Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə32/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   ...   137

53 
 
shkeljen  e  të  drejtës  së  autorit  që  i  bën  regjistruesi,  nëpërmjet  regjistrimit  dhe  përcjelljes  në 
publik të paautorizuar të  konferencës së  tij.  Konkretizimi  është mënyra e vetme për të  patur 
një bazë vlerësimi të një vepre. Por konkretizimi mund të veshë forma të ndryshme dhe nuk 
mund  të  jetë  i  mbyllur  nga  ligji,  pasi  kështu  mund  të  përjashtoheshin  forma  të  ndryshme  të 
veprave,  për  shkak  se  ato  mund  të  veshin  një  konkretizim  të  papërcaktuar  ende  nga 
teknologjia  aktuale.  Në  këto  kushte,  disa  legjislacione,  si  ai  anglez  përdorin  termin  “duke 
përfshirë”
152
, kur bëhet fjalë për konkretizimin, në mënyrë që të lihet një dritare e hapur për 
forma të reja konkretizimi. 
Ndërkohë,  do  të  shikojmë  se  e  njëjta  logjikë  nuk  vlen  për  vendet  që  zbatojnë 
Copyright-in. Kështu,  çdo vepër duhet të jetë e fiksuar diku në një send të trupëzuar (tangible 
medium)
153
.  Në  të  drejtën  angleze,  veprat  letrare,  dramatike  dhe  muzikore  nuk  gëzojnë 
mbrojtje nga Copyright-i nëse nuk nuk janë regjistruar, shkruar ose shprehur në forma të tjera 
të  ngjashme
154
.  Duke  patur  parasysh  këto  ndryshime  thelbësore  mes  dy  tendencave  të  të 
drejtës së autorit në botë, Konventa e Bernës lë një hapësirë të lirë shteteve që këtë çështje ta 
rregullojnë në bazë të diskrecionit të tyre
155

Kjo çështje na sjell në mendje një problem tjetër në lidhje me veprat artistike. Vepra 
artistike është shprehje e botës së brendshme të autorit. Thelbi i saj është pjesa e patrupëzuar, 
e  mishëruar  në  mënyrë  të  detyruar  në  mënyrë  që  të  prekë  shqisat  dhe  ndjesitë  e  njeriut  në 
sendin e trupëzuar, që është dhe suporti i veprës
156
. Kjo do të thotë, se nëse kemi të bëjmë me 
një pikturë, vepra do të jetë piktura, domethënë kompozimi, estetika etj, dhe jo elementët që e 
përbëjnë atë, që e trupëzojnë atë: pra ngjyrat, telajoja dhe materiale të tjera ndihmëse. E njëjta 
logjikë do të vlejë dhe për një faqe interneti, me të vetmin ndryshim se faqja e internetit nuk 
do  të  jetë  kurrë  e  trupëzuar,  por  do  të  jetë  një  send  i  përbërë  nga  disa  sende,  edhe  ato  të 
patrupëzuara. 
1.1.3 Krijimtaria 
Vepra është prodhim i krijimit intelektual të autorit. Ligji 9380 nuk e thoshte në mënyrë të 
qartë, gjë që Ligji për të drejtat e autorit e ka zgjidhur. Kuptohet se në themel të krijimtarisë 
qendron përpjekja krijuese e autorit, që është puna që ai kryen për të prodhuar veprën. Por ky 
                                                           
152 David I. Bainbridge, Intellectual Property, Botimi i nëntë, Pearson, London, f. 54. 
153 Mary LaFrance, “Copyright Law”, Thomson West, 2008, f. 108. 
154 Copyright, Designs and Patents Act, 1988. 
155 Neni 2 (2) i Konventës së Bernës: “It shall, however, be a matter for legislation in the countries of the Union 
to prescribe that works in general or any specified categories of works shall not be protected unless they have 
been fixed in some material form.” 
156 Është interesante të shikohet se Ligji i vjetër 9380, përkufizonte veprat artistike si krijime që preknin shqisat 
dhe ndjesitë e njeriut. Ky përkufizim duket sikur i jep një mission veprave, gjë që nuk i kërkohet veprës që ta 
ketë. Megjithatë, nëse një vepër nuk ka për synim të prekë shqisat dhe ndjesitë e njeriut, atëherë çfarë duhet të 
bëjë tjetër? Ndoshta ky përkufizim, edhe pse i panevojshëm, ndihmon në dhënien e idesë se një vepër, edhe pse 
hyn në sendet e patrupëzuar, duhet të gjejë një support që të bëhet e “prekshme”.  


54 
 
kriter  është  i  pamjaftueshëm  për  të  përkufizuar  krijimin  intelektual.  Ligji  për  të  drejtat  e 
autorit parashikon gjithashtu dhe kriterin shumë të rëndësishëm të origjinalitetit
157
. Madje ky 
kriter  është  parakushti  kryesor  që  një  krijim  artistik  të  jetë  i  mbrojtshëm  nga  e  drejta  e 
autorit
158
. Në thelb të  çdo krijimi  intelektual  qendron risia. Kuptimi  që  dy  degët  e pronësisë 
intelektuale  i  japin  kësaj  fjale  nuk  është  i  njëjtë.  Nëse  patentat  e  shpikjes,  pjesë  e  pronësisë 
industriale, vënë theksin në risinë objektive të shpikjes, pra tek ideja që jemi përpara një gjetje 
të re që njerëzimi nuk e njihte më parë, në rastin e të drejtës së autorit, risia qendron te fakti 
shumë suvjektiv se në thelb të krijimit artistik qendron autori dhe çdo krijim i tij do të ketë një 
karakter të ri, pikërisht sepse personaliteti i autorit është unik, një dhe vetëm një
159
. Madje dhe 
në përpjekjet më titaneske që autori të kopjojë vetveten, ai sërish do të jetë tërësisht inovues 
në punën e tij.  Risia në këtë  rast  do të ketë një  kuptim  subjektiv, që do të  jetë  origjinaliteti. 
Pra  jo  vetëm  duhet  të  kemi  praninë  e  një  pune  krijuese  të  autorit,  por  gjithashtu  kjo  punë 
duhet të ketë karakter origjinal. 
Dy  kriteret  janë  kumulative  dhe  janë  pjesë  e  mjeteve  arsyetuese  të  gjyqtarit  për  të 
vlerësuar nëse jemi në prani të një vepre artistike apo jo. Ligji për të drejtat e autorit i bashkon 
këto  dy  kritere  vetëm  në  një  për  shkak  të  formulimit  që  përdor.  Kështu,  “vepër  është  çdo 
prodhim në fushën e letërsisë, artit ose shkencës që është origjinale, domethënë është krijimi 
intelektual  i  vetë  autorit“
160
.  Ky  formulim  heq  kuptimin  e  kriterit  subjektiv  të  veprës,  çka  e 
kthen  veprën  në  një  punë,  që  mbetet  krijuese,  por  që  nuk  e  veçon  atë  aspak  nga  çdo  punë 
tjetër. Duke e ndarë nga kriteri i origjinalitetit, ndaj njëherësh dhe veprën nga autori i saj dhe 
e  kthen  atë  në  një  mall  që  nuk  ka  zot  autorin,  por  shfrytëzuesin  e  saj
161
.  Por  si  ka  zhvilluar 
koncepti i origjinalitetit? Kë të do shikojmë më rreshtat në vijim duke patur parasysh se kriteri 
i origjinalitetit, pavarësisht evoluimit të kuptimit të tij, është kriteri kryesor që na ndihmon të 
kuptojmë nëse kemi të bëjmë me një vepër që mbrohet nga e drejta e autorit apo jo. 
a.
 
Origjinaliteti dhe personaliteti i autorit 
 
Është mëse e kuptueshme gabimi që bëhet duke menduar se fjala “origjinalitet“ kërkon që 
puna intelektuale duhet të jetë e re ose inovuese. Por në çështjen e të drejtës së autorit, termi 
“origjinal“ nuk ka të njëjtin kuptim parësor që mund të gjejmë në fjalor
162
. Origjinaliteti nuk 
do të lidhet me risinë që mund të sjellë vepra, pasi vepra mund të mos sjellë asnjë risi, por me 
                                                           
157 Neni 8 pika 1, i Ligjit për të drejtat e autorit. 
158 Sipas jurisprudencës Gjykatës Supreme në SHBA, është një “parakusht kushtetues”: “As we have explained, 
originality is a constitutionally mandated prerequisite for copyright protection” (Feist Publications Inc vs. Rural 
Telephone Service Co Inc, 1991; http://www.law.cornell.edu/copyright/cases/499_US_340.htm).  
159 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, Botimi 3, 2013, f. 78. 
160 Neni 3 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
161 Njehsimi i dy kritereve në një kriter të vetëm, atë të “prurjes intelektuale” apo “personale” të autorit vjen 
nga jurisprudenca në fushën e programeve kompjuterikë. Është e nevojshme të ketë një punë mjaftueshmërisht të 
personalizuar dhe intelektuale që një krijim të quhet artistik. 
162 David Bainbridge, “Intellectual Property”, Pitman Publishing, Botimi 3, 1996, f. 35. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə