Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə88/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   84   85   86   87   88   89   90   91   ...   137

166 
 
përdorimit vetjak të kopjes së veprës dhe mënyrës së interpretimit të saj në dritën e testit me 
tre etapa, që do e shikojmë më poshtë. 
Përdorimi brenda rrethit të ngushtë familjar në formën e përjashtimit parashikohej dhe 
në  Ligjin  e  vjetër  9380  për  të  drejtën  e  autorit
537
 dhe  parashikohet  dhe  sot  në  Ligjin  për  të 
drejtat e autorit
538
. Përdorimi i veprës brenda rrethit të ngushtë familjar përbën një përdorim 
që asnjë titullar i të drejtës së autorit nuk mund ta kundërshtojë. Ky koncept njihet dhe në të 
drejta  të  tjera,  ndërkohë  që  në  copyright-in  amerikan  përfshihet  brenda  konceptit  të  gjerë  të 
fair use. Rrethi i ngushtë familjar është një përjashtim nga e drejta e përcjelljes së veprës në 
publik ose e të drejtës së komunikimit të veprës në publik. Nëse rrethin e ngushtë familjar e 
mendojmë  si  një  publik  në  numër  të  vogël,  atëherë  përcjellja  e  një  vepre  për  këtë  publik  të 
vogël  nuk  do  të  kërkojë  asnjë  autorizim  dhe  pagesë  në  favor  të  autorit:  do  të  ishte  e 
paarsyeshme të kërkohej një shpërblim financiar një prindi që transmeton një film vizatimor, 
për fëmijët e tij. Duket si një evidencë, si diçka e vetëkuptueshme, por në disa raste, është më 
mirë të qartësohen dhe veprimet më të thjeshta.  
Përcjellja brenda kuadrit familjar duhet të kryhet brenda një rrethi të ngushtë njerëzish 
që  të  mund  të  përfitojë  nga  përjashtimi.  Në  këtë  rast,  asnjë  dispozitë  ligjore  nuk  parashikon 
pagesën  e  një  kompensimi  për  përcjelljen  e  veprës  brenda  rrethit  të  ngushtë  familjar. 
Përndryshe sërish, nuk do të kishte asnjë lloj kuptimi dhe do të përbënte një shkelje të sferës 
private dhe familjare. Përkufizimi i rrethit të familjes do të bëhet rast pas rasti, pasi nuk mund 
të  përcaktohet  numrin  e  saktë  të  pjesëtarëve  të  rrethit  të  ngushtë  familjar.  Kështu,  rrethi  i 
ngushtë familjar mund të përbëhet, përveçse nga familja në kuptimin e ngushtë sipas Kodit të 
Familjes, por edhe nga persona që kanë lidhje të zakonshme dhe të vazhdueshme me rrethin 
familjar. Pavarësisht numrit, kriteri thelbësor rreth të cilit  mund të bashkangjiten një  numër i 
kufizuar njerëzish, është rrethi i ngushtë familjar
539
. Kjo do të thotë se përjashtohet krijimi i 
një rrethi njerëzish të përbërë nga anëtarë të një shoqate, apo të personave që i lidh një hobi 
caktuar
540
.  
Së  dyti,  do  të  kemi  përjashtim  të  zbatimit  të  të  drejtës  së  autorit  në  rastet  kur,  pasi 
vepra  të  jetë  shpërndarë  në  publik,  autori  nuk  mund  të  ndalojë  kopjen  ose  riprodhimin  e 
kopjes së veprës për përdorime vetjake të kopjuesit, me kusht që të kenë një përdorim të njëjtë 
me përdorimin që kopjuesi do i bëjë kopjes origjinale. Ky përjashtim ka qenë i parashikuar në 
Ligjin  e  vjetër  9380
541
,  por  mbi  të  gjitha  ky  përjashtim  parashikohet  në  Direktivën 
2001/29/CE
542
. Arsyeja teorike e këtij  përjashtimi mund  të  gjendet,  sikundër dhe në rastin e 
                                                           
537 Neni 16 pika 2 i Ligjit 9380. 
538 Pika 2 e nenit 4 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
539 Patrick Tafforeau, Droit de la propriété intellectuelle, Gualino Editeur, 2007. 
540 Po aty. 
541 Neni 26 pika d) i Ligjit 9380. 
542 Neni 5 pika 2(b) i Direktivës 2001/29/CE: “Member States may provide for exceptions or limitations to the 
reproduction right provided for in Article 2 in the following cases: […]in respect of reproductions on any 


167 
 
rrethit të ngushtë familjar, në të drejtën e respektimit të jetës private. Çdo blerës i një kopje të 
ligjshme  të  një  vepre  mund  ta  kopjojë  atë  për  përdorimin  e  vet  vetjak  dhe  asnjë  autoritet 
publik ose privat nuk mund ta ndalojë ta bëjë një gjë të tillë, për sa kohë ky kopjim bëhet për 
një përdorim të ngjashëm me përdorimin që blerësi do i bëjë kopjes origjinale. Kjo nuk do të 
thotë se nuk mund të ketë ndërhyrje në jetën private, për sa kohë do të respektohen kriteret e 
ndërhyrjes të parashikuara në nenin 8 të Konventës Evropianë për të Drejtat e Njeriut: (i) nëse 
është  e  parashikuar  nga  ligji,  (ii)  nëse  ka  një  qëllim  të  ligjshëm,  (iii)  dhe  nëse  është  e 
nevojshme në një shoqëri demokratike
543
.  
Problemet në lidhje me kopjen për përdorim vetjak lindën kur teknologjia mundësonte 
gjithmonë e më shumë mundësinë për të bërë sa më shumë kopje të origjinalit, me një pastërti 
relativisht  të  mirë  dhe  me  shumë  pak  alterime  në  krahasim  me  kopjen  origjinale.  Në  fillim 
kopjet me anë të kasetave video dhe audio, më tej kopjet nëpërmjet CD-ve dhe DVD-ve dhe 
sot shkarkimi i veprave nga Interneti tregon qartë se kopja private nuk është më një veprim i 
bërë  nga  një  kopjues  i  thjeshtë  për  qëllimet  e  përdorimit  të  tij  vetjak,  por  shkon  përtej.  Pa 
përmendur rastet e kopjimeve masive me qëllim shitjen e tyre, gjë që përbën një aktivitet të 
paligjshëm, mund të themi se sjell një lucrum cessans për autorin, për të cilin autori nuk është 
përgatitur. Në fillim, kopjet kryesisht bëheshin mbi kopje origjinale, për shembull regjistrim i 
një emisioni ose kopjim i një filmi original në një kasetë video bosh. Edhe pse këto përdorime 
u  shpallën  të  ligjshme,  në  emër  të  kopjes  për  përdorim  vetjak  në  Evropë  ose  të  fair  use  në 
ShBA,  fitimi  i  humbur  për  autorët  është  i  pakontestueshëm.  Në  rastin  e  ShBA-së  kemi 
jurisprudencën  e  njohur  “Betamax
544
.  Kjo  jurisprudencë  ishte  e  para  që  lidhej  me  shitjen  e 
kasetave  video  (“VHS”)  që  bënin  të  mundur  kopjimin  e  programeve  televizive  për  herë  të 
parë.  Një  praktikë  e  tillë,  që  po  përhapej  gjithmonë  e  më  shumë  në  ShBA  asokohe,  rriste 
frikën e prodhuesve të programeve televizive për zhdukjen e programeve televizive për shkak 
të  regjistrimeve  të  tyre  nga  individët  nëpërmjet  kasetave  dhe  aparaturave  VHS.  Gjykata  e 
Lartë  amerikane  nuk  ndoqi  arsyetimin  e  kërkuesve  (Universal  Studios),  sipas  së  cilës  ishim 
përballë  një  shkeljeje  të  Copyright  Act  1978.  Gjykata  pohon  se  “përdorimi  për  qëllime  jo 
tregtare e kasetave video dhe regjistruese nuk përbënte dyshim dhe në këtë mënyrë ka të bëjë 
me konceptin e fair use dhe kësisoj nuk ka asnjë shkelje të Copyright-it”. Më pas ajo deklaron 
se    përdorimi  ngushtësisht  privat  i  kasetave  nuk  përbën  asnjë  dyshim,  për  më  tepër  që  kjo 
teknikë regjistrimi e programeve televizive i shërben interesit publik, pasi sipas amendamentit 
të parë të Kushtetutës, kjo teknikë lejon një akses më të gjerë të informacionit drejt publikut”. 
Me  kalimin  e  viteve,  teknologjia  kulmoi  me  shpikjen  e  CD-ve  dhe  me  shkëmbimet  në 
internet. Sidomos me këtë të fundit, kufiri midis kopjes për përdorim vetjak dhe shpërndarjes 
                                                                                                                                                                                     
medium made by a natural person for private use and for ends that are neither directly nor indirectly commercial, 
on condition that the rightholders receive fair compensation which takes account of the application or non-
application of technological measures referred to in Article 6 to the work or subjectmatter concerned.” 
543 F. Sudre, J-P. Marguénaud, Les grands arrêts de la CEDH, Thémis, 2003. 
544 Sony Corp. vs. Universal City Studios, Inc. çështja numër 464 U.S. 417 (viti 1984), e quajtur jurisprudenca 
“Betamax”. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   84   85   86   87   88   89   90   91   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə