Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə39/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   35   36   37   38   39   40   41   42   ...   137

67 
 
vepra do të shpërndahet. Rrjedhimisht as raportet e pronësisë që ekzistojnë mbi vepër nuk do 
të ndryshojnë. Në këtë aspekt, nëse do të ketë vetëm digjitalizim të një vepre ekzistuese, ose e 
krijuar  jashtë  kontekstit  të  krijimeve  kompjuterike,  digjitalizimi  nuk  përbën  një  faktor 
modifikimi  të  veprës.  Por  nëse  vepra  është  krijim  që  buron  nga  një  krijim  kompjuterik, 
jurisprudenca  ashtu  si  dhe  ligji  parashikojnë  disa  ndryshime  në  lidhje  me  përcaktimin  e 
kriterit artistik të tij. Këto dy momente do të trajtohen më poshtë, kur të flasim për programet 
kompjuterike, faqen e internetit dhe për bazat e të dhënave. 
Vlen  të  përsëritet  edhe  njëherë  se  pavarësisht  cilësisë,  zhanrit,  llojit,  nivelit  të  punës 
krijuese  të  përdorur,  një  vepër  është  po  aq  e  krahasueshme  me  një  vepër  tjetër,  pavarësisht 
nëse  kemi  të  bëjmë  me  Marshin  turk  të  Mozartit,  një  blloku  shënimesh  me  rubrika  të 
ndryshme,  faqeje  interneti,  lojë  kompjuteri  apo  krijimeve  arkitektonike.  Në  dritën  e  parimit 
juridik të veprës artistike, që nga momenti që çdo krijim do të jetë origjinal, do të ishte veprim 
arbitrar që ato të përjashtoheshin nga mbrojtja e Ligjit për të drejtën e autorit. Por ato mund të 
ndryshojnë nga njëra tjetra në dy aspekte: aspekti i parë është ai i përfitmit të origjinalititetit. 
Kështu, për disa vepra, ekziston gati një prezumim origjinaliteti, pasi e drejta e autorit  është 
krijuar  dhe  zbatuar  në  fillim  kryesisht  për  to,  rrjedhimisht  çdo  krijimtari  që  rezulton  në 
krijimin  e  një  vepre  të  tillë,  do  të  konsiderohet  automatikisht  si  origjinal.  Bëhet  fjalë  këtu 
kryesisht për shkrimet letrare dhe publicistike, kompozimet muzikore, krijimet dramatike apo 
dramatike  muzikore,  krijimet  koreografike,  krijimet  kinematografike,  krijimet  e  arteve  të 
bukura dhe modelet tekstile. Në këto fusha, ekzistojnë kushtet që publiku t’i konceptojë ato si 
vepra  arti  par  excellence,  objekt  parësor  të  çdo  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit,  çka  e  bën  dhe 
punën  e  gjyqtarit  më  të  thjeshtë  në  analizën  e  origjinalitetit  të  tyre:  nuk  do  të  diskutohet 
parimisht  nëse  janë  origjinale  ose  jo,  por  puna  e  gjyqtarit  do  të  fokusohet  te  gjetja  e 
elementeve të plagjaturës, pra të kopjimit të nje vepre nga një veper tjetër. Për disa vepra të 
tjera,  kërkohet  një  analizë  më  e  thelluar  e  origjinalitetit.  Për  shembull,  një  përmbledhje 
veprash  të  mëparshme,  një  formë  shisheje  që  mund  të  ketë  një  sens  artistik  të 
padiskutueshëm,  ashtu  sikundër  mund  të  jetë  parësore  aspekti  utilitar  i  kësaj  shisheje
209
.  Në 
këtë  rast,  kërkohet  një  përpjekje  imagjinative  dhe  juridike  më  e  thelluar  për  të  zbuluar 
elementët  e  origjinalitetit.  Së  treti,  do  të  kemi  rastin  e  veprave  që  mund  të  jenë  tërësisht 
origjinale  por  që  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit,  për  arsye  të  origjinës  së  tyre  dhe  për  shumë 
arsye  të  tjera,  si  për  shembull  përparësia  e  interesit  publik  mbi  atë  privat  të  autorit,  i 
përjashton  nga  mbrojtja  e  të  drejtës  së  autorit.  Në  këtë  kategori  mund  të  përfshihen,  për 
shembull, aktet zyrtare. Aspekti i dytë ka të bëjë me vlerën në treg që do të mbartin veprat që 
përfshihen në kategorinë e parë dhe të dytë. Por ky aspekt është i vendosur nën influencën e 
fortë subjektive të shijeve të publikut dhe kësisoj nuk mund të ketë asnjë lidhje me trajtimin 
juridik të  veprës.  Rrjedhimisht, do të mjaftohemi  me analizën e aspektit të parë, të  ndarë  në 
trë pika. 
                                                           
209 Në rastet kur ka rëndësi parësore përdorimi i sendit, do të gjejë zbatim më të mirë e drejta e patentave. Për 
rastin konkret, mund të mendojmë, për shembull, për formën e shishes së Coca-Cola-s në fillim vitet ’80.  


68 
 
1.2.1 Veprat që prezumohen si origjinale 
Ndjesia se brenda veprave artistike ekzistojnë disa vepra që janë më përfaqësuese të llojit 
sesa  të  tjera  mund  të  perceptohet  dhe  nga  njerëzit  profanë  në  fushën  e  të  drejtës  së  autorit. 
Nuk  do  shumë  punë  kërkimore  dhe  një  shpjegim  racional  të  thellë  për  të  kuptuar  se  (i) 
shkrimet letrare dhe publicistike përbëjnë një bazë të fortë mbi të cilën bazohet dhe zbatimi i 
të  drejtës  së  autorit.  Shkrimet  letrare  dhe  publicistike  përbëjnë  dhe  elementin  kryesor  të 
nevojës  së  krijimit të të  drejës  së  autorit, siç e pamë dhe ne kontekstin historik kryesisht  në 
Francë dhe në Angli gjatë shekujve XVIII dhe XIX. Shprehja e botës së brendshme të autorit 
gjente formën e saj më të shkëlqyer në shkrimet letrare dhe publicistike të autorëve kryesorë 
të  atyre  shekujve  të  vrullshëm  të  shprehjeve  të  një  bote  intelektuale  që  po  fitonte  lirinë  e 
mendimit dhe të shprehjes kundër absolutizmave të monarkëve.  
Nëse  mund  të  bëjmë  një  kategorizim  të  thjeshtë,  mund  të  themi  se  për  romanet,  novelat 
dhe  poezitë
210
 ekziston  një  prezumim  gati  i  parrëzueshem  i  origjinalitetit  të  tyre
211
.  Këto 
vepra,  si  dhe  shumë  të  tjera  që  do  i  shikojmë  më  poshtë,  i  përkasin  kategorisë  së  veprave 
artistike të pastra
212
. Në të njëjtën kategori mund të vendosim dhe përshtatjet dhe përkthimet e 
këtyre veprave nga një gjuhë e huaj. Sikundër e parashikon dhe Ligji për të drejtat e autorit, 
asgjë  nuk  e  përjashton  autorin  përkthyes
213
 të  gëzojë  të  njëjtin  titull  autorësie  me  autorin 
kryesor të veprës, për sa i përket përshtatjes së veprës kryesore.  
Në  të  njëjtën  kategori  hyjnë  dhe  veprat  muzikore.  Nga  vetë  përkufizimi  që  i  ka  bërë  Rusoi 
muzikës si “arti që ndërthur tingujt në mënyrë të këndshme për veshin”
214
 del mjaft qartë dhe 
ideja se kemi të  bëjmë  me një vepër artistike që ka për qëllim  të  prekë  ndjesitë  e njeriut
215

Origjinaliteti në veprat muzikore dhe nënkategoritë e saj, ku përfshihen dhe veprat dramatiko-
muzikore, gjendet në ndërthurjëen e tre elementeve: melodinë, harmoninë dhe ritmin
216
. Nga 
këto tre elementë, melodia përcakton origjinalitetin e një vepre, në parim. Kjo sepse ritmi në 
vetvete, përveçse kur është përpunuar në mënyrë të tillë që paraqet elemente të padëgjuara më 
parë,  nuk  mund  të  jetë  mjaftueshëm  origjinal.  Këtu  hyn  në  loje  koncepti  i  risisë.  Zakonisht, 
mund  të  quajmë  se  një  ritëm  është  origjinal  kur  nuk  është  dëgjuar  më  parë.  Harmonia  i 
përafrohet  mjaft  ritmit,  por  në  përgjithësi,  ajo  përbën  ndërthurjen  e  melodisë  dhe  ritmit.  Në 
këtë kuptim, mbështetja kryesore e një vepre muzikore do të mbetet melodia
217
.  
                                                           
210 Duke përfshirë këtu krijimet poetike tronditëse për nga bukuria të Bodlerit e deri të vëllimet poetike të 
personazhit grotesk të pavdekësuar nga Veli Rada, në telekomedinë “Mirela“. 
211 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, Botimi 3, 2013, f. 110. 
212 Po aty, f. 111. 
213 Neni 9 pika 1 i Ligjit për të drejtat e autorit.  
214 J. J. Rousseau, Fjalor i muzikës, Paris 1768, f.305. 
215 Neni 4 pika 1 i Ligjit 9380 të vjetër përdorte këtë përshkrim. Ligji aktual nuk e përdor më, megjithatë është 
fakt se veprat artistike që prezumohen si origjinale kanë si një nga qëllimet parësore prekjen e ndjesive të njeriut. 
216 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, Botimi 3, 2013, f. 124. 
217 Po aty, f. 124. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   35   36   37   38   39   40   41   42   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə