Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə36/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   32   33   34   35   36   37   38   39   ...   137

61 
 
merr vepra shumë regjime autoritare kanë mbështetur dhe censurën e tyre, duke pranuar disa 
vepra  me  forma  të  përshtatshme  dhe  duke  mënjanuar  ato  që  paraqisnin  forma  dekadente  të 
artit. 
Së treti, a duhet që një vepër të ketë merita të veçanta artistike që të klasifikohet si e 
tillë?  Përgjigja  buron  sërish  vetë  përkufizim  i  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit.  Vepra  mund  të 
meritojë pëlqimin masiv të publikut, por asnjë vepër nuk duhet të jetë  e meritueshme. Duke 
përjashtuar “objektivin dhe rëndësinë” nga përkufizimi i veprës artistike, Ligji për të drejtën e 
autori nuk bën gjë tjetër veçse sanksionin atë që quhet parimi i neutralitetit estetik. Rrjedhoja 
e parë e këtij parimi është se vepra duhet mbrojtur pavarësisht konsideratave politike, morale 
apo  estetike
185
.  Autoritetet  shtetërore  në  përgjithësi,  dhe  gjykata  në  veçanti  nuk  mund  të 
marrin përsiper një rol që nuk mund t’ju takojë në demokraci, atë të vlerësimit politik të një 
vepre. Kjo do të thotë për shembull, se nuk mund të bëhet ansjëherë një vlerësim oportuniteti 
i  tezave  apo  qendrimeve  politike  të  shtjelluara  në  një  libër  polemik.  Shkurt,  nëse  do  të 
veprohej ndryshe, do të kishim të bënim me censurë.  
Thënë  kjo,  do  të  shtrohet  çështja  e  atyre  veprave  që  e  shtyjnë  përtej  çdo  kufiri 
shoqërisht  të  lejueshëm  provokimin.  Meqënëse  për  një  vepër  do  të  vlejë  neutraliteti  estetik, 
çfarë mund të mendojmë për ato krijime që përmbajnë një mesazh shoqërisht dhe ligjërisht të 
dënueshëm?  Respektimi  i  rendit  publik  do  të  ketë  përparësi  mbi  krijimin  apo  jo?  Po  të 
mbetemi në terrenin e zbatimit parimor të çështjes, çdo përpjekje për të ndaluar qarkullimin e 
veprës, ose për të mos e quajtur një krijim të tillë vepër artistike do të binte ndesh me teorinë e 
neutralitetit estetik. Fitimi i pronësisë mbi veprën varet vetëm prej kushtit të origjinalitetit
186

Rasti  është  paraqitur  në  lidhje  me  riprodhimin  e  disa  materialeve  pornografike  pa  lejen  e 
autorit të tyre. Pasi u dënua nga gjykatat e faktit, riprodhuesi paraqiti një rekurs në gjykatën e 
lartë  duke  mbrojtur  idenë  se  veprat  që  ai  riprodhoi  janë  të  jashtëligjshme  për  shkak  të 
përmbajtjes së terpërmi imorale që ato kanë. Juridikisht, problemi shtrohej përpara Gjykatës 
së  Lartë  në  këto  terma:  a  mund  të  pranohet  se,  meqënëse  kemi  të  bëjmë  me  një  vepër  ku 
karakteri  i  paligjshëm  i  saj  është  provuar,  kjo  e  fundit  të  mos  përfitojë  nga  mbrojtja  e  të 
drejtës së autorit? Nëse Gjykata e Lartë do të kishte pranuar këtë logjikë, atëherë do të ishim 
në prani të një sjellje jo të dënueshme penalisht të riprodhuesit të paligjshëm pasi riprodhimi i 
një  vepre  të  paligjshme  ose  imorale  nuk  mund  të  quhej  shfrytëzim  i  një  vepre  artistike, 
pikërisht  sepse  kjo  vepër  nuk  meriton  mbrojtjen  nga  e  drejta  e  autorit.  Duke  pretenduar 
paligjshmërinë  gjatë  procesit  gjyqësor,  riprodhuesi  i  paligjshëm  kërkon  t’i  shpëtojë 
përgjegjësisë. Rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të pranonte këtë pasojë dhe i qendroi besnike 
parimit  të  neutralitetit  estetik  të  plotë  të  veprës
187
.  Në  mungesën  e  një  prove  të  karakterit  të 
                                                           
185 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, « Droit d’auteur », Dalloz 2009, f. 149. 
186 Po aty, f. 151. 
187 Dhoma penale e Gjykatës së Kasacionit, Francë, 28.9.1999. 


62 
 
paligjshëm  të  një  vepre  pornografike,  kjo  e  fundit  përfitonnga  mbrojtja  e  të  drejtës  së 
autorit
188
.  
Qendrimi i vendosur pro këtij parimi mund të çojë drejt disa të vërtetave që mund të 
jenë, në pamje të parë shokuese. Kështu, filmat me karakter pedofil, tërësisht të dënueshëm, 
mund të mbrohen nga e drejta e autorit. Mekanizmat juridikë nuk mungojnë megjithatë për të 
penguar  abuzimet,  në  dukje,  që  mund  të  sjellë  zbatimi  me  koherencë  të  plotë  të  parimeve 
juridike. Dikush mund të thotë se përhapja e një vepre pornografike nuk është e paligjshme, 
nëse respektohen disa rregulla administrative dhe ligjore të caktuara, ndërkohë që veprat me 
përmbajtje  pedofile  janë  vepra  që  janë  të  dënueshme  penalisht.  Është  e  vërtetë  se  nga  një 
ndryshim  natyre  midis  tyre,  por  në  asnjërin  prej  këtyre  rasteve  nuk  mund  të  mohohet  se  e 
kanë një autor. Por kufizimi që ka mbrojtur doktrina juridike nuk lidhet me autorësinë, por me 
zbatimin  e  të  drejtës  së  autorit  mbi  veprën  e  dyshimtë.  Sipas  një  autori  francez  të  shekullit 
XIX,  titullari  i  të  drejtës  së  autorit  duhet  ta  kishte  të  ndaluar  që  të  ngrinte  një  padi  për 
riprodhim të paligjshëm të veprës së tij, ose në mënyrë më të gjerë, për shkelje të të drejtës së 
tij  të  autorit
189
.  Në  mbështetje  të  këtij  qendrimi,  ky  autor  i  referohej  një  çështjeje  gjyqësore 
angleze po të shekullit XIX, ku gjyqtari i çështjes ishte shprehur se: “në të gjitha çështjet që 
kam  studjuar,  të  gjitha  mbrojtjet  kishin  si  arsye  parësore  të  drejtën  e  pronësisë  së  paditësit. 
Por  në  këtë  pikë,  është  bërë  një  dallim  i  madh  sipas  të  cilit  nuk  mund  të  përftohen 
dëmshpërblime  për  një  libër  që,  për  shkak  të  natyrës  së  tij,  mund  të  përbëjë  një  ofendim 
publik“.  Nga  ky  qendrim  i  përbashkët  anglo-francez,  kuptohet  qartë  se  autorit  do  i  njihet 
autorësia  e  veprës,  por  padia  e  tij  për  të  kërkuar  dëmshpërblim  për  shkelje  të  të  drejtës  së 
autorit, do të  bllokohet
190
.  Kjo zgjidhje gëzon dhe  favoret  në kohët  moderne të  gjykatave të 
tjera, si për shembull një vendim i Gjykatës së Zyrihut datë 13 maj 1982, në të cilin gjykata 
pranon parimin e ndalimit të kopjimit të një harte të qytetit ku ishin të treguara vetëm pikat e 
dëfrimit me pullë të kuqe, por duke i refuzuar autorit të drejtën që të kërkojë dëmshpërblim. 
Megjithatë,  për  të  qenë  më  të  plotë  dhe  për  të  evituar  rastet  arbitrare  të  shpalljes  
posteriori  të  veprës  si  të  paligjshme  ose  që  prek  rëndë  sensibilitetin  e  publikut,  nevojitet  që 
një  autoritet  administrativ
191
,  zbatues  i  një  ligji  të  qartë,  të  ketë  shpallur  paraprakisht  se  një 
vepër e caktuar është e paligjshme ose përmban materiale që mund të përbëjnë vepër penale 
ose shpërndarja e tyre drejt një kategorie të caktuar të popullsisë të përbëjë vepër penale.  
Së  fundi,  kriteri  i  origjinalitetit  passjell  në  mënyrë  të  paevitueshme  parimin  se  të 
drejtat  mbi  një  vepër  lindin  që  nga  momenti  i  krijimit  të  saj.  Asnjë  autoritet  shtetëror  nuk 
                                                           
188 Po aty. 
189 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, « Droit d’auteur », Dalloz 2009, f. 152. 
190 Désiré Dalloz, Répertoire de legislation de docrine et de jurisprudence, Jursiprudence générale, T. 38, 1857, 
V. « Propriété littéraire et artistique », referuar nga Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, « Droit d’auteur », 
Dalloz 2009, f. 153. 
191 Jean-Michel Bruguière in Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, « Droit d’auteur », Dalloz 2009, f. 154. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   32   33   34   35   36   37   38   39   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə