Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə34/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   30   31   32   33   34   35   36   37   ...   137

57 
 
veprave të cilat u drejtohet ky kriter. Lista e llojit të veprave është zgjeruar dhe do të vijojë të 
zgjerohet,  duke  filluar  nga  blloqet  e  shënimeve,  axhendat  te  gotat  e  verës,  duke  kaluar  nga 
bazat e të dhënave, programet kompjuterike dhe përmbledhjet muzikore
171
. Jemi larg vizionit 
që mund të kemi për veprat artistike ku në qendër është autori dhe shpirti i tij krijues. Duke 
përmendur  këto  raste,  në  mënyrë  të  menjëhershme  mendja  na  shkon  në  kriterin  e 
origjinalitetit, si shprehje e personalitetit të autorit. Një koncept i tillë, do të përjashtonte nga 
mbrojtja  e  të  drejtës  së  autorit  këto  vepra,  të  cilat  edhe  pse  jo  fisnike,  duhet  të  gëzojnë  një 
mbrojtje,  pasi  jemi  në  prani  të  një  pune  krijuese  intelektuale  nga  ana  e  autorit  të  tyre. 
Natyrisht, kritikat mund të jenë të kuptueshme ndaj kësaj mënyre të vepruari, por në fund të 
fundit e drejta e autorit nuk shërben për mbrojtjen estetike të veprës, por për të siguruar se të 
drejtat e autorit, që lidhen me krijimtarinë intelektuale dhe që sjellin përfitime financiare, nuk 
do të  shkelen. Çdo analizë  juridike duhet  të  bëhet  në funksion të  marrëdhënieve  ekonomike 
dhe sociale, parimet juridike të të cilave janë vetëm përkthimi i tyre praktik.  
Kështu,  origjinaliteti  do të  kërkohet  në  krijimtarinë  intelektuale të  autorit, siç thotë  Ligji 
për të drejtat e autorit, dhe me këtë nënkuptohet një përpjekje e arsyeshme e shpenzuar prej 
autorit. Kjo përpjekje mund të shikohet nëpërmjet “aftësisë, punës apo gjykimit autonom“ të 
autorit mbi krijimin e tij
172
. Është e qartë, që për çdo rast, aftësia ose përpjekja duhet të jetë 
shpenzuar në prodhimin e punës krijuese përpara se ajo të fitojë të drejtën të mbrohet prej të 
drejtës së autorit
173
.  
Do të shtrohet çështja e shqyrtimit të kriterit të përpjekjes prodhuese të autorit për të ditur 
nëse është kriter i mjaftueshëm për ta cilësuar veprën origjinale dhe kësisoj, të mund të gëzojë 
mbrojtjen  e  të  drejtës  së  autorit.  Në  praktikën  e  Copyright  Law,  edhe  pse  duke  në  pamje  të 
parë mjaft e çuditshme, një pjesë e doktrinës juridike e ka pranuar se një përpjekje normale pa 
asnjë gjurmë të personalitetit të autorit, të gjykimit të tij apo të zgjedhjeve që ai mund të bëjë 
gjatë procesit krijues, është e mjaftueshme për ta bërë një vepër të mbrojtshme nga e drejta e 
autorit.  Kjo  doktrinë  u  quajt  “sweat  of  the  brow“  ose,  përshtatur  në  shqip,  si  doktrina  e 
“djersës së ballit”.  
Një doktrinë e tillë, që në parimet e të drejtës së autorit klasike është mjaft e kritikueshme, 
nuk është marrë parasysh nga jurisprudenca, e cila në mënyrë të përsëritur kërkon që puna e 
kryer të jetë e autorit dhe jo kopje e dikujt tjetër dhe që të ketë një nivel të mjaftueshëm (sado 
të ulët) krijimtarie
174
. Duket qartë dallimi rrënjësor me kuptimin e origjinalitetit që dhamë më 
lart. Edhe pse prurja personale e autorit  është një kriter që vlen në të dyja anët e Atlantikut, 
                                                           
171 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, Botimi 3, 2013, f. 25. 
172 “Judges have displayed some inconsistency in the formulae the have used: work or skill or expense
knowledge, labour, judgement or literary skill or taste” in David Bainbridge, “Intellectual Property”, Pitman 
Publishing, Botimi 3, 1996, f. 36. 
173 Po aty. 
174 Feist Publications Inc vs. Rural Telephone Service Co Inc, Gjykata Supreme e SHBA-ve, 1991; 
http://www.law.cornell.edu/copyright/cases/499_US_340.htm 


58 
 
duket qartë se prurja e tij mund te jetë dhe minimale, mjafton që të ketë një prurje krijuese. 
Siç  do  e  shikojmë,  analiza  e  re  mbi  kuptimin  e  origjinalitetit  duket  se  bën  një  ndarje  midis 
krijimeve banale dhe jo banale. Në këtë rast, e drejta e autorit do të mbrojë çdo krijim që nuk 
është banal
175
...  
Në  çështjen  Feist  Publications  Inc  vs.  Rural  Telephone  Service  Co  Inc,  para  Gjykatës 
Supreme  u  shtrua  pikërisht  kjo  çështje.  Faktet  vinin  përballë  një  kompani  (Rural  Telephone 
Services) e cila zoteronte monopolin e publikimit të një direktorie me të dhëna telefonike për 
disa komunitete në veri të shtetit të Kansasit, e cila përmbante Fletët e Bardha si dhe Fletët e 
Verdha  për  këtë  shtet.  Kompania  Feist  Publications  Inc.  kryente  të  njëjtën  veprimtari,  por 
mbulonte  një  zonë  gjeografike  më  të  madhe.  Direktoria  e  kompanisë  së  dytë  përmbante 
gjithashtu Fletët e Bardha dhe Fletët e Verdha.  
Feist Publications kërkoi që të përfshinte në të dhënat e saj edhe të dhënat e përmbajtura 
na direktorinë e kompanisë  Rural  Telephone Services, kundrejt pagesës,  por kjo  nuk pranoi. 
Duke patur parasysh se kjo kishte një monopol në zonën ku kryente veprimtarinë e saj, Feist 
Publications e kishte gati të pamundur që të plotësonte direktorinë e saj me të dhënat për këtë 
zonë. Në këtë  mënyrë,  Feist Publications  filloi  që të krijonte, nëpërmjet  punës  në terren një 
përditësim të të dhënave për zonën në fjalë dhe kësisoj krijoi direktorinë e saj. Megjithatë, u 
konstatua se  disa të  dhëna të  direktorisë  së Feist Publications  ishin  identike me  ato  të  Rural 
Telephone Services
176
. Në këto kushte, Rural Telephone Services paditi Feist Publications për 
shkelje të Copyright-it.  
Gjykata  Supreme  e  fillon  analizën  e  saj  duke  vendosur  piketat  kryesore:  parimi  i  parë 
sipas saj është se faktet nuk mund të jenë të mbrojtshme [nga Copyright-i], por përmbledhja e 
tyre,  përgjithësisht  është
177
.  Kjo  pasi,  faktet  nuk  e  kanë  origjinën  e  tyre  nga  ndonjë  akt 
autorësie
178
. Dhe këtu qendron ndryshimi midis zbulimit të një fakti dhe krijimit të një vepre: 
personi që raporton apo zbulon një fakt nuk e ka krijuar atë, por ai ka zbuluar ekzistencën e 
tij
179
.  Nga  ana  tjetër,  përmbledhjet  e  fakteve  mund  të  përmbushin  kriterin  e  origjinalitetit. 
Pasi, autori zgjedh faktet që do të integrojë në përmbledhjen e tij, rendin e vendosjes së tyre 
dhe kompozimin e tyre të përgjithshëm, që do të jetë dhë mënyra me të cilën përdoruesit do të 
kenë akses drejt brendisë së përmbledhjes
180
.  
Gjykata Supreme nuk e pati të vështirë të kuptonte se Feist Publications kishte marrë një 
sasi  të  konsiderueshme  të  të  dhënave  të  informacioneve  faktike  të  gjendura  në  direktorinë  e 
                                                           
175 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, « Droit d’auteur », Dalloz 2009, f. 165. 
176 Madje rezultoi se katër prej tyre ishin të dhëna të rreme, të vendosura me qëllim nga Rural Telephone 
Services për të kuptuar nëse direktoria e tyre do të kopjohej apo jo. 
177 Feist Publications Inc vs. Rural Telephone Service Co Inc. Op. cit., paragrafi II A, pika [8]. 
178 Op. cit, paragrafi II A, pika [15]. 
179 Po aty. 
180 Op. cit. paragrafi II A, pika [16]. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   30   31   32   33   34   35   36   37   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə