Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə86/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   82   83   84   85   86   87   88   89   ...   137

162 
 
Brenda  shpjegimit  në  paragrafin  më  sipër,  do  të  shikojmë  se  rastet  më  poshtë 
përfitojnë  nga  përjashtimi  nga  zbatimi  për  të  drejtën  e  autorit.  Vendosja  në  këtë  pikë  të 
veçantë bëhet vetëm për shkak se këto përjashtime kanë një objekt më të gjerë, që lidhet me 
një rëndësi publike, atë të informimit publik. Përjashtimet që kanë këtë objekt mund të jenë të 
shumta. Më poshtë, do të citojmë vetëm disa prej tyre. 
Së  pari  kemi  lajmet  e  ditës,  ose  pasqyrën  e  shtypit.  Edhe  në  këtë  rast,  do  të  vlejnë 
parimet që thamë më lart: pasqyra e shtypit duhet të jetë e shkurtër dhe të citohet burimi dhe 
autori i artikullit të cituar. Pasqyra e shtypit mund të jetë thjesht në formën e një parafrazimi 
të titujve kryesore të gazetave dhe të pjesëve kryesore (por të shkurtra) të artikujve kryesorë, 
ashtu siç mund të jenë një analizë ose një kryqëzim analitik i artikujve ndërmjet tyre. Në çdo 
rast, duhet të vlejnë parimet e shkurtësisë së citimit, citimit të burimit dhe të autorit. 
Së  dyti,  kemi  fjalimet  publike.  Transmetimi  në  forma  të  ndryshme,  me  qëllim 
informimin publik mbi aktualitetin, i fjalimeve  që i drejtohen publikut dhe që mbahën nëpër 
kuvende,  ose  në  çdo  takim  që  ka  karakter  publik,  përfiton  nga  përjashtimi  i  zbatimit  të  të 
drejtës së autorit. Veçantia e kësaj kategorie është se nëse efektivisht lejohet transmetimi i lirë 
dhe i plotë i këtyre fjalimeve, autori i tyre nuk e humbet të drejtën e autorit nëse dëshiron që 
ta botojë në forma të ndryshme fjalimin e tij. Në këtë kontekst, koha do të luajë në favor të tij, 
pasi ai do të fitojë të drejtat e botimit të fjalimit të tij, nëse nevoja për të ilustruar aktualitetin, 
që është dhe arsyeja përse mund të transmetohet lirisht, nuk ekziston më.  
Së treti, kemi rastin e riprodhimeve të veprave grafike, në kuadër të informimit publik 
nëpërmjet  revistave  televizive  (lajmeve),  nëpërmjet  dokumentarëve  ose  kronikave.  
Riprodhimi i veprave duhet të jenë në lidhje të ngushtë me objektin e kronikës dhe nuk duhet 
të  tejkalojë  një  masë  të  arsyeshme  që  lidhet  me  ilustrimin,  në  funksion  të  kronikës.  Në  çdo 
rast,  nëse  autori  nuk  është  dakord  me  riprodhimin  e  veprës  së  tij  për  qëllime  ilustruese  të 
kronikës, çdo transmetim ose riprodhim i tyre do të përbëjë shkelje të të drejtës së autorit.  
b.   Përjashtime që sigurojnë mbrojtjen e interesave të posaçme të publikut 
-
 
Përjashtime që përkrahin edukimin 
 
 Promovimi i edukimit dhe kulturës duke mbrojtur veprat dhe në të njëjtën kohë, duke 
mundësruar  zbatimin  e  përjashtimeve  është  në  interes  të  publikut
525
.  Edukimi  dhe  arsimimi 
janë, në këtë mënyrë, një nga përfituesit e përjashtimit nga zbatimi i të drejtës së autorit, siç e 
përcakton dhe Direktiva 2001/29/EC.  
 
 Në  të  njtëjtën  kohë  që  Direktiva  2001/29/CE  parashikon  këtë  parim  mjaft  të 
rëndësishëm,  ajo  i  jep  kompetencën  shteteve  anëtare  që  të  rregullojnë  vetë  këtë  fushë,  duek 
                                                           
525 Pika 13 e Direktivës 2001/29/EC. 


163 
 
parashikuar përjashtimet dhe kufizimet për këto  qëllime shkencore dhe edukimi,  në  përfitim 
të institucioneve publike si për shembull bibliotekat, arkivat e kështu me radhë
526
.  
 
 Këto parime janë parashikuar në formën e dispozitës juridike në nenin 5 të Direktivës 
2001/29/EC
527
.  Siç  e  thamë,  janë  vetë  shtetet  që  do  të  rregullojnë  strukturën  juridike  të 
përjashtimeve dhe kufizimeve. Kështu, në disa shtete, liria e kërkimit shkencor së bashku me 
lirinë  e  kërkuesve  shkencorë  mbrohen  nëpërmjet  normave  kushtetuese
528
.  Ndërsa  në  disa 
shtete të tjera, liria akademike nuk mbrohet nga dispozita kushtetuese të veçanta, por brenda 
suazës së lirisë së shprehjes
529
.  
 
 Autori nuk mund të kundërshtojë riprodhimin dhe/ose përcjelljen e veprës, për qëllime 
ilustrimi në kuadër të arsimimit dhe kërkimit, nëse publikut drejt të cilit do të drejtohet vepra 
përbëhen në shumicën e tij  nga nxënës, studentë, arsimtarë ose kërkues. Shfrytëzimi i veprës 
në  bazë  të  kritereve  që  sapo  thamë  nuk  përbën  shfrytëzim  tregtar  të  vepës,  por  në  çdo  rast, 
autori do të kompensohet në bazë të një llogaritjeje të caktuar, për të cilën autoriteti publik si 
dhe agjencitë e menaxhimit kolektiv të të drejtave kanë për të detyrë ta llogarisin në mënyrë 
sa  më  të  drejtë.  Por  për  cilat  vepra  bëhet  fjalë?  Bëhet  fjalë  për  ato  vepra  të  cilat  kanë  një 
objekt  pedagogjik.  Në  këtë  kuptim,  përjashtohen  ato  vepra  të  cilat  nuk  kanë  për  objekt 
edukimin  apo  kërkimin  shkencor.  Nëse  do  të  vlente  e  kundërta,  pra  nëse  të  gjitha  llojet  e 
veprave  do  të  përfitonin  nga  ky  përjashtim,  atëherë  kjo  do  të  dekurajonte  autorët  që  të 
shkruanin dhe të botonin e veprat e tyre, pasi ata do të ishin de facto objekt të një shpronësimi 
të  padrejtë.  Përjashtohet  gjithashtu  çdo  përdorim  që  del  jashtë  kontekstit  pedagogjik,  që 
nënkupton  edhe  përdorimin  për  qëllime  tregtare,  por  kjo  është  tërësisht  e  kuptueshme.  Në 
trajta  praktike,  ky  përjashtim  mbron  stafet  pedagogjike  të  riprodhojnë  pjesë  veprash,  duke 
vajtur edhe përtej citimit të thjeshtë, në kuadër të përgatitjes dhe prezantimit të leksioneve të 
tyre  për  nxënësit  dhe  studentët.  Siç  e  parashikon  edhe  Direktive  2001/29/CE,  institucionet 
brenda të cilave zhvillohet aktiviteti mësimëdhënës është i detyruar të paguajë një shumë në 
formën  e  kompensimit  për  autorët  veprat  e  të  cilëve  përdoren  për  qëllimet  e  mësimdhënies. 
Në  parim,  nëse  do  të  kishim  përjashtim  nga  e  zbatimi  i  të  drejtës  së  autorit,  nuk  duhet  të 
kishte  asnjë  formë  kompensimi.  Mirëpo,  ligjvënësit  kombëtarë  dhe  ai  Evropian  kanë 
parashikuar  për  këtë  rast  një  formë  kompensimi,  të  cilën  e  gjejmë  edhe  në  rastet  e 
fotokopjimit të veprave. Si rrjedhim, doktrina mbron idenë se përjashtimet po hapin rrugën e 
një konceptimi të ri të të drejtës së autorit, bazuar në dhënien e disa liçencave të përdorimit, 
në këmbim të të cilave, çdo vepër mund të jetë  përdorshme
530
.   
                                                           
526 Pika 34 e Direktivës 2001/29/EC. 
527 Saktësisht, neni 5 pika 2(c) i Direktivës 2001/29/CE. 
528 Shih për shembull rastin e Francës. Liria akademike nuk mbrohet në mënyrë direkte nga ndonjë dispozitë e 
Kushtetutës, por nga jurisprudence e Gjykatës Kushtetuese.  
529 Rasti i Gjermanisë dhe Italisë.  
530 Kjo çështje do të trajtohet në vijim.  


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   82   83   84   85   86   87   88   89   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə