shumë shpesh. Fjala aplikacion ka 
kuptimin  e  një  kërkese  formale  drejtuar  një  autoriteti,  por  edhe  të  një  veprimi  për  të  vënë 
diçka në punë
263
. Kuptimi më bashkëkohor i aplikacioneve lidhet me ekzekutimin nga ana e 
kompjuterëve  ose  e  celularëve  të  një  pune  të  caktuar,  që  përputhet  me  një  nevojë  të 
përdoruesve  për  të  zgjidhur  një  problem  të  caktuar  ose  për  të  përfituar  nga  një  problem  i 
caktuar
264
.  Për  mendimin  tonë,  aplikacionet  duhen  trajtuar  brenda  regjimit  juridik  të 
programeve kompjuterike. 
Programet  kompjuterike.  Programet  kompjuterike  përkufizohen  në  Ligjin  për  të 
drejtat e autorit, duke përfshirë edhe programet e aplikimit dhe sistemet operative të shprehur 
në çdo lloj guhe (informatike) […]
265
. Ligji ynë është bazuar në Direktivën 91/250/CE e datës 
14  maj  1991  në  lidhje  me  mbrojtjen  juridike  të  programeve  kompjuterike.  Programet 
kompjuterike përfitojnë nga e drejta e autorit nëse përbëjnë një krijim original individual dhe 
intelektual të autorit
266
. Tashmë është e pamundur që programet kompjuterike të përjashtohen 
nga  e  drejta  e  autorit  parimisht  vetëm  sepse  janë  krijime  së  tepërmi  teknike  dhe  nuk  kanë 
asnjë aspekt artistik
267
. Një logjikë e tillë nuk pranohet më. Çështja është se çfarë kriteri do të 
përdoret  për  të  integruar  këto  lloj  veprash  në  një  kuadër  mbrojtjeje  të  veprave  kryesisht 
artistike.  Gjithçka  do  të  varet  nga  kriteri  i  origjinalitetit  dhe  mënyra  si  do  të  konceptohet: 
direktiva,  ligji  si  dhe  jurisprudenca  e  huaj  kanë  përcaktuar  se  kriteri  për  vlerësimin  e 
programeve  kompjuterike  si  vepra  artistike  ose  jo  është  “prurja  intelektuale”
268
,  koncept  që 
lidhet  më  shumë  me  punën  se  sa  me  artin.  Në  këtë  kuptim,  vlerësimi  i  programeve 
kompjuterike  si  vepra  artistike  ose  jo  nuk  është  një  çështje  e  lehtë  dhe  kërkon  njohuri  të 
fushës. 
1.2.3 Vepra potencialisht origjinale të përjashtuara nga mbrojtja  
Rastet kur origjinaliteti i një vepre nuk bën të triumfojë e drejta pronësore e autorit janë të 
parshikuara  me  Ligjin  për  të  drejtat  e  autorit.  Është  e  vetmja  mënyrë  në  një  shoqëri 
demokratike që të parashikohet, rregullohet dhe zbatohet shpronësimi ose çdo lloj e ngjashme 
e  heqjes  ose  kufizimit  të  pronësisë  së  individit.  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  shpalos  listën  e 
krijimeve që ndoshta nuk janë tërësisht të zhveshura nga origjinaliteti, por për arsye madhore 
që  kanë  të  bëjnë  me  mbrojtjen  e  interesit  publik,  kryesisht  informimit  të  publikut,  ky 
origjinalitet  nuk  sjell  asnjë  pasojë  juridike:  këto  krijime  do  të  konsiderohen  pa  autor.  Është 
                                                           
263 Oxford Advanced Learner’s Dictionary, Oxford University Press. 
264 Alain Hollande, Xavier Linant de Bellefonds, Editions Delmas, Botimi 6, 2008, f. 256. 
265 Pika 1 e nenit 88 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
266 Po aty. 
267 Alain Hollande, Xavier Linant de Bellefonds, Editions Delmas, Botimi 6, 2008, f. 256. 
268 C. Cass., datë 16 prill 1991, JCP E, 1992, I, 141. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   42   43   44   45   46   47   48   49   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə