160
parodia
518
. Pra, për sa i përket parodisë, elementët që do të merren nga vepra kryesore si dhe
sasia e tyre do të vlerësohen në mënyrë specifike. Njohja e karakterit parodik bëhet nëpërmjet
elementëve që pikërisht të çojnë të vepra kryesore
519
. Kuptojmë që elementët e përdorur në
parodi mund të jenë substancialisht më të rëndësishëm se në krahasim me çdo citim tjetër. Në
këto kushte, çfarë do e bënte një parodi të dallueshme dhe të mbrojtshme nga pretendimi se
shkel të drejtat e autorit të veprës së parodiuar? Kriteri i përcaktimit është elementi tregtar i
parodisë. Në doktrinën e
fair use, impakti i përdorimit të parodisë mbi tregun e veprës së
parodiuar zë një vend të rëndësishëm edhe pse jo të vetëm në përcaktimin e një përdorimi të
lirë të veprës, domethënë që nuk shkel të drejtën e autorit.
Fair use
Sipas kësaj teorie, përdorimi i lirë i veprave të mbrojtura nga copyright-i, për qëllime
të tilla si kriticizmi, komenti, raportimi i lajmeve, arsimimi (duke përfshirë dhe kopjet për
përdorim në klasë), ose punët kërkimore, nuk përbëjnë shkelje të copyright-it. Për të
përcaktuar nëse një vepër në raste të ndryshme mund të përdoret në kontekstin e
fair use,
kriteret që duhet të shqyrtohen janë:
- qëllimi dhe karakteri i përdorimit, duke përfshirë edhe rastet kur përdorimi ka një natyrë
tregtare ose bëhet për qëllimet edukimi;
- natyrën e veprës së mbrojtur;
- sasinë dhe substancialitetin (thelbin) e pjesës së përdorur në lidhje me veprën në tërësi;
- efektin e përdorimit mbi tregun potencial ose mbi vlerën e veprës së mbrojtur.
Kemi patur rastin ta nënvizojmë dhe më parë se doktrina amerikane e copyright-it
është më fleksibël në përcaktimin e përjashtimeve. Nëse në Evropë, ekziston një listë
përjashtimesh, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjashtimet përcaktohen në bazë të një
vlerësimi që do të bëjë gjykata, nëse do të lindin konflikte, e cila do të përcaktojë në bazë të
këtyrë kritereve se cili përdorim përfiton nga
fair use.
Vlerësimi i përjashtimit nga zbatimi i të drejtës së autorit do të jetë një shqyrtim i të
gjithë këtyre kritereve, një lloj ponderimi, vendosje e një raporti të secilit në raport me kriteret
e tjera, në mënyrë që të edhe e drejta e autorit e veprave të parodiuara të mos shkelen, por
edhe e drejta për të përdorur këto vepra me qëllim lirinë e shprehjes, por edhe krjimin e një
518 « Copying does not become excessive in relation to parodic purpose merely because the portion was the
origjinal’s heart. If the band had copied a significantly less memorable part
of the original, it
is difficult to see
how its parodic character would have come through” (f. 588-589).
519 “What makes for this recognition is quotation of the original’s most distinctive or memorable features,
which the parodist can be sure the audience will know” (f. 588).
161
vepre të re, që Gjykata Supreme në çështjen Acuff-Rose e quan “punë transformuese”
520
.
Parodia ka pretendim të qartë transformues, gjë që mund të rezultojë në një përfitim shoqëror
duke hedhur dritë mbi një vepër që ndoshta kishte rënë në qetësi, dhe gjatë këtij procesi, të
krijojë një vepër të re. Gjykata Supreme vlerësoi se jemi në prani të një parodie pasi mesazhin
“romantik” të veprës së parë,
2 Live Crew e ndryshoi duke vënë theksin në mënyrë të ashpër
por sarkastike se prostitucioni nuk ka asgjë romantike, pasi “takimet seksuale me persona që
ofrojnë veten e tyre dhe që nuk e thonë emrin nuk është domosdoshmëri një histori
romantike.”
521
Nga pikëpamja e impaktit mbi tregun potencial, Gjykata Supreme, nëpërmjet analizës
së saj, konstatoi se në parim parodia mund të ketë impakt
negativ mbi tregun
522
. Por edhe këtu
Gjykata Supreme konstaton me shumë kujdes se përdorime të ndryshme të fair use, për
shembull kritika e një teatri, mund të godasë rëndë veprën e skenarizuar, aq sa të ulë në
mënyrë drastike shitjen e biletave. Këtu, në këtë rast, është e qartë se kritiku vepron brenda
kornizës të të drejtës së tij për t’u shprehur. E njëjta gjë vlen dhe për parodinë. Roli i
gjykatave është që bëjë dallimin ndërmjet kriticizmit të ashpër që mund të largojë kërkesën në
treg për veprën dhe shkeljes të të drejtës së autorit. Sipas Gjykatës Supreme, fakti që grupi
muzikor kishte bërë një parodi hip-hop të këngës “Oh, Pretty Woman” nuk do të thotë se
prekej tregu potencial i kësaj kënge në fushën e muzikës hip-hop
523
, që do të thotë se
nëpërmjet veprës së parodiuar të krijoheshin vepra të tjera që të merrnin motivet e saj: nëse do
të ndodhte, atëherë, gjykata do të arrinte në përfundimin se vepra parodiuese do të kishte një
impakt ekonomik në dëm të veprës së parodiuar. Në këto kushte, nuk jemi përpara një
shkeljeje të të drejtës së autorit. Rrjedhimisht, parodiuesi as nuk ka detyrimin që të kërkojë
autorizim ose dhënie liçence për përdorimin e veprës së parodiuar. Natyrisht, që të kërkohet
përdorimi i veprës në kuadër të fair use, përmban një rrezik. Fair use deklarohet nga gjykata
vetëm pas një gjykimi, pra
a posteriori. Nëse gjykata e konsideron parodinë si pjesë të fair
use, atëherë, parodiuesi nuk ka asnjë detyrim të paguajë autorin e veprës së parodiuar.
Megjithatë, ka parodiues profesionistë që punën e tyre e bazojnë në marrëveshje që lidhin me
autorët dhe titullarët e veprave, si për shembull parodiuesi amerikan Ëierd Al Yankovich. Ai
ka dashur të parodiojë dhe vepra të Prince, mirëpo ky i fundit kurrë nuk i ka dhënë
autorizimin dhe projektet e parodiuesit nuk janë realizuar.
Konceptin e
fair use do e gjejmë gjithashtu në tekstet evropiane, nëpërmjet zbatimit të
parimit të testit me
tre etapa
524
.
-
Përjashtime që përkrahin të drejtën
e informimit publik
520 « Transformative work », Po aty f. 579.
521 Acuff-Rose f. 582.
522 Acuff-Rose f. 583.
523 Po aty.
524 Shih më poshtë poshtë.