Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə42/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   38   39   40   41   42   43   44   45   ...   137

73 
 
e shikojmë në disa raste përjashtimore, si për shembull veprat kolektive, ose siç po e shikojmë 
dhe  në  rastin  e  të  bazës  së  të  dhënave,  për  shkak  të  investimit  të  kryer,  autorë  mund  të 
konsiderohen pikërisht këta persona që kanë kryer investimin dhe jo autorët. Personat që kanë 
kryer  investimin  mund  të  konsiderohen  për  shembull  prodhuesit.  Por  kjo  me  kusht  që 
legjislacionet ta lejojnë një gjë të tillë, pra konsiderimin e një personi kryesisht juridik, që nuk 
ka krijuar një vepër, si autor të saj. Me leximin e Ligjit për të drejtën e autorit kuptojmë se kjo 
në  ligjin  tonë  parashikohet,  pasi  baza  e  të  dhënave  është  një  përmbledhje  dhe  përmbledhjet 
mund të kenë për autorë persona juridikë, të cilët konsiderohen sikur të ishin autorët e kësaj 
përmbledhjeje
231
.  Duket  pra  sikur  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  nuk  i  jep  vendin  që  u  takon 
autorëve persona fizikë, pasi përmend vetëm prodhuesit në nenin 119 të tij. Kjo gjë mund të 
jetë  e  gabuar,  por  nga  leximi  i  Ligjit,  shikojmë  se  ligjvënësi  nuk  i  ka  harruar,  pasi  ai  i 
përmend ata në nenin 15 që lidhet me autorësinë e përmbledhjeve
232
. Megjithatë, për çështje 
koherence, është mirë që personat fizikë krijues të bazës së të dhënave të përmenden edhe në 
nenin 119 të Ligjit për të drejtën e autorit.  
Për sa i përket përmbajtjes, e drejta e autorit mund të mbrojë gjithashtu përmbajtjen, nëse 
të  dhënat  janë  origjinale  dhe  që  vërtetojnë  prurjen  intelektuale  të  autorit.  Por  kjo  pikë,  edhe 
pse  duket  se  bie  ndesh  me  Direktivën  96/9/EC  mbi  bazën  e  të  dhënave  dhe  Ligjin  për  të 
drejtat  e  autorit,  pasi  neni  1(3)(2)  i  Direktivës  thotë  shprehimisht  se  “mbrojtja  e  bazës  së  të 
dhënave  nga  e  drejta  e  autorit  parashikuar  në  këtë  direktivë  nuk  mbulon  përmbajtjen.”  Një 
dispozitë e tillë nuk lë vend për interpretime të mundshme, pasi është qëllimi vetë i ligjvënësit 
Evropian,  por  edhe  të  atij  shqiptar,  që  të  mënjanojë  një  mbrojtje  shumë  të  përgjithshme  të 
materialit të përmbajtur në një bazë të dhënash. Por kjo nuk do të thotë se përmbajtja e bazës 
së të dhënave nuk mund  të  përfitojë  edhe nga e  mbrojtja e të drejtës  së  autorit. Thjesht,  kjo 
mbrojtje  nuk  vjen  nga  dispozitat  ligjore  në  lidhje  me  bazën  e  të  dhënave,  por  bazohet  mbi 
parimet  e  përgjithshme  të  të  drejtës  së  autorit,  që  do  të  thotë  se  përmbajtja  ose  pjesë  e 
përmbajtjes  mund  të  përfitojë  nga  nga  mbrojtja  nëse  janë  krijim  intelektual  i  autorit  dhe 
origjinale.  Megjithatë,  në  shumicën  e  rasteve,  përmbajtja  e  bazës  së  të  dhënave  është  e 
përbërë  nga  elementë  që  nuk  kanë  asgjë  origjinale  në  kuptimin  që  i  jep  ligji  kësaj  fjale.  Në 
këtë  kontekst,  qëndrimi  i  direktivës  dhe  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit  është  mjaft  i 
kuptueshem.  Ndërkohë,  nëse  përmbajtja  nuk  është  e  mbrojtshme  nga  e  drejta  e  autorit,  për 
shkak se nuk plotëson kriteret e origjinalitetit, cil mekanizëm do e mbrojë atë? Sepse baza e të 
dhënave  nuk  duhet  parë  vetëm  në  aspektin  e  jashtëm  organizativ  dhe  rregullues,  por  duhet 
parë  gjithashtu  në  tërësi,  duke  përfshirë  kështu  edhe  përmbajtjen.  Direktiva  dhe  Ligji  për  të 
drejtat e autorit parashikojnë atë që quhet mbrojtja “sui generis
233

                                                           
231 Fundi i fjalisë së parë të nenit 15 pika të Ligjit për të drejtat e autorit.  
232 Neni 15 “E drejta e autorit për përmbledhjet: “Personat fizikë a juridikë…” 
233 Neni 7 i Direktivës 96/6/EC. 


74 
 
Nenet  119 e vijues  të  Ligjit  për të drejtat  e  autorit, në  përputhje me direktivën 96/9/EC, 
parashikon një kategori të re të drejtash të quajtura “sui generis”, të cilat kanë për detyrë të 
mbrojnë  përmbajtjen  informuese  të  bazës,  pavarësisht  nëse  përmbajtja  është  e  mbrojtshme 
apo  jo  nga  e  drejta  e  autorit.  Në  këtë  rast,  nuk  mbrohet  krijimi,  por  investimi  substancial  i 
nevojshëm në lidhje me marrjen, verifikimin dhe paraqitjen e bazave të të dhënave. Mbrojtja 
sui  generis shkon  përtej  mbrojtjes që siguron e drejta e autorit, pasi  një e drejtë e tillë lejon 
mbrojtjen  nga  nxjerrja  tërësore  ose  pjesore  e  të  dhënave,  në  rast  se  janë  substanciale  nga 
pikëpamja cilësore dhe sasiore, çka nuk e lejon e drejta e autorit, nëse të dhënat janë pjesë e 
domenit  publik.  Përfituesi  i  kësaj  të  drejte  është  ai  që  ka  bërë  investimin  substancial,  pra 
prodhuesi dhe këtu merr kuptimin e tij të plotë parashikimi i prodhuesit si subjekti i vetëm i 
mbrojtjes së bazës së të dhënave. Sepse për mbrojtjen sui generis, ai është efektivisht i vetmi 
që përfiton nga mbrojtja. Por siç mund ta konstatojmë, mbrojtja e bazës së të dhënave nga e 
drejta e autorit, mbrojtje që lidhet  me sistematizimin dhe rregullimin  e të  dhënave  është  një 
gjë  dhe  mbrojtja  e  brendisë  së  bazës  së  të  dhënave  nëpërmjet  mekanizmit  të  mbrojtjes  sui 
generis, është diçka tjetër. 
Prodhuesi  i  bazës  së  të  dhënave,  në  zbatim  të  të  drejtës  sui  generis,  gëzon  të  drejtën  të 
ndalojë nxjerrjen dhe/ose ripërdorimin e tërësisë ose të një pjese substanciale, e vlerësuar në 
mënyrë  cilësore  dhe  sasiore,  të  përmbajtjes,  në  rast  se  marrja,  verifikimi  ose  paraqitja  e 
përmbajtjes  vërtetojnë  se  jemi  në  prani  të  një  investimi  substancial  (ose  thelbësor)  nga 
pikëpamja cilësore dhe sasiore
234
. Mbrojtja i akordohet prodhuesit të bazave të të dhënave, i 
cili  e  gëzon  këtë  mbrojtje  për  një  periudhë  15-vjeçare  duke  filluar  nga  data  1  janar  e  vitit 
pasardhës,  sipas  parashikimit  të  nenit  98  të  ligjit  për  të  drejtën  e  autorit.  Çdo  investim  i  ri 
substancial  e  rinovon  këtë  periudhë,  çka  e  bën  mbrojtjen  sui  generis  të  pakufizuar  në  kohë. 
Ligji ynë bën një ngatërresë të vogël duke përcaktuar si përfitues të mbrojtjes autorin e bazës 
së të dhënave, gjë që në fakt nuk është e vërtetë, pasi përfitues është prodhuesi ose investitori. 
Ky i fundit nuk duhet të jetë domosdoshmërisht autori i bazave të të dhënave, sepse cilësia e 
të qenit autor nuk lidhet me të drejtës sui generis. Që të përfitojë nga mbrojtja e së drejtës sui 
generis, prodhuesi duhet të jetë në gjendje të provojë (nëpërmjet faturave për shembull) që ka 
kryer  investime  substanciale  në  material,  në  burime  njerëzore  dhe  në  financime  për  të 
përgatitur përmbajtjen e bazës së të dhënave. 
Por  për  çfarë  investimesh  bëhet  fjalë?  Më  datë  9  nëntor  2004,  Gjykata  e  Drejtësisë  e 
Bashkimit  Evropian  publikoi  katër  vendime  themelore  në  lidhje  me  bazat  e  të  dhënave
235

                                                           
234 Neni 7 pika 1, i Direktivës 96/6/EC. Në Ligjin për të drejtën e autorit ky përkufizim gjendet në nenin 121, i 
titulluar në mënyrë jo të saktë “të drejtat e autorit të bazës së të dhënave”. 
235 CJUE 9.11.2004, The British Horseracing Board Ltd e.a.; Fixtures Marketing ltd vs. Organismos 
Pronostikon; Fixtures Marketing Ltd vs Svenska Spel AB,  (RLDI 2005/1, n°9.) Në rastin konkret, Gjykata e 
Drejtësisë u shpreh se: “Mjetet e vëna në jetë për krijimin e një liste të kuajve që do të marrin pjesë në një garë 
dhe të veprimeve verifikuese që lidhen me këtë qëllim, nuk përputhen me konceptin e një investimi mbi bazën e 
të dhënave në të cilën gjendet kjo listë”. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   38   39   40   41   42   43   44   45   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə