Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə47/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   43   44   45   46   47   48   49   50   ...   137

83 
 
vetë  Ligji  që  e  thotë  një  gjë  të  tillë.  Kështu,  tekstet  zyrtare  dhë  përkthimet  zyrtare  nuk  janë 
objekt i mbrojtjes nga e drejta e autorit
269
. Ky është një parim i padiskutueshëm dhe përfshin 
tesktet  zyrtare  të  fushave  legjislative,  administrative,  juridike  si  dhe  krijime  të  tjera  zyrtare 
dhe  koleksionet  e  tyre,  të  paraqitura  me  qëllim  që  të  informohet  zyrtarisht  publiku
270

Përkthimi  praktik  i  këtij  parimi  është  se  pavarësisht  kush  është  autori  i  teksteve  ligjore, 
pavarësisht pasurisë së fjalorit, formës së tekstit dhe të dhëna të tjera që mund të ndihmojnë 
në  përcaktimin  e  origjinalitetit  të  një  krijimi  zyrtar,  tekstet  të  këtilla  nxirren  me  qëllim 
informimin  e  publikut  dhe  asnjë  e  drejtë  pronësore  nuk  mund  të  pengojë  këtë  të  drejtë 
kushtetuese  që  kanë  shtetasit  dhe  detyrën  kushtetuese  që  ka  shteti  që  normat  e  tij  të  jenë  të 
aksedueshme lirisht.  
Së dyti, Ligji për të drejtat e autorit përjashton nga zbatimi i të drejtës së autorit edhe 
simbolet  zyrtare  të  shtetit,  të  organizatave  dhe  autoriteteve  publike,  si  për  shembull  armët, 
vula,  flamuri,  emblemat,  medaljet,  shenjat  dalluese,  medaljet
271
.  Kjo  do  të  thotë  se  fituesi  i 
konkursit  me  objekt  dizenjimin  apo  ridizenjimin  e  një  simboli  kombëtar  nuk  mund  të  jetë 
autor i tyre. Ato do të jenë pjesë e domenit publik dhe çdokush mund t’i përdor ato lirisht. Në 
fakt,  një  situatë  e  tillë  juridike  nuk  është  e  kënaqshme.  Njihen  shpesh  rastet  e  përdorimit  të 
simboleve  zyrtare  nga  persona  privatë  me  qëllim  reklamimin  e  bizneseve  të  tyre.  Një  gjë  e 
tillë është  vërejtur në  shumë raste me logon e 100 Vjetorit të Pavarësisë.  Për shkak të kësaj 
dispozite ligjore, organet shtetërore, edhe sikur të kërkonin respektimin e logos, do e kishin të 
pamundur ligjërisht që ta bënin një gjë të tillë. Me dispozitën aktuale të Ligjit për të drejtën e 
autorit  shteti  nuk  e  mbron  dot  si  vepër  në  emër  të  tij,  pasi  mekanizmi  i  parashikuar  e 
përjashton  dhe  kalimin  automatik  të  respektimit  të  veprës  si  të  tillë  nga  organet  shtetërore. 
Kjo  situatë  juridike  mund  të  qendrojë  siç  është,  në  fund  të  fundit  është  lehtësisht  e 
kuptueshme  se  shteti  nuk  mund  të  ndërmarrë  aktivitetet  fitimprurës  me  simbolet  e  tij 
kombëtare, nëse ato janë krijime që nuk janë objekt i mbrojtjes. Por një rregullim ligjor duhet 
të  parashikohet,  jo  më  shumë  për fitime të  mundshme që  mund  të  nxjerrë  shteti,  por mbi të 
gjitha  për  respektimin  e  integritetit  dhe  të  sovranitetit  të  tij,  që  mishërohet  dhe  në  simbole 
kombëtare të vjetra ose të krijuara rishtazi.    
Së  treti, si  Ligji për të drejtat  e autorit përjashton  nga mbrojtja e të  drejtës  së  autorit 
lajmet  dhe  informacionet  e  shtypit
272
.  Dispozitat  ligjore  në  lidhje  me  këtë  përjashtim 
parashikojnë  një  kusht:  lajmet  dhe  informacioni  i  shtypit  duhet  të  ketë  karakter  të  thjeshtë 
informimi.  Në  terma  praktikë,  ky  përjashtim  mund  të  përfshijë  lajmet  e  ditës,  fakte  dhe  të 
dhëna të thjeshta. Kjo pikë meriton dy komente të shkurtra. Komenti i parë lidhet me faktin se 
Ligji jep një përkufizim më të qartë krahasimisht me ligjin e kaluar 9380. Duke e specifikuar 
se  përjashtohen  nga  mbrojtja  “lajmet  e  ditës“  dhe  jo  “lajmet“,  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit 
                                                           
269 Neni 12 pika 1(b) i Ligjit për të drejtat e autorit.  
270 Po aty. 
271 Neni 12 pika 1(c) i Ligjit për të drejtat e autorit. 
272 Neni 12 pika 1(d) i Ligjit për të drejtat e autorit. 


84 
 
synon  të  bëjë  një  dallim  midis  lajmit  që  jepet  nga  një  gazetar  dhe  që  mund  të  përmbajë 
elemente origjinaliteti, nga lajmi i thjeshtë, njoftimi i ndodhjes së një ngjarjeje, komunikim i 
një  informacioni  që  nuk  ka  asnjë  grimcë  origjinaliteti.  Kështu,  njoftimi  se  në  një  vend  të 
caktuar ka ndodhur një fenomen i caktuar përbën një lajm të thjeshtë që nuk kërkon ndihmën 
e asnjë mekanizmi ligjor që lidhet me të drejtën e autorit për ta mbrojtur atë lloj informacioni. 
Nuk  është  informacioni  që  mbrohet  nga  e  drejta  e  autorit,  por  përdorimi  që  do  t’i  bëjë  atij 
autori në një krijim original
273
. Ato janë materiale bruto dhe si të tilla nuk kanë kaluar në sitën 
e  krijimtarisë  intelektuale  dhe  artistike  të  autorit.  Ndryshe  qendron  puna  për  artikujt  që 
përmbajnë  jo  vetëm  informacion,  por  edhe  mendimin  ose  opinionin  e  artikullshkruesit. 
Qëllimi  i  parë  i  çdo  artikulli  është  dhënia  e  një  informacioni  për  publikun,  ndarja  e  një 
mendimi apo opinioni me lexuesin. Por këto lloj artikujsh zënë një vend të veçantë në fushën 
e  artikujve  të  gazetave.  Këto  artikuj  janë  origjinalë,  për  nga  përmbajtja,  kompozimi  dhe 
stili
274
. Kësisoj, këto lloj artikujsh gëzojnë mbrojtje nga e drejta e autorit. Vlen të theksohet se 
ndarja midis artikujve bazuar mbi nivelin e origjinalitetit do të bëhet rast pas rasti në bazë të 
analizës  gjyqësore.  Në  të  njëjtin  linjë  mendimi  duhet  të  shqyrtohet  dhe  përjashtimi  nga 
mbrojtja për të dhënat dhe faktet e thjeshta, të përmendura gjithashtu në nenin 12 të Ligjit për 
të  drejtën  e  autorit
275
.  Komenti  i  dytë  lidhet  me  mediumin  e  përhapes  së  lajmit.  Pavarësisht 
mënyrës  së përhapjes së  lajmit,  në  të  shkruar, shtypur ose në  formë  digjitale, përjashtimi në 
këtë rast duhet nënkuptuar se përfshin të gjitha llojet e mediumeve. Rrjedhimisht, edhe shtypi 
i shkruar apo ai në formë digjitale, do të preket nga ky përjashtim nga mbrojtja e të drejtës së 
autorit për ato lajme dhe njoftime që parashtruam më sipër. 
Së  fundi,  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  ka  rregulluar  brenda  nenit  12  të  tij,  por  në  një 
pikë  të  veçantë,  rastet  e  krijimeve  popullore,  thënë  ndryshe  krijimeve  folklorike
276
.  Sipas 
kësaj  dispozite,  krijimet  letrare  dhe  artistike  popullore  në  formën  e  tyre  origjinale,  nuk  janë 
objekt  i  së  drejtës  së  autorit.  Me  “krijime  letrare  dhe  artistike  popullore”  duhet  të  kuptojmë 
shprehitë  e  kulturës  popullore,  nëpërmjet  folklorit  të  mishëruar  në  forma  të  ndryshme  si 
shprehje  popullore,  kostume  tradicionale,  gojëdhëna  dhe  vepra  koreografike  janë  të 
përjashtuara nga mbrojtja e të drejtës së autorit. Duhet të nisemi nga ideja se folklori ka vetëm 
një  autor,  popullin.  Dhe  në  këtë  mënyrë  askush  nuk  mund  të  përvetësojë  një  krijimtari 
qartësisht të paidentifikueshëm dhe që populli, nëpërmjet përdorimit në forma të ndryshme, e 
ka  bërë  këtë  krijimtari  të  jetë  pjesë  përbërse  e  kulturës  së  përbashkët,  pra  në  koncept  më 
juridik, pjesë të domenit publik. Këto vepra, megjithatë, nuk mbeten jetime, pa asnjë mbrojtje 
juridike. Kështu, folklori, marrë në tërësi, mbrohet nga legjislacioni përkatës për trashëgiminë 
                                                           
273 Cavendish LawCards, Intellectual Property Law, Cavendish Publishing Limited, 1999, f. 67. 
274 Christophe Caron, « Droit d’auteur », Litec LexisNexis, Botimi i tretë, 2013, f. 120. 
275 Neni 12 pika 1(dh) i Ligjit për të drejtat e autorit. 
276 Neni 12 pika 2 i Ligjit për të drejtat e autorit. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   43   44   45   46   47   48   49   50   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə