Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə37/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   33   34   35   36   37   38   39   40   ...   137

63 
 
duhet të shpallë një krijim artistik si një vepër. Origjinaliteti është kriteri i vetëm, tërësisht i 
mjaftueshëm
192
, që një krijim të jetë vepër artistike.  
Siç u tha dhe më sipër, për të përcaktuar nëse një vepër mbrohet nga e drejta e autorit 
apo  jo,  duhet  të  kemi  parasysh  dhe  disa  kushte  që  mund  të  cilësohen  si  kushte  negative. 
Kështu, neni 8 i Ligjit pë të drejtat e autorit
193
 parashikon parimin e indiferencës në lidhje me 
llojin, formën e shprehjes, meritën dhe objektivin që ka vepra. Një parim i tillë kontribuon për 
një  mbrojtje  më  të  gjerë  të  krijimeve  artistike.  Ky  parim  nënkupton  dhe  faktin  se  asnjë 
formalitet depozitimi paraprak për të gëzuar të drejtat mbi një vepër nuk do kërkohet për t’i 
dhënë krijimit statusin e veprës artistike, as edhe nuk do të ketë asnjë pasojë mbi autorësinë e 
veprës.  Vepra  supozohet  e  krijuar  pavarësisht  çdo  përhapjeje  të  saj,  vetëm  nëpërmjet 
realizimit, qoftë dhe të papërfunduar të konceptit të autorit të saj. Këtë ide pranon dhe  Ligji 
për të drejtat e autorit, sipas të cilit “autorët gëzojnë të drejtën e autorit mbi veprat e tyre, për 
faktin e vetëm të realizimit të krijimit”
194
 dhe se “për ekzistencën dhe zbatimin e së drejtës së 
autorit  nuk  kërkohet  asnjë  regjistrim  i  veprës  apo  formalitete  të  tjera
195
.”  Ligji  e  quan  këtë 
mekanizim  “mbrojtjen  automatike,  pa  asnjë  formalitet,  e  të  drejtës  së  autorit
196
.  Do  të 
shikojmë  pak  më  poshtë,  se  pavarësisht  kësaj,  Ligji  nuk  i  ndalon  autorët  që  të  regjistrojnë 
krijimet  e  tyre,  por  kjo  do  të  vlejë  për  efekt  provueshmërie  të  krijimtarisë  dhe  jo  për  efekt 
vlefshmërie.  
Depozitimi  mund  të  përbëjë  provë  të  anterioritetit  (përparësisë  ose  të  drejtës  së 
mëparshme)  së  krijimit  të  veprës,  rrjedhimisht  mund  të  jetë  i  këshillueshëm.  Por  nuk  është 
përcaktues. Një depozitim i tillë do të provojë anterioritetin e të drejtave që lidhen me veprën 
në  rast  reklamimesh  të  mundshme  nga  të  tretë.  Një  zhvillim  i  tillë  mund  të  shkojë  përtej 
kuadrit për të cilin ai është parashikuar, pra të ketë vetëm vlerë prove. Duke njohur zhvillimet 
e  sotme  teknologjike  dhe  përcjelljen  shumë  të  shpejtë  të  informacionit,  krijuesit  mund  të 
nxiten të depozitojnë krijimet e tyre. Nga një veprim tërësisht parandalues, një veprim i tillë 
mund  të  kthehet  në  një  detyrim  çka  do  e  asimilonte  rrezikshëm  të  drejtën  e  autorit  me  të 
drejtat  që  lidhen  me  pronësinë  industriale  (të  drejta  ku  formalizimi  i  depozitimit  ka  vlerë 
detyruese dhe jo vetëm provuese).  
Përjashtimi nga regjistrimi i veprave artistike nuk është vetëm një rrjedhojë logjike e 
parimit  të  origjinalitetit  dhe  të  idesë  së  vepra  buron  nga  bota  e  brendshme  e  autorit.  Më 
specifikisht, edhe traktatet dhe konventat ndërkombëtare e kanë asimiluar këtë parim duke e 
                                                           
192 Sipas Ligjit për të drejtat e autorit. 
193 I cituar më sipër. 
194 Neni 17 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
195 Po aty. 
196 Titulli i nenit 17 të Ligjit. Kjo ide përforcohet më tej në Ligjin për të drejtën e autorit në dispozitat e tij të 
nenit 104 në lidhje me mbrojtjen pa formalitete të të drejtave të lidhura dhe prezumimi i mbrojtjes. I njëjti parim 
pra, do të vlejë edhe për mbrojtjen të të drejtave të lidhura me të drejtën e autorit, që do e shikojmë në kapitullin 
përkatës. 


64 
 
parashikuar në të  drejtën pozitive përjashtimin e regjistrimit paraprak të  veprave artistike
197

Jo të gjitha shtetet aplikojnë këtë parim në mënyrë rigoroze. Rasti më domethënës është ai i 
Shteteve  të  Bashkuara  të  Amerikës.  Sipas  Ligjit  të  vitit  1909,  veprat  që  nuk  riprodhoheshin 
me  qëllim  shitjen  i  nënshtroheshin  regjistrimit
198
.  Për  veprat  e  tjera,  regjistrimi  nuk  ishte  i 
nevojshëm.  Megjithatë,  i  njëjti  ligj  parashikonte  se  ngritja  e  një  padie  kërkonte  si  kusht 
paraprak  regjistrimin  e  veprës
199
.  Sipas  Ligjit  të  vitit  1976,  regjistrimi  nuk  u  bë  më  i 
nevojshëm, me një përjashtim. Përjashtimi do të vlejë vetëm për ato vepra që janë botuar pa 
njoftimin se këto  vepra mbrohen nga zbatimi i copyright-it nga data 1 janar 1978 deri më  1 
mars 1989. Titullari i të drejtës mund të humbiste të drejtën mbi veprë nëse nuk e regjistronte 
veprën brenda pesë viteve nga data e botimit të veprës pë njoftimin e copyright-it
200
. Për sa i 
përket  veprave  të  tjera  Ligji  i  vitit  1976  parashikon  sërish  regjistrimin  e  veprave  si  kusht 
paraprak për ngritjen e një padie për mbrojtjen e të drejtës së autorit, me përjashtim të padive 
për  mbrojtjen  e  të  drejtës  morale  mbi  vepër.  Megjithatë,  pasi  SHBA-të  u  bën  pjesë  e 
traktateve  bazë  të  të  drejtës  së  autorit,  pranuan  që  për  veprat  e  huaja  të  mos  kryhet  më 
regjistrimi i veprës. Në këtë kuptim, në rastin e ShBA-ve kemi një zbatim me dy standarde që 
lidhet me origjinën e veprës. Kjo nuk do të thotë se veprat e huaja nuk kanë të njëjtin nivel 
mbrojtjete në SHBA. Mbrojtja e tyre sigurohet nëpërmjet zbatimit të të drejtës së vendit ku ka 
origjinën  vepra.  Megjithatë,  nuk  do  të  ishte  e  çuditshme  që  veprat  jo  amerikane  t’i  binden 
logjikës së regjistrimit në praktikë. 
Mjedisi  digjital  mund  të  sjellë  disa  risi  në  këtë  aspekt.  Dokumentimi  i  të  drejtës  së 
autorit  mbi  një  vepër  mund  të  përkojë  me  të  njëjtin  çast  kur  vepra  bëhet  publike.  Për 
shembull,  një  artikulli  shkencor,  ose  një  vepre  muzikore  e  hedhur  në  internet  (nëpërmjet 
upload-imit),  mund  t’i  bashkangjitet  një  vulë  digjitale  që  tregon  datën  kur  është  hedhur  në 
internet dhe autorin. Në këtë rast, do të kemi një mbrojtje të pakundërshtueshme të autorësisë 
mbi vepër, pasi kjo vulë digjitale do e shoqërojë dokumentin të çdo komunikim të mëtejshëm 
pavarësisht formës së komunikimit
201
. Por nëse kjo zgjidh autorësinë duke filluar nga çasti i 
publikimit, problemi mbetet nëse e analizojmë çështjen në një aspekt më teorik: ç’ndodh sikur 
autorit t’i vidhet vepra nëpërmjet një operacioni piratimi nga kompjuteri i tij dhe më pas, të 
vihet  në  dispozicion  të  publikut  me  një  vulë  digjitale  të  një  personi  tjetër
202
?  Kuptohet  që 
                                                           
197 Konventa e Bernës, e inkorporuar në Marrëveshjen TRIPS të Organizatës Botërore të Tregtisë, ku dhe 
Shqipëria është anëtare. 
198 Mary LaFrance, “Copyright Law”, Thomson West, 2008, f. 108. 
199 Po aty, f. 108. 
200 Po aty, f. 108. 
201  Survey of Private Copyright Documentation Systems and Practices; 
http://www.wipo.int/export/sites/www/meetings/en/2011/wipo_cr_doc_ge_11/pdf/survey_private_crdocystems.
pdf
.  
202 Ndoshta ky rast nuk është dhe aq fantazi. Autori i sagës “A song of ice and fire”, George R.R. Martin (vepër 
e dramatizuar në ekran me titullin “Game of Thrones”) punon në një kompjuter të viteve ’80, i cili nuk e njeh 
funksionalitetin e mouse-it si dhe nuk ka asnjë lidhje me internetin, pikërisht sepse as këtë funksionalitet nuk e 
njeh. Një izolim i tillë i kompjuterit bëhet për faktin se autori kërkon ta ruajë me çdo kusht autorësinë, der në 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   33   34   35   36   37   38   39   40   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə