188
e cila caktohet automatikisht nga furnizuesi i aksesit drejt internetit (ISP) ose nga subjekte të
tjera të shoqërisë së informacionit, shenjë që lejon identifikimin e kompjuterit të futur në rrjet.
Kuptohet qartë roli i rëndësishëm i ISP-ve për mbledhjen e kësaj të dhëne që, duke parë më
poshtë, përbën një të dhënë personale. Mbledhja dhe përpunimi i këtyre të dhënave, duke
qenë të kësaj natyre, hyjnë në fushën e nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të
Njeriut
600
, siç Gjykata ka patur mundësi ta nënvizojë disa herë
601
.
Në këtë moment, do të ishte e udhës të shikohej se çfarë parashikon legjislacioni, si i
yni ashtu dhe ai evropian, dhe më pas të shikojmë problematikat që krijojnë në praktikë jo
vetëm përdorimi i adresave IP por, në mënyrë më të gjerë, trajtimi i të dhënave që lidhen me
individin në botën digjitale.
Ligji 9887 rregullon zbatimin e të dhënave personale në të gjitha fushat e jetës, ashtu
si dhe në botën e informatikës. Në nenin 2 të ligjit vendoset parimi i përgjithshëm që
rregullon mënyrën sesi organet shtetërore dhe subjektet private duhet të përpunojnë të dhënat.
Së pari, ligji sanksionon idenë se nuk mund të ketë veçse përpunim të ligjshëm të të dhënave
nëpërmjet procedurave të parashikuara në ligj. Dhe këto përpunime duhet të bëhen duke
respektuar të drejtat e njeriut, në mënyrë të veçantë të drejtën e ruajtjes së jetës private.
Përpunimi i të dhënave është çdo veprim që kryhet plotësisht ose jo me mjete automatike, me
të dhënat personale, si grumbullimi, regjistrimi, ruajtja, renditja, përshtatja, ndreqja,
këshillimi, shfrytëzimi, përdorimi, bllokimi, fshirja ose shkatërrimi apo çfarëdo veprim tjetër,
si dhe transmetimi i të dhënave. Parimi i fundit i sanksionuar në këtë nen nuk gjen në fakt
asnjë bazë tjetër të shkruar në legjislacionin shqiptar. Parimi i ruajtjes së jetës private nuk
është përkufizuar më parë në asnjë ligj në Shqipëri. As ligji 9887 nuk jep një përkufizim të tij,
megjithatë, mendojmë se bazën tekstuale gjykata dhe veprimtaria e subjekteve shtetërore dhe
private e gjen te Konventa evropiane e të Drejtave të Njeriut (neni 8 i saj) dhe në
jurisprudencën e pasur të Gjykatës evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Dy janë shtyllat kryesore mbi të cilat bazohet ligji 9887.
Së pari, në lidhje me të drejtat e personave. Kriteri kryesor është ai i
dhënies së
pëlqimit paraprak të subjektit për përpunimin e të dhënave të tij. Nuk mund të ketë përpunim
të dhënash (mbledhje, transferim dhe përpunim në kuptimin e parë të fjalës) nëse subjekti i të
dhënave nuk jep pëlqimin për një gjë të tillë. Kjo nënkupton një detyrim pozitiv për
përpunuesin ose mbledhësin e të dhënave që të njoftojë paraprakisht subjektin se veprimi që
ai do të kryejë kërkon mbledhjen dhe përpunimin e mëtejshëm të të dhënave. Nëse subjekti
600 European Court
of Human Rights, Research Division, Internet : case law of the European Court
of Human
Rights (
www.echr.coe.int
), f. 24.
601 Për shembull, çështja 62617/00 e vitit 2007, Copland kundër Mbretërisë së Bashkuar: “the Court
considers
that the collection and storage of personal information relating to the applicant’s telephone, as well as to her e-
mail internet usage, without her knowledge anounted to an interference with her right
to respect for her private
life and correspondence within the meaning of Article 8.”