Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə58/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   54   55   56   57   58   59   60   61   ...   137

105 
 
shton një element shumë kohë më vonë mbi një vepër ekzistuese. Për shembull, zbukurimi i 
një  skulpture  klasike  me  elementë  të  artit  bashkëkohor  nuk  e  bën  autorin  të  fitojë  titullin  e 
bashkautorit,  por  ai  mund  të  pretendojë  krijimin  e  një  vepre  të  prejardhur.  Në  këtë  rast,  ai 
duhet  të  provojë  se  ka  prurë  ndryshime  të  tilla  që  të  kualifikohen  si  origjinale,  për  të 
përmbushur kriterin ligjor të krijimit artistik
338

2.2.2 Krijuesi i veprës kolektive (përmbledhjet) 
Ligji 9380 kishte një mangësi mjaft të madhe pasi ai nuk parashikonte nocionin e veprës 
kolektive. Këtë mangësi e plotëson Ligji për të drejtat e autorit, i cili edhe pse nuk i quan me 
këtë  emërtim  por  me  emërtimin  “përmbledhje”,  i  parashikon  ato  në  nenin  10  të  tij.  Kështu 
sipas  paragrafit  të  parë  të  nenit  10  të  Ligjit,  “përmbledhjet  e  veprave,  të  kontributeve  apo 
materialeve të tjera, të veprave shkencore ose artistike, të cilat për arsye përzgjedhjeje ose të 
përshtatjes së përmbajtjes së tyre, përbëjnë krijime intelektuale të autorit”, si rrjedhim, duhen 
mbrojtur si të tilla. Ligji gjithashtu parashikon se edhe gazetat do të përfshihen në konceptin e 
veprave  kolektive
339
.  Ky  parashikim  qartëson  pozitën  juridike  të  përmbajtjeve  të  gazetave. 
Natyrisht,  edhe  pse  gazetat  konsiderohen  si  përmbledhje,  një  qendrim  i  tillë  nuk  përjashton 
mundësinë e ekzistencës së një të drejte autori të pavarur, për shembull të një opinion të një 
analisti që botohet në një gazetë
340
.  
Në veprat kolektive (që këtej e tutje do të përdorim emërtimin e Ligjit, pra përmbledhje) 
elementi  i  parë  që  dallon  është  shumësia  e  veprave  të  përmbajtura  në  të.  Nocioni  i 
përmbledhjes, siç është parashikuar në nenin 10 të  Ligjit, nuk i bën referim përmbledhjes së 
veprave të një autori, pasi në sytë e Ligjit, pavarësisht se veprat janë disa, ato kanë një autor 
dhe ky autor është i identifikueshëm. Dhe këtu vijmë në elementin e dytë të përmbledhjes së 
veprave:  përmbledhjet  janë  ato  vepra  të  krijuara  në  mënyrë  të  tillë  që  e  bën  identifikimin  e 
autorëve të tyre të pamundur apo shumë jopraktik. Për shkak të këtij elementi të dytë, në disa 
ligje  të  huaja  përdoret  nocioni  “vepra  kolektive”,  në  mënyrë  që  të  vihet  theksi  në  punë  e 
përbashkët  të  autorëve,  duke  lënë  në  hije  në  mënyrë  të  vullnetshme  personalitetin  e  çdo 
autorit. Përmbledhja e fiton veçantinë e saj prej faktit se është një vepër që ka autorë por ata 
do  të  shuhen  për  shkak  se  janë  të  shumtë  në  numër  dhe  për  arsye  praktike  menaxhimi  të 
veprës. Kështu, do te kemi një vepër pa autor të identifikueshëm. Kjo kuptohet më mirë nëse 
shikojmë  llojin  e  veprave  që  përfshihen  në  nocionin  e  përmbledhjes:  enciklopedi,  antologji, 
fjalorë, gazetat e kështu me radhë
341
. Sipas Ligjit, pavarësisht se disa prej veprave në vetvete 
                                                           
338
 David Bainbridge, Intellectual Property, Pitman Publishing, Botimi i tretw, 1996, f. 115: “Judges are 
generally unsympathetic to a person who has created a work by making use of a prior work of copyright. it 
seems wrong in principle that someone can take a short-cut to producing his own work by relying on the skill 
and efforts of others.” 
339 Pika 2 e nenit 10 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
340 “Kjo mbrojtje nuk shtrihet në përmbajtjen e përmbledhjes dhe nuk cenon të drejtat ekzistuese në përmbajtjen 
e saj” (paragrafi i dytë i pikës 1 të nenit 10 të Ligjit për të drejtat e autorit). 
341 Pika 2 e nenit 10 të Ligjit për të drejtat e autorit.  


106 
 
mund  të  gëzojnë  mbrojtje  të  veçantë  nga  e  drejta  e  autorit,  do  të  jetë  përmbledhja  që  do  të 
mbrohet  posaçërisht  për  shkak  të  përzgjedhjes  pse  përpunimit  të  përmbajtjes  së  saj
342
.  Nëse 
kemi vepra preekzistuese të përfshira në një përmbledhje, mbrojtja e të dytës nuk do të bjerë 
në  konflikt  me  mbrojtjen  e  të  parës,  e  cila,  për  shkak  se  është  krijuar  jashtë  kontekstit  të 
përmbledhjes,  do  të  gëzojë  një  mbrojtje  autonome
343
.  Lind  pyetja,  kush  e  bën  përzgjedhjen 
ose përpunimin dhe a  gëzon ky person ose entitet  ndonjë  të drejtë  mbi këtë  përzgjedhje ose 
përpunim, që sipas Ligjit, mbrohet posaçërisht nga e drejta e autorit? 
Sipas legjislacioneve ndërkombëtare, sa herë që kemi të bëjmë me përmbledhje (ose vepra 
kolektive), kryhet një kalim automatik të të drejtave të autorit mbi veprën në favor të personit 
fizik apo juridik, në bazë të nismës apo drejtimit të të cilit është krijuar vepra kolektive
344
. Si 
pasojë e zbatimit të këtij parimi, personi fizik apo juridik “ka të drejtë të vendosë emrin ose 
titullin e tij dhe të kërkojë përmendjen e tij në çdo përdorim publik të veprave kolektive”
345

Kësisoj, ai do të konsiderohet autori në të gjitha aspektet, si atë pasuror ashtu dhe në fushën e 
të  drejtës  morale.  I  njëjti  regjim  juridik  parashikohet  dhe  në  Ligjin  për  të  drejtat  e  autorit. 
Kështu,  neni  15  i  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit  disponon  se  “personat  fizikë  ose  juridikë, 
privatë  a publikë, në bazë  të nismës apo drejtimit të  të cilëve  është  krijuar një  përmbledhje, 
apo me emrin e të cilëve është botuar, janë mbajtës të të drejtave ekonomike të autorit dhe i 
gëzojnë këto të drejta sikur të ishin autorët e kësaj përmbledhjeje.” Me pak fjalë, entiteti ose 
individi që do të jetë nismëtari i krijimit të përmbledhjes do të konsiderohet dhe autori i saj, 
me të gjitha prerogativat përkatëse. 
Roli i personit fizik apo juridik është thelbësor. Ai/ajo mbikëqyr, udhëzon dhe koordinon 
punën  e  autorëve  të  përmbledhjes,  që  në  rastin  konkret  e  humbasin  këtë  status  dhe  do  të 
konsiderohen  ose  si  të  porositur  ose  si  punëdhënës.  Personi  fizik  apo  juridik  merr  përsipër 
iniciativën  e  krijimit  të  veprës,  të  publikimit  të  saj,  shpërndarjes  së  saj
346
.  Koncepti  i 
iniciativës së krijimit të veprës kolektive është shumë i rëndësishëm: kështu nëse një autor i 
pavarur  krijon  një  vepër  dhe  më  pas  ia  paraqet  një  personi  juridik  pa  patur  iniciativën  e 
krjimit, ky i fundit nuk fiton të drejtën ta quajë vepër kolektive edhe nëse e modifikon atë
347
.  
Vepra kolektive krijohet duke u nisur nga një marrëdhënie hierarkie, pasi personi fizik apo 
juridik  urdhërdhënës  mundëson  konceptimin  e  përgjithshëm  dhe  strukturimin  e  veprës 
kolektive.  Mund  të  përmendim  rastet  më  të  njohura  të  këtyre  veprave  të  cilat  janë 
enciclopedia, fjalorët, përmbledhjet e ngjashme dhe gazetat
348
.  
                                                           
342 Po aty. 
343 Kjo është dhe thelbi i parashikimit të paragrafit të dytë të piks 1 të nenit 10 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
344 Për shembull neni 113-5 i Kodit francez të Pronësisë Intelektuale. 
345 Po aty. 
346 Xavier Linant de Bellefonds, Droit d’auteur et droits voisins, Dalloz. Botimi 2, 2004, f.120. 
347 Po aty. 
348 Neni 10 Ligjit për të drejtat e autorit. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   54   55   56   57   58   59   60   61   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə