193
dhënë që lidhet me përdoruesin shkelës ruhet në regjistra të veçantë, të cilat në rastin konkret
mund të jenë ato të Komisionerit të të Dhënave ose të një organi tjetër të pavarur që
bashkëpunon me Komisionerin. Nëse konstatohet se një përdorues kryhen veprimtari të
paligjshme ose do i dërgohen një njoftim individual personit që bën shkeljen e pretenduar ose,
pasi të bëhet lajmërimi, titullarët e të drejtave
611
, të njoftuar nga organi i pavarur ose nga
Komisioneri të paraqesin padi ose kërkesë penale në gjykatë kundrejt përdoruesit shkelës. Në
çdo rast, praktika evropiane është e qartë: asnjë masë nuk mund të merret kundrejt
përdoruesve pa një vendim gjyqësor
612
.
Por në rast se konstatohet një shkelje nëpërmjet verifikimit të IP-së, cili do të jetë
reagimi i ISP-ve? Sipas ligjit për tregtinë elektronike, ISP ka kompetencë që të njoftojë
autoritetet publike nëse ka të dhëna të mjaftueshme se një IP është duke kryer veprimtari të
paligjshme
613
. Një zgjidhje e tillë është dhënë nga shumica e legjislacioneve në Evropë.
Shqipëria nuk bën përjashtim. Pra, hapin nuk e bën domosdoshmërisht autoriteti publik, i cili
mund t’i kërkojë kontrolluesit dhënien e informacionit për përmbushjen e një detyrimi ligjor
me
interes publik
614
, por është vetë ISP (në funksionin e kontrolluesit) që luan një rol “polici”,
në rast se konstaton një shkelje.
b. Konflikti në lidhje masat mbrojtëse teknologjike
Titullarët e të drejtave mbi vepër mund të krijojnë masa teknologjike të mbrojtjes së të
drejtave të tyre. Kjo e drejtë sjell si pasojë ndalimin e veprimeve që synojnë shmangien e
masave teknologjike nga përdoruesit ose veprimet që nxisin tregtimin ose qarkullimin në
përgjithësi të mekanizmave që synojnë shmangien
615
. Parashikimet e mësipërme përmbahen
në Ligjin për të drejtat e autorit dhe janë një risi në legjislacionin shqiptar për të drejtën e
autorit. Këto ndryshime anë bërë bazuar në Direktivën e vitit 1991 në lidhje me mbrojtjen
juridike të programeve kompjuterike. Më tej është Traktati i OBPI-së i vitit 1996 që e
sanksionoi përfundimisht edhe për të drejtën e autorit dhe që u materializua në Direktivën
2001/29/EC: Por çfarë janë masat teknologjike? Marrja e masave teknologjike për mbrojtjen e
pronësisë njihet në histori: për shembull, në mesjetë murgjit, i kyçnin librat e tyre të çmuar
616
.
tej. 2. Kontrolluesi është përgjegjës për zbatimin e këtyre kërkesave në të gjitha përpunimet
automatike ose me
mjete të tjera të të dhënave.
610 Për shembull, Franca.
611 Të parashikuar në nenin 163 të Ligjit për të drejtat e autorit, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e
masave, procedurave dhe dëmshpërblimet përkatëse.
612 Direktiva 2004/48/EC e Bashkimit Evropian dhe Këshillit e datës 29 prill 2004 në lidhje me zbatimin e të
drejtave të pronësisë intelektuale.
613 Neni 20 i Ligjit për tregtinë elektronike.
614 Pika d e nenit 6 të ligjit 9887.
615 Neni 154 i Ligjit për të drejtat e autorit.
616 M. Vivant, j-M Bruguière, Droit d’auteur, Dalloz, 2009, f. 651. Njihet gjithashtu dhe praktika shtazarake e
kompanive të fuqishme agro-ushqimore që i pajisin farërat e tyre me një gen, i cili pas korrjes së parë, nuk mund
të prodhojnë më farëra të tjera. Detyrimisht, fshatarët janë të detyruar të blejnë sërish farërat pranë këtyre
kompanive. Ky është një shembull i pashembullt i urisë për fitime që sfidon praktikat më të lashta të njerëzimit.