Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə105/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   101   102   103   104   105   106   107   108   ...   137

201 
 
mund  ta  përfundojë  kontratën  sipas  dispozitave  të  KC
638
 dhe  të  kërkojë  dëmshpërblimin 
përkatës. 
 
Detyrimet  e  kontraktuesit  (konsumatorit).  Klienti  përdorues  duhet  të  ketë  në 
dispozicion pajisje elektronike që të përshtaten me llojin e internetit  që do të instalohet. Me 
pak fjalë, duhet të jetë promotor i sigurisë së tij informatike
639
. Detyrimi tjetër që nënkuptohet 
me lidhjen e kontratës është pagesa e çmimit të lidhjes me internetin dhe shërbimeve të tjera 
për të cilat konsumatori bie dakord. Në disa lloje kontratash parashikohet që ato të jenë falas 
dhe rrjedhimisht ISP do të financohet nëpërmjet reklamave të afishuara në faqen e internetit të 
përdoruesit.  Zakonisht  kjo  lloj  kontrate  lidhet  më  subjekte  tregtare
640
.  Një  detyrim  tjetër  që 
mund të ketë konsumatori shqiptar është dhe respektimi i rregullores së internetit në lidhje me 
përdorimin e tij (mospërdorimin e shkarkimeve të paligjshme), si dhe ndalimi i shpërndarjes 
së  e-mail-eve  tregtare  drejtuar  shumë  përdoruesve,  çka  mund  të  asimilohet  me  një 
spamming
641
.  Detyrimi  në  fjalë  gjendet  i  shkruar  në  ligj  në  disa  vende.  Kështu,  në  Kodin 
francez të Pronësisë Intelektuale parashikohet përgjegjësia që ka abonenti që, jo vetëm të mos 
shkarkojë  vepra  në  mënyrë  të  paligjshme,  por  edhe  të  kujdeset  që  as  personat  që  ai  ka  në 
vartësi  (administratori  i  një  biznesi)  ose  nën  kujdes  (abonenti  kryefamiljar)  të  mos  kryejnë 
akte të paligjshme
642

 
1.1.2 Përgjegjësia e ISP-ve 
 
Në lidhje me përgjegjësinë e informacioneve që qarkullojnë në rrjet, Ligji për tregtinë 
elektronike,  edhe  pse  nevojitet  që  të  saktësohet  më  shumë,  merr  parimet  e  Direktivës  për 
tregtinë elektronike, duke parashikuar mungesën e përgjegjësisë automatike dhe me karakter 
të  përgjithshëm  të  mbikqyrjes  së  informacioneve  që  qarkullojnë  në  rrjet.  Përjashtim  do  të 
bëjnë  rastet  e  parashikuara  ne  pikën  1  të  nenit  15  të  Ligjit  për  tregtinë  elektronike,  sipas  të 
cilës,  ISP-të  do  të  jetë  përgjegjësë  nëse  do  të  inicionte  transmetimin,  ose  do  të  zgjidhte  ose 
modifikonte  përmbajtjen  e  informacionit  të  transmetuar  ose  nuk  do  të  zgjidhte  marrësin  e 
transmetimit. Është e qartë se ISP, në përmbushje të detyrës së tyre kryesore, nuk realizojnë 
asnjë prej këtyre kushteve.  
 
                                                           
638
 Neni 
698 i Kodit Civil. Në këtë rast do të vlerësohet se detyrimi i informimit të klientit nuk është 
përmbushur nga ISP. 
639 Idem, f. 120. 
640 Alain Hollande, Xavier Linant de Bellefonds, Pratique du droit de l’informatique et de l’Internet, Delmas, 
2008. 
641 Nocion i shpjeguar në këtë libër në kapitullin mbi reklamat në internet. 
642 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, Botimi i tretë, f. 531. 


202 
 
Përgjegjësia e ISP-ve në raport me kalimin e informacioneve që shkelin të drejta ose 
ligjin, trajtohet nga Direktiva mbi tregtinë elektronike, ashtu si dhe nga ligji ynë, në mënyrë 
objektive. Në këtë mënyrë, jo vetëm ISP-të, por edhe aktorë ndërmjetës të tjerë mund të hyjnë 
në kuadrin e përjashtimit të përgjegjësisë. Këto aktorë të tjerë mund të jetë gjithashtu dhe faqe 
interneti që ofrojnë shërbime ose mallra (si për shembull Amazon ose eBay)
643
, ashtu si dhe 
faqe që ofrojnë informacionet dhe mjete kërkimi online (Google, MSN e kështu me radhë)
644
 
si dhe ofruesit tw shërbimit të komunikimeve publike dhe ofruesit e rrjetit të komunikimeve 
elektronike. 
645
Në  këtë  përkufizim  mund  të  hyjnë  dhe  shoqëritë  e  telekomunikcaionit  që 
ofrojnë shërbime të aksesit në rrjetin telefonik, për shkak se tashmë interneti në rrjetin celular 
është  bërë  një  mjet  i  përdorur  gjerësisht.  Pavarësisht  se  Ligji  për  tregtinë  elektronike  nuk  i 
parashikon  shprehimisht,  për  shkak  të  rolit  të  tyre  teknikë  dhe  të  karakterit  ndërmjetës  që 
kanë, ato do të përfshihen detyrimisht në këta aktorë. 
 
Përgjegjësia  e  tyre  duhet  analizuar  nëpërmjet  dispozitave  të  Ligjit  për  tregtinë 
elektronike. Ligji, në frymën e Direktivës, parshikon dy raste kryesore kur ofruesi i shërbimit 
të shoqërisë së informacionit nuk është përgjegjës. Këto janë rastet e transmetimit të thjeshtë 
(mere  conduit)
646
 ose  të  veprimeve  të  ruajtjes  së  përkohshme  të  informacionit  (caching)
647

Rasti i parë bëhet fjalë për transmetimin e përmbajtjeve që iniciuara nga një person i caktuar, 
me të cilin ofruesi i shërbimit edhe mund të ketë lidhje kontraktore, por nuk është në dijeni të 
përmbajtjes së informacionit të transmetuar, drejtuar një personi tjetër. Për sa kohë kriteret e 
përcaktuara  në  nenin  15  të  Ligjit  për  tregtinë  elektronike  plotësohen,  të  cilat  janë  (i)  buk 
inicion transmetimit, (ii) nuk zgjedh ose modifikon përmbajtjen e informacionit dhe (iii) nuk 
zgjedh  marrësin  e  transmetimit,  ofruesi  i  shërbimit  nuk  do  të  mbajë  asnjë  përgjegjësi  për 
informacionin e transmetuar.  
 
Në  lidhje  me  ruajtjen  e  përkohshme  të  informacionit  (caching),  se  pari  duhet  të 
sqarojmë kuptimin e tij. Caching është një komponent kompjuterik që magazinon të dhëna në 
një server të caktuar, në mënyrë që të konsumatori të orientohet më lehtësisht në të ardhmen 
kur  bën  një  kërkim  të  ngjashëm  ose  të  njëjtë.  Caching  mund  të  analizohet  si  një  kopje  e 
informacionit të kërkuar, me ndryshimin e rëndësishëm që, nëse informacioni kryesor fshihet, 
caching mbetet, por nuk është operues. Ndryshe nuk shërben për gjë, përveç se për të treguar 
rrugëtimin  e  mëparshëm  të  një  personi  në  internet.  Kopja  cache  karakterizohet  nga 
përkohëshmëria dhe automaticiteti
648
. Kopjet cache mbeten në serverat e ofruesve të shërbimit 
                                                           
643 Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (“OECD”), The role of Internet Intermediaries in 
Advancing Public Policy Objectives, 22.6.2011, 
http://www.oecd.org/internet/ieconomy/48685066.pdf
, f.15. 
644 Po aty. 
645 Pikat 22 dhe 23 të nenit 3 të Ligjit nr. 9918 datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e 
Shqipërisë.” 
646 Neni 15 i Ligjit për tregtinë elektronike. 
647 Neni 16 i Ligjit për tregtinë elektronike. 
648 A. Hollande, X. Linant de Bellefonds, “Pratique du droit de l’informatique et de l’internet”, Delmas, 2011.
 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   101   102   103   104   105   106   107   108   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə