Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə33/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   ...   137

55 
 
identifikimin e personalitetit të autorit që lë gjurmë të padiskutueshme mbi vepër dhe që e bën 
atë origjinale.  
Koncepti i origjinalitetit në të drejtën e autorit nuk ka lindur njëkohësisht me parimet e të 
drejtës  së  autorit.  Ky  koncept  e  ka  parë  ditën  më  vonë  në  kohë,  kur  përhapja  e  veprës  “u 
demokratizua“ dhe kësisoj ajo u bë objekt i kopjimeve shpesh të paligjshme. Në këtë kuptim, 
kërkohej  një kriter me anë  të  të  cilit të dalloheshin  veprat “e vërteta“ nga kopjimet identike 
ose  thellësisht  të  ngjashme  dhe,  kuptohet  jo  rastësisht  të  tilla.  Ky  kriter  nuk  mund  të  ishte 
risia, ose inovacioni. Sepse një vepër arti nuk është e re në thelb, nuk inovon, nuk shpreh një 
risi,  diçka  të  panjohur  apo  të  pazbuluar  më  parë.  Dhe  kështu,  u  zbulua  nga  jurisprudenca 
perëndimore në shekullin XIX, kriteri i origjinalitetit.  
Sipas  kuptimit  që  i  është  dhënë  nga  jurisprudenca,  origjinaliteti  është  shprehja  e 
personalitetit  të  autorit,  e  botës  së  tij  të  brendshme
163
.  Në  këtë  kuptim,  një  vepër  është 
origjinale  sepse  shpreh  karakterin  unik  të  një  individi
164
.  Ja  si  mund  të  shpjegohet  me  një 
shembull kuptimi i origjinalitetit: 
“Kemi  dy  piktorë,  të  cilët,  pa  folur  me  njëri-tjetrin  dhe  pa  i  premtuar  kurfarrë  ndihme 
njeri-tjetrit, vizatojmë mbi një telajo, një peizazh të njëjtë, nga e njëjta perspektivë dhe nën të 
njëjtin ndriçim. Peizazhi i dytë i pikturuar nuk është një risi në kuptimin objektiv të fjalës. Por 
mungesa e risisë nuk përbën asnjë pengesë në konstatimin e origjinalitetit, të dy piktorët, kanë 
shpalosur  një  veprimtari  krijuese,  duke  trajtuar  në  mënyrë  të  pavarur,  të  njëjtin  subjekt.  Të 
dyja veprar janë tërësisht dhe pa asnjë dyshim, origjinale
165
“. Një shembull të ngjashëm mund 
të  marrim  me  partiturat  e  një  simfonie,  të  cilat  do  të  ndryshojnë  thelbësisht  nëse  do  të 
ekzekutohen nga dirigjentë të ndryshëm. Gjithashtu, nëse faqet e internetit kanë të përbashkët 
disa elementë strukturorë që do të gjenden në shumicën e tyre (bannerat publicitarë, menuja, 
rezervimi i hapësirës në mes për artikujt ose informacionet kryesore, është e qartë se çdo faqe 
do të reflektojë individualitetin e autorit ose të autorëve të saj. 
Nga ky shembull, logjika e të cilit është e pamohueshme, rezulton se origjinaliteti nuk ka 
asnjë  lidhje  me  risinë,  por  është  një  kriter  tërësisht  origjinal  që  bazohet  në  personalitetin  e 
autorit.  
Në  të  vërtetë,  a  mund  t’i  mbijetojë  ky  nocion  zhvillimit  të  krijimtarisë  moderne?  Nëse 
bëjmë  një  ndarje  në  gjirin  e  veprave  artistike,  do  të  shikojmë  se  një  kriter  i  tillë  është  i 
domosdoshëm  dhe  mjaft  i  përshtatshëm  për  veprat  që  mund  t’i  quajmë  “fisnike“,  si  për 
                                                           
163 Referimi në botën e tij të brendshme gjendej në pikën 22 të nenit 4 të Ligjit 9380: “Origjinalitet i një vepre” 
nënkupton shfaqjen e botës së brendshme të një autori, pa kopjuar, në tërësi ose në një pjesë të rëndësishme, një 
krijim tjetër”. Edhe pse një referim i tillë nuk gjendet më në tekstet ligjorë, në fakt, krijimi artistik reflekton 
pikërisht aspektet më intime krijuese të autorit, të cilat ai ka vendosur t’i bëjë publike/ 
164 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, Botimi 3, 2013, f. 75. 
165 H. Desbois, Le droit d’auteur en France, Dalloz, botimi 3, 1978. 


56 
 
shembull, veprat letrare, veprat e arteve pamore... Në këto lloj veprash, krijohet vetvetiu ideja 
se këto lloj krijimesh burojnë tërësisht nga bota e brendshme e autorit dhe përbëjnë në njëfarë 
mënyre, mjetin nëpërmjet të cilit autorët shikojnë dhe interpretojnë botën që i rrethon. Në këtë 
kuadër, origjinaliteti, parë si gjurma e personalitetit të autorit, si kriter tërësisht subjektiv, do 
të jetë pika e nisjes  e çdo analize të një krijimtarie për të zbuluar nëse ajo mund të mbrohet 
nga e drejta e autorit. 
Nëse  ia  lëmë  fjalën  vetë  autorëve  të  veprave  letrare  dhe  pamore,  do  të  kuptojmë  mjaft 
qartë jo vetëm se çfarë kërkojnë ata nga vepra, por edhe ndihmojnë në dhënien e kritereve për 
gjurmimin  e  një  vepre  artistike.  Floberi  e  konsideronte  qenien  e  tij  tërësisht  të  përfshirë  në 
veprën  e  tij  kryesore  “Zonja  Bovari”.  Ai  e  përsëriste  shpesh  fjalinë:  “Zonja  Bovari,  jam 
unë“
166
,  gjë  që  tregon  se  autori  në  këtë  rast  i  kishte  dhënë  një  formë  sensibilitetit  të  tij,  ose 
ndryshe  e  kishte  “objektivuar  sensibilitetin  e  tij“
167
.  Në  veprën  “Portreti  i  Dorjan  Grejit”, 
Oskar  Ualjd  shpreh  idenë  e  se  portreti  i  një  individi,  jo  vetëm  që  nuk  i  përket  atij,  por 
nëpërmjet tij, është shpirti i autorit që identifikohet
168
.  
Pasoja më e rëndësishme e këtij parimi është se vepra nuk duhet të jetë e kopjuar nga një 
vepër tjetër, por duhet  të rrjedhë  tërësisht  prej  autorit  të  saj
169
. Origjinaliteti  në këtë mënyrë 
është kriter vendimtar dhe në optikën e kallëzimeve për riprodhim të paligjshëm të veprave. 
Por me kalimin e kohës, u vu re se kriteri kaq subjektiv i origjinalitetit nuk shërbente çdo 
vepër  dhe  çdo  autor.  Përdorimi  i  këtij  kriteri,  i  përkthyer  si  shprehje  apo  gjurmë  e 
personalitetit  të  autorit,  vë  theksin  më  shumë  te  autori  dhe  jo  te  aktiviteti  i  tij  krijues. 
Vendosja e një pragu kaq të lartë pengon në fakt hyrjen nën suazën e mbrojtjes nga e drejta e 
autorit  të  disa  krijimeve  artistike  që  ndoshta  nuk  janë  aq  “fisnike”  sa  veprat  që  cituam  më 
sipër, por nuk ka hije dyshimi që ato janë vepra artistike të mbrojtshme nga e drejta e autorit.  
Në  këtë  mënyrë,  jurisprudencës  dhe  ligjvënësve  i  janë  dashur  disa  elementë  të  tjerë  në 
përcaktimin e origjinalitetit të veprës. 
b.
 
Origjinaliteti dhe puna krijuese e autorit 
Që  të  kuptojmë  përse  jurisprudenca  dhe  së  fundi  dhe  ligjvënësi
170
 i  referohet  më  shumë 
veprimtarisë  krijuese  të  autorit,  duhet  të  marrim  në  konsideratë  në  njëfarë  mënyre  llojin  e 
                                                           
166 Citim nga hyrja e botimit në gjuhën frënge. 
167 Shprehje e përdorur nga piktori francez post-impresionisht Pol Sezanë (Paul Cézanne). 
168 “Every portrait that is painted with feeling is a portrait of the artist, not of the sitter. The sitter is merely the 
accident, the occasion. It is not he who is revealed by the painter; it is rather the painter who, on the coloured 
canvas, reveals himself. The reason I will not exhibit this picture is that I am afraid that I have shown in it the 
secret of my own soul.” The Picture of Dorian Gray, http://www.gutenberg.org/files/174/174-h/174-h.htm 
(botim elektronik). 
169 David Bainbridge, “Intellectual Property”, Pitman Publishing, Botimi 3, 1996, f. 36. 
170 Nga leximi i Ligjit për të drejtat e autorit, bie në sy fakti se puna krijuese e autorit zë një hapësirë më të 
konsiderueshme se kriteri i origjinalitetit. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə