199
tregtinë elektronike. ISP i ofron shërbimin një përdoruesi dhe kësisoj kontrata do të
klasifikohet si kontratë shërbimi, saktësisht kontratë e ofrimit të një shërbimi të shoqërisë së
informacionit. Ligji ynë parashikon se duhet të përmbushen disa detyrime paraprake përpara
se kontrata të quhet e lidhur. Në fakt, jo të gjitha detyrimet parashikohen në ligj.
Disa prej tyre
rrjedhin nga vetë praktika dhe mund të jenë detyrime që burojnë nga harmonizimi me parimet
e KC me ato të ligjit për tregtinë elektronike. Detyra e harmonizimit të parimeve i përket
jurisprudencës, ende në hapat e para në këtë fushë.
Detyrimet e ISP-ve. Detyrimi i parë dhe më i rëndësishëm është garantimi i ofrimit të
shërbimit, domethënë dhënia ose ofrimi i aksesit drejt rrjetit. Objekti mund të përmbajë dhe
rastet e detyrueshme të mirëmbajtjes së rrjetit. Mirëpo një detyrim i tillë nënkuptohet dhe
është rrjedhim logjik i detyrimit të parë. Furnizimi i aksesit drejt internetit përbën detyrimin
thelbësor të kontratës ISP, cilësuar si një detyrim rezultati
631
, meqenëse ky aktivitet nuk shfaq
më probleme teknike
632
të papërballueshme dhe se instalimi i internetit përbën dhe thelbin e
detyrimit që ka ISP
633
. Në parim, i vetmi shkak i mënjanimit të përgjegjësisë së ofruesit të
shërbimit të informacionit është forca madhore dhe fakti që buron nga bashkëkontraktuesi.
Detyrimi i dytë është ai i sigurimit të aksesit drejt informacioneve që gjenden në rrjet.
Këtu nuk kemi të bëjmë me detyrim rezultati, pasi këto elemente nuk varen nga ISP, por nga
ofruesit e tjerë të shërbimeve të informacionit, si për shembull
host-et ose furnizuesit e
përmbajtjes së faqes së internetit. Ky detyrim është pjesë e detyrimit të përgjithshëm të aksesit
drejt internetit. Do të shikojmë pak më poshtë se ky detyrim mund të njohë kufizime që nuk
varen prej vullnetit të ISP-ve.
Detyrim tjetër është ai i paraqitjes se çmimit të ofrimit të shërbimit. Çmimi do të varet
nga shërbimi i ofruar dhe nga cilësia e tij. Në këtë kuadër, elementet që duhet të përfshihen në
këtë detyrim janë paraqitja e çmimit, rishikimi i abonimit në kushte të qarta dhe brenda
afateve kohore që mund t’i lënë mundësi abonentit që të rishikojë ofertat, shpenzimet
suplementare dhe mënyrat e kryerjes së pagesës.
Nga ky detyrim buron dhe detyrimi mjaft i rëndësishëm i informimit. Përveç
detyrimeve që lidhen me nenin 7 të ligjit për tregtinë elektronike
634
, detyrime që lidhen me
631 Patrice Jourdain, Les Principes de la responsabilité civile, Dalloz, botimi 7.
632 Céline Castets-Renard, Droit de l’Internet, Cours, Montchrestien, 2010, f. 122.
633 Në lidhje me konceptin e detyrimit rezultat shih për më shumë : Oltion Spiro, E drejta e internetit, botimet
Dudaj, 2013, f.34.
634 1. Ofruesi i shërbimit në ushtrimin e veprimtarisë siguron për marrësit e shërbimit dhe për autoritetet
përkatëse informacion, të paktën, për: a) emrin tregtar të ofruesit të shërbimit dhe, nëse nuk ka të tillë, emrin me
anë të të cilit ai është regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë; b) adresën e vendit, në të cilën është vendosur
selia apo qendra kryesore e veprimtarisë së ofruesit të shërbimit; c) adresën e postës
elektronike apo çdo detaj
tjetër që lejon komunikimin e shpejtë dhe efikas me ofruesin e shërbimit; ç) të dhënat e regjistrimit në regjistrin
200
identitetin e ofruesit të shërbimit dhe që janë primare në komunikimet e dematerializuara, ISP
duhet të kujdeset që t’i njoftojë konsumatorët përdorues të internetit për ekzistencën
e mjeteve
teknike që lejojnë kufizimin e aksesit drejt disa shërbimeve ose përzgjedhjen e tyre dhe t’u
mundësojë atyre zgjedhjen e njërit prej këtyre kufizimeve. Një shembull është kontrolli
prindëror në lidhje me përzgjedhjen e disa faqeve, në mënyrë që të kufizohet aksesi drejt tyre.
Gjithashtu, ISP duhet t’i njoftojë përdoruesit për ekzistencën e masave të sigurisë, çka bëjnë
të mundur parandalimin e shkeljeve ndaj detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i ligjit për të
drejtën e autorit, që nënkupton bllokimin e atyre faqeve që përcjellin vepra pa marrë
autorizimet përkatëse nga autorët ose titullarët e veprave. Gjithashtu, ISP duhet të njoftojë
klientin, në bazë të detyrimit të këshillimit që ka ndaj tij, në raport me rreziqet e mbylljes së
konektimit ose lidhjes me internetin për shkak të mungesës së pajisjeve kompjuterike të
përshtatshme të klientit dhe për rreziqet e viruseve potencialë. Detyrimet, edhe pse jo
shteruese, që paraqitëm më lart, nuk mund të anashkalohen nga profesionisti (ISP), pasi jo
vetëm kemi një detyrim të përforcuar që buron nga fakti që kjo palë është profesioniste dhe se
pala tjetër mund të jetë konsumatore
635
, por edhe sepse kemi të bëjmë me një kontratë të
shërbimit në largësi dhe kësisoj, për këtë kategori, ka detyrime të përgjithshme të veçanta që
rregullohen nga neni 37 i ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve
636
. Ndër të tjera, ky nen
parashikon se “brenda një kohe të arsyeshme, konsumatorit i sigurohet informacioni i
përshtatshëm i dhënë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme i karakteristikave kryesore të
mallrave dhe shërbimeve”, si dhe “garancitë dhe shërbimet passhitjeje, të cilat mund të
ekzistojnë”. Konsumatori, në rast se rezulton se përdorimi i shërbimit nuk përputhet me
informacionin e dhënë, ku përfshihen dhe kufizimet e përdorimit, të cilat duhet të njoftohen
nga ISP, mund të heqë dorë nga kontrata brenda një afati 14 ditor nga dita e nesërme e lidhjes
së kontratës
637
. Megjithatë, edhe pas përfundimit të afatit 14 ditor, klienti, pasi vëren se ISP
nuk e ka informuar në lidhje me pengesat që mund të hasë ai gjatë përdorimit të internetit,
tregtar të ofruesit të shërbimit, sidomos numrin unik të identifikimit të personit; d) të dhëna të veçanta të
autoritetit përgjegjës mbikëqyrës, kur veprimtaria e ofruesit të shërbimit është objekt i ushtrimit të saj nëpërmjet
pajisjes së tij me autorizim të veçantë; dh) profesionet e rregulluara, duke treguar edhe: i) entin publik
profesional ose institucionin e ngjashëm me të, ku ofruesi i shërbimit është i regjistruar; ii) titullin profesional
dhe
shtetin e lëshimit apo të fitimit të tij; iii) referimin për rregullat që rregullojnë profesionin dhe juridiksionin
e zbatuar në
shtetin e krijimit të tij, si dhe mjetet për informim për to; e) numrin unik të identifikimit të subjektit
apo NIPT-in. 2. Ofruesi i shërbimit të shoqërisë së informacionit jep informacionin e parashikuar në pikën 1 të
këtij neni në mënyrë të qartë, të saktë dhe lehtësisht të kuptueshëm për mallrat apo shërbimet që ai ofron ose
parashikon të ofrojë në të ardhmen, veçanërisht për çmimet. Informacioni duhet të jetë i qartë dhe lehtësisht i
kuptueshëm, se çmimi i ofruar prej tij është përfundimtar dhe se në të janë përfshirë tatimi
e kostot e transportit
apo të dërgimit të tij deri në destinacionin përfundimtar, të përfituesit apo të marrësit. 3. Në çdo rast, ofruesi i
shërbimit të shoqërisë së informacionit është i detyruar që, në informacionet që jep, veç parashikimeve të këtij
ligji, të respektojë edhe parashikimet e ligjit nr. 9902, datë 17.4.2008 "Për mbrojtjen e konsumatorit".
635 Në njëfarë mënyre, edhe personat juridikë që nënshkruajnë një kontratë furnizimi me internet hyjnë në
kategorizimin e konsumatorit
pasi ata, në thelb, edhe pse të pajisur me më shumë mjete mbrojtjeje teknike dhe
juridike se një konsumator person fizik, nuk janë profesionistë në fushën e furnizimit me internet.
636 Cf. infra në lidhje me natyrën e kontratës së furnizimit të internetit.
637 Detaje më të shumta në lidhje me çështjet e afateve do të trajtohen në kapitullin përkatës mbi tregtinë
elektronike.