Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə45/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   41   42   43   44   45   46   47   48   ...   137

79 
 
Një koncept të tillë e gjejmë në paragrafin e parë të nenit 8 të Ligjit për të drejtën e autorit
i cili parashikon se veprat të mbrojtshme nga e drejta e autorit në fushën e letërsisë, artit ose 
shkencës  është produkt  i  punës  krijuese të mendjes së njeriut, pa marrë parasysh mënyrën e 
krijimit, mjetet ose format praktike. Në këtë mënyrë, përpjekja intelektuale është e pandashme 
nga krijimi.  
Megjithatë, përpjekja intelektuale duhet domosdoshmërisht që të përkthehet në një formë 
të caktuar, e cila do të përbëjë veprën në vetvete ose, ndryshe, një materializim të idesë. Një 
gjë të tillë e kërkon edhe fryma e ligjit mbi të drejtën e autorit, si dhe neni i sipërcituar. 
Jurisprudencës së huaj i është dashur të shprehet herët në lidhje me faqen e internetit. 
Kështu, gjykata ka arritur në konkluzionin se një faqe interneti që paraqet oferta kredish për 
blerjen e pasurive të paluajtshme mund  të përfitojë nga e drejta e  autorit nëse paraqitja  e tij 
dhe të elementeve përbërës, si për shembull teksti, pamjet dhe lidhjet (ose linket), grafika dhe 
animacioni  paraqesin  një  karakter  origjinal  të  mjaftueshëm  për  të  pretenduar  mbrojtjen  e 
uebsajtit. Gjykata arriti në përfundimin se faqja e internetit është origjinale nëse është rezultat 
i një përpjekjeje që ka si qëllim propozimin e një faqeje që mund të shikohet nga të gjithë falë 
një  rregullimi  të  menduar  dhe  një  formësimi  të  caktuar  të  informacioneve  të  ndryshme  që 
përmban kjo faqe interneti
252
.  
Nga  kjo  jurisprudencë  del  mjaft  qartë  se,  në  fushën  e  së  drejtës  zbatuar  në  lëmin  e 
internetit,  është  e  nevojshme  që  gjyqtari  të  ketë  një  vizion  sa  më  të  plotë  të  punës  që  është 
bërë për realizimin e faqes së internetit. Shqyrtimi i fakteve, që është kompetencë e gjykatës, 
në këtë rast ka rëndësi shumë të madhe. Në rastin e përmendur më sipër, kishim të bënim me 
një  faqe  interneti  që  nëpërmjet  teknikës  (“Flash”),  simulonte  vizualisht  etapat  që  duhej  të 
ndiqte një klient për të përftuar një kredi për blerjen e një pasurie të paluajtshme. Pra, tërësia e 
elementeve të përdorura për përgatitjen e kësaj faqeje interneti e çoi gjykatën në përfundimin 
se kishim të bënim me një vepër krijuese dhe origjinale, ku dallohej përpjekja intelektuale e 
autorit  që  ta  paraqiste  veprën  e  tij  sa  më  mirë  nga  pikëpamja  grafike  dhe  sa  më  të  lehtë  në 
përdorim për konsumatorët. 
Nëse riprodhimi i disa elementeve të një faqeje interneti përbën shkelje, kopjimi i disa 
elementeve  të  tjera,  të  marrë  secili  veçmas,  nuk  përbën  shkelje  të  kritereve  të  vendosura  në 
Ligjin për të drejtat e autorit. Në një rast konkret
253
, dy shoqëri (Sexy Avenue vs Kaligona) u 
propozonin  konsumatorëve  konsultimin  e  disa  faqeve  interneti  vetëm  për  publik  me  moshë 
madhore.  Shoqëria  e  parë  e  kishte  krijuar  faqen  e  internetit  më  datë  27  gusht  1999,  ndërsa 
shoqëria  e  dytë  më  datë  16  nëntor  2000.  Në  dimrin  e  vitit  2002,  Sexy  Avenue  konstatoi  një 
                                                           
252 Gjykata e shkallës së parë, Lille, 18 qershor 2003, http://www.legalis.net/jurisprudence-
decision.php3?id_article=1336. 
253 Gjykata Tregtare e Parisit, 18 qershor 2003 (
https://www.legalis.net/jurisprudences/tribunal-de-commerce-
de-paris-8eme-chambre-18-juin-2003/
).
  


80 
 
rënie drastike të audiencës së faqes së saj. Në këtë mënyrë, ajo verifikoi nëpërmjet motorëve 
të kërkimit në internet renditjen e faqeve më të klikuara dhe vuri re se një faqe tjetër interneti 
kishte siguruar rritje të madhe në renditje. Faqja e internetit i përkiste shoqërisë  Kaligona, e 
cila  kishte  rimarrë  pothuajse  verbërisht  key-words-et  dhe  metatags
254
 e  faqes  së  internetit  të 
Sexy Avenue. Për më tepër, nga vlerësimet e ekspertëve u pa mjaft qartë se faqet e internetit 
paraqitnin  me  njëra-tjetrën  ngjashmëri  të  dukshme,  për  shembull  në  lidhje  me  ngjyrat  e 
përdorura, riprodhimin gati të njëjtë të bannerit ku shënoheshin numrat e telefonit dhe flamujt 
e shteteve përkatës, e njëjta ulje prej 50% e mallrave që ofroheshin nga të dyja shoqëritë, si 
dhe i njëjti prezantim i përgjithshëm i faqeve.  
Gjykata  e  Apelit
255
 bën  një  ndarje  midis  elementeve  karakteristike  të  faqes  së 
internetit, organizimit të rubrikave, prezantimit, zgjedhjes së ngjyrave dhe logos, që përbëjnë 
krijim origjinal dhe mbrohen nga e drejta e autorit, nga njëra anë, si dhe key  words-eve nga 
ana tjetër. Nëse për rastin e parë, gjykata arriti lehtësisht në përfundimin se ndodhej përpara 
një krijimtarie që gjeti përkthimin e saj në një vepër origjinale, e njëjta gjë nuk u miratua nga 
ajo për sa i përket key-words-eve
256
. Gjykata shtjellon të njëjtin arsyetim duke i kaluar ato nën 
prizmin  e  elementeve  përbërëse  të  një  vepre  që  duhet  të  mbrohet  nga  e  drejta  e  autorit. 
Kështu,  siç  e  shpjeguam  më  lart,  key-words  kanë  si  qëllim  evidentimin  nga  ana  e 
konsumatorit të faqes së internetit duke vënë si fjalë kyçe ato fjalë që identifikojnë faqen dhe 
që mund të gjenden lehtësisht nga konsumatorët
257
. Në këtë rast është me rëndësi të dihet nëse 
vazhdimësia  e  fjalëve  kyçe  është  bërë  në  mënyrë  të  tillë  që  nxjerr  në  dukje  veprimtarinë 
krijuese  të  personit  nëpërmjet  paraqitjes  origjinale  të  tyre.  Gjykata  arriti  në  konkluzionin  se 
nuk  kishte  asnjë  prurje  intelektuale  origjinale,  pasi  fjalët  kyçe  ishin  të  rëndomta  dhe  të 
vendosura  në  një  vijimësi  aspak  të  ndërtuar  në  mënyrë  të  tillë  që  të  tregonin  se  kishim  të 
bënim me një vepër artistike.  
Në  formë  përmbyllëse,  për  sa  u  përket  kritereve  të  përcaktimit  të  origjinalitetit  të 
veprës, duhet të nënvizojmë dy raste kur mbrojtja e një vepre nuk varet nga origjinaliteti i saj, 
por është vetëm funksion i veprimtarisë krijuese. Së pari kemi rastin e fotografive. Në ligjin 
tonë  për  të  drejtën  e  autorit  nuk  përkufizohet  qartë  se  kush  është  kriteri  i  mbrojtjes  së  një 
vepre të tillë. Nga leximi i ligjit mund të mendohet se origjinaliteti do të jetë kriter. Në fakt, 
krijimi  fotografik  nuk  përmban  asnjë  element  origjinaliteti,  sipas  përkufizimit  që  dhamë  më 
                                                           
254 Key words dhe metatags janë shprehje në anglisht, që përkufizohen si mjeti teknik që ndihmon përdoruesit e 
internetit të zbulojnë, me anë të tyre, mënyrën e arsyetimit që ka ndjekur autori në një tekst të caktuar të hedhur 
në internet. Shpesh kërkimi me anë të një fjale të tillë nuk të çon gjithmonë në përfundimin e kërkuar. Duke 
filluar nga viti 1997, përdoren metatags që ndihmojnë në eliminimin e faqeve parazite që përdorin sa më shumë 
një fjalë që ka sukses (pra që kërkohet shpesh në motorët e kërkimit, siç është Google) dhe në pilotimin e 
përdoruesve të Internetit drejt faqeve autentike.  
255 Gjykata e Apelit, Paris, 12 janar 2005, (
https://www.legalis.net/jurisprudences/cour-dappel-de-paris-4eme-
chambre-section-a-arret-du-12-janvier-2005/
).  
256 Po aty. 
257 Po aty. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   41   42   43   44   45   46   47   48   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə