Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə53/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   49   50   51   52   53   54   55   56   ...   137

95 
 
natyra  juridike  e  kontratës  së  lidhur  për  kalimin  e  të  drejtave  pasurore,  e  lidhur  pas 
përfundimit të periudhës së parë të kalimit të të drejtave? A duhet të nënkuptojmë se kemi të 
bëjmë me një kontratë tjetër pune? Jo detyrimisht nga njëra anë, por as edhe e pamundur, nga 
ana tjetër. Nëse supozojmë se kontratës së punës i ka mbaruar afati, palët mund të pranojnë të 
lidhin  një  kontratë  të  re  pune  dhe  kështu,  të  parashikojnë  dhe  afatin  e  ri  të  kalimit  të  të 
drejtave ekonomike për veprat që do të krijohen gjatë marrëdhënies së punës. Por palët mund 
të gjithashtu të mos pranojnë të rifillojnë marrëdhënien e tyre të punës, por në të njëjtën kohë, 
për autorin do të ishte një lehtësi tepër e madhe që të drejtat ekonomike të vijonin që të ishin 
në duart e punëdhënësit, me të cilin tashmë nuk do të jetë më në marrëdhënie pune, por në një 
marrëdhënie mirëfilli të kalimit të të drejtës së autorit, të mishëruar në një kontratë autori. Së 
fundi,  mund  të  imagjinohet  dhe  rasti  kur  afati  i  kalimit  të  të  drejtës  ekonomike  të  ketë 
përfunduar, ndërkohë që kontrata e punës vijon ende.  
Vërejtja e parë që duhet bërë është se kontrata e punës duhet të ketë një afat. Çështja 
është sesi do të kuptohet termi "afat"? A e përjashton parashikimi i një afati kontratat e punës 
me afat të pacaktuar? Nuk mendojmë se kjo duhet të jetë zgjidhja e këshillueshme dhe që të 
ketë  dashur  edhe  ligjvënësi.  Kushti  i  vetëm  është  që  të  përcaktohet  një  afat,  në  mënyrë  që 
autori  punëmarrës  të  kuptojë  tërësinë  e  angazhimit  të  tij  kontraktual  që  lidhen  me 
shfrytëzimin  e veprës.  Ky  shfrytëzim mund  të bëhet  për aq kohë  sa zgjat  kontrata, por edhe 
më tej, nëse janë vetë palët që bien dakord për një gjë të tillë. Dispozita e parashikuar tenton 
t'i  vijë  në  ndihmë  autorit,  pasi  me  anë  të  kësaj  dispozite,  ndihmohet  autori  që  të  përcaktojë 
kohën që e drejta e tij pasurore do të tëhuajsohet për shkak të kontratës së punës. Dhe në këtë 
optikë mbrojtëse për autorin, Ligji 9380 si dhe Ligji për të drejtat e autorit,  parashikojnë se, 
nëse periudha nuk është përcaktuar, ajo do të konsiderohet të jetë 3 vjet, duke filluar nga data 
e dorëzimit të veprës
308
.  
Një  pyetje  tjetër  që  meriton  një  trajtim  është  përplasja  midis  zbatimit  të  parimeve  të 
Kodit  të  Punës  dhe  parimeve  të  të  drejtës  së  autorit.  Fakti  se  palët  kanë  lidhur  një  kontratë 
pune, nuk sjell një cedim automatik të të drejtës së autorit mbi veprën, akoma më pak cedim 
të vetë veprës. Siç e thamë dhe në fillim të këtij paragrafi, pavarësisht statusit si punëmarrës, 
autori i veprës mbetet autor dhe ky statuts, që lidhet ngushtësisht me personalitetin e tij, është 
parësor  në  krahasim  me  statusin  e  të  qenit  punëmarrës.  Kësisoj,  edhe  në  kushtet  e 
marrëdhënies së punës, autori punëmarrës është përfitues fillestar i pronësisë mbi veprën dhe 
kësisoj dhe të të drejtave mbi të. Kjo do të thotë se lidhja e një kontrate pune nuk nënkupton 
detyrimisht  prezumimin  e  cedimit  të  të  drejtave  pasurore  mbi  veprën  (dhe  jo  veprën  në 
vetvete,  ajo  nuk  cedohet),  nëse  nuk  përmbushen  disa  formalizma  të  caktuar  që  lidhen  me 
cedimin  e  të  drejtave  të  autorit.  Kështu,  përveç  kushtit  pastërtisht  formal  të  një  kontrate  të 
shkruar, që në këtë rast është i përmbushur, nevojitet dhe përcaktimi në objektin e kontratës të 
veprave të cilat të drejtat pasurore mbi to do të kalojnë në favor të punëdhënësit. Nëse gjatë 
                                                           
308 Neni 33 pika 1, in fine, i Ligjit 9380. 


96 
 
rrugës së zbatimit të kontratës rezulton se autori krijon vepra të cilat nuk janë pjesë e objektit 
të  kontratës  së  punës,  atëherë  do  të  nevojitet  një  mjet  tjetër  cedimi  të  të  drejtave  mbi  këto 
vepra, që buron prej faktit se çdo e drejtë buron nga vepra dhe çdo vepër, në të mirë a në të 
keq, autorit. 
Një tregues domethënës të dallimit që duhet bërë midis cedimit të të drejtave pasurore 
për shkak të kontratës së punës dhe marrëdhëniet e punës në vetvete është dhe fakti se në disa 
legjislacione,  konfliktet  e  lindura  për  të  drejtat  mbi  veprat  nuk  i  përkasin  automatikisht 
gjykatave kompetente për marrëdhëniet e punës
309
.  
 Rasti i veçantë i autorëve të programeve kompjuterikë 
Direktiva  e  BE-së  nr.  91/250  datë  14  maj  1991  në  lidhje  me  mbrojtjen  juridike  të 
programeve  kompjuterike  ka  rregulluar  pozitën  juridike  të  programeve  kompjuterike.  Në 
radhë  të  parë,  Direktiva  mbi programet kompjuterike shtron detyrimin për shtetet  anëtare se 
mbrojtja e programeve kompjuterike duhet të bëhet nga e drejta e autorit
310
. Të njëjtën logjikë 
ndjek dhe Ligji për të drejtat e autorit
311
. Programi kompjuterik do të nëkuptojë edhe pajisjet 
që  kanë  shërbyer  për  konceptimin  paraprak  të  tij.  Kështu,  programi  kompjuterik  do  të 
përfshijë  edhe  programet  e  aplikimit  dhe  sistemet  operative  të  shprehur  në  çdo  lloj  gjuhe, 
duke përfshirë edhe materialet përgatitore të projektimit  dhe manualet.  Idetë dhe parimet  që 
gjenden  në  themel  të  çfarëdolloj  programi  kompjuterik  nuk  do  të  mbrohen  nga  e  drejta  e 
autorit
312
. Programi kompjuterik do të mbrohet nëse plotëson kriterin e origjinalitetit, pra nëse 
është  krijim  intelektual  i  autorit.  Direktiva  e  vë  theksin  te  fakti  se  nuk  do  të  zbatohet  asnjë 
kriter  tjetër  për  të  përcaktuar  mbrojtjen
313
.  Deri  më  tani,  Direktiva  mbi  programet 
kompjuterike parashikon zbatimin e parimeve të përgjithshme në përcaktimin e mbrojtjes së 
programeve kompjuterike nga e drejta e autorit. 
Direktiva  del  nga  shinat  e  parimeve  të  përgjithshme  kur  flet  për  cilësinë  e  autorit  të 
programit  kompjuterik.  Direktiva  shpreh  në  parim  idenë  se  autor  i  programit  kompjuterik 
është personi fizik (individi) ose grupi i individëve që kanë krijuar programin. Por Direktiva u 
krijon mundësinë shteteve anëtare, rrjedhimisht e lë në pëlqimin e tyre, përcaktimin si autor të 
programeve  kompjuterike  edhe  personin  juridik,  nëse  një  gjë  e  tillë  do  të  përcaktohet  nga 
legjislacioni i vendit anëtar
314
. Në këë kuptim, Direktiva për programet kompjuterike ka hapur 
mundësinë  e  cilësimit  të  autor  të  një  vepre  edhe  për  personat  juridikë,  pra  përbën  një  rast 
                                                           
309 Si për shembull në Francë, Christophe Caron, « Droit d’auteur », Litec LexisNexis, Botimi i tretë, 2013, f. 
172. 
310 Neni 1 (1) i Direktivës mbi programet kompjuterike.  
311 Neni 88 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
312 Neni 1 (2) i Direktivës mbi programet kompjuterike si dhe pika 1 fjalia e tretë e nenit 88 të Ligjit për të 
drejtat e autorit. 
313 Neni 1 (3) Po aty. 
314 Neni 2 (1), po aty. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   49   50   51   52   53   54   55   56   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə